BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20200420T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20200427T170000
DTSTAMP:20260718T023156
CREATED:20200420T125404Z
LAST-MODIFIED:20200420T125404Z
UID:11312-1587362400-1587999600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Europiane e Imunizimit 20 – 26 Prill
DESCRIPTION:  \nOBSH-ja ka përcaktuar vitin 2020-të\, si Viti Ndërkombëtar i Infermierëve dhe Mamive. Infermierët dhe mamitë punojnë në të gjitha nivelet e sistemeve shëndetësore si dhe në mjedise dhe kontekste të ndryshme duke ofruar një kujdes shëndetësor cilësor\, duke udhëhequr ekipe\, duke kryer kërkime\, duke ndikuar dhe zbatuar politikat e nevojshme\, si dhe edukimin e gjeneratës tjetër të infermierëve dhe mamive për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur shëndetin. Ata\, gjithashtu\, sëbashku me vaksinatoret luajnë një rol të rëndësishëm në informimin\, ndërgjegjësimin dhe këshillimin e prindërve për imunizimin\,dhe në disa kontekste edhe në administrimin e vaksinimeve. Roli i tyre është thelbësor për të patur një nivel të lartë të vaksinimit\, si dhe në sigurinë e vaksinave. OBSH-ja për rajonin e Europës do të shfrytëzojë mundësinë e Javës Europiane të Imunizimit për të  theksuar fuqishëm këtë rol\, si dhe të vlerësojë vaksinatoret/infermierët për ndihmën që japin në  mbajtjen e shëndetshme të komuniteteve të tyre përmes imunizimit. \nOBSH-ja organizon çdo vit Javën Europiane të Imunizimit (EIW)\, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit në parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e jetës. Vaksinimi si një nga ndërhyrjet shëndetësore më kosto efektive\, është një gur themeli i mbulimit shëndetësor universal dhe jetik për arritjen e shëndetit optimal për të gjithë dhe kudo. Këtë vit\, kjo javë ka qëllim të tregojë vlerën e vaksinave si një investim për një shëndet të mirë dhe mirëqenie përgjatë gjithë jetës. \nMesazhet kyçe \nNë vitin e 15-të të Javës Europiane të Imunizimit\, OBSH-ja ka si qëllim të nxjerrë në pah veçanërisht rolin jetësor që luajnë vaksinatoret/infermierët dhe mamitë\, dhe ndihmën që ata japin për të mbrojtur shëndetin për të gjithë përmes imunizimit. \nGjatë kësaj jave vendet e rajonit Europoian do të nxjerrin në pah mënyrat e shumta me të cilat imunizimi kontribuon në shëndetin dhe mirëqenien duke ndihmuar për: \n\nParandalimin e sëmundjeve që mund t’i marrin jetën fëmijëve ose ndikojnë përgjithmonë në të ardhmen e tyre;\nMbështetjen për familje të shëndetshme apo moshimin e shëndetshëm;\nParandalimin e disa llojeve të kancerit;\nZvogëlimin e kërcënimit nga rezistenca antimikrobike.\n\n  \n  \n  \nMesazhet kyçe për javën e imunizimit janë: \nViti i Infermierit dhe Mamisë \n\nVaksinatoret/Infermierët dhe mamitë janë kampionët e vaksinimit për të mbrojtur shëndetin për të gjithë.\nVaksinatoret nëpërmjet vaksinimit ndihmojnë nënat që të mbajnë foshnjat e tyre të sigurta.\nProfesionistët e shëndetit janë burimi më i besueshëm i informacionit në lidhje me vaksinat.\nDuke shkëmbyer faktet dhe informacionet për vaksinat\, mjekët\, infermierët/vaksinatoret dhe mamitë rritin ndërgjegjësimin\, si dhe shpëtojnë jetë.\n\nMbrojtje e përgjithshme shëndetësore \n\nTë gjithë kanë të drejtë për të patur standardin më të lartë të arritshëm të shëndetit. Kjo e drejtë përfshin qasje të barabartë në vaksinim.\nVaksinimi parandalon sëmundjet dhe është një bazë e fortë për shëndetin dhe mirëqënien përgjatë jetës.\nVaksinat ndihmojnë fëmijët të bëhen adultë të shëndetshëm.\nVaksinimi ul pabarazitë në shëndet dhe arsimim.\nVaksinimi ndihmon në trajtimin e kërcënimit të rezistencës ndaj antibiotikëve.\n\nParandalimi i sëmundjes \n\nVaksinimi është një mënyrë e sigurt dhe efektive për të parandaluar fruthin dhe ndërlikimet serioze që vijnë prej tij.\nVaksinimi i fëmijëve kundër rubeolës mbron fëmijët e tyre të ardhshëm nga vdekja e parakohshme dhe defektet e lindjes.\nVaksinimi kundër hepatitit “B” mbron nga sëmundja kronike dhe kanceri i mëlçisë që shkaktohet nga ky hepatit.\nPër sa kohë që poliomieliti ekziston diku në botë\, ne duhet të vaksinojmë kudo. Le të punojmë së bashku pë t’i dhënë fund poliomielitit.\n\n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-europiane-e-imunizimit-20-26-prill/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/Webi.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR