BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190507
DTEND;VALUE=DATE:20190508
DTSTAMP:20260829T125002
CREATED:20190424T110136Z
LAST-MODIFIED:20190424T110136Z
UID:9162-1557180000-1557266399@www.ishp.gov.al
SUMMARY:7 Maj 2019 Dita Botërore e Astmës
DESCRIPTION:7 Maj 2019 \nDita Botërore e Astmës \n  \nQëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me astmën dhe ndikimin që ajo ka te pacientët. Në këtë ditë synohet të rritet numri i diagnostikimeve dhe kujdesi për këtë sëmundje. \nDita Botërore e Astmës është vendosur në vitin 1998 dhe organizohet të martën e parë të muajit maj; këtë vit organizohet më 7 maj. \nAstma është një sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të frymëmarrjes e karakterizuar nga kriza periodike që shfaqen kryesisht me probleme në frymëmarrje dhe spazma bronkiale\, të cilat variojnë në ashpërsi dhe frekuencë nga një person tek tjetri. \nSimptomat e astmës përfshijnë teshtima\, kollë\, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje të shpeshtë. Këto simptoma mund të shfaqen disa herë brenda ditës apo javës\, dhe mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik\, natën\, etj. Pra variojnë te pacientë të ndryshëm. \nPërsëritja e vazhdueshme e simptomave të astmës mund të shkaktojë pagjumësi\, ndjesi lodhjeje\, ulje të nivelit të aktivitetit fizik\, mungesa në punë/shkollë\, etj. \nAstma shkaktohet nga faktorë gjenetikë dhe mjedisorë. Këta faktorë ndikojnë në ashpërsinë e astmës dhe mënyrën se si reagon ndaj medikamenteve. Kjo marrëdhënie është shpesh komplekse dhe e vështirë të kuptohet. \nKontrolli i gjendjes aktuale të astmës është një hap i domosdoshëm dhe është në përgjegjësinë e profesionistëve shëndetësorë më shumë se sa të pacientëve. Menaxhimi i astmës nga ana tjetër kërkon bashkëpunimin e pacientit me stafin mjekësor. \n  \nFakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë\n\nSipas OBSH-së\, 235 milionë njerëz vuajnë nga astma në rang global.\nAstma është sëmundja kronike më e përhapur te fëmijët.\nAstma është e pranishme në të gjitha vendet e botës\, pavarësisht nivelit të zhvillimit   (80% e vdekjeve për shkak të astmës ndodh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme).\nAstma në shumë raste është e padiagnostikuar dhe e patrajtuar\, duke krijuar një barrë domethënëse për individin dhe familjen\, si dhe duke kufizuar aktivitetin individual në kontekste të ndryshme të jetës.\n\n  \nHapa ndihmës për përballimin e astmës \n\nMe ndihmën e mjekut duhet të përgatitet një plan personal i trajtimit.\nPacienti duhet të njohë faktorët e rrezikut që lidhen me astmën.\nTë merren ilaçet e përshkruara nga mjeku\, të cilat mundësojnë lehtësimin e simptomave dhe mbajnë nën kontroll përkeqësimin e mëtejshëm.\nPacienti duhet të kuptojë kur simptomat përkeqësohen\nPacienti duhet të jetë i përgatitur për krizat astmatike dhe për hapat që duhet të ndërmarrë.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/7-maj-2019-dita-boterore-e-astmes/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/poster-astma-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR