BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20200127T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20200331T170000
DTSTAMP:20260719T141316
CREATED:20200127T092855Z
LAST-MODIFIED:20200405T114412Z
UID:10049-1580108400-1585666800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Koronavirusi i ri dhe masat ndaj tij
DESCRIPTION:Klikoni në titull për të lexuar informacionin:  \n\nPyetje dhe pergjigje te shpeshta: Virusi dhe semundja nga COVID-19\nKoronavirusi\, pyetje dhe pergjigje\nMasat kryesore që rekomandohen për parandalimin e infeksionit nga koronavirus\nQëndroni të shëndetshëm gjatë udhëtimit\nMasat e marra deri tani për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri\nKujdesi shëndetësor në pacientët që dyshohen si të infektuar me COVID -19\nManual për personelin shëndetësor  lidhur me shëndetin mendor \n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/koronavirusi-pyetje-dhe-pergjigje/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20200303
DTEND;VALUE=DATE:20200304
DTSTAMP:20260719T141316
CREATED:20200302T145145Z
LAST-MODIFIED:20200302T145232Z
UID:10505-1583190000-1583276399@www.ishp.gov.al
SUMMARY:DITA BOTËRORE E DËGJIMIT
DESCRIPTION:DITA BOTËRORE E DËGJIMIT \n3 Mars 2020 \nMOS LEJO QË HUMBJA E DËGJIMIT TË TË KUFIZOJË! \nHumbja e dëgjimit është një çështje e rëndësishme shëndetësore me një ndikim të madh tek individi\, familja dhe një barrë e rëndë me kosto të lartë për shëndetin publik. Në Ditën Botërore të Dëgjimit\, synohet të rritet ndërgjegjësimi për parandalimin e tij\, por gjithashtu të theksohet se: ndërhyrjet efektive dhe në kohë mund të sigurojnë që njerëzit me këtë tipologji të jenë në gjendje të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë. \nDisa nga mesazhet në Ditën Botërore të Dëgjimit (2020) janë: \n\nKomunikimi dhe shëndeti i mirë i dëgjimit na lidhin me njëri-tjetrin\, komunitetin dhe botën\, në të gjitha fazat e jetës.\nNdërhyrjet e përshtatshme dhe në kohë mund të lehtësojnë qasjen në arsim\, punësim dhe komunikim\, për personat që kanë humbje të dëgjimit.\nNë nivel global\, ka ndërhyrje të pamjaftueshme për korrigjimin e problematikës në fjalë (siç janë aparatet e dëgjimit); duhet theksuar fakti se problemet e dëgjimit mund të adresohen.\n\nSlogani i këtij viti \n“Mos lejo që humbja e dëgjimit të të kufizojë” \nSynon të bëjë thirrje dhe të japë shpresë se në çdo fazë të jetës\, humbja e dëgjimit nuk duhet të konsiderohet stigëm ( përjashtuese)\, sepse falë ndërhyrjeve efektive personat e sipërcituar mund të zhvillojnë aktivitetet jetësore normale pa u kufizuar. \nFakte \n\nRreth 466 milionë njerëz në mbarë botën kanë humbje të dëgjimit invalidizues (1)\, prej të cilëve 34 milionë janë fëmijë.\nËshtë vlerësuar se deri në vitin 2050 mbi 900 milionë njerëz do të kenë paaftësi\, humbjen e dëgjimit. \nHumbja e dёgjimit mund tё rezultojё nga shkaqe gjenetike\, komplikacione gjatё lindjes\, disa sёmundje infektive\, infeksione kronike tё veshit\, pёrdorimit të disa mjekimeve specifike\, moshimi\, si dhe ekspozimi nё njё ambient tё zhurmshёm.\n60% e humbjes së dëgjimit në fëmijëri ndodh nga shkaqe të parandalueshme. \n1 miliardë të rinj (të moshës 12–35 vjeç) janë në rrezik të humbjes së dëgjimit për shkak të ekspozimit ndaj zhurmave ekstreme në mjedise të ndyshme.\nHumbja e dëgjimit e paadresuar paraqet një kosto globale vjetore prej $ 750 miliardë dollarë. Ndërhyrjet për të parandaluar\, identifikuar dhe adresuar humbjen e dëgjimit janë me kosto efektive dhe mund të sjellin përfitime të mëdha për individët.\nPersonat me humbje të dëgjimit përfitojnë nga identifikimi i hershëm\, përdorimi i aparateve të posaçme\, implanteve koklear dhe pajisjeve të tjera ndihmëse; gjuha e shenjave dhe forma të tjera të mbështetjes arsimore\, sociale. \n\n  \n  \nShkaqet e humbjes sё dёgjimit dhe të shurdhёsisё… \n  \nMund tё ndahen: nё tё lindura dhe tё fituara. \n  \nShkaqe tё lindura \n  \nJanë ato që çojnё nё humbje tё dёgjimit qё nё lindje. Mund tё jenё gjenetike ose si pasojё e komplikacioneve që nëna mund të ketë gjatë shtatzënisё dhe lindjes\, të tilla si: \n\nInfeksionet gjatё shtatzënisё\, si rubeola dhe sifilizi.\nLindja nënpeshë.\nAsfiksia nё lindje.\nPёrdorimi gjatё shtatzënisё i disa medikamenteve tё ndaluara si: aminoglukosidet\, citostatikёt\, preparatet kundёr malarjes dhe diuretikёt.\nIkteri i shprehur (verdhёza) nё periudhёn neonatale\, e cila mund tё dёmtojё nervin e dёgjimit tek i porsalinduri.\n\n  \nShkaqe tё fituara \n  \nSi shkaqe të fituara (gjatë jetës) të cilat mund të çojnë në humbje të dëgjimit mund të përmendim: \n\nSёmundjet infektive\, si: meningiti\, fruthi dhe parotiti (shytat).\nInfeksionet kronike tё veshit ( otitis media me efusion).\nPёrdorimi i disa antibiotikëve dhe barnave antimalarike.\nDёmtimet traumatike tё kokёs dhe të veshit.\nZhurmat ekstreme\, pёrfshirё zhurmat nё ambientin e punёs nga makineritё apo shpёrthimet\, zhurmat nё ambientet ku jetojmё dhe frekuentojmë ( bare\, klube nate etj.).\n \nBllokimi i kanalit tё veshit me dyll apo me trupa tё huaj.\n\n  \nTe fёmijёt\, otiti media kronik mbetet shkaku kryesor i humbjes sё dёgjimit. \n  \nNdikimi qё ka humbja e dёgjimit tek individi \n  \nNjё nga ndikimet kryesore qё humbja e dёgjimit ka tek individi ёshtё paaftёsia komunikuese me tё tjerёt. Te fёmijёt me shurdhёsi\, zhvillimi i tё folurit ёshtё i vonuar. \nHumbja e dёgjimit dhe sёmundjet e veshit\, tё tilla si “otiti media”\, kanё efekte negative nё mbarëvajtjen e fëmijëve nё shkollё. \n\nNdikimi social dhe emocional\n\nHumbja e dёgjimit çon nё kufizim tё qasjes pёr shumё shёrbime. Gjithashtu\, pёrjashtimi nga komuniteti ka njё ndikim domethënës nё jetёn e pёrditshme duke krijuar ndjenjёn e vetmisё\, izolimit dhe nёnshtrimit\, veçanёrisht tek individёt e rritur. \nNёse njё fëmije me shurdhёsi të lindur nuk i jepet mundёsia tё mёsojё gjuhёn e shenjave herët\, ai/ajo do tё ndihet i pёrjashtuar nga ndёrveprimet sociale. \n\nNdikimi ekonomik\n\nNё vendet nё zhvillim\, fёmijёt me humbje tё dёgjimit rrallё ndjekin shkollёn. Tё rriturit me humbje tё dёgjimit kanё njё shkallё tё lartё papunёsie\, duke patur njё kosto tё lartё pёr individin\, familjen dhe shoqёrinё. \n  \nParandalimi \nRreth 50 % e rasteve me humbje tё dёgjimit mund tё parandalohen. Strategjitë efektive që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së dëgjimit janë: \n\nVaksinimi i fёmijёve ndaj sёmundjeve si fruthi\, rubeola\, meningiti dhe parotiti.\nVaksinimi i vajzave adoleshente dhe nё moshёn riprodhuese ndaj rubeolёs\, pёrpara shtatzënisё.\nTestet depistuese pёr sifilizin dhe sёmundje tё tjera infektive gjatё shtatzënisё.\nPёrmirёsimi i kujdesit ante dhe perinatal\, duke pёrfshirё praktika tё testit tё dёgjimit qё nё lindje.\nDiagnostikimi i hershёm i fёmijёve me “otit media”\, dhe marrja e trajtimit të duhur pёr kёtё diagnozё.\nShmangia e pёrdorimit tё disa medikamenteve qё shkaktojnё humbje tё dёgjimit; me pёrjashtim tё rasteve tё dhёna nga specialisti\, i cili monitoron gjendjen dhe ecurinё e mjekimit.\n\n  \nTë dëgjosh për jetën! \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-degjimit-2/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/poster-degjimi-2020.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR