BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20200127T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20200331T170000
DTSTAMP:20260718T224606
CREATED:20200127T092855Z
LAST-MODIFIED:20200405T114412Z
UID:10049-1580108400-1585666800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Koronavirusi i ri dhe masat ndaj tij
DESCRIPTION:Klikoni në titull për të lexuar informacionin:  \n\nPyetje dhe pergjigje te shpeshta: Virusi dhe semundja nga COVID-19\nKoronavirusi\, pyetje dhe pergjigje\nMasat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus\nQëndroni të shëndetshëm gjatë udhëtimit\nMasat e marra deri tani për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri\nKujdesi shëndetësor në pacientët që dyshohen si të infektuar me COVID -19\nManual për personelin shëndetësor  lidhur me shëndetin mendor \n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/koronavirusi-pyetje-dhe-pergjigje/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20200310T000000
DTEND;TZID=UTC+1:20200310T235900
DTSTAMP:20260718T224606
CREATED:20200110T105827Z
LAST-MODIFIED:20200309T111815Z
UID:10007-1583794800-1583881140@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik\, Shqipëri\, 10 Mars 2020
DESCRIPTION:Konferenca e 7-të Ndërkombëtare e Shëndetit Publik\, \nShqipëri\, 10 Mars 2020 \n“Integrimi i shërbimeve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor” \nKujdesi Shëndetësor Parësor (KSHP) ka si mision të tij fokusimin në shëndetin e komunitetit dhe jo vetëm në atë të individit. Në institucionet e KSHP një pjesë e rëndësishme e shërbimeve të\nofruara duhet të synojnë parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e shëndetit. Nga ana tjetër\, një numër programesh të shëndetit publik\, për kontrollin e sëmundjeve të transmetueshme dhe jo të transmetueshme (vaksinimi\, edukimi shëndetësor\, sistemet e survejancës\, depistimi dhe kontrollimi i sëmundjeve jo të transmetueshme) arrijnë anëtarët e komunitetit përmes shërbimeve\ntë KSHP.\nNë Shqipëri Kujdesi Shëndetësor Parësor konsiderohet thelbësor në përpjekjet e sistemit shëndetësor shqiptar për të kontrolluar sëmundjet dhe për të mbrojtur shëndetin e të gjithë popullatës. Shumica e popullatës merr kontakt me sistemin shëndetësor në nivelin e qendrave shëndetësore dhe shumë probleme zgjidhen nga mjekët apo infermierët në mjediset e kujdesit shëndetësor parësor. Disa nga ndërhyrjet më të rëndësishme të kohëve të fundit në shëndetësi\, siç është programi i kontrollit shëndetësor bazë\, janë përqendruar në Kujdesin Shëndetësor Parësor dhe synojnë të forcojnë kulturën e parandalimit dhe të sigurojnë qasje universale në shërbime bazë për të gjithë popullatën. Megjithatë\, shërbimet e KSHP kërkojnë më shumë mbështetje dhe përshtatje për të përmbushur nevojat që lidhen me demografinë\, ndryshimet sociale dhe sjelljen e populatës.\nKjo është konferenca e parë ndërkombëtare e shëndetit publik që i kushtohet Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri. Ajo do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar rreth sfidave me të cilat po përballet Kujdesi Shëndetësor Parësor në Shqipëri\, ndryshimet demografike dhe epidemiologjike\, parandalimi i sëmundjeve jo të transmetueshme\, rritja e pritshmërive nga kujdesi shëndetësor\, së bashku me rrezikun e lartë për zgjerimin/shtimin e pabarazive.\nNë konferencë mund të ndahet një gamë e gjerë kërkimesh\, që përfshijnë shëndetin e nënës dhe fëmijëve\, kontrollin gjithëpërfshirës të sëmundjeve jo të transmetueshme\, ose kujdesin shëndetësor dhe nevojat e personave të moshuar. Kujdesi Shëndetësor Parësor\, siguron një mjedis unik për të integruar të gjitha këto çështje\, të cilat me gjasë mund të shihen si disiplina të ndryshme.\nGjithashtu\, konferenca do të trajtojë një çështje tjetër me të cilën kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri po përballet: nevoja për integrimin e shërbimeve shëndetësore sociale të përshtatura sipas nevojave specifike të popullatave vulnerabël (të moshuarit e izoluar\, personat me aftësi të kufizuara\, komuniteti rom etj). Të dy shërbimet duhet të jenë më të koordinuara dhe të integruara. \nHapësirë​​ për diskutim do ti jepet efikasitetit të marrëdhënieve midis Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor (ish Drejtoritë e Shëndetit Publik) dhe qendrave shëndetësore duke nënvizuar mënyrat për koordinim më të mirë në fushën e parandalimit të sëmundjeve dhe vlerësimit të grupeve vulnerabël.\nKonferenca do të sjellë së bashku profesionistë nga fusha të ndryshme\, duke përfshirë shëndetin publik\, kujdesin shëndetësor parësor dhe mbrojtjen sociale dhe do ti lejojë ata të ndajnë përvojat\ndhe të diskutojnë gjetjet e studimeve\, duke krijuar modele inovative të shërbimeve\, sisteme efikase të menaxhimit dhe informacionit shëndetësor për hartimin e politikave dhe praktikave më të mira të bazuara në evidenca.\nSë fundmi\, kjo konferencë gjithashtu\, do të kontribuojë në ide të reja për përmirësimin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor të të gjithë profesionistëve që punojnë në Kujdesin Shëndetësor Parësor. \n\n\n\nProgrami i Konferencës\n\n\n8.00 -09.00            \nRegjistrimi i pjesëmarrësve dhe prezantimi i posterave virtualë \n \n\n\nHapja e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare të Shëndetit Publik\n\n\n09.00-09.45\nFjala e mirëseardhjes nga Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik \n  \nFjala përshëndetëse nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  \n  \nFjala përshëndetëse nga përfaqësuesi i Ambasadës Zvicerane në Shqipëri \n  \nFjala mirëseardhëse nga përfaqësues të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri\nDr.Albana Fico \n  \n  \nZj.OgertaManastirliu \n  \n  \nTBD \n  \n  \nTBD\n\n\n  \nSESIONI PLENAR:  \n\n\n09.45 – 10.00\n \nPërfaqësues nga MSHMS/Fondi i SigurimeveShëndetësore\n\n\n10.00 – 10.15\n \nPërfaqësues nga ISHP\n\n\n10.15 – 10.30\n \nPërfaqësues nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor\n\n\n10.30 – 10.45\n \nPërfaqësues nga OBSH\n\n\n10.45 – 11.00\n \nPërfaqësues ndërkombëtarë nga Instituti Tropikal dhe i Shëndetit Publik Zviceran/HAP\n\n\n11.00 – 11.15\n \nPërfaqësues ndërkombëtarë nga Rajoni  (Sllovenia/Kroacia… etj)\n\n\n11.15- 11.45\nPushim kafe dhe prezantimi i postera vevirtualë\n \n\n\n  \n11.45-13.30\n  \nSESIONI PARALEL  1 \nTema: Strategjitë e suksesshme të KSHP:integrimi efektivi funksioneve të Shëndetit Publik në Kujdesin Shëndetësor Parësor\n  \nModeratorë: \nTBD\n\n\n11.45-13.30\n  \nSESIONI PARALEL  2 \nTema: Grupet vulnerabël dhe qasja e tyre në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor Parësor\n  \nModeratorë: TBC \n \n\n\n11.45-13.30\n  \nSESIONI PARALEL 3 \nTema: Programet kombëtare të depistimit\n  \nModeratorë:  \nTBD\n\n\n11.45-13.30\n  \nSESIONI PARALEL 4 \nTema:Gatishmëria dhe reagimi i Shëndetit Publik dhe Kujdesit Shëndetësor Parësor në situata të emergjencës\n  \nModeratorë: \nTBD\n\n\n13.30-15.00\nDreka dhe prezantimi i posterave virtualë \n \n\n\nSESIONI PLENAR\n\n\n15.00-16.00\nRaportimi nga sesionet paralele\n \n\n\n16.00-16.30\nHartimi i  politikave të bazuara në evidenca \n \nPaneli do të përbëhet nga përfaqësues të MShMS-së\, ISHP-së\, Agjencitë e KB-së\, TPH si dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë\n\n\n16.30-17.00\nDiskutime dhe Konkluzionet\nPaneli do të përbëhet nga përfaqësues të MShMS-së\, ISHP-së\, Agjencitë e KB-së\, TPH si dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë\n\n\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/konferenca-e-7-te-nderkombetare-e-shendetitpublik-shqiperi-10-mars-2020/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/Slide2-1-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR