BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190103T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190314T170000
DTSTAMP:20260829T110248
CREATED:20190103T145900Z
LAST-MODIFIED:20190103T145900Z
UID:8726-1546498800-1552579200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muajt e dimrit - Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve
DESCRIPTION: \nMuajt e dimrit – Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve  \nSi të mbroni shëndetin tuaj gjatë stinës së ftohtë të dimrit \n  \nZvogëloni  mundësitë për t’u rrëzuar \nZvogëloni mundësitë për t’u rrëzuar gjatë muajve të dimrit\, ku dhe rreziku për të ndodhur një ngjarje e tillë shtohet. Gjatë këtyre muajve ndodh të përballeni me klimën e acartë\, shoqëruar kjo me ngrica dhe mjegull. \nNëse ju duhet të dilni nga shtëpia\, shmangni të dilni herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira\, pasi ju nuk mund të dalloni sipërfaqet e ngrira  të cilat mund të jenë formuar në rrugë. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia \, sigurohuni të vishni këpucë të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar ( pra jo me pjesën e gomës të lëmuar apo të konsumuar) për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitjes\, si dhe mund të mbani bastun për t’ju ndihmuar gjatë lëvizjes. Kini parasysh të mos nxitoni\, dhe bëni kujdes kur dilni jashtë në oborr apo në rrugë. Sipërfaqet e betonit mund të vishen me akull dhe bëhen të rrëshkitshme  gjatë klimës së acartë. \n  \nShenjat e depresionit \nDuke ditur shenjat e depresionit\, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetësore në kohë. Shenjat e depresionit përfshijnë humbjen e besimit\, shmangien nga miqtë dhe të afërmit\, dhe humbjen e dëshirës për  të bërë ato gjëra të cilat më parë ju i  bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve\, leximi i një libri\, etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi\, dhe nëse ju përjetoni këto ndjenja\, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë.  Është normale të ndjeheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin\, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes i cili do t’ju ndihmojë në raste të tilla. \n  \n  \nDieta ushqimore është e rëndësishme \nDuke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke u ekspozuar në diell\, kur është e mundur\, ndihmojmë në shëndetin e kockave. \nGjatë përgatitjeve për stinën e ftohtë\, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshme si qumësht i konservuar\, patate\, oriz dhe makarona\, si dhe ushqime të konservuara – peshk ton e mish kutie. \n  Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi\, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi\, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave. \n  \nKini parasysh të kontrolloni medikamentet që ju merrni \nSigurohuni që t’i keni në shtëpi ilaçet që ju merrni. Kushtojini kujdes të veçantë kur ju merrni katër apo më shumë medikamente. Konsultohuni dhe rishikoni mjekimin me mjekun e familjes\, si dhe sigurohuni të keni në shtëpi mjekime për probleme shëndetësore të zakonshme . \n  \nBëhuni pjesë aktive e komunitetit ku ju banoni \nBëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do t’ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë tuaj. Qendrat komunitare mund të bëhen burim mjaft i dobishëm informimi rreth aktiviteteve lokale. Në mungesë të tyre\, përfshihuni në shoqërinë e komunitetit të komshinjve në pallatin ku ju banoni . \n  \nKujdesuni të pini sasi të mjaftueshme lëngjesh \nPërpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve ( p.sh. ujë\, pije freskuese )dhe kujdes me sasinë e alkolit të cilin ju konsumoni\, sepse në moshën e pleqërise ju  bëheni më të prekshëm nga efektet e alkoolit. Konsumimi i sasive të rekomanduara të lëngjeve luan një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e rrëzimeve\, si dhe ju bën të ndiheni më  aktiv  dhe më të fuqishëm. Rekomandohet që ju duhet të konsumoni  6-8 gota lëngje në ditë\, ku përfshihen si lëngje të ngrohta ashtu edhe të ftohta. \n  \nKini parasysh këto rregulla në lidhje me mbajtjen ngrohtë të ambienteve ku jetoni \nTemperatura ideale që duhet mbajtur në shtëpi është 21°C \, dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperatura e shtëpisë tuaj është shumë e ftohtë\, kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit tuaj në gjendje hipotermie \, si dhe të rrisë  rrezikun për kriza zemre. Megjithatë\, nëse temperatura e dhomës tuaj bëhet mjaft e lartë \, kjo mund të bëjë që ju të keni vështirësi në frymëmarrje\, të ndjeheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperaturën 18°C dhe duhet të ngrohet disa orë përpara se të bini për të fjetur\,  po ashtu pak para se të ngriheni në mëngjes. Kur lëvizni nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë\, pra nga guzhina që ju e mbani ngrohtë për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë\, kjo mund të shkaktojë një trashje të gjakut në trupin tuaj. Prandaj\, për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj në parametra normalë\, duhet të vishni një triko apo diçka tjetër kur dilni për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muajt-e-dimrit-keshilla-kryesore-drejtuar-te-moshuarve/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190121T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190127T170000
DTSTAMP:20260829T110248
CREATED:20190117T115102Z
LAST-MODIFIED:20190117T115156Z
UID:8771-1548054000-1548604800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës
DESCRIPTION: \n  \nDisa pyetje dhe përgjigje lidhur me kancerin e qafës së mitrës \nÇfarë është kanceri i qafës së mitrës\nKanceri i qafës së mitrës është një lloj kanceri i cili zhvillohet në qafën e mitrës së një femre dhe është kanceri i dytë më i zakonshëm te femrat\, veçanërisht në vendet në zhvillim. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme e megjithatë\, ai mbetet shkak i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në mbarë botën. \n  \nNga se shkaktohet kanceri i qafës së mitrës?\nKanceri i qafës së mitrës shkaktohet nga infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit të papilomës humane- HPV\, një infeksion i zakonshëm i traktit riprodhues që transmetohet seksualisht. Ka shumë lloje të HPV-së\, por jo të gjitha shkaktojnë probleme. Kryesisht llojet 16 e 18 të HPV-së\, njihen si lloje me rrezik të lartë kancershkaktues të kancerit të qafës së mitrës te gratë. \n \nTë gjitha gratë mund të preken nga kanceri i qafës së mitrës?\nÇdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës\, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale\, ka partnerë seksual të shumtë\, ka partnerë të cilët kanë apo kanë patur shumë partnere seksuale\, ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm\, përdor në mënyrë abuzive duhanin apo ka imunitet të ulët. \n  \nÇfarë shenjash ka kanceri i qafës së mitrës?\nShumica e infeksioneve nga HPV nuk kanë shenja dhe kalojnë në mënyrë spontane. Kur shfaqen shenjat mund të përfshijnë: gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale\, gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale\, dhimbje mesi apo në fund të barkut\, lodhje\, humbje peshe dhe oreksi\, parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale\, dhimbje gjatë kontaktit seksual\, etj. Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda. \n \nSi parandalohet kanceri i qafës së mitrës?\nPothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet depistimit/kontrrollit dhe vaksinimit. \n \nÇfarë është depistimi për kancerin e qafës së mitrës?\nDepistimi/kontrolli për kancerin e qafës së mitrës është testimi për të kapur fazat parakanceroze dhe kancerin te gratë\, të cilat akoma nuk kanë simptoma dhe mund të ndihen të shëndetshme dhe gjithashtu kur trajtimi ka një mundësi të lartë për shërim. Aktualisht janë në dispozicion disa lloje testesh depistuese: Pap testi\, kontrolli pamor me acid acetik/VIA\, testimi për HPV me rrezik të lartë\, si dhe kolposkopia. \n  \nÇfarë është Pap testi?\nPap testi është një test tradicional depistues\, i shpejtë\, i thjeshtë\, jo i dhimbshëm\, zgjat vetëm pak minuta\, por mund të shpëtojë jetën e një femre. Pap testi mund të kryhet ambulatorisht në \n  \nnjë klinikë apo spital. Nëse rezultati i Pap testit është normal\, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Nëse rezultati i Pap testit del jonormal\, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës\, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Nëse Pap testi tregon një dyshim apo gjendje jonormale\, mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo kërkon të kryhen ekzaminime të tjera shtesë. \n  \nPo testimi për HPV çfarë është?\nTestimi për HPV është metodë testimi që bazohet në zbulimin e ADN-së së HPV me rrezik të lartë në mostrat vaginale ose të qafës së mitrës. Në testimin për HPV\, merret një mostër qelizash duke futur në vaginë një furçë të vogël. Mostra mund të mblidhet dhe nga vetë gruaja duke e udhëzuar paraprakisht. Një test pozitiv HPV nuk konfirmon se gruaja ka parakancer; ai vetëm konfirmon se ka një infeksion me HPV. Testimi për HPV rekomandohet për çdo grua duke filluar nga mosha 30 vjeç. Por\, edhe pse kanceri i qafës së mitrës është i rrallë para moshës 30 vjeç\, depistimi mund të bëhet dhe te gratë më të reja se 30 vjeç nëse vihet re rrezik i lartë. \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon depistimin për çdo grua seksualisht aktive nga mosha 30 deri në 49 vjeç\, të paktën një herë në jetë dhe në mënyrë ideale më shpesh. \n  \nÇfarë është vaksina kundër HPV-së?\nVaksinimi kundër HPV-së redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Aktualisht në dispozicion janë disa lloje vaksinash që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër llojeve kancershkaktuese të HPV. Studimet tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV nëse aplikohen para ekspozimit të HPV-së. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 9-13 vjeç. Ndërhyrje të tjera parandaluese përveç depistimit dhe vaksinimit\, të rekomanduara nga OBSH si për djemtë dhe për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale e fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi i përdorimit të prezervativit për ata që kryejnë aktivitet seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit\, rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë\, familjet e tyre e komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm. \n  \nSi trajtohet kanceri i qafës së mitrës?\nDepistimi në vetvete nuk ka asnjë vlerë parandaluese nëse nuk lidhet me trajtimin e rasteve parakanceroze të qafës së mitrës. Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët\, është më i lehtë për t’u trajtuar\, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë. \nNë disa raste\, pjesët jonormale duhen hequr që të mos përparojnë në kancer të qafës së mitrës. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë dhe jo gjithmonë kërkon shtrim në spital. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë në të ardhmen. Gratë që janë trajtuar për parakancer të qafës së mitrës duhet të ndiqen dhe trajtohen pas 12 muajsh. Nëse më pas shenjat e kancerit të qafës së mitrës janë të pranishme\, mundësitë e trajtimit përfshijnë kirurgjinë\, radioterapinë dhe kimioterapinë. \n  \nNëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët\, është më i lehtë për t’u trajtuar\, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/8771/
CATEGORIES:Advertisement
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2019/01/Web-Ka.-Qafes-Mitres.jpg-poster.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR