BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190406
DTEND;VALUE=DATE:20190407
DTSTAMP:20260829T091703
CREATED:20190401T113122Z
LAST-MODIFIED:20190401T113122Z
UID:9058-1554501600-1554587999@www.ishp.gov.al
SUMMARY:6 Prill   Dita Botёrore e Aktivitetit Fizik
DESCRIPTION:6 Prill  \nDita Botёrore e Aktivitetit Fizik \n  \nSipas kalendarit tё Promocionit tё Shёndetit\, data 6 prill ёshtё pёrcaktuar si Dita Botёrore e Aktivitetit Fizik. \nTema e këtij viti është: Bëj një jetë aktive! Jeto më gjatë! \n  \nPse ёshtё i rёndёsishёm aktiviteti fizik? \n  \nAktiviteti fizik ka shumё efekte pёrfituese për shёndetin\, pavarёsisht nga mosha. Njerёzit tё cilёt bёjnё njё jetё tё shёndetshme dhe qё pёrfshihen rregullisht nё ushtrime tё moderuara\, kanё mё pak mundёsi tё vuajnё sёmundjet kronike si diabeti joinsulin-dipendent\, sёmundjet kardiovaskulare\, sёmundjet tumorale ose sёmundjet mendore. Gjithashtu\, personat me aktivitet fizik ditor të rregullt mund tё mbajnё peshёn e tyre trupore nё normat e lejuara\, krahasuar me personat qё janё mё pak aktivë. \nMёnyra aktuale e jetesёs ka çuar nё uljen e aktivitetit fizik si pasojё e rritjes sё pёrdorimit tё makinave\, aktivitetit tё paktё fizik nё shtёpi pёr shkak tё modernizimit tё aparaturave elektrike etj.     \nЁshtё tepёr e rёndёsishme qё dieta e shёndetshme tё kombinohet me aktivitet fizik ditor tё nevojshёm pёr tё minimizuar jetёn sedentare\, qё ёshtё njё faktor rreziku i zakonshёm pёr shumё sёmundje kronike. \nRekomandohen ushtrimet e pёrditshme për të përmirësuar mirëqenien fiziologjike dhe psikologjike të çdokujt.     \nOBSH-ja\, nё bazё tё evidencave tё marra nga sektori i shёndetit\, referon se sё paku 30 minuta aktivitet fizik i moderuar i kryer gjatё 5 ditёve tё javёs do tё reduktonte rrezikun nga sёmundjet e zemrёs\, obezitetin\, diabetin deri nё 50%\, dhe nё mёnyrё tё dukshme do tё zvogёlonte sёmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike tё jetёs sedentare si stresi\, ankthi\, depresioni etj. \n  \nRekomandime:  \nAktiviteti fizik pёr moshёn 3-6 vjeç  \n\nNjё minimum prej 60 minutash nё ditё aktivitet fizik me intensitet tё moderuar\, nё njё sesion tё vetёm ose dhe mё shumё se njё sesion nga 10 minuta secili.\nAktivitete qё tёrheqin e zbavisin dhe që janё tё sigurta pёr fёmijёt e moshёs parashkollore.\nMundёsi lёvizjeje aktive pёr fёmijёt dhe tё rriturit duke qёndruar sё bashku.\nAktivitete tё ndryshme gjatё javёs\n\n  \nAktiviteti fizik pёr moshën 6-18 vjeç  \n\n60 minuta aktivitet i moderuar deri nё aktivitet fizik intensiv\, qё pёrfshin aktivitete tё ndryshme\, 5 ditё tё javёs.\n\n  \nPёrfitimet nga aktiviteti fizik pёr gjeneratёn e re konsistojnë nё: \n\nZhvillimin e shёndetshёm tё sistemit muskulo-skeletor (kocka\, muskuj dhe artikulacione).\nZhvillimin e shёndetshёm tё sistemit kardiovaskular (zemёr dhe mushkёri).\nZhvillimin neuromuskulor (koordinim dhe kontroll tё lёvizjeve).\nMbajtjen e masёs sё peshёs.\n\n  \nAktiviteti fizik pёr moshat 18-65 vjeç \n\n30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatё pesё ditёve tё javёs.\n20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatё 3 ditёve tё javёs.\n\n  \nNjё kombinim i dy lloje aktivitetesh redukton rrezikun ndaj sёmundjeve kronike si: \n\nSёmundje kardiovaskulare\nHemorragji cerebrale\nDiabet tip II\nKancer i zorrёs sё trashё\nKancer i gjirit\n\n  \nAktiviteti fizik pёr moshёn 65 vjeç e lart  \n30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatё pesё ditёve tё javёs. \n\n20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatё 3 ditёve tё javёs.\nNjё kombinim i dy lloje aktivitetesh.\n\n  \nAktiviteti fizik nё kёtё rast pёrfshin ecjen\, notin\, vallёzimin\, ngjitjen nё lartёsi\, pёrdorimin e biçikletёs\, punё nё kopsht etj. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/6-prill-dita-bot%d1%91rore-e-aktivitetit-fizik/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/Screenshot_3.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190407T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190407T170000
DTSTAMP:20260829T091703
CREATED:20190407T111011Z
LAST-MODIFIED:20190407T111717Z
UID:9130-1554616800-1554649200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Shëndetit 2019   
DESCRIPTION:Dita Botërore e Shëndetit 2019 \n  \n“Shëndet për të gjithë – gjithkush\, kudo” \n  \nDita Botërore e Shëndetit është një mundësi më shumë për t’u kujdesur për shëndetin dhe për t’u bërë thirje qeverive të çdo vendi që të gjithë duhet të kenë akses në kujdesin shëndetësor që u nevojitet\, kur dhe ku kanë nevojë. \nFokusi për këtë vit do të jetë në barazinë dhe solidaritetin – në rritjen e kujdesit për “shëndet për të gjithë”\, kudo ku ata gjenden\, duke adresuar boshllëqet në shërbime. \nMesazhi për Ditën Botërore të Shëndetit është “Shëndet për të gjithë – gjithkush\, kudo” \n  \nPse duhet mbulimi shëndetësor universal dhe kujdesi shëndetësor parësor?Mbulimi universal i shëndetit do të thotë që të gjithë njerëzit kanë akses në shërbimet shëndetësore cilësore që u nevojiten\, kur dhe ku kanë nevojë për to\, pa sakrifica financiare. Ne besojmë se kjo është e mundur duke filluar me kujdesin shëndetësor parësor. Kujdesi shëndetësor parësor është një qasje e tërë shoqërisë për shëndetin dhe mirëqenien e orientuar në nevojat dhe preferencat e individëve\, familjeve dhe komuniteteve.Për ta bërë shëndetësinë një realitet për të gjithë\, qeveritë duhet të investojnë në kujdesin shëndetësor parësor dhe cilësor. Punonjësit e shëndetësisë duhet të kujdesen dhe të investojnë për pacientët dhe t’i edukojnë ata se si të qëndrojnë të shëndetshëm. Individët dhe komunitetet duhet të fuqizohen që të kujdesen për shëndetin e tyre.Shëndeti është një e drejtë njerëzore. Së bashku mund ta bëjmë “shëndetin për të gjithë” një realitet.  \nQëllimet: \n\nPërmirësimi i kuptimit të mbulimit universal shëndetësor dhe rëndësia e kujdesit shëndetësor parësor si themeli i tij.\nNxitja e veprimeve nga individë\, politikëbërës dhe punonjës të kujdesit shëndetësor për ta bërë kujdesin universal shëndetësor një realitet për të gjithë.\n\n Mesazhet kryesore• Ne e dimë se mbulimi shëndetësor universal është i mundur\, le ta bëjmë atë realitet!• Shëndeti është e drejta e çdo njeriu; është koha për “shëndet për të gjithë”.• Mbulimi universal shëndetësor do të thotë që të gjithë njerëzit kanë akses në shërbimet shëndetësore cilësore\, kur dhe ku kanë nevojë\, pa vështirësi financiare.• Të paktën gjysma e njerëzve në botë nuk marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten.• Çdo vit\, rreth 100 milionë njerëz në botë kalojnë në varfëri të skajshme për shkak të shpenzimeve të tepërta për shëndetin.• Shëndeti është e drejta e çdo njeriu; të gjithë duhet të kenë informacionin dhe shërbimet që u nevojitën për t’u kujdesur për shëndetin e vet dhe të familjeve të tyre.• Cilësia\, kujdesi shëndetësor parësor i arritshëm është themeli për mbulimin shëndetësor universal.• Kujdesi shëndetësor i pasigurt dhe me cilësi të ulët dëmton shëndetin dhe kushton jashtëzakonisht shumë; ne duhet të bëjmë më shumë për të përmirësuar cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore në nivel global.• Kujdesi shëndetësor parësor duhet të jetë niveli i parë i kontaktit me sistemin shëndetësor\, kuindividët\, familjet dhe komunitetet marrin pjesën më të madhe të kujdesit të tyre shëndetësor – nga promovimi dhe parandalimi në trajtim\, rehabilitim dhe kujdes paliativ – sa më afër të jetë e mundur ku ata jetojnë dhe punojnë.• Në themel të tij kujdesi shëndetësor parësor ka të bëjë me kujdesin për njerëzit dhe me ndihmën që ata të përmirësojnë shëndetin ose të ruajnë mirëqenien e tyre\, sesa thjesht të trajtojnë një sëmundje.• Kujdesi shëndetësor parësor mbulon pjesën më të madhe të nevojave shëndetësore gjatë gjithë jetës\, duke përfshirë shërbime të tilla si shqyrtimi i problemeve shëndetësore\, vaksinat\, informacioni se si të parandalohen sëmundjet\, planifikimi familjar\, trajtimi për kushtet afatgjata dhe afatshkurtra\, koordinimi me nivele të tjera të kujdesit dhe rehabilitimit.• Një sistem shëndetësor me kujdes parësor të mirëorganizuar sjell rezultate më të mira shëndetësore\, është efikas në kosto dhe përmirëson cilësinë e kujdesit.• Kujdesi shëndetësor parësor është një mënyrë kosto-efektive dhe e barabartë për të ofruar shërbime shëndetësore cilësore\, si dhe ndihmon në mbulimin shëndetësor universal.• Punonjësit e shëndetësisë kanë një rol vendimtar për edukimin e pacientëve se si të kujdesen për shëndetin\, duke koordinuar kujdesin për ta dhe advokimin për nevojat e pacientëve te menaxherët e institucioneve shëndetësore dhe politikëbërësit.• Punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor kanë një marrëdhënie të vazhdueshme dhe të besuar me pacientët e tyre dhe njohin historinë e tyre shëndetësore; njohja e pamjes së plotë shëndetësore ndihmon në përmirësimin e kujdesit të tyre dhe kursen të ardhurat.• Punonjësit e kujdesit shëndetësor parësor njohin traditat\, kulturat dhe praktikat e komuniteteve të tyre\, duke i bërë ato të domosdoshme gjatë shpërthimit ose emergjencës.• Për ta bërë shëndetin një realitet për të gjithë\, kemi nevojë për individë dhe komunitete që kanë qasje në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë\, në mënyrë që ata të kujdesen për shëndetin e vet dhe të familjeve të tyre; për punonjës të kualifikuar shëndetësorë që ofrojnë kujdes cilësor dhe të përqendruar te njerëzit; dhe politikëbërës të angazhuar për të investuar në kujdesin shëndetësor parësor. \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-shendetit-2019/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/04/DBSH-e1554632222738.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR