BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190103T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190314T170000
DTSTAMP:20260829T095537
CREATED:20190103T145900Z
LAST-MODIFIED:20190103T145900Z
UID:8726-1546498800-1552579200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muajt e dimrit - Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve
DESCRIPTION: \nMuajt e dimrit – Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve  \nSi të mbroni shëndetin tuaj gjatë stinës së ftohtë të dimrit \n  \nZvogëloni  mundësitë për t’u rrëzuar \nZvogëloni mundësitë për t’u rrëzuar gjatë muajve të dimrit\, ku dhe rreziku për të ndodhur një ngjarje e tillë shtohet. Gjatë këtyre muajve ndodh të përballeni me klimën e acartë\, shoqëruar kjo me ngrica dhe mjegull. \nNëse ju duhet të dilni nga shtëpia\, shmangni të dilni herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira\, pasi ju nuk mund të dalloni sipërfaqet e ngrira  të cilat mund të jenë formuar në rrugë. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia \, sigurohuni të vishni këpucë të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar ( pra jo me pjesën e gomës të lëmuar apo të konsumuar) për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitjes\, si dhe mund të mbani bastun për t’ju ndihmuar gjatë lëvizjes. Kini parasysh të mos nxitoni\, dhe bëni kujdes kur dilni jashtë në oborr apo në rrugë. Sipërfaqet e betonit mund të vishen me akull dhe bëhen të rrëshkitshme  gjatë klimës së acartë. \n  \nShenjat e depresionit \nDuke ditur shenjat e depresionit\, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetësore në kohë. Shenjat e depresionit përfshijnë humbjen e besimit\, shmangien nga miqtë dhe të afërmit\, dhe humbjen e dëshirës për  të bërë ato gjëra të cilat më parë ju i  bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve\, leximi i një libri\, etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi\, dhe nëse ju përjetoni këto ndjenja\, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë.  Është normale të ndjeheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin\, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes i cili do t’ju ndihmojë në raste të tilla. \n  \n  \nDieta ushqimore është e rëndësishme \nDuke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke u ekspozuar në diell\, kur është e mundur\, ndihmojmë në shëndetin e kockave. \nGjatë përgatitjeve për stinën e ftohtë\, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshme si qumësht i konservuar\, patate\, oriz dhe makarona\, si dhe ushqime të konservuara – peshk ton e mish kutie. \n  Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi\, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi\, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave. \n  \nKini parasysh të kontrolloni medikamentet që ju merrni \nSigurohuni që t’i keni në shtëpi ilaçet që ju merrni. Kushtojini kujdes të veçantë kur ju merrni katër apo më shumë medikamente. Konsultohuni dhe rishikoni mjekimin me mjekun e familjes\, si dhe sigurohuni të keni në shtëpi mjekime për probleme shëndetësore të zakonshme . \n  \nBëhuni pjesë aktive e komunitetit ku ju banoni \nBëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do t’ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë tuaj. Qendrat komunitare mund të bëhen burim mjaft i dobishëm informimi rreth aktiviteteve lokale. Në mungesë të tyre\, përfshihuni në shoqërinë e komunitetit të komshinjve në pallatin ku ju banoni . \n  \nKujdesuni të pini sasi të mjaftueshme lëngjesh \nPërpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve ( p.sh. ujë\, pije freskuese )dhe kujdes me sasinë e alkolit të cilin ju konsumoni\, sepse në moshën e pleqërise ju  bëheni më të prekshëm nga efektet e alkoolit. Konsumimi i sasive të rekomanduara të lëngjeve luan një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e rrëzimeve\, si dhe ju bën të ndiheni më  aktiv  dhe më të fuqishëm. Rekomandohet që ju duhet të konsumoni  6-8 gota lëngje në ditë\, ku përfshihen si lëngje të ngrohta ashtu edhe të ftohta. \n  \nKini parasysh këto rregulla në lidhje me mbajtjen ngrohtë të ambienteve ku jetoni \nTemperatura ideale që duhet mbajtur në shtëpi është 21°C \, dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperatura e shtëpisë tuaj është shumë e ftohtë\, kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit tuaj në gjendje hipotermie \, si dhe të rrisë  rrezikun për kriza zemre. Megjithatë\, nëse temperatura e dhomës tuaj bëhet mjaft e lartë \, kjo mund të bëjë që ju të keni vështirësi në frymëmarrje\, të ndjeheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperaturën 18°C dhe duhet të ngrohet disa orë përpara se të bini për të fjetur\,  po ashtu pak para se të ngriheni në mëngjes. Kur lëvizni nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë\, pra nga guzhina që ju e mbani ngrohtë për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë\, kjo mund të shkaktojë një trashje të gjakut në trupin tuaj. Prandaj\, për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj në parametra normalë\, duhet të vishni një triko apo diçka tjetër kur dilni për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muajt-e-dimrit-keshilla-kryesore-drejtuar-te-moshuarve/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190204
DTEND;VALUE=DATE:20190205
DTSTAMP:20260829T095537
CREATED:20190204T091602Z
LAST-MODIFIED:20190204T092702Z
UID:8870-1549234800-1549321199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit\, 4 shkurt 2019
DESCRIPTION:DITA BOTËRORE E LUFTËS KUNDËR KANCERIT 2019-2021 \n“Unë jam\, unë do t’ia dal” \n  \nDita Botërore e Luftës Kundër Kancerit\, 4 shkurti\, është e vetmja iniciativë\, ku të gjithë mund të bashkohen në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Kanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë. Koha për të vepruar është tani \nDita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit\, si dhe për të treguar se zgjidhjet nuk janë të pamundura; ato ekzistojnë gjatë gjithë periudhës së kancerit dhe janë brenda mundësive tona. Në këtë ditë ne kërkojmë angazhimin tuaj për ndërmarrjen e veprimeve pozitive kundër kancerit. Ne besojmë se po të veprojmë sot\, mund të arrijmë objektivin botëror duke zvogëluar me 25% vdekjet e parakohshme nga kanceri dhe sëmundjet jo të transmetueshme. Le të bashkohemi të gjithë në 4 shkurt për një botë me më pak të sëmurë me kancer. \n  \n“Unë jam\, unë do t’ia dal” \n  \nKy mesazh përcjell nevojën që të gjithë\, në mënyrë individuale ose së bashku\, mund të ndihmojë në uljen e barrës globale të kancerit. \nKanceri mund të prekë çdo njeri në mënyra të ndryshme\, por secili ka fuqi të veprojë dhe të marrë masa në uljen e ndikimit të sëmundjes tek individët\, familjet dhe komunitetet. Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit është një mundësi për të reflektuar mbi atë çka mund të bëni. \nÇdo vit në 4 shkurt\, kjo ditë fuqizon komunitetet dhe individët në mbarë botën për të treguar mbështetje\, për të ngritur zërin kolektiv\, për të ndërmarrë veprime personale dhe për të rritur presionin te qeveritë tona që të bëjnë më shumë në luftën kundër kancerit. \nKanceri është një çështje shëndetësore dhe njerëzore. Sot\, 9.6 milionë njerëz vdesin çdo ditë nga kanceri\, duke e bërë atë shkakun e dytë të vdekshmërisë në mbarë botën. Sot 1/3 e kancerit mund të parandalohet; kjo na jep të gjithëve çdo arsye për të vepruar. \n  \nDisa nga çështjet më urgjente për kancerin – zbulo se si kanceri na prek të gjithëve\, si dhe fuqinë që kemi për të zvogëluar incidencën në rritje të tij. \n  \n\nNdërgjegjësimi\, të kuptuarit\, mitet dhe keqinformimet\n\nRritja e vetëdijes\, informacioni i saktë dhe njohja e problemit mund të na ndihmojnë që të njohim herët shenjat paralajmëruese\, të bëjmë zgjedhje të informuara për shëndetin tonë dhe të luftojmë frikën dhe keqkuptimet rreth kancerit. \n  \n\nRritja e aftësive të profesionistëve të shëndetit\n\nKanceri është shkaktari i dytë i vdekshmërisë në mbarë botën. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë. Koha për të vepruar është tani. Një ndër mënyrat për të arritur progres në uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë nga kanceri është përmirësimi i njohurive dhe aftësive të profesionistëve të shëndetit për depistimin\, diagnostikimin dhe kapjen e hershme të kancerit\, si dhe kujdesin ndaj tij nëpërmjet ofrimit të trajnimeve për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe profesionistët e tjerë si psikologë\, punonjës socialë\, etj. \n  \n\nBarazi në marrjen e shërbimeve për të sëmurët me kancer\n\nDiagnostikimi në kohë dhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë i barabartë për të gjithë\, pavarësisht se cili je\, cili është niveli yt arsimor\, të ardhurat apo vendi në të cilin jeton. Duke mbyllur hendekun e pabarazisë\, ne mund të shpëtojmë mijëra jetë njerëzish. \n  \n\nParandalimi dhe ulja e rrezikut\n\nTë paktën 1/3 e sëmundjeve kancerogjene janë të parandalueshme duke na dhënë arsyet që të bëjmë zgjedhje të shëndetshme dhe të ndërmarrim strategji parandaluese\, në mënyrë që të kemi mundësi të parandalojmë dhe të ulim rreziqet ndaj kancerit.  \n  \n\nPërtej ndikimit fizik\, ai mendor dhe emocional\n\nKujdesi cilësor për kancerin përshin dinjitetin\, respektin mbështetjen dhe dashurinë. Kujdesi cilësor nuk konsideron vetëm ndikimin fizik të kancerit por respekton mirëqenien emocionale\, seksuale dhe sociale të çdo individi të sëmurë. \n  \n\nTë punojmë të gjithë bashkë\n\nStrategjitë bashkëpunuese që përfshijnë shoqërinë civile\, kompanitë\, qytetet\, organizatat dhe agjencitë ndërkombëtare\, institucionet kërkimore shkencore dhe akademike\, janë mënyrat më të mira për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen\, si dhe presionin mbi qeveritë për zgjidhje gjithëpërfshirëse për këtë problem. Përpjekjet e përbashkëta na çojnë drejt ndërhyrjeve të mëdha në çdo nivel. \n  \nA E DINI SE? \n9.6 milionë njerëz vdesin çdo vit nga kanceri-ky numër parashikohet të dyfishohet në vitin 2030. \n70% e vdekjeve nga kanceri ndodh në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. \nVendet me të ardhura të ulëta kanë më pak se 30% të shërbimeve shëndetësore për trajtimin e kancerit\, krahasuar me 90% të shërbimeve shëndetësore që kanë vendet me të ardhura të larta. \nPërafërsisht 3.7 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëpërmjet strategjive të duhura të parandalimit\, kapjes së hershme\, trajtimit në kohë dhe cilësor të kancerit. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/4-shkurt-dita-boterore-e-luftes-kunder-kancerit-2019-2021/
CATEGORIES:Advertisement,Anentss
END:VEVENT
END:VCALENDAR