BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190103T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190314T170000
DTSTAMP:20260829T090813
CREATED:20190103T145900Z
LAST-MODIFIED:20190103T145900Z
UID:8726-1546498800-1552579200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muajt e dimrit - Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve
DESCRIPTION: \nMuajt e dimrit – Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve  \nSi të mbroni shëndetin tuaj gjatë stinës së ftohtë të dimrit \n  \nZvogëloni  mundësitë për t’u rrëzuar \nZvogëloni mundësitë për t’u rrëzuar gjatë muajve të dimrit\, ku dhe rreziku për të ndodhur një ngjarje e tillë shtohet. Gjatë këtyre muajve ndodh të përballeni me klimën e acartë\, shoqëruar kjo me ngrica dhe mjegull. \nNëse ju duhet të dilni nga shtëpia\, shmangni të dilni herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira\, pasi ju nuk mund të dalloni sipërfaqet e ngrira  të cilat mund të jenë formuar në rrugë. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia \, sigurohuni të vishni këpucë të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar ( pra jo me pjesën e gomës të lëmuar apo të konsumuar) për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitjes\, si dhe mund të mbani bastun për t’ju ndihmuar gjatë lëvizjes. Kini parasysh të mos nxitoni\, dhe bëni kujdes kur dilni jashtë në oborr apo në rrugë. Sipërfaqet e betonit mund të vishen me akull dhe bëhen të rrëshkitshme  gjatë klimës së acartë. \n  \nShenjat e depresionit \nDuke ditur shenjat e depresionit\, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetësore në kohë. Shenjat e depresionit përfshijnë humbjen e besimit\, shmangien nga miqtë dhe të afërmit\, dhe humbjen e dëshirës për  të bërë ato gjëra të cilat më parë ju i  bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve\, leximi i një libri\, etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi\, dhe nëse ju përjetoni këto ndjenja\, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë.  Është normale të ndjeheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin\, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes i cili do t’ju ndihmojë në raste të tilla. \n  \n  \nDieta ushqimore është e rëndësishme \nDuke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke u ekspozuar në diell\, kur është e mundur\, ndihmojmë në shëndetin e kockave. \nGjatë përgatitjeve për stinën e ftohtë\, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshme si qumësht i konservuar\, patate\, oriz dhe makarona\, si dhe ushqime të konservuara – peshk ton e mish kutie. \n  Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi\, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi\, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave. \n  \nKini parasysh të kontrolloni medikamentet që ju merrni \nSigurohuni që t’i keni në shtëpi ilaçet që ju merrni. Kushtojini kujdes të veçantë kur ju merrni katër apo më shumë medikamente. Konsultohuni dhe rishikoni mjekimin me mjekun e familjes\, si dhe sigurohuni të keni në shtëpi mjekime për probleme shëndetësore të zakonshme . \n  \nBëhuni pjesë aktive e komunitetit ku ju banoni \nBëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do t’ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë tuaj. Qendrat komunitare mund të bëhen burim mjaft i dobishëm informimi rreth aktiviteteve lokale. Në mungesë të tyre\, përfshihuni në shoqërinë e komunitetit të komshinjve në pallatin ku ju banoni . \n  \nKujdesuni të pini sasi të mjaftueshme lëngjesh \nPërpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve ( p.sh. ujë\, pije freskuese )dhe kujdes me sasinë e alkolit të cilin ju konsumoni\, sepse në moshën e pleqërise ju  bëheni më të prekshëm nga efektet e alkoolit. Konsumimi i sasive të rekomanduara të lëngjeve luan një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e rrëzimeve\, si dhe ju bën të ndiheni më  aktiv  dhe më të fuqishëm. Rekomandohet që ju duhet të konsumoni  6-8 gota lëngje në ditë\, ku përfshihen si lëngje të ngrohta ashtu edhe të ftohta. \n  \nKini parasysh këto rregulla në lidhje me mbajtjen ngrohtë të ambienteve ku jetoni \nTemperatura ideale që duhet mbajtur në shtëpi është 21°C \, dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperatura e shtëpisë tuaj është shumë e ftohtë\, kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit tuaj në gjendje hipotermie \, si dhe të rrisë  rrezikun për kriza zemre. Megjithatë\, nëse temperatura e dhomës tuaj bëhet mjaft e lartë \, kjo mund të bëjë që ju të keni vështirësi në frymëmarrje\, të ndjeheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperaturën 18°C dhe duhet të ngrohet disa orë përpara se të bini për të fjetur\,  po ashtu pak para se të ngriheni në mëngjes. Kur lëvizni nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë\, pra nga guzhina që ju e mbani ngrohtë për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë\, kjo mund të shkaktojë një trashje të gjakut në trupin tuaj. Prandaj\, për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj në parametra normalë\, duhet të vishni një triko apo diçka tjetër kur dilni për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muajt-e-dimrit-keshilla-kryesore-drejtuar-te-moshuarve/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190314T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190317T170000
DTSTAMP:20260829T090813
CREATED:20190314T101034Z
LAST-MODIFIED:20190314T101147Z
UID:9010-1552546800-1552838400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:14 Mars Dita Botërore e veshkave
DESCRIPTION:14 MARS  \nDITA BOTËRORE E VESHKAVE \n  \nVeshka të shëndetshme për këdo dhe kudo \nSëmundjet e veshkave: Barra e sëmundjes \n  \n850 milionë njerëz në mbarë botën është vlerësuar të kenë sëmundje të veshkave nga shkaqe të ndryshme. Sëmundjet kronike të veshkave shkaktojnë të paktën 2.4 milionë vdekje në vit dhe janë shkaktari i 6-të i vdekjeve. \nDëmtimet akute të veshkave prekin mbi 13 milionë njerëz në mbarë botën\, dhe 85% e këtyre rasteve gjenden në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Si pasojë e këtyre dëmtimeve akute të veshkave është vlerësuar se vdesin rreth 1\,7 milionë njerëz çdo vit. \nPër më tepër\, sëmundjet kronike të veshkave dhe dëmtimet akute të tyre janë kontribues të rëndësishëm në rritjen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga sëmundjet e tjera dhe faktorët e rrezikut\, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare\, diabetin\, hipertensionin\, obezitetin\, si dhe infeksionet si HIV\, malaria\, tuberkulozi dhe hepatiti. Gjithashtu\, këto sëmundje te fëmijët jo vetëm që çojnë në sëmundshmëri dhe vdekshmëri të konsiderueshme gjatë fëmijërisë\, por gjithashtu rezultojnë në probleme mjekësore përtej fëmijërisë në moshë më të rritur. \n  \nSfidat për veshka të shëndetshme: pabarazitë dhe qasja (aksesi) \n  \nMe gjithë barrën në rritje të sëmundjeve të veshkave në mbarë botën\, kontrasti dhe pabarazia në kujdesin shëndetësor ndaj personave me sëmundje të veshkave janë ende të përhapura. Sëmundjet kronike të veshkave dhe dëmtimet akute të tyre shpesh shkaktohen si pasojë e kushteve shoqërore në të cilat njerëzit lindin\, rriten\, jetojnë\, punojnë\, duke përfshirë moshën\, varfërinë\, diskriminimin gjinor\, mungesën e arsimit\, rreziqet në punë dhe ndotjen. \nTransplantimi konsiderohet trajtimi me kosto më efektive i sëmundjeve kronike të veshkave. Kërkesat për infrastrukturë fizike dhe ligjore\, si dhe paragjykimet kulturore kundër dhurimit të organeve shpesh paraqesin barriera në shumë vende\, duke e bërë dializën mundësinë e  parazgjedhur. \nMegjithatë\, përderisa politikat dhe strategjitë kombëtare për sëmundjet jo të transmetueshme në përgjithësi janë të pranishme në shumë vende\, shpesh mungojnë politikat specifike të drejtuara ndaj depistimit\, parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve të veshkave. Më shumë se gjysma (53%) e vendeve që kanë një strategji gjithëpërfshirëse të sëmundjeve jo të transmetueshme (NCD) nuk kanë udhëzues apo strategji të menaxhimit për përmirësimin e kujdesit ndaj njerëzve me sëmundje kronike të veshkave. \nKëtë vit\, Dita Botërore e Veshkave ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për barrën e lartë dhe në rritje të sëmundjeve të veshkave në mbarë botën dhe nevojën për strategji për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të veshkave. \n “Veshka të shëndetshme për të gjithë” bën thirrje për mbulim shëndetësor universal për parandalimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave. \nQëllimi përfundimtar i një politike të mbulimit shëndetësor universal është promovimi i shëndetit të popullatës duke siguruar qasje universale\, të qëndrueshme\, dhe të barabartë në kujdesin shëndetësor për të gjitha grupet socio-ekonomike. \nNë mënyrë të veçantë\, Dita Botërore e Veshkave u bën thirrje të gjithëve që të advokojnë për masa konkrete në çdo vend për të përmirësuar kujdesin ndaj veshkave: \n  \n\nInkurajimi dhe adoptimi i stileve të shëndetshme të jetesës (akses për ujë të pastër\, aktivitet fizik\, dietë të shëndetshme\, kontrolli ndaj duhanit). Shumë lloje të sëmundjeve të veshkave mund të parandalohen\, shtyhen dhe/ose mbahen nën kontroll kur ekzistojnë masat e duhura parandaluese.\nKryerja e depistimit për sëmundjet e veshkave në kujdesin shëndetësor parësor duke përfshirë (p.sh. testet e urinës dhe gjakut). Depistimi i individëve me rrezik të lartë\, diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi është me kosto efektive për të parandaluar ose vonuar sëmundjet në veshka që shkojnë në fazën e fundit të sëmundjes.\nSigurimi që pacientët me sëmundje të veshkave të marrin shërbimet bazë shëndetësore për të cilat ata kanë nevojë (p.sh. presionin e gjakut\, kontrollin e kolesterolit\, medikamentet kryesore) për të vonuar progresin e sëmundjes pa vuajtur vështirësi financiare.\nThirrja për politika qeverisëse transparente\, akses të barabartë dhe të qëndrueshëm në shërbimet e kujdesit shëndetësor të avancuar (p.sh.\, dializë dhe transplant të veshkave) dhe mbrojtje më të mirë financiare (p.sh. subvencionet) që sa më shumë burime të bëhen të disponueshme. Thyerja e pengesave social-ekonomike dhe zgjerimi i qasjes në shërbime gjithëpërfshirëse për të plotësuar nevojat e popullsisë\, janë thelbësore për të garantuar barazi dhe cilësi në kujdesin shëndetësor ndaj personave me sëmundje të veshkave.\n\n  \nVeshka të shëndetshme për këdo dhe kudo \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/14-mars-dita-boterore-e-veshkave/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/14-MARS.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190314T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190314T170000
DTSTAMP:20260829T090813
CREATED:20190405T085814Z
LAST-MODIFIED:20190405T085814Z
UID:9078-1552546800-1552579200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita e Verës
DESCRIPTION:
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-e-veres/
END:VEVENT
END:VCALENDAR