BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190925T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190925T170000
DTSTAMP:20260829T041051
CREATED:20190925T094331Z
LAST-MODIFIED:20190925T094331Z
UID:9732-1569391200-1569423600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Parandalimi i dëmtimeve dhe aksidenteve në situata përmbytje.
DESCRIPTION:Parandalimi i dëmtimeve dhe aksidenteve në situata përmbytje. \n  \nNë situata me reshje të mëdha shiu\, dalje të lumejve nga shtrati\, prishje të urave e rrugëve\, përmbytje të zonave të banuara\, rrëshqitje dherash\, dëmtime të godinave\, kërkohen masa specifike për të shmangur në maksimum dëmtimet dhe aksidentet që mund të na kushtojnë edhe jetën. \nPër të shmangur dëmtimet nga rryma elektrike është e domosdoshme: \n\nTë bëjmë stakimin e automateve qëndrore.\nTë qëndrojmë në vende të sigurta pa lagështirë.\nMos ndizini pajisjet elektrike që janë lagur ose qëndrojnë nën ujë.\nMbani fëmijët sa më larg rreziqeve nga linjat elektrike\, pajisjet elektrike etj.\nMos përdorni gjeneratorë elektrik në vende të mbyllura; gazrat që ato leshojnë gjatë punës përbëjnë rrezik për jetën tuaj.\n\nInformohuni vazhdimisht për gjendjen e relievit\, gropat që mund të jenë formuar\, rrymat e fuqishme të ujit\, urat\, rrëshqitjet e dherave   \n\nQëndroni në vende ku jeni më të sigurt\, në lartësi\, në katet më larta të godinave\, në kodrina.\n\n\nMos tentoni të kaloni përrenj\, lumenj kur prurjet janë të mëdha.\nShmangni lëvizjet mbi ura\, në pellgje me ujë etj.\nNë kushtet e lëvizjeve të domosdoshme në ujëra të rrëmbyera\, qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe në grup.\n\nNë kushtet e një moti të jashtëzakonshëm më të rrezikuarit janë fëmijët.  \n\nMbajini fëmijët sa më pranë\, nën vëzhgim të vazhdueshëm.\n\n\nFëmijët nuk duhet të lëvizin të pashoqëruar.\nMbajini ata në vende të sigurta\, në kate të larta\, larg rrymave të ujit\, në vende ku mendoni se nuk arrijnë ujërat.\nSiguroni ato me veshje të përshtatshme.\n\nReshjet e shumta shtojnë mundësinë  për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. \n\nShmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike në kushtet e motit të keq.\nInformohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni\, motin\, reshjet\, temperaturat.\nKontrolloni gjendjen teknike të mjetit\, karburantin\, paketën e ndihmës së parë\, pajisjet ndriçuese\, gomat.\nSiguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin në këto kushte. Veshje të ngrohta\, mbrojtëse nga reshjet e shiut\, këpucë dimërore\,çizme etj.\nKujdes duhet treguar për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.\nVendosni fëmijët në vende të përshtatshme\, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.\nSiguroni që aparatet e celularit të jenë të ngarkuara dhe me bateri rezervë.\nMos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta\, me pellgje uji\, prurje të mëdha  apo dhe me rrezik të lartë rrëshqitje.\n\nNdërtesat ku ju banoni e kryeni aktivitete të ndryshme janë  të rrezikuara. \n\nMos qëndroni në godinë\, mbi apo pranë atyre që janë të mbuluara nga uji.\n\nGjatë punës për pastrimin e ambienteve të përmbytura bëni kujdes të përdorni doreza\, çizme\, pasi mund të lëndoheni në çdo mome \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/parandalimi-i-demtimeve-dhe-aksidenteve-ne-situata-permbytje/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/09/permbytjet_web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR