BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190915
DTEND;VALUE=DATE:20190916
DTSTAMP:20260829T061022
CREATED:20190913T094658Z
LAST-MODIFIED:20190913T095024Z
UID:9718-1568498400-1568584799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:15 shtator – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Limfomat
DESCRIPTION:15 shtator – Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Limfomat \n“Gjërat e vogla rrisin vetëbesimin” ky është slogani i Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Limfomën\, i cili ka si qëllim përhapjen dhe njohjen e fakteve në lidhje me limfomat\, si dhe në fuqizimin e njerëzve me kancer të sistemit limfatik. Hulumtimet kanë treguar se tek pacienti vetëbesimi rritet kur ai ka infomacionin\, mbështetjen e duhur dhe eksperiencën pozitive në shërbimet e kujdesit shëndetësor\, të cilat luajnë një rol pozitiv në rezultatet shëndetësore të tij. Në këtë ditë njerëzit në të gjithë botën janë të ftuar të bëjnë gjëra të vogla për të mbështetur dhe fuqizuar personat që jetojnë me limfomë. Çdo vit mbi 580\,000 njerëz në botë diagnostikohen me limfomë. Ekzistojnë më shumë se 80 lloje të limfomave. \n  \nÇfarë është Limfoma?  \nLimfoma është kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut që quhen limfocite\, të cilat janë pjesë e sistemit imunitar të trupit. Limfomat ndikojnë në sistemin limfatik\, i cili është pjesë e sistemit imunitar që ndihmon në mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe disa sëmundje të tjera. Limfomat mund të fillojnë kudo në trup\, ku gjenden indet limfatike. Vendet kryesore të indeve limfatike janë: nyjet limfatike\, shpretka\, timusi\, palca e kockave dhe në pjesë të tjera të trupit. Në individët që kanë limfomë\, limfocitet ndryshojnë dhe rriten jashtë kontrollit. \nKemi dy tipe kryesore të limfomave: \n  \n\nLimfoma jo – Hodgkin: shumica e individëve me limfoma kanë këtë tip\nLimfoma Hodgkin\n\nLimfoma jo-Hodgkin dhe Hodgkin prekin lloje të ndryshme të qelizave limfocitare. Çdo tip i limfomës rritet me një shkallë të ndryshme dhe i përgjigjet ndryshe trajtimit. Mund të prekë çdo moshë përfshirë edhe fëmijët. Limfoma është e trajtueshme dhe pamja mund të ndryshojë në varësi të llojit të limfomës\, dhe fazës së saj. \n  \nKush janë shkaktarët e limfomave? \nShkaqet e limfomave nuk njihen\, por individët mund të jenë në rrezik nëse: \n  \n\nJu jeni > 60 vjeç (për Limfomën jo – Hodgkin).\nJeni 15 – 40 vjeç ose > 55 vjeç (për limfomën Hodgkin).\nJeni mashkull edhe pse disa lloje të limfomës janë më të shprehura tek\nKeni një sistem imunitar të dobët nga HIV/AIDS\, nga transplanti i një organi\, ose nëse keni lindur me një sëmundje\nKeni një sëmundje të sistemit imun si artriti rheumatoid\, lupus\,\nJeni infektuar me virusin e Epstein-Bar\, Hepatitin C\,\nKeni një të afërm i cili ka patur limfomë.\n\n  \nCilat janë simptomat/shenjat paralajmëruese të sëmundjes? \n\nËnjtje të gjëndrave limfatike: më shpesh në qafë\, sqetull\, ose në ije të cilat janë të padhimbshme\nKollë\nVështirësi në frymëmarrje\nTemperaturë\nDjersitje gjatë natës\nLodhje/ këputje\nHumbje në peshë\nKruarje\n\nKUJDES! Shumë nga këto shenja mund të jenë gjithashtu simptoma paralajmëruese për sëmundje të tjera\, ndaj është e nevojshme që të kontaktoni mjekun tuaj për t’u siguruar nëse ju keni limfoma ose jo. Limfoma është e trajtueshme dhe shumica e njerëzve mund të jetojnë për shumë vite pas diagnostikimit dhe mjekimit të tyre. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/15-shtator-dita-boterore-e-ndergjegjesimit-per-limfomat/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/09/Web-2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR