BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190530
DTEND;VALUE=DATE:20190531
DTSTAMP:20260829T071210
CREATED:20190530T093034Z
LAST-MODIFIED:20190530T093034Z
UID:9244-1559167200-1559253599@www.ishp.gov.al
SUMMARY:30 Maj 2019  Dita Botërore e Sklerozës Multiple
DESCRIPTION:30 Maj 2019 \nDita Botërore e Sklerozës Multiple \n  \nDita Botërore e Sklerozës Multiple organizohet çdo vit në 30 maj. Fushata ndërgjegjësuese për këtë vit është “Skleroza Multiple e Padukshme”. \n  \nKjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës për sëmundjen e Sklerozës Multiple (SM) dhe simptomat e saj që janë të padukshme\, si dhe ndikimin e padukshëm që kjo sëmundje ka në cilësinë e jetës së individit. Fushata ka si qëllim t’u japë mundësi të gjithë individëve të prekur nga SM-ja që të ndajnë me të tjerët simptomat e tyre të padukshme\, në mënyrë që edhe të tjerët ta njohin këtë sëmundje\, t’i kuptojnë dhe t’i mbështesin individët që vuajnë prej saj. \n  \nSkleroza Multiple \nSkleroza Multiple është një sëmundje kronike që prek sistemin nervor duke shkaktuar një sërë simptomash të mundshme\, përfshi problemet me shikimin\, lëvizjen e krahëve ose të këmbëve\, ndjeshmërinë ose ekuilibrin. SM-ja është një sëmundje që e shoqëron individin gjatë gjithë jetës\, e cila dhe mund të jetë në formë të lehtë por edhe mund të shkaktojë paftësi serioze në shëndetin e individit. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo moshë\, por më e zakonshme është në moshat 20-30 vjeç\, dhe haset 2-3 herë më tepër te femrat sesa te meshkujt. Një ndër shkaqet më të shpeshta të aftësisë së kufizuar tek të rinjtë (20-30 vjeç) është Skleroza Multiple. \n  \nSimptomat e Sklerozës Multiple \nSimptomat mund të variojnë nga një individ tek tjetri dhe mund të prekin çdo pjesë të trupit. Simptomat kryesore janë: \n\nLodhje\nVështirësi në ecje\nProbleme me shikimin si p.sh.shikim i paqartë\nProbleme me kontrollin e fshikëzës së urinës\nMpirje ose ndjesi si shpim me gjilpërë në pjesë të ndryshme të trupit\nSpazma dhe ngërçe apo ngurtësime muskulore\nProbleme me ekuilibrin dhe orientimin\nProbleme me të menduarit\, të mësuarit dhe planifikimin\n\n  \nNë varësi të tipit të Sklerozës Multiple që individi ka\, simptomat mund të shfaqen dhe të ikin në faza të ndryshme\, por edhe mund të përkeqësohen në vazhdimësi. \n  \nTipet e Sklerozës Multiple \nSkleroza Multiple mund të fillojë në 1 ose 2 mënyra: me përsëritje individuale (me atak\, ose me përkeqësim) ose me progres gradual. \n  \nSkleroza Multiple Përsëritëse \nMë shumë se 8 në 10 individë me SM janë të diagnostikuar me tipin përsëritës të SM-së. Një individ me SM përsëritëse do të ketë episode me simptoma të reja ose të përkeqësuara. Këto simptoma zakonisht përkeqësohen për disa ditë\, zgjasin ditë\, javë ose muaj\, dhe më pas përmirësohen ngadalë gjatë një periudhe të ngjashme me fillimin e simptomave. Episodet përsëritëse shpesh ndodhin pa paralajmërim\, por në përgjithësi lidhen me një periudhe stresi apo sëmundjeje. Simptomat e episodeve të rikthyera mund të zhduken krejtësisht\, me ose pa trajtim\, edhe pse disa simptoma shpesh vazhdojnë me sulme të përsëritura që ndodhin gjatë disa viteve. Periudhat midis atakëve të sëmundjes njihen si periudha lehtësimi dhe mund të zgjasin për vite me radhë.        \nPas shumë vitesh (mbase dekadash) shumë individë\, por jo të gjithë me SM që bëjnë episode përsëritëse\, zhvillojnë SM progresive dytësore. Kjo formë SM-je përkeqësohet me kalimin e kohës pa patur atakë të dukshëm të sëmundjes. Disa individë vazhdojnë të kenë episode të rralla përsëritëse gjatë kësaj faze të sëmundjes. Përafërsisht gjysma e individëve me SM përsëritëse do të zhvillojnë fazën progresive dytësore të sëmundjes brenda 15-20 vitesh. \n  \nSkleroza Multiple Progresive Parësore \nPak më shumë se 1 në 10 individë u fillojnë shenjat e SM-së me një përkeqësim gradual të simptomave. Në SM-në progresive parësore simptomat përkeqësohen gradualisht dhe grumbullohen me kalimin e viteve pa patur periudha lehtësimi\, edhe pse individët kanë periudha ku duket se simptomat stabilizohen. \n  \nCilët janë shkaktarët e Sklerozës Multiple \nSkleroza Multiple është një sëmundje autoimune\, ku sistemi imunitar sulmon sistemin nervor dhe kryesisht shtresën e cila mbështjell dhe mbron nervat (mielinën). Është e paqartë se cili faktor ndikon në sistemin imunitar që të sulmojë sistemin nervor\, por shumica e ekspertëve mendojnë se mund të përfshihen një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë. \n  \nTrajtimi i Sklerozës Multiple \nAktualisht nuk ka një mjekim për SM-në\, por disa trajtime mund të ndihmojnë kontrollin e gjendjes shëndetësore. Trajtimi që i nevojitet një pacienti varet nga simptomat specifike dhe nga vështirësitë që ai ka. \nTrajtimi mund të përfshijë: \n\nTrajtimet specifike për simptomat individuale të SM-së.\nTrajtimin e rasteve të përsëritura me ilaçe steroide për të përshpejtuar rikuperimin.\nTrajtimin për të zvogëluar numrin e episodeve të përsëritura duke përdorur ilaçe të quajtura terapia për modifikimin e sëmundjes.  \n\nTerapitë e modifikimit të sëmundjes mund të ndihmojnë gjithashtu për të ulur apo ngadalësuar përkeqësimin e përgjithshëm të paaftësisë te pacientët me SM përsëritëse apo me SM progresive dytësore\, të cilët zhvillojnë episode përsëritëse. Aktualisht nuk ka asnjë mjekim që mund të ulë apo ngadalësojë progresin e SM-së progresive parësorë ose SM-së progresive dytësore kur episodet përsëritëse mungojnë. \n  \nTë jetosh me Sklerozën Multiple \nNëse jeni diagnostikuar me SM\, është e rëndësishme të kujdeseni për gjendjen shëndetësore të përgjithshme. Të jetosh me SM është një sfidë e madhe\, por trajtimet e reja gjatë 20 viteve të fundit kanë përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës te pacientët e diagnostikuar me SM. Skleroza Multiple shumë rrallë është fatale për jetën. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/30-maj-2019-dita-boterore-e-sklerozes-multiple/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/image1.jpeg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190531
DTEND;VALUE=DATE:20190601
DTSTAMP:20260829T071210
CREATED:20190528T144154Z
LAST-MODIFIED:20190528T144154Z
UID:9234-1559253600-1559339999@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore pa Duhan 31 Maj 2019
DESCRIPTION:31 Maj 2019 \nDita Botërore pa Duhan  \n  \n“Duhani dhe shëndeti i mushkërive” \n  \nÇdo vit\, më 31 maj\, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët globalë organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Tema e këtij viti fokusohet në lidhjen midis duhanit dhe shëndetit të  mushkërive. \nDuhanpirja aktive dhe pasive rrisin rrezikun për shumë sëmundje dhe ndikojnë në shëndetin e mushkërive në mënyra të ndryshme: \n-Kanceri i mushkërive. Pirja e duhanit është përgjegjëse për më shumë se dy të tretat e vdekjeve nga kanceri i mushkërive në nivel global\, ndërsa duhanpirja pasive rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërive për joduhanpirësit. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri në shumicën e vendeve të rajonit europian të OBSH-së. Përafërsisht 430 000 njerëz vdiqën nga kanceri i mushkërive në këtë rajon në vitin 2018\, dhe gjatë kësaj periudhe u diagnostikuan më shumë se gjysmë milion raste të reja. Ndalimi i pirjes së duhanit zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive; 10 vjet pas lënies së duhanit rreziku ulet në rreth gjysmën e asaj të një duhanpirësi. \n-Sëmundjet kronike të frymëmarrjes\, si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK) dhe astma. Pirja e duhanit është shkaku kryesor i SPOK-ut\, një gjendje që rezulton me kollë të dhimbshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Kjo gjendje përkeqëson astmën\, e cila kufizon aktivitetin dhe ndikon në aftësinë e kufizuar. Sipas të dhënave të fundit\, 3.6% e totalit të vdekjeve në rajonin europian ishin për shkak SPOK-ut në vitin 2017. Ndërprerja e hershme e pirjes së duhanit është mënyra më efektive e ngadalësimit të progresit të SPOK-ut dhe përmirësimit të simptomave të astmës. \n-Fëmijët e ekspozuar ndaj tymit të duhanit kanë rrezik më të lartë për të zhvilluar infeksione të shpeshta të frymëmarrjes\, si dhe për t’u prekur nga astma\, pneumonia dhe bronkiti. Përbërësit kimikë të tymit të duhanit mund të shkaktojnë infeksione latente të tuberkulozit (TB). Pirja e duhanit mund të rrisë gjithashtu rrezikun e paaftësisë dhe vdekjes nga bllokimi i frymëmarrjes te njerëzit me TB aktiv. \n  \nFushata për Ditën Botërore pa Duhan synon të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet që shkakton tymi i duhanit në mushkëri\, dhe rolin themelor që ato luajnë në shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë njerëzve. Veprimet dhe masat e mundshme që audiencat kyçe\, duke përfshirë publikun dhe qeveritë\, mund të marrin për të zvogëluar rreziqet që sjell duhani në shëndetin e mushkërive. \nKëto veprime përfshijnë masat e kontrollit të duhanit të përshkruara në Konventën Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) të tilla si rritja e taksave të duhanit\, zbatimi i politikave “pa tym duhani”\, mbështetja e njerëzve për të lënë duhanin\, ngritja e vetëdijes përmes mjeteve masive të komunikimit dhe zbatimi i ndalimeve në të gjitha format e promovimit. Zbatimi i plotë i Konventës Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit dhe i masave të tjera të kontrollit të duhanit do të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë\, si dhe do të shpëtojnë jetë. \n  \n  \n  \nQëllimet e Fushatës së Ditës Botërore pa Duhan \n  \nMasa më efektive për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është ulja e përdorimit të duhanit dhe shmangia e ekspozimit ndaj tymit të tij. Në disa vende\, informacioni lidhur me pasojat që sjell pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij në shëndetin e mushkërive është i ulët në masën më të madhe të publikut të gjerë\, dhe veçanërisht në mesin e duhanpirësve. \n  \nFushata e Ditës Botërore pa Duhan synon të rrisë ndërgjegjësimin për: \n-Rreziqet që sjell në shëndet pirja e duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tij. \n-Pasojat që sjell pirja e duhanit në shëndetin e mushkërive. \n-Rritjen e numrit të vdekjeve dhe sëmundjeve në nivel global nga sëmundjet e mushkërive të shkaktuara nga duhani\, duke përfshirë sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe kancerin e mushkërive. \n-Lidhjen midis pirjes së duhanit dhe vdekjeve nga tuberkulozi. \n-Ndikimin që ka ekspozimi ndaj tymit të duhanit për shëndetin e mushkërive të njerëzve në të gjithë grup-moshat. \n-Rëndësinë e shëndetit të mushkërive në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. \n-Veprimet dhe masat e mundshme që audiencat kyçe\, duke përfshirë publikun dhe qeveritë\, mund të marrin për të zvogëluar rreziqet që sjell duhani në shëndetin e mushkërive. \nTema e këtij viti shërben si një mundësi për angazhimin e palëve të interesuara në të gjithë sektorët\, si dhe për fuqizimin e vendeve për të forcuar zbatimin e masave të provuara të kontrollit të duhanit të MPOWER që gjenden në Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit. \n-Arritjen e objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm “Reduktimi i një të tretës së vdekshmërisë së parakohshme nga sëmundjet jo të transmetueshme deri në vitin 2030”\, ku kontrolli i duhanit duhet të jetë një prioritet për qeveritë dhe komunitetet në mbarë botën. Aktualisht\, bota nuk është në rrugën e duhur për të përmbushur këtë objektiv. \nVendet duhet t’i përgjigjen epidemisë së duhanit nëpërmjet zbatimit të plotë të Konventës Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit\, si dhe duke miratuar masat e MPOWER\, që përfshijnë zhvillimin dhe zbatimin e politikave më efektive të kontrollit të duhanit me qëllim uljen e kërkesës për duhan. \nPrindërit dhe anëtarët e tjerë të bashkësisë duhet gjithashtu të marrin masa për të promovuar shëndetin e tyre dhe atë të fëmijëve të tyre duke i mbrojtur ata nga dëmet e shkaktuara nga duhani. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-pa-duhan-31-maj-2019/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/WEB-duhani.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR