BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20200417
DTEND;VALUE=DATE:20200418
DTSTAMP:20260718T054425
CREATED:20200417T074919Z
LAST-MODIFIED:20200417T074919Z
UID:11274-1587074400-1587160799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Hemofilia- Ndërgjegjësimi dhe identifikimi janë “Hapi i parë i kujdesit”
DESCRIPTION:Hemofilia \nNdërgjegjësimi dhe identifikimi janë “Hapi i parë i kujdesit” \n  \nA e dini se? \n\nNë mbarë botën ka rreth 400.000 pacientë me hemofili kurse në Shqipëri janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Hemofilisë 290 pacientë.\nHemofilia është sëmundje e trashëguar dhe shumica e personave që vuajnë prej saj janë meshkuj.\nÇdo vit\, mesatarisht 1 në 5000 djem të lindur është me hemofili\nMbijetesa e pacientëve me hemofili është përmirësuar si pasojë e marrjes së koncentratit të sigurtë të faktorit koagulues që mungon.\nNumri i pacientëve të diagnostikuar me hemofili është duke u rritur\, ndërkohë që dyshohet se shumë persona mbeten akoma të padiagnostikuar. Shumë prej tyre diagnostikohen vonë edhe për shkak të stigmës që ekziston për këtë gjendje shëndetësore.\n\n  \nÇfarë është hemofilia? \nHemofilia është një çrregullim i gjakut\, i cili nuk mpikset siç duhet\, gjë që mund të çojë në gjakrrjedhje spontane\, si dhe gjakrrjedhje pas lëndimeve/operacioneve. Gjaku përmban shumë proteina të quajtura faktorë të koagulimit që ndihmojnë për të ndaluar gjakrrjedhjen. Personat me hemofili kanë nivele të ulëta të faktorit VIII (Hemofilia A) ose faktorit IX (Hemofilia B). \n  \nSimptomat   \nSimptomat varen nga sasia e faktorit që mungon në gjak. Ato mund të jenë të lehta deri në të rënda\, por më të shpeshta janë: \n\nGjakrrjedhjet në artikulacione. Kjo mund të japë ënjtje dhe dhimbje në nyje; haset më shumë në gjunjë\, bërryla dhe këmbë.\nGjakrrjedhjet në lëkurë ose muskuj duke dhënë hematoma.\nGjakrrjedhjet nga goja dhe mishi i dhëmbëve\, dhe gjakrrjedhjet që janë të vështira të ndalohen pas humbjes së një dhëmbi.\nGjakrrjedhjet e shpeshta nga hunda dhe të vështira për t’u ndaluar\nGjakrrjedhjet pas cirkumcizium (bërjes synet).\nGjakrrjedhjet pas kryerjes së gjilpërave\, siç janë vaksinat.\nGjakrrjedhjet në kokën e foshnjës pas një lindjeje të vështirë.\nGjaku në urinë.\n\n  \n  \nTrajtimi  \nMënyra më e mirë për trajtimin e hemofilisë është zëvendësimi i faktorit të koagulimit të gjakut që mungon\, në mënyrë që gjaku të mund të mpikset siç duhet. Ka dy qasje kryesore të trajtimit të hemofilisë: \n\nTrajtimi parandalues që përdoret për të parandaluar episodet e gjakrrjedhjes dhe si pasojë dëmtimin e artikulacioneve dhe muskujve. Kjo bëhet duke infuzuar (administrimi përmes një vene) faktorin koagulues të koncentruar. Personat me hemofili mund të trajnohen se si t’i kryejnë vetë këto infuzione.\nTrajtimi sipas nevojës që përdoret vetëm për të trajtuar episode të gjakrrjedhjes që zgjasin.\n\n  \n  \nKëshilla për një jetë të shëndetshme të personave me hemofili \n\nTrajtojini gjakrrjedhjet sa më shpejt dhe në mënyrën e duhur.\nMerrni mjekimin dhe faktorin koagulues sipas këshillës së mjekut.\nRuani një peshë të shëndetshme për të mbrojtur artikulacionet.\nKryeni aktivitet fizik të rregullt. Ushtrimet mund të forcojnë muskujt dhe të ndihmojnë pakësimin e gjakrrjedhjes nga dëmtimet. Noti është ndër sportet më të mira për fëmijët me hemofili.\nMbani higjienë të mirë dhe bëni kontrollin e rregullt të dhëmbëve.\nVaksinohuni – Hepatiti A dhe B janë të parandalueshëm.\nTregojuni kolegëve dhe shokëve problemin tuaj\, që në rast gjakrrjedhjeje t’ju japin ndihmën e duhur.\nNjihni shenjat dhe simptomat e gjakrrjedhjes së brendshme në mënyrë që të veproni në kohën e duhur.\n\n  \nMESAZHE KYÇ:  \nHemofilia është një gjendje shëndetësore e cila mund të bëhet kërcënuese për jetën nëse nuk identifikohet hershëm dhe nuk mbahet nën kontroll. \n\nPër të parandaluar çdo komplikacion nga hemofilia ka shumë rëndësi vendosja sa më herët e diagnozës.\nPersonat që kanë ose kanë pasur anëtarë të familjes me hemofili duhet të testojnë djemtë menjëherë pas lindjes.\nMënyra e vetme e identifikimit të hemofilisë është testimi nëpërmjet gjakut i nivelit të faktorit.\nTrajtimi parandalues shmang dëmtimet shëndetësore serioze.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/hemofilia-ndergjegjesimi-dhe-identifikimi-jane-hapi-i-pare-i-kujdesit/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/04/Hemofilia-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR