BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191117
DTEND;VALUE=DATE:20191118
DTSTAMP:20260829T005404
CREATED:20191113T145136Z
LAST-MODIFIED:20191113T145136Z
UID:9899-1573945200-1574031599@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor 17 Nëntor 2019
DESCRIPTION:  \nDita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor 17 Nëntor 2019 \n  \nDita Botërore në Kujtim të Viktimave nga Trafiku Rrugor mbahet çdo vit\, të dielën e tretë të muajit Nëntor. Kjo ngjarje është për të përkujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës\, së bashku me familjet e tyre\, miqtë dhe shumë të tjerë të prekur nga këto trauma. Është gjithashtu një ditë në të cilën falënderojmë shërbimet e urgjencës dhe reflektojmë për barrën dhe koston e jashtëzakonshme të kësaj fatkeqësie të vazhdueshme ditore për familjet\, komunitetet dhe vendet. \nTema e Ditës është: “Jeta nuk është një pjesë e makinave…” \nMesazhi lidhet me Shtyllën 3-të Dekadës Botërore të Veprimit: Automjete më të sigurta.  \nPër më tepër\, ajo pajtohet me temën e përgjithshme të Konferencës së 3-të Ministrore Botërore për Sigurinë në Rrugë që do të zhvillohet në Stokholm në Shkurt 2020 – “Arritja e Qëllimeve Botërore 2030″. \nVdekjet dhe dëmtimet në rrugë janë ngjarje të papritura\, të dhunshme dhe traumatike. Ndikimi i tyre është afatgjatë\, shpesh dhe i përhershëm. Çdo vit\, miliona njerëzve të sapoplagosur dhe të trembur nga çdo cep i botës u shtohen miliona të tjerë\, që tashmë vuajnë pasojat. Ky numër është vërtet i jashtëzakonshëm.Hidhërimi dhe shqetësimi i përjetuar nga ky numër është më i madh kur mendon se shumë prej viktimave janë të rinj. Sepse shumë nga përplasjet mund dhe duhej të ishin parandaluar\, pasi përgjigjja e qeverive dhe shoqërisë ndaj vdekjes në rrugë dhe dëmtimeve janë shpesh të papërshtatshme për sigurinë e jetës apo humbjen e saj.Kjo Ditë ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës së madhe të viktimave të përplasjes rrugore për njohjen publike të humbjeve dhe vuajtjeve të tyre.Ajo është bërë gjithashtu një mjet i rëndësishëm për qeveritë dhe ata që punojnë për të parandaluar përplasjet ose për t’iu përgjigjur pasojave të tyre\, pasi ofron mundësinë për të demonstruar shkallën e madhe  të dëmtimeve në rrugë\, të  ndikimit të vdekjeve dhe nevojën urgjente për veprim.Dita në fjalë është bërë një mjet i rëndësishëm në përpjekjet globale për të zvogëluar viktimat në rrugë. Ajo ofron një mundësi për të tërhequr vëmendjen në shkallën e shkatërrimit emocional dhe ekonomik të shkaktuar nga përplasjet në rrugë\, për njohjen e vuajtjeve të viktimave të aksidenteve rrugore dhe punën e shërbimeve mbështetëse dhe shpëtuese. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-ne-kujtim-te-viktimave-nga-trafiku-rrugor-17-nentor-2019/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/11/Poster-i-Dites-Ne-Kujtim-te-Viktimave-nga-Trafiku-Rrugore-2019.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191117
DTEND;VALUE=DATE:20191118
DTSTAMP:20260829T005404
CREATED:20191115T093944Z
LAST-MODIFIED:20191115T132122Z
UID:9909-1573945200-1574031599@www.ishp.gov.al
SUMMARY:17 Nëntor 2019  Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme
DESCRIPTION:17 Nëntor 2019 \nDita Botërore e Lindjeve të Parakohshme \n  \n“Të lindësh para kohe\, të marrësh kujdesin e duhur\, në kohën dhe vendin e duhur” \n  \nDita Botërore e Lindjeve të Parakohshme\, 17 Nëntori\,  konsiderohet si një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjeve që ajo shkakton. \nSlogani i këtij viti “Të lindësh para kohe\, të marrësh kujdesin e duhur\, në kohën dhe vendin e duhur”\, vjen si: \n  \n\nMesazh gjithëpërfshirës për politikëbërësit\, ofruesit e kujdesit shëndetësor\, prindërit\, familjen etj; për një partneritet në kujdesin ndaj këtyre foshnjave.\nPërpjekje për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me sfidat që u duhet të përballen familjet e këtyre foshnjave.\nMundësi për të folur lidhur me zgjidhjet e mundshme.\n\n  \nSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, çdo vit në shkallë globale lindin para kohe rreth 15 milionë foshnja. \nPër fat të keq\, komplikimet prej lindjes së parakohshme\, janë ndër shkaqet kryesore  të vdekjes së foshnjave në  pesë vitet e para të jetës. \n  \nTë gjitha foshnjat e lindura para kohe\, kërkojnë kujdes shëndetësor të menjëhershëm dhe të konsiderueshëm\, duke i vendosur prindërit e familjen në një sërë sfidash emocionale e financiare. \n  \nLindje e parakohshme e bebit\, konsiderohet lindja përpara javës së 37-të të shtatëzanisë\, pavarësisht peshës së tij. \n  \nPër parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzanisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm\, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut. \n  \nLindja e parakohshme (shkaktari kryesor i vdekshmërisë tek të porsalindurit)\, mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkërive\, vonesa në zhvillim dhe paralizë cerebrale. \n  \nStatistikat tregojnë se shifrat e lindjeve të parakohshme kanë pësuar rritje. Ekspertët deklarojnë se kjo vjen si pasojë e shtimit të përdorimit të trajtimeve për fertilitetin apo trendit të shtatzënive të mëvonshme. \n  \nShkaqet specifike të lindjes së parakohshme nuk dihen saktësisht\, por ekspertët thonë se disa faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në provokimin e kontraksioneve në mitër\, përpara se bebi të jetë gati të lindë. Ju mund të keni një lindje të parakohshme pa asnjë shkak kryesor. \n  \nFaktorët mjekësorë dhe stili i jetesës\, ndikojnë në lindjet e parakohshme. \nZakonisht gratë që kanë shtatëzani me binjakë ose që pritet të sjellin në jetë më shumë se 2 fëmijë\, si edhe ato që vuajnë nga ndonjë patologji kronike (si p.sh. hipertension ose diabet)\, janë më të rrezikuarat për të lindur fëmijë para kohe. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/17-nentor-2019-dita-boterore-e-lindjeve-te-parakohshme/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/11/image0.jpeg
END:VEVENT
END:VCALENDAR