BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191001
DTEND;VALUE=DATE:20191002
DTSTAMP:20260829T034811
CREATED:20190927T111826Z
LAST-MODIFIED:20190927T114004Z
UID:9742-1569880800-1569967199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 Tetori  Dita Botërore e të Moshuarve
DESCRIPTION:  \n1 Tetori \nDita Botërore e të Moshuarve \n  \nÇdo vit tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus është mesazhi: \n“Të drejta të barabarta pavarësisht moshës” \nPër të moshuarit diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vete. Kufizimet nga shërbimet sociale\, apo etiketimet në media paragjykojnë dhe përjashtojnë të moshuarit në komunitetet e tyre pikërisht në atë moment të jetës\, kur vlerësimi duhej të ishte maksimal. \n  \nDita Botërore e të Moshuarve kërkon të demonstrojë\, se përfshirja e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri\, barazi\, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë. \n  \nKjo tematikë ka për qëllim: \n  \n\nTë promovojë të drejtat e të moshuarve dhe të tregojë ndikimin\, që  kanë në jetën e tyre të përditshme.\n \nTë përfshijë dhe të mobilizojë sa më shumë individë në të gjithë botën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjitha fazat e jetës.\n\n  \n  \nPlakja dhe shëndeti  \n  \nFaktet kryesore \n\nMes viteve 2015 dhe 2050\, përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç do të dyfishohet nga 12% në 22%.\nDeri në vitin 2020\, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më i madh\, se numri i fëmijëve më të vegjël se 5 vjeç.\nNë vitin 2050\, 80% e të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.\nRitmi i plakjes së popullsisë është shumë më i shpejtë se në të kaluarën.\nTë gjitha vendet përballen me sfida të mëdha për të siguruar\, që sistemet e tyre shëndetësore dhe sociale të jenë gati që ta shfrytëzojnë sa më shumë këtë ndryshim demografik.\n\n  \nNjerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Në vitin 2050 në gjithë botën popullsia e moshës 60 vjeç e lart pritet të arrijë në 2 miliardë nga 900 milionë që ishte në vitin 2015. Sot janë 125 milionë njerëz të moshës 80 vjeç e lart. Deri në vitin 2050 pritet që numri i të moshuarve të kapë shifrën 120 milionë vetëm në Kinë dhe 434 milionë në mbarë botën. Deri në vitin 2050 80% e të gjithë të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. \nRitmi i plakjes së popullsisë në botë po rritet në mënyrë dramatike. \nKy ndryshim në shpërndarjen e popullsisë së një vendi drejt moshave të vjetra\, i njohur si plakja e popullsisë\, filloi në vendet me të ardhura të larta (për shembull në Japoni 30% e popullsisë tashmë janë mbi 60 vjeç)\, ndërsa tani kjo situatë po përsëritet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Nga mesi i shekullit shumë vende si p.sh.: Kili\, Kina\, Republika Islamike e Iranit dhe Federata Ruse do të kenë përqindje të ngjashme të njerëzve të moshuar me Japoninë. \n  \nRritja e jetëgjatësisë sjell mundësi jo vetëm për njerëzit e moshuar dhe familjet e tyre\, por edhe për shoqëritë në tërësi. Megjithatë\, shtrirja e këtyre mundësive dhe kontributeve varet shumë nga gjendja shëndetësore e tyre. \n  \nSfidat që hasim për gjetjen e ndërhyrjeve efikase ndaj fenomenit të plakjes së popullatës \nNdryshimet mes të moshuarve \nMoshimi si proҫes nuk vjen njësoj. Kemi 80-vjeçarë që kanë kapacitete fizike dhe mendore të ngjashme me 20-vjeçarët. Njerëz të tjerë përjetojnë ulje të konsiderueshme të aftësive fizike dhe mendore në mosha shumë të reja. Një përgjigje gjithëpërfshirëse e shëndetit publik duhet të trajtojë këtë gamë të gjerë të përvojave dhe nevojave të njerëzve të moshuar. \n  \nPabarazitë shëndetësore \nNdryshimet që shohim tek të moshuarit nuk janë rastësore. Një pjesë e madhe lindin nga mjedisi fizik dhe social i njerëzve\, të cilat ndikojnë në sjelljet e tyre shëndetësore. Marrëdhënia që kemi me mjediset tona varet nga karakteristikat personale si: familja ku lind\, gjinia dhe etnia\, që sjellin pabarazi në shëndet. Politika e shëndetit publik duhet të hartohet për të zvogëluar këto pabarazi. \n  \nStereotipet e vjetëruara për të moshuarit \nNjerëzit e moshuar shpesh supozohet të jenë të dobët\, ose të varur dhe një barrë për shoqërinë. Shëndeti publik dhe shoqëria në tërësi duhet t’i trajtojnë këto qëndrime me të moshuarit\, sepse ato sjellin diskriminimin e tyre dhe ndikojnë në mënyrën\, se si zhvillohen politikat. Politikat e shëndetit publik duhet të bëjnë të mundur që njerëzit e moshuar të përjetojnë një plakje të shëndetshme. \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-tetori-dita-boterore-e-te-moshuarve-2/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/09/poster-mosha-e-trete-1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20191002
DTEND;VALUE=DATE:20191003
DTSTAMP:20260829T034811
CREATED:20191001T133246Z
LAST-MODIFIED:20191001T133246Z
UID:9768-1569967200-1570053599@www.ishp.gov.al
SUMMARY:2 Tetor 2019  Dita Botërore Kundër Dhunës
DESCRIPTION:2 Tetor 2019 \nDita Botërore Kundër Dhunës \nDita Botërore Kundër Dhunës është caktuar data 2 tetor\, e cila përkon me ditëlindjen e MahatmaGandhit\, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe mbështetës i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës. Kombet e Bashkuara njohin lidhjen filozofike midis parimeve të të drejtave të njeriut (në kuptimin universal)dhe atyre të përdorura nga MahatmaGandhi. Angazhimi i Gandhit për pavarësinë e Indisë dhe metodat e tij kanë qenë gurëthemeli i nismave të të drejtave civile dhe të drejtave të njeriut në të gjithë botën. \nGandhi përdorte metoda civile dhe paqësore për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Ai nuk hoqi dorë nga format paqësore\, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme\, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke ulur varfërinë. \nRëndësia e reformavesociale\,politike\, idetë dhe lëvizjet eGandhitjanë diskutuar në shumëgazeta\, revista\, libra dhe media\, në Amerikë dhe Evropë. Puna e tij u përcoll me mjeshtëri nga politikanë të lartë në të gjithë botën. \nFilozofia kundër dhunës është bërë sinonim iGandhit\, i cili kundërshtoi çdo padrejtësi dhe sundimin autoritar. Kundërshtimi i tij paqësor dhe verbal\, por jo i dhunshëm\, ndaj përdorimit arbitrar të pushtetit shtetëror është sot manifestimi kryesor i trashëgimisë sëGandhit. \nGandhi ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e grave. Krijmi iShoqatës së Grave të Vetëpunësuara në Ahmedabad (SEWA)\, kishtepërgjegjësinë e organizimit të grave në kooperativa prodhuese\, duke u siguruar atyre kujdesin shëndetësor dhe duke i inkurajuar vetëbesimin ekonomik. \nSipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007\, kjo ditë u caktua për të përforcuar mesazhet kundër dhunës\, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë rikonfirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes dhe tolerancës. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/2-tetor-2019-dita-boterore-kunder-dhunes/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/10/Posteri-web-2-Tetor-2019.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR