BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191029
DTEND;VALUE=DATE:20191030
DTSTAMP:20260829T060921
CREATED:20191028T111323Z
LAST-MODIFIED:20191028T112308Z
UID:9867-1572303600-1572389999@www.ishp.gov.al
SUMMARY:29 Tetor Dita Botërore e Insulteve
DESCRIPTION:29 TETOR \nDITA BOTËRORE E INSULTEVE \n  \nÇdo vit në 29 Tetor organizohet Dita Botërore e Insulteve. Kjo ditë\, shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin\, si dhe për të organizuar fushata sensibilizuese\, me qëllim uljen e barrës së insulteve në nivel global\, rajonal dhe lokal. \nNëpërmjet krijimit të një platforme globale\, në Ditën Botërore të Insulteve përforcohen zërat tanë individualë dhe rritet numri i njerëzve në zhvillimin e bisedave rreth trajtimit dhe mbështetjes për parandalimin e insulteve. \nTema e këtij viti është: \n“ 1 në 4 prej nesh do të preket nga insulti “ \n  \nInsulti mund t’i ndodhë gjithëkujt në çdo kohë dhe kudo. Sot insulti është shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar në të gjithë botën\, si dhe shkaku i dytë kryesor i vdekjeve\, por pothuajse të gjitha goditjet mund të parandalohen. \nFakte rreth insulteve \n\nKëtë vit 14.5 milionë njerëz do të preken nga insulti dhe 5.5 milionë do të humbin jetën si rezultat i tij. Insulti mund të ketë efekte të ndryshme afatshkurtra dhe afatgjata në varësi të cilës pjesë të trurit është prekur\, e sa shpejt trajtohet.\n\n  \n\n80 milionë njerëz i kanë mbijetuar një insulti në të gjithë botën.\n\n  \n\nShumë të mbijetuar nga insultet përballen me sfida të rëndësishme që përfshijnë paaftësitë fizike\, vështirësitë në komunikim\, ndryshime në mënyrën se si mendojnë dhe ndjehen\, humbje pune dhe të ardhurash.\n\nLlojet e insulteve \nEkzistojnë dy lloje kryesore të insultit: ishemike dhe hemorragjike. \n\nInsultet ishemike\n\nKëto insulte ndodhin si rezultat i një dëmtimi në një enë gjaku që furnizon trurin. Një pengesë e rrjedhjes së gjakut në enën e gjakut mund të shkaktojë formimin e një mpiksje gjaku\, apo siҫ e quajmë trombozë cerebrale. Shkaku kryesor i trombozave cerebrale janë depozitat yndyrore në enët e gjakut dhe arteriet (ateroskleroza). \nEnët e gjakut gjithashtu mund të bllokohen nga një mpiksje gjaku që është formuar në një pjesë tjetër të trupit\, zakonisht në zemër ose në arteriet e mëdha të kraharorit të sipërm dhe të qafës. Ndonjëherë një pjesë e një mpiksje gjaku\, futet në qarkullimin e gjakut dhe udhëton nëpër enët e gjakut të trurit derisa arrijnë t’i  bllokojnë këto enë. Kjo quhet emboli cerebrale. Shkaku kryesor i embolisë cerebrale janë rrahjet e parregullta të zemrës\, të njohura si fibrilacion arterial (AF). \n\nInsultet hemorragjike\n\nGoditjet hemorragjike ndodhin\, kur një enë e dobësuar e gjakut shpërthen dhe rrjedh në tru. Gjaku krijon presion në indet rrethuese të trurit. Këto gjakderdhje mund të shkaktohen nga një aneurizëm\, ose një keqformim arteriovenoz. \nIshemia ndodh\, kur furnizimi me gjak i një pjese të trurit ndërpritet. Pa gjak\, qelizat e trurit mund të dëmtohen\, ose të vdesin. \nNjohja e shenjave të hershme të insultit\, trajtimi i tij si një urgjencë mjekësore dhe qasja në kujdesin më të mirë profesional\, mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet. \nShenjat kryesore të insultit \nFytyra – Fytyra duket e rënë nga njëra anë. \nKrahët – Keni dobësi në njërin krah. \nTë folurit – Keni vështirësi në artikulim. \nKoha – Nëse këto simptoma janë të pranishme\, është koha për të thirrur shërbimin e urgjencës. \nSi ta ulni rrezikun e insultit? \nA e dini se 90% e rasteve të insultit janë të lidhura me 10 rreziqe të shmangshme? Nëse keni diabet\, probleme të zemrës\, ose histori familjare\, bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të insultit dhe trajtimeve parandaluese. Nё vijim\, po rendisim hapat që mund të ndjekë secili\, për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e insultit. \n\nKontrolloni presionin e lartë të gjakut.\nBëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht.\nMbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta\, perime dhe me pak kripё\, në mënyrë që të keni një shëndet sa mё tё mirё\, gjithashtu dhe për tё mbajtur në normë presionin e  gjakut.\n\nUlni kolesterolin.\nMbani peshën në normë.\nNdaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit.\nSa më pak alkool tё konsumoni\, aq më mirë ёshtё pёr shёndetin tuaj.\nMësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru.\nZvogëloni rrezikun nga diabeti\, bisedoni me mjekun tuaj.\nNjihuni me faktorët e rrezikut si: presioni i lartë i gjakut\, diabeti\, kolesteroli i lartë në\ngjak. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/29-tetor-dita-boterore-e-insulteve-2/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/10/stroku-POSTER.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191029
DTEND;VALUE=DATE:20191030
DTSTAMP:20260829T060921
CREATED:20191029T082546Z
LAST-MODIFIED:20191029T082546Z
UID:9878-1572303600-1572389999@www.ishp.gov.al
SUMMARY:29 Tetor Dita Botërore e Psoriasis
DESCRIPTION:Ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetin ndërgjegjësues që i dedikohet Ditës Botërore të Psoriasis organizuar nga Shoqata Shqiptare e Dermatologiisë\, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik\, nën kujdesin e Prof. Ermira Vasili.\nDate 29.10.2019\nOra 11:00\nTirana International Hotel & Conference\, salla “Classic”\n \nFaleminderit!\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/29-tetor-dita-boterore-e-psoriasis/
END:VEVENT
END:VCALENDAR