BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190613T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190613T170000
DTSTAMP:20260829T060840
CREATED:20190613T084910Z
LAST-MODIFIED:20190613T084910Z
UID:9278-1560405600-1560438000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Disa këshilla për të nxehtin
DESCRIPTION:Disa këshilla për të nxehtin \n  \nSi të ruajmë shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës \nSë bashku me verën vjen edhe rreziku i goditjes nga i nxehti. Për të përgatitur popullatën për këtë gjë\, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik\, kanë filluar një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme sociale. Në të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. \nTemperaturat e larta dhe i nxehti gjatë stinës së verës mund të shikohen si një lehtësim nga dimri i ftohtë por kur ato arrijne vlera të larta mund të përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës. \nGrupet të cilat janë më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë: \n\nTë moshuarit\nFoshnjat dhe fëmijët e vegjël\nIndividët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike si:\nSëmundjet kardiovaskulare\nDiabeti\, thyreotoksikoza\nSëmundja pulmonare obstruktive kronike SPOK\nSëmundje e mendore\nSëmundjet e veshkave\, insuficienca renale\, gurët në veshka\, etj\nGratë shtatzëna\n\nSi ndikojnë temperaturat e larta tek të sëmurët kronikë? \nEfektet e temperaturave të larta në shëndet ndodhin kur sistemi i rregullimit të temperaturës së trupit tonë nuk arrin të shpëndajë nxehtësinë e tepërt. Këto efekte do të varen nga koha e ekspozimit ndaj këtyre temperaturave\, shpeshtësia e ekspozimit si dhe intesiteti i ekspozimit. Gjithashtu këto efekte varen edhe nga mosha dhe gjendja shëndetësore. Të moshuarit përbëjnë grupin më të madh të rrezikuar nga temperaturat e larta pasi ata shpesh vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Me rritjen e moshës aftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e trupit bie\, tek ata ulet toleranca ndaj nxehtësisë\, etja ndjehet vonë\, reagimi i djersitjes është i vonuar dhe numri i gjendrave të djersës është i reduktuar.    \nGjendja shëndetësore e individëve që vuajnë nga sëmundjet kronike rëndohet si pasojë e dëmtimit të disa mekanizmave përshtatës ndaj temperaturave të larta: \n            Të sëmurët kardiovaskularë kanë dëmtim të përgjigjes së termorregullimit\, përgjigje e reduktuar e sistemit kardiovaskular dhe rrezik të lartë për trombozë koronare dhe cerebrale.Tek ata ndodhin ndryshime në funksionin e veshkave të cilat mund të shkaktojnë çrrgullime të ritmit të zemrës. Ata që vuajnë nga hipertensioni mund të bëjnë një rënie të papritur të presionit arterial e cila mund të çojë në ishemi cerebrale. \n            Tek të sëmurët me diabet dhe sëmundje të tjera endokrine\, rëndimi i gjendjes shëndetësore është i lidhur me çrregullimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë e cila mund të luajë një rol në reduktimin e shpërndarjes së nxehtësisë\, gjithashtu djersitja reduktohet dhe ndodhin ndryshime metabolike. \n            Tek individët me  SPOK\, astmë dhe bronkit kronik rëndohet gjendja shëndetësore sipas efektit të kombinuar midis temperatures së lartë dhe ajrit të ndotur. Për shkak të hiperventilimit dhe të dispense këta të sëmurë kanë vështirësi në shpërndarjen e nxehtësisë\, dhe dehidrimi pengon nxjerrjen e sekrecioneve nga rrugët e frymëmarrjes. \n            Gjithashtu përdorimi i disa medikamenteve mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë. P.sh medikamentet antidepresive çrregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperatureën trupore\, antihistaminikët ndikojnë në aftësinë e trupit për tu djersitur. Gjithashtu edhe betabllokuesit që merren për të kontrolluar HTA ndikojnë në djersitjen e trupit të individit. \nÇfarë duhet të bëjmë që të mbrojmë shëndetin nga temperaturat e larta? \nDisa këshilla të thjeshta\, të zakonshme dhe parandaluese nëse i bëjmë pjesë të jetës sonë të perditshme gjatë ditëve të nxehta të verës\, ato mund të na ndihmojnë për të reduktuar apo ulur efektet negative të temperaturave të larta në shëndet. \n\nEvitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës\, 11.00 – 17.00.\nVishuni lehtë\, me veshje pambuku\, të gjera dhe ngjyra të hapura.\nMbani në kokë kapele ose çadër dhe syze dielli kur dilni nga shtëpia.\nMbani shtëpinë sa më të freskët. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen të jenë deri në 25° – 27° Celsius.\nFreskohuni here pas here me ujë të freskët duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit në krah\, qafë dhe ballë.\nPini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme edhe nëse nuk keni etje.\nMos përdorni pije alkoolike\, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë.\nKonsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji\, si zarzavate dhe fruta.\nRuajini ushqimet në frigorifer.\nShmangni ngrënien e ushqime të nxehta apo pikante.\n\n  \nSi duhet vepruar në situatat e të nxehtit ekstrem \n  \nNë të gjitha situatat e të nxehtit ekstrem apo në temperaturat e larta ndiqni rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. \n  \nMbani shtëpinë të freskët \n\nMbani të freskët ambientin ku jetoni. Kontrolloni temperaturën e dhomës ndërmjet orës 8:00-10:00\, në orën 13:00 dhe natën pas orës 22:00. Temperatura e ambientit ku jetoni duhet të mbahet nën 32°C gjatë ditës dhe 24°C gjatë natës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të porsalindurit\, për individët mbi 60 vjeç\, apo për ata që kanë probleme shëndetësore kronike.\nFreskoni shtëpinë gjatë natës. Hapni të gjitha dritaret dhe grilat gjatë natës dhe në mëngjes\, atëherë kur temperatura e jashtme ulet.\nMundohuni të ulni temperaturën në shtëpi. Mbyllni grilat dhe dritaret\, veçanërisht ato që rrihen nga dielli. Mos mbani llampat ndezur\, reduktoni vënien në punë të pajisjeve elektrike të gatimit apo larjes\, etj.\nNëse keni kondicioner\, mbyllni dyert dhe dritaret me qëllim ruajtjen e temperaturës së brendshme\, duke zvogëluar kështu konsumin e tepërt të energjisë.\n\n  \nShmangni të nxehtët \n\nQëndroni në dhomën më të freskët të shtëpisë\, veçanërisht gjatë natës.\nNë pamundësi për të mbajtur shtëpinë të freskët\, shpenzoni 2-3 orë të ditës në mjedise të freskëta jashtë shtëpisë (p.sh. ambiente publike).\nShmangni daljen nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.\nShmangni aktivitetet fizike me intensitet të lartë nëse mundeni. Nëse duhet të bëni patjetër aktivitet fizik\, atëherë shfrytëzoni orët e mëngjesit.\nQëndroni në hije.\nMos lini fëmijët apo kafshët në një automjet të parkuar.\nKonsultohuni me mjekun nëse nuk ndiheni mirë apo nëse gjendja juaj nuk përmirësohet.\n\n  \nMundohuni të mbani trupin të freskët dhe të hidratuar \n\nBëni dush me ujë të ftohtë.\nVishni rroba të lirshme\, mundësisht me materiale pambuku ose linoje. Nëse dilni nga shtëpia mbani kapelë me strehë të gjerë dhe mos harroni syzet e diellit.\nMundohuni të flini pa jastëk dhe të pambuluar për të mos akumuluar nxehtësi.\nPini rregullisht lëngje por shmangni alkoolin\, kafet e tepërta dhe sheqerin.\nKonsumoni ushqim në racione të vogla dhe shpeshherë. Shmangni ushqimet e pasura me proteina.\n\n  \nNdihmoni të tjerët  \nKontaktoni me familjarët\, miqtë dhe fqinjët të cilët jetojnë vetëm\, pasi në ditët e nxehta mund të kenë nevojë për asistencë. \n\nDiskutoni për situatat e të nxehtit ekstrem me familjen. Gjithsecili duhet të dijë se si të zvogëlojë rreziqet shëndetësore në këto situata.\nNëse ndokush që ju njihni është në rrezik\, ndihmojeni atë të kërkojë ndihmë. Të moshuarit dhe të sëmurët të cilët jetojnë vetëm duhet të kontaktohen të paktën një herë në ditë.\nNëse një person është duke marrë mjekim\, pyesni mjekun që e trajton nëse mjekimi që po merr ndikon në funksionimin normal të organizmit\, e lidhur kjo me vapën; këtu kemi parasysh mekanizmat termorregullatore dhe balancën e lëngjeve në organizëm.\n\n  \nNëse ju keni një problem shëndetësor \n\nMbani ilaçet në temperaturën nën 25°C ose në frigorifer.\nKërkoni ndihmë mjekësore nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike apo nëse merrni më shumë se një ilaç.\n\n  \nNëse ju apo dikush tjetër nuk ndihet mirë \n\nKërkoni ndihmë nëse ndiheni i turbulluar apo i këputur\, nëse keni dhimbje koke\, gjendje ankthi apo etje shumë të madhe dhe të vazhdueshme. Zhvendosuni menjëherë në një mjedis të freskët dhe matni temperaturën e trupit.\nPini ujë apo lëng frutash për t’u hidratuar.\n\nNëse njëri nga pjesëtarët e familjes ka lëkurë të nxehtë dhe të thatë\, dridhje të forta apo gjendje të fikti\, lajmëroni menjëherë mjekun e ambulancës. Ndërsa prisni për ndihmë\, zhvendoseni të sëmurin në një dhomë më të freskët\, vendoseni në pozicion horizontal mbështetur në njërën anë\, ngrijani këmbët pak nga pozicioni horizontal\, mundohuni ta freskoni duke e lagur me ujë dhe mos i jepni paracetamol. \n                                                                                                                        \n  \n     \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/disa-keshilla-per-te-nxehtin/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/06/Vere-pa-shqetesime.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR