BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191010
DTEND;VALUE=DATE:20191011
DTSTAMP:20260829T071216
CREATED:20191001T141513Z
LAST-MODIFIED:20191003T082840Z
UID:9772-1570658400-1570744799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Shëndetit Mendor 10 tetor 2019
DESCRIPTION:  \n  \nDita Botërore e Shëndetit Mendor 2019 \n“Të punojmë së bashku për parandalimin e vetëvrasjes” \n  \nDita Botërore e Shëndetit Mendor\, çdo 10 tetor që prej vitit 1992\, ka në fokus ndërgjegjësimin\, sensibilizimin\, sjelljen\, në nivel global lidhur me shëndetin mendor. Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i  një komuniteti i cili kupton\, pranon\, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor. \nStigma është ende prezente\, e për fat të keq në nivel të konsiderueshëm shumë individë që vuajnë probleme të shëndetit mendor\, për ta shmangur atë dhe diskriminimin që e shoqëron\, refuzojnë të shkojnë tek specialisti. \nËshtë koha t’i shikojmë problemet e shëndetit mendor me një qasje tjetër\, më pozitive. \nSlogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor 2019\, është “Të punojmë së bashku për parandalimin e vetëvrasjes”\,  duke e  fokusuar vëmendjen në masat parapërgatitore. Të flasësh dhe trajtosh një çështje tabu sikurse është vetëvrasja\, do të kontribuonte në përqëndrimin e vëmendjes në identifikimin e faktorëve të rrezikut\, për t’i paraprirë situatës. \nPo ashtu ky slogan është vendosur duke synuar të tërheqë vëmendjen e opinionit publik\, në mënyrë që të ketë më shumë iniciativa konkrete lidhur me parandalimin e vetëvrasjes. \nE ndërsa lidhja ndërmjet vetëvrasjes dhe problemeve të shëndetit mendor (sidomos problemeve depresive dhe të varësisë/abuzimit) është tashmë e njohur\, ka shume raste kur vetëvrasja ndodh në mënyrë të papritur\, në momente krize. Faktorë rreziku të tjerë përfshijnë ekperienca të humbjes\, vetmi\, prani të dhunës\, probleme shëndetësore. \nËshtë e nevojshme që secili të kontribuojë: politikbërësit\, insititucionet shëndetësore\, institucionet arsimore\, komuniteti\, për të mbështetur ata persona që kanë probleme të shëndetit mendor\, që janë në rrezik për vetëvrasje\, për të shpëtuar jetë. \nVetëvrasja është një problem serioz në shëndetin publik. Disa raste të vetëvrasjeve janë të parandalueshme\, mund të mblidhen të dhëna për to\, si dhe mund të hartohen programe parandalimi dhe ndërhyrjeje. Për të qenë ndërhyrjet sa më efektive\, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim multisektorial në hartimin e strategjive efektive. \n  \nOBSH-ja e vlerëson vetëvrasjen si një proritet të shëndetit publik. Raporti i OBSH-së “Parandalimi i vetëvrasjes\, – një domosdoshmëri globale”\, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit të kësaj dukurie\, si dhe për ta kthyer në një prioritet në axhendën globale të shëndetit publik. Gjithashtu\, ai synon të inkurajojë dhe të ofrojë mbështetje për vendet anëtare në lidhje me zhvillimin dhe forcimin e strategjive kombëtare si një qasje multisektoriale. Në Planin e Veprimit për Shëndetin Mendor 2013-2020 të OBSH-së\, anëtarët janë angazhuar të punojnë drejt një targeti global për reduktimin e shifrave të vetëvrasjes me 10% deri në vitin 2020. \n  \nStatistika globale \n\nAfërsisht 800.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të vetëvrasjes.\nÇdo 40 sekonda në botë vetëvritet një individ.\nNumri i tentativave është shumë më i lartë.\nTentativa për vetëvrasje konsiderohet një faktor rreziku shumë i lartë.\nVetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes ndërmjet individëve 15-29 vjeç dhe shkakun e tretë të vdekjeve për individët 15-44 vjeç.\nNë nivel global\, 78% e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta ose të mesme.\nHelmimi\, varja dhe armët e zjarrit janë ndër metodat më të përdorura të vetëvrasjes në nivel global.\nVetëvrasja është 4 herë më e lartë te meshkujt. Tentativat vetëvrasëse janë 3 herë më të larta te femrat. Po ashtu edhe mendimet suicidale – vetëndëshkuese\, përkundër jetës- (CDC). Te meshkujt mënyra më e zakonshme është ajo me armë zjarri\, ndërsa te femrat helmimi.\nVihet re një rritje e shifrave të vetëvrasjes mbi moshën 50 vjeç\, sidomos te meshkujt\, individët që jetojnë vetëm\, janë të ve ose të divorcuar.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-shendetit-mendor-10-tetor-2019/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/10/JONIDA-dita-e-shendetit-mendor-poster.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191011
DTEND;VALUE=DATE:20191012
DTSTAMP:20260829T071216
CREATED:20191008T122019Z
LAST-MODIFIED:20191008T122019Z
UID:9782-1570744800-1570831199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:11 Tetori Dita Botërore e Obezitetit
DESCRIPTION:  \n“11 Tetori Dita Botërore e Obezitetit” \n  \n          Dita Botërore e Obezitetit u vendos për herë të parë në vitin 2015. \n  \nObjektivi kryesor është ai i gjetjes së një zgjidhjeje për krizën e obezitetit\, rritja e vëmendjes\, përmirësimi i politikave adresuar gjetjes së zgjidhjeve për trajtimin e obezitetit dhe parandalimin e tij. \n  \nObeziteti përcaktohet nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si “akumulim jonormal ose i tepërt i yndyrës e cila rrezikon shëndetin”. Kostoja ekonomike dhe sociale që i atribuohet obezitetit  çdo vit është e konsiderueshme. \nFakte: \n\nTë paktën 2.8 milion njerëz vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës dhe obezitetit.\nParandalimi i obezitetit kërkon bashkëpunim nga të gjithë anëtarët e komunitetit.\nObeziteti është një nga shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve kronike duke përfshirë: sëmundjen e zemrës\, e mëlçisë\, diabetin\, disa lloje kanceresh etj.\nObeziteti është rezultat i një ç’ekuilibrimi midis kalorive që individi konsumon dhe kalorive që shpenzon.\nMbipesha dhe obeziteti janë shkaktarë të më shumë vdekjeve\, krahasuar me ato që vijnë nga kequshqyerja.\nGratë kanë më shumë të ngjarë të jenë obeze sesa burrat.\nNdikimi mjedisor dhe shoqëror është një nga përcaktuesit më të rëndësishëm të zgjedhjes dietike të një individi.\nNjë dietë e shëndetshme e shoqëruar me aktivitet fizik siç është ecja ndihmon në parandalimin e mbipeshës.\nSipas OBSH-së\,në 2025-ën\, 2.7 miliardë njerëz në të gjithë botën do të vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.\n\nObjektivat: \n\nTë rritet vetëdija për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme.\nTë rritet vetëdija për rreziqet e mbipeshës.\nTë inkurajohen njerëzit për të bërë aktivitetit fizik të paktën 30 minuta në ditë.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/11-tetori-dita-boterore-e-obezitetit/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/10/Obeziteti-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR