BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20190101
DTEND;VALUE=DATE:20190103
DTSTAMP:20260829T110248
CREATED:20190101T084333Z
LAST-MODIFIED:20190405T084634Z
UID:9068-1546297200-1546469999@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Festat e Vitit të Ri
DESCRIPTION:
URL:https://www.ishp.gov.al/event/festat-e-vitit-te-ri/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190103T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190103T170000
DTSTAMP:20260829T110248
CREATED:20190103T144923Z
LAST-MODIFIED:20190103T150620Z
UID:8722-1546498800-1546531200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Si të ruajmë shëndetin nga i ftohti dhe ngricat
DESCRIPTION: \nSi të ruajmë shëndetin nga i ftohti dhe ngricat \nGjatë dimrit\, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. \nNëse qëndroni gjatë në të ftohtë\, temperatura trupore mund të bjerë nën 35° C e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin; shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe  përshpejtim të ritmit të zemrës. Gjatë qëndrimit jashtë\, pjesët më të ekspozuara si koka\, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë\, skuqen dhe dhembin\, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhimbshme. \nNëse kryeni sforcim fizike në ambiente të jashtme\, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës. \n  \nDimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj\, por ju mund të jeni mirë nëse ndiqni këto këshilla:  \n\nVishuni ngrohtë dhe përdorni shall\, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtmedhe tëftohta.\nEvitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta\, me erë dhe sidomoskur jeni tëlagur.\nEvitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona tëdarkës.\nEcni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtëxhepave.\nUshqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi\, bishtajoret\, perimet\, drithërat\, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dheminerale.\nPini sa më shumë ujë dhe lëngje\, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht nështëpi.\nQëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here. Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C\, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi. Mund të mbani një enë me ujë tek radiatori për të siguruar lagështinë e ajrit. Sigurohuni gjithashtu që dyert dhe dritaret të jenë të izoluara sa më mirë. Edhe mbingrohjet e shtëpisë mund të jenë të dëmshme ashtu si dhe ngrohjet medru apo gaz\, që mund të çlirojnë gazra të dëmshme për organizmin. Ndaj duhet që ambientet e brendshme të ajrosen mirë disa herë gjatë ditës\, dhe të siguroheni që nuk keni rrjedhje gazrash.\n\n  \nDisa nga sëmundjet që mund të shfaqen ose përkeqësohen si pasojë e të ftohtit në dimër janë: \n\nSëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes: skuqje apo dhimbje deri në infeksiontë bajameve\, veshëve\, hundës dhe sinuseve(sinuzite).\nSëmundje të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes: gripi dhe viroza të ndryshme\, acarim i astmës deri në infeksione tëmushkërisë.\nDhimbje koke si pasojë e spazmave/ngushtimit të enëve të gjakut nëkokë.\nRritje e tensionit arterial dhe përkeqësim të tij tek të sëmurëtkronikë.\nShtrëngime gjoksi deri në infarkte tëzemrës.\nProbleme të qarkullimit të gjakut si: morthi\, sklerodermia\,etj..\nFraktura\, ndrydhje dhe dëmtime të tjera si pasojë e rrëshqitjeve nëakull.\nNgrirjet e ekstremiteteve deri në amputime (prerje) tëtyre\n\n  \nPër t‘u mbrojtur nga virozat e ndryshme të stinës së ftohtë\, të gjithë personat me faktorë risku (përveç foshnjave nën 6 muajsh) duhet të vaksinohen me vaksinën antigrip vit pas viti.  \nNëse sëmureni: \n\nme grip apo një nga virozat estinës:\n\n\nPërdorni medikamente për të ulur temperaturën- Paracetamol kur ajo të rritet mbi 38-38\,5° C. Nëse temperatura zgjat për më shumë se 3-5 ditë dhe është mjaft rebele\, atëherë drejtohuni tek mjeku ifamiljes.\nPër të qetësuar kollën\, përdorni qumësht me mjaltë\, çaj me sherebelë\, dafinë\, bli\, etj dhe ajrosni herë pas hereambientet.\nUshqehuni më mirë dhe me sa më shumë lëng mishi (sidomos lëng pule)\,fruta\, perime\, duke mos harruar edhe shtimin e lëngjeve. Disa ushqime me veti anti- inflamatore apo anti-mikrobiale\, shumë të mira për mbrojtjen imunitare\, janë: xhinxheri\, mjalti\, hudhra\, qepa\, agrumet\, lakra\, specat\, mollët dhe dardhët e pjekura\, ekinacea\,etj…\nFutni këmbët në ujë të ngrohtë për 10 minuta nëdarkë.\nMos përdorni antibiotikë\, pa këshillën emjekut.\n\n\nNë rastet kur temperatura e pacientit vazhdon të mos bjerë\, fillon të shfaqet vështirësianë frymëmarrje\, dhimbje veshi\, fyti\, koke\, apo kraharori dhe gjendja e përgjithshme rëndohet\, atëherë mund të keni një infeksion të rrugëve të sipërme apo të poshtme të frymëmarrjes\, për të cilin duhet të konsultoheni patjetër me mjekuntuaj.\nNëse keni probleme të qarkullimit të gjakut si: morthi\, scleroderma\, etj…nuk duhet të dilni nga shtëpia pa përdorur kremrat e këshilluar nga mjeku dhe duhet të mbani sa më ngrohtë pjesët e ekspozuara duke përdorur dorashka leshi\, shall\, kapuç\,etj\nNëse qëndroni gjatë në të ftohtë\, organizmi juaj nuk arrin të prodhojë aq nxehtësi sa harxhon\, dhe ju do të filloni të vuani nga ulja e temperaturës trupore e me kalimin e kohës do të ndiheni të lodhur\, të mpirë dhe konfuzë. Kjo\, pasi si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në tru; ai fillon të mos mendojë qartë dhe pastaj lëvizjet fillojnë të ngadalësohen\, deri kur temperatura e trupit të bjerë nën 35° C deri në ngrirje. Shenjat e para të ngrirjes janë mungesa e ndjeshmërisë\, skuqja dhe dhimbjet në indet e lëkurës dhe nënlëkurës në ekstremitete (kokë\, këmbë e duar) dhe zonat më të ekspozuara si fytyra\, veshët\, etj. Në raste të tilla nuk duhet të masazhohen pjesët e ngrira\, por duhet të futeni menjëherë në një ambient të ngrohtë dhe të pini pije të ngrohta që të rrisin temperaturën e trupit\, duke evituar përdorimin e alkoolit. Kujdes nëse lëkura merr ngjyrë të zbehtë deri në të verdhë- jeshile\, pasi mund të shkojë deri në gangrenizim që kërkon dhe amputimin e tyre.\n\n  \n \n  \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/si-te-ruajme-shendetin-nga-i-ftohti-dhe-ngricat/
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20190103T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20190314T170000
DTSTAMP:20260829T110248
CREATED:20190103T145900Z
LAST-MODIFIED:20190103T145900Z
UID:8726-1546498800-1552579200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Muajt e dimrit - Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve
DESCRIPTION: \nMuajt e dimrit – Këshilla kryesore drejtuar të moshuarve  \nSi të mbroni shëndetin tuaj gjatë stinës së ftohtë të dimrit \n  \nZvogëloni  mundësitë për t’u rrëzuar \nZvogëloni mundësitë për t’u rrëzuar gjatë muajve të dimrit\, ku dhe rreziku për të ndodhur një ngjarje e tillë shtohet. Gjatë këtyre muajve ndodh të përballeni me klimën e acartë\, shoqëruar kjo me ngrica dhe mjegull. \nNëse ju duhet të dilni nga shtëpia\, shmangni të dilni herët në mëngjes apo në mbrëmje kur ka rënë errësira\, pasi ju nuk mund të dalloni sipërfaqet e ngrira  të cilat mund të jenë formuar në rrugë. Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia \, sigurohuni të vishni këpucë të cilat kanë gomë të dhëmbëzuar ( pra jo me pjesën e gomës të lëmuar apo të konsumuar) për të zvogëluar mundësinë e rrëshqitjes\, si dhe mund të mbani bastun për t’ju ndihmuar gjatë lëvizjes. Kini parasysh të mos nxitoni\, dhe bëni kujdes kur dilni jashtë në oborr apo në rrugë. Sipërfaqet e betonit mund të vishen me akull dhe bëhen të rrëshkitshme  gjatë klimës së acartë. \n  \nShenjat e depresionit \nDuke ditur shenjat e depresionit\, ju do të keni mundësi të kërkoni ndihmë shëndetësore në kohë. Shenjat e depresionit përfshijnë humbjen e besimit\, shmangien nga miqtë dhe të afërmit\, dhe humbjen e dëshirës për  të bërë ato gjëra të cilat më parë ju i  bënit me dëshirë (kujdesi ndaj luleve\, leximi i një libri\, etj.). Dimri mund të kthehet në një periudhë të gjatë vetmie dhe izolimi\, dhe nëse ju përjetoni këto ndjenja\, nuk jeni i vetmi që ju ndodh një gjë e tillë.  Është normale të ndjeheni me humor të rënë ndonjëherë. Nëse gjendje të tilla zgjasin\, atëherë duhet të kontaktoni mjekun e familjes i cili do t’ju ndihmojë në raste të tilla. \n  \n  \nDieta ushqimore është e rëndësishme \nDuke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke u ekspozuar në diell\, kur është e mundur\, ndihmojmë në shëndetin e kockave. \nGjatë përgatitjeve për stinën e ftohtë\, sigurohuni që të keni në shtëpi ushqimet e domosdoshme si qumësht i konservuar\, patate\, oriz dhe makarona\, si dhe ushqime të konservuara – peshk ton e mish kutie. \n  Jeni 80% më të rrezikuar nga gripi apo ftohja në dimër nëse nuk keni imunitet të fortë. Prodhimet si djathi\, qumështi dhe kosi janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe vitaminave A dhe B12. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë kalciumi\, i cili është i domosdoshëm për shëndetin e kockave. \n  \nKini parasysh të kontrolloni medikamentet që ju merrni \nSigurohuni që t’i keni në shtëpi ilaçet që ju merrni. Kushtojini kujdes të veçantë kur ju merrni katër apo më shumë medikamente. Konsultohuni dhe rishikoni mjekimin me mjekun e familjes\, si dhe sigurohuni të keni në shtëpi mjekime për probleme shëndetësore të zakonshme . \n  \nBëhuni pjesë aktive e komunitetit ku ju banoni \nBëhuni aktiv dhe përfshihuni në komunitet. Kjo do t’ju ndihmojë për të mos u izoluar në vetminë tuaj. Qendrat komunitare mund të bëhen burim mjaft i dobishëm informimi rreth aktiviteteve lokale. Në mungesë të tyre\, përfshihuni në shoqërinë e komunitetit të komshinjve në pallatin ku ju banoni . \n  \nKujdesuni të pini sasi të mjaftueshme lëngjesh \nPërpiquni të konsumoni sasinë e nevojshme të lëngjeve ( p.sh. ujë\, pije freskuese )dhe kujdes me sasinë e alkolit të cilin ju konsumoni\, sepse në moshën e pleqërise ju  bëheni më të prekshëm nga efektet e alkoolit. Konsumimi i sasive të rekomanduara të lëngjeve luan një rol mjaft të rëndësishëm në parandalimin e rrëzimeve\, si dhe ju bën të ndiheni më  aktiv  dhe më të fuqishëm. Rekomandohet që ju duhet të konsumoni  6-8 gota lëngje në ditë\, ku përfshihen si lëngje të ngrohta ashtu edhe të ftohta. \n  \nKini parasysh këto rregulla në lidhje me mbajtjen ngrohtë të ambienteve ku jetoni \nTemperatura ideale që duhet mbajtur në shtëpi është 21°C \, dhe mundësisht duhet mbajtur konstante. Nëse temperatura e shtëpisë tuaj është shumë e ftohtë\, kjo mund të rrisë rrezikun e kalimit të trupit tuaj në gjendje hipotermie \, si dhe të rrisë  rrezikun për kriza zemre. Megjithatë\, nëse temperatura e dhomës tuaj bëhet mjaft e lartë \, kjo mund të bëjë që ju të keni vështirësi në frymëmarrje\, të ndjeheni të lodhur dhe të këputur. Dhoma e gjumit duhet të jetë në temperaturën 18°C dhe duhet të ngrohet disa orë përpara se të bini për të fjetur\,  po ashtu pak para se të ngriheni në mëngjes. Kur lëvizni nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë\, pra nga guzhina që ju e mbani ngrohtë për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë\, kjo mund të shkaktojë një trashje të gjakut në trupin tuaj. Prandaj\, për të ruajtur temperaturën e trupit tuaj në parametra normalë\, duhet të vishni një triko apo diçka tjetër kur dilni për në dhomën tjetër e cila është e ftohtë. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/muajt-e-dimrit-keshilla-kryesore-drejtuar-te-moshuarve/
END:VEVENT
END:VCALENDAR