BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20200107T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20200107T170000
DTSTAMP:20260722T114109
CREATED:20200107T120227Z
LAST-MODIFIED:20200107T120719Z
UID:9995-1578380400-1578412800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Informacion për gripin stinor
DESCRIPTION:Informacion për gripin stinor \n  \nInstituti i Shëndetit Publik informon qytetarët se infeksionet akute respiratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT\, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin\, paraqiten në ngritje dhe aktiviteti i gripit paraqitet me intensitet mesatar. Si në vendet Europiane dhe të rajonit edhe në vendin tonë mbizotëron qarkullimi i virusit të tipit A\, nëntipi A/H1. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore. Situata është normale\, e zakonshme dhe e pritshme për stinën. \n \nDisa këshilla si të mbrohemi nga i ftohti. Si të veproni për të parandaluar dhe mbrojtur veten edhe të afërmit tuaj nga gripi? \n– Lani duart rregullisht \n– Pastroni hundët me shami njëpërdorimshme \n– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini \n– Evitoni ambientet e mbipopulluara dhe me shumë njerëz \n– Ruani një temperaturë të qendrueshme brenda banesave tuaja. \n– Ajrosini vazhdimisht ambientet ku rrini. \n  \nKur jeni të sëmurë: \n– Qëndroni në shtëpi\, kufizoni daljen në ambiente të ftohta. \n– Konsumoni ushqime të ngrohta \n– Pini sa më shumë lëngje \n– Kufizoni kontaktet direkte dhe indirekte (nëpërmjet objekteve) \n– Mos e nënvlerësoni gripin. Sa herë nuk ndjeheni mirë\, konsultohuni me mjekun. \n  \nA/H1 është grip sezonal tek i cili vaksina antigrip vepron dhe ofrohet falas për grupet me më shumë risk: Punonjësit shëndetësor\, fëmijët\, gratë shtatzëna\, personat me diabet\, personat me azëm apo sëmundje pulmonare\, personat me sëmundje kardiake\, personat me sëmundje të veshkave dhe të mëlçisë. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/informacion-per-gripin-stinor/
END:VEVENT
END:VCALENDAR