BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20181123T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20181130T170000
DTSTAMP:20260829T113945
CREATED:20181123T093258Z
LAST-MODIFIED:20181123T093258Z
UID:8507-1542956400-1543593600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:23-30 Nëntor 2018 Java Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV
DESCRIPTION:23-30 Nëntor 2018 \nJava Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV \nJava Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV u organizua për herë të parë në vitin 2013\, për të promovuar përfitimet e testimit dhe trajtimit të hershëm të HIV-it. \nNë vitin 2015 java e testimit u zgjerua duke përfshirë edhe Hepatitin\, për shkak të bashkinfeksionit dhe faktit se rrugët e transmetimit të Hepatitit B dhe C janë pothuaj të njëjta me atë të HIV-it. \n  \nMesazhi i Javës Europiane të Testimit për Hepatit dhe HIV këtë vit është: \n  \nTestohu – Trajtohu – Parandalo! \n  \nPse është e nevojshme Java Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV? \nJava Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV ofron mundësi për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e testimit për HIV dhe Hepatit\, në mënyrë që sa më shumë njerëz të informohen për sjelljet që i vendosin ata në rrezik për t’u infektuar nga Hepatiti dhe HIV-i\, dhe të kuptojnë se aktualisht ka trajtim efektiv në dispozicion.  \nSot\, të paktën një në katër njerëz që jetojnë me HIV në Europë nuk janë në dijeni se janë HIV pozitiv. Gjysma e atyre që jetojnë me HIV janë diagnostikuar vonë\, gjë që vonon qasjen në trajtim. \nHepatiti B dhe C janë mjaft të zakonshëm te njerëzit në rrezik për hepatit apo ata që jetojnë me HIV. Meqë sëmundja është shpesh pa shenja dhe nuk trajtohet\, ajo kalon në Hepatit kronik që është shkaku kryesor i cirrozës dhe i kancerit të mëlçisë. Shumica e njerëzve me Hepatit C mbeten të padiagnostikuar\, dhe vetëm një pakicë e vogël (në Europë vetëm 3.5%) marrin trajtim. \nKëto të dhëna sugjerojnë se duhet bërë më shumë për të inkurajuar individët që jetojnë me HIV dhe/ose hepatit dhe që nuk e dinë këtë\, që të testohen. \n  \nPse është i rëndësishëm testimi? \nËshtë më mirë për njerëzit në rrezik për HIV dhe/ose Hepatit të njohin statusin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Sot\, përparimet në trajtimin e HIV-it nënkuptojnë se njerëzit që jetojnë me HIV mund të jetojnë të shëndetshëm për një kohë të gjatë nëse ata diagnostikohen herët\, ndërsa ata me hepatit C mund të shërohen. \nKur njerëzit diagnostikohen me HIV dhe/ose me hepatit me vonesë\, ata kanë më pak gjasa të reagojnë mirë ndaj trajtimit\, dhe kanë më shumë gjasa të kenë ndërlikime shëndetësore. \n  \nCilat janë përfitimet e testimit … \nDuhet të njihet sa më shpejt të jetë e mundur statusi pozitiv i një personi\, sepse sa më shpejt të kapet aq më shumë mund të rritet jetëgjatësia dhe mundësia për t’u shëruar. \n… për HIV? \n\nAta që diagnostikohen herët me HIV kanë më shumë gjasa të përgjigjen mirë ndaj trajtimit dhe të jetojnë më shëndetshëm dhe më gjatë.\nDiagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojë gjasat e transmetimit të mëtejshëm tek të tjerët.\nAta që diagnostikohen më vonë kanë më shumë gjasa të kenë ndërlikime shëndetësore dhe vdekje të parakohshme.\n\n… për hepatit? \n\nAta që diagnostikohen më vonë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ndërlikime shëndetësore\, të tilla si cirroza ose kanceri i mëlçisë.\nDiagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojnë gjasat e transmetimit të mëtejshëm tek të tjerët.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/23-30-nentor-2018-java-europiane-e-testimit-per-hepatit-dhe-hiv/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/00-hepatit.-hiv-jpg-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR