BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190929
DTEND;VALUE=DATE:20190930
DTSTAMP:20260829T014011
CREATED:20190927T122016Z
LAST-MODIFIED:20190927T122016Z
UID:9754-1569708000-1569794399@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita botërore e zemrës  29 shtator 2019
DESCRIPTION:Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë  \nshkaku kryesor i vdekjeve dhe i paaftësisë në mbarë botën \n  \nTermi “Sëmundje Kardiovaskulare” (SKV) i referohet çdo sëmundjeje të zemrës\, çdo sëmundjeje vaskulare të trurit ose sëmundjeje të enëve të gjakut. Në mbarë botën\, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, pjesa më e madhe e njerëzve vdesin nga SKV-të (mbi 17.9 milionë çdo vit). Nga këto vdekje\, 80% ndodhin për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës (p.sh. atak në zemër) dhe sëmundjeve cerebrovaskulare (p.sh. goditje në tru)\, dhe prekin kryesisht vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. \nA e dini se zemra juaj është sa madhësia e grushtit tuaj\, dhe se ka muskujt më të fortë të trupit? Por edhe pse e fortë\, zemra juaj mund të bëhet e prekshme nga faktorët e rrezikut\, si pirja e duhanit\, dieta jo e shëndetshme\, stresi\, etj. Kontrolli i rregullt i këtyre faktorëve të rrezikut dhe monitorimi i tensionit tuaj arterial\, mund të zvogëlojë rrezikun e një individi për të patur SKV. \n  \nFaktorët e rrezikut për SKV \nKa shumë faktorë rreziku që shoqërohen me sëmundje koronare të zemrës dhe goditje në tru. Disa faktorë rreziku\, siç është historia familjare\, nuk mund të modifikohen\, ndërsa faktorët e tjerë të rrezikut\, si presioni i lartë i gjakut\, mund të modifikohen me trajtim. \nJu nuk do të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare nëse keni një faktor rreziku. Por sa më shumë faktorë rreziku të keni\, aq më e madhe është mundësia që të sëmureni nëse nuk merrni masa për të modifikuar këta faktorë rreziku\, si dhe të parandaloni që ata të dëmtojnë shëndetin e zemrës suaj. \n  \nFaktorët e rrezikut të modifikueshëm përfshijnë: \n\nPasivitetin fizik\nDietën jo të shëndetshme\nTensionin e lartë të gjakut\nPërdorimin e duhanit\nKolesterolin e rritur\nObezitetin dhe mbipeshën\n\n  \nFaktorët e rrezikut jo të modifikueshëm përfshijnë: \n\nHistori familjare\nDiabetin\n\n  \nFaktorë të tjerë të zakonshëm të rrezikut jo të modifikueshëm përfshijnë: \n\nMoshën. Thjesht plakja është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare; rreziku i goditjes në tru dhe atakut në zemër dyfishohet çdo dekadë pas moshës 55 vjeç.\nGjininë. Gjinia është domethënëse; një mashkull rrezikohet më shumë të preket nga sëmundjet e zemrës sesa një femër para menopauzës. Por\, pasi kalon menopauzën\, rreziku i një femre është i njëjtë me atë të një mashkulli. Rreziku nga goditja në tru është i njëjtë si për meshkujt dhe për femrat.\nStatusin socio-ekonomik. Të qenët i varfër\, pa marrë parasysh vendndodhjen në botë\, rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.\nStresin\, izolimin shoqëror\, ankthin dhe depresionin\, të cilat rrisin rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.\n\n  \nNjihni rrezikun tuaj për SKV \n  \nDrejtojuni mjekut tuaj në kujdesin shëndetësor parësor dhe kryeni disa kontrolle të thjeshta: \n\nKontrolloni nivelin e glukozës në gjak\n\nGlukoza e lartë në gjak (sheqeri në gjak) mund të jetë tregues i diabetit. SKV-të përbëjnë 60% të të gjitha vdekjeve te njerëzit me diabet\, kështu që nëse lihet e padiagnostikuar dhe e patrajtuar\, mund të jeni më shumë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru. \n\nKontrolloni presionin e gjakut\n\nPresioni i lartë i gjakut është faktori numër një i rrezikut për SKV. Ai quhet “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka shenja paralajmëruese ose simptoma\, dhe shumë njerëz nuk e kuptojnë se kanë presion të lartë në gjak. \n\nKontrolloni numrat tuaj\n\nDrejtojuni mjekut tuaj në kujdesin shëndetësor parësor dhe kërkoni që t’ju matin nivelin e kolesterolit\, peshën dhe indeksin e masës trupore (IMT)\, si dhe presionin arterial dhe nivelin e glukozës në gjak. Ata mund t’ju këshillojnë për rrezikun tuaj nga SKV-të\, në mënyrë që të ndërmerrni veprimet e duhura për të përmirësuar shëndetin e zemrës suaj. \n  \nShenjat paralajmëruese \n  \nNjihni shenjat dhe simptomat e atakut në zemër  \nMbi 70% e të gjitha emergjencave kardiake dhe atyre të aparatit të frymëmarrjes ndodhin në shtëpi\, kur një anëtar i familjes është i pranishëm dhe mund të ndihmojë një të sëmurë. \nNjihni shenjat dhe simptomat e kësaj emergjence shëndetësore dhe nëse dyshoni se një anëtar i familjes ka një atak në zemër\, kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore. \n  \nShenjat paralajmëruese të atakut në zemër \nDisa atake në zemër janë të papritura dhe të mëdha\, ku askush nuk dyshon se çfarë po ndodh. Por shumica e atakeve në zemër fillojnë ngadalë\, me dhimbje të butë ose një gjendje parehatie. Shpesh njerëzit e prekur nuk janë të sigurtë se çfarë nuk shkon\, dhe presin shumë kohë para se të kërkojnë ndihmë mjekësore. Më poshtë jepen disa shenja që mund të nënkuptojnë se po ndodh një atak në zemër: \n\nSiklet në gjoks. Shumica e atakeve në zemër përfshijnë siklet në qendër të gjoksit që zgjat më shumë se disa minuta. Mund të ndihet si presion i pakëndshëm ose dhimbje.\nSiklet në zona të tjera të pjesës së sipërme të trupit. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje ose siklet në njërin ose të dy krahët\, në shpinë\, qafë\, nofull ose stomak.\nGulçim me ose pa shqetësime në gjoks.\nShenja të tjera mund të përfshijnë djersë të ftohtë\, të përziera.\n\n  \nManifestimi i shenjave/simptomave të atakut në zemër shpesh ndryshon nga femrat tek meshkujt. Ashtu si te meshkujt\, edhe te femrat simptoma më e zakonshme e atakut në zemër është dhimbje në gjoks ose siklet. Por femrat janë disi më të prirura se meshkujt që të pësojnë disa nga simptomat e tjera të zakonshme\, veçanërisht gulçim\, të vjella dhe dhimbje prapa shpinës ose nofulla. \n  \nShenjat paralajmëruese të goditjes në tru \nNjë goditje në tru është një urgjencë mjekësore. Nëse shfaqet ndonjë prej këtyre simptomave: \n\nMpirje e papritur ose dobësi e fytyrës\, e krahut apo këmbës\, veçanërisht në njërën anë të trupit.\nKonfuzion i papritur\, probleme në të folur.\nProblem i papritur në sy\,\nProbleme të papritura në ecje\, marramendje\, humbje ekuilibri ose koordinimi.\nDhimbje koke e papritur e rëndë pa shkak të njohur.\n\n  \nMos vononi – kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore! \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-zemres-29-shtator-2019/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/09/zemra-web-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR