BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20181123T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20181130T170000
DTSTAMP:20260829T114210
CREATED:20181123T093258Z
LAST-MODIFIED:20181123T093258Z
UID:8507-1542956400-1543593600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:23-30 Nëntor 2018 Java Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV
DESCRIPTION:23-30 Nëntor 2018 \nJava Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV \nJava Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV u organizua për herë të parë në vitin 2013\, për të promovuar përfitimet e testimit dhe trajtimit të hershëm të HIV-it. \nNë vitin 2015 java e testimit u zgjerua duke përfshirë edhe Hepatitin\, për shkak të bashkinfeksionit dhe faktit se rrugët e transmetimit të Hepatitit B dhe C janë pothuaj të njëjta me atë të HIV-it. \n  \nMesazhi i Javës Europiane të Testimit për Hepatit dhe HIV këtë vit është: \n  \nTestohu – Trajtohu – Parandalo! \n  \nPse është e nevojshme Java Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV? \nJava Europiane e Testimit për Hepatit dhe HIV ofron mundësi për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e testimit për HIV dhe Hepatit\, në mënyrë që sa më shumë njerëz të informohen për sjelljet që i vendosin ata në rrezik për t’u infektuar nga Hepatiti dhe HIV-i\, dhe të kuptojnë se aktualisht ka trajtim efektiv në dispozicion.  \nSot\, të paktën një në katër njerëz që jetojnë me HIV në Europë nuk janë në dijeni se janë HIV pozitiv. Gjysma e atyre që jetojnë me HIV janë diagnostikuar vonë\, gjë që vonon qasjen në trajtim. \nHepatiti B dhe C janë mjaft të zakonshëm te njerëzit në rrezik për hepatit apo ata që jetojnë me HIV. Meqë sëmundja është shpesh pa shenja dhe nuk trajtohet\, ajo kalon në Hepatit kronik që është shkaku kryesor i cirrozës dhe i kancerit të mëlçisë. Shumica e njerëzve me Hepatit C mbeten të padiagnostikuar\, dhe vetëm një pakicë e vogël (në Europë vetëm 3.5%) marrin trajtim. \nKëto të dhëna sugjerojnë se duhet bërë më shumë për të inkurajuar individët që jetojnë me HIV dhe/ose hepatit dhe që nuk e dinë këtë\, që të testohen. \n  \nPse është i rëndësishëm testimi? \nËshtë më mirë për njerëzit në rrezik për HIV dhe/ose Hepatit të njohin statusin e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur. Sot\, përparimet në trajtimin e HIV-it nënkuptojnë se njerëzit që jetojnë me HIV mund të jetojnë të shëndetshëm për një kohë të gjatë nëse ata diagnostikohen herët\, ndërsa ata me hepatit C mund të shërohen. \nKur njerëzit diagnostikohen me HIV dhe/ose me hepatit me vonesë\, ata kanë më pak gjasa të reagojnë mirë ndaj trajtimit\, dhe kanë më shumë gjasa të kenë ndërlikime shëndetësore. \n  \nCilat janë përfitimet e testimit … \nDuhet të njihet sa më shpejt të jetë e mundur statusi pozitiv i një personi\, sepse sa më shpejt të kapet aq më shumë mund të rritet jetëgjatësia dhe mundësia për t’u shëruar. \n… për HIV? \n\nAta që diagnostikohen herët me HIV kanë më shumë gjasa të përgjigjen mirë ndaj trajtimit dhe të jetojnë më shëndetshëm dhe më gjatë.\nDiagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojë gjasat e transmetimit të mëtejshëm tek të tjerët.\nAta që diagnostikohen më vonë kanë më shumë gjasa të kenë ndërlikime shëndetësore dhe vdekje të parakohshme.\n\n… për hepatit? \n\nAta që diagnostikohen më vonë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga ndërlikime shëndetësore\, të tilla si cirroza ose kanceri i mëlçisë.\nDiagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojnë gjasat e transmetimit të mëtejshëm tek të tjerët.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/23-30-nentor-2018-java-europiane-e-testimit-per-hepatit-dhe-hiv/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/00-hepatit.-hiv-jpg-1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20181125
DTEND;VALUE=DATE:20181126
DTSTAMP:20260829T114210
CREATED:20181123T114015Z
LAST-MODIFIED:20181123T114015Z
UID:8513-1543100400-1543186799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:25 Nëntor  Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave
DESCRIPTION:  \n25 Nëntor \nDita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave \nAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 caktoi 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ftoi qeveritë\, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut rreth këtij problemi. \nNë këtë datë zhvillohet fushata 16-ditore e njohur si “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Kjo fushatë fillon në 25 nëntor\, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave\, dhe përfundon në 10 dhjetor\, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. \nÇdo vit fushata bën thirrje për veprime globale që rrisin ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. \nPër shumë kohë\, mosndëshkimi\, heshtja dhe stigma kanë lejuar dhunën kundër grave të përshkallëzohet në përmasa të mëdha\, ku një në tri gra në mbarë botën përjetojnë dhunë gjatë jetës. \nDhuna ndaj grave dhe vajzave është një nga shkeljet më të përhapura\, të vazhdueshme dhe shkatërruese të të drejtave të njeriut në mbarëbotën. Pabarazia gjinore vazhdon në mbarë botën. Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkojë përpjekje më të fuqishme\, duke përfshirë kuadrin ligjor\, për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore\, që shpesh vjen si rezultati qëndrimeve patriarkale dhe normave shoqërore. \n  \nPse është vendosur Dita Ndërkombëtare e Eliminimit të Dhunës ndaj Grave? \n\nDhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.\nDhuna ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave\, në ligj dhe në praktikë\, si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave.\nDhuna ndaj grave ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha\, duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë\, luftën kundër HIV dhe AIDS\, paqen dhe sigurinë.\nDhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.\n\n  \nFaktet kryesore: \n\nDhuna ndaj grave\, veçanërisht dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale\, janë probleme të mëdha të shëndetit publik dhe shkelje e tëdrejtave të njeriut (të grave).\nVlerësimet globale të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rreth 1 në 3 (35%) gra në mbarë botën kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim ose nga partneri jointim\, gjatë jetës së tyre.\nGlobalisht\, deri në 38% e vrasjeve të grave kryhen nga një partner intim mashkull.\nDhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik\, mendor\, seksual dhe riprodhues të grave\, dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV-it.\nFaktorët që lidhen me rritjen e rrezikut të kryerjes së dhunës përfshijnë arsimimin e ulët\, keqtrajtimin në fëmijëri ose ekspozimin ndaj dhunës në familje\, përdorimin e alkoolit\, pranimin e dhunës dhe pabarazisë gjinore.\nFaktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim përfshijnë arsimimin e ulët\, ekspozimin ndaj dhunës midis prindërve\, abuzimin gjatë fëmijërisë\, pranimin e dhunës dhe pabarazisë gjinore.\n\n  \nVlerësime globale dhe rajonale të dhunës kundër grave \nPothuajse një e treta (30%) e të gjitha grave që kanë qenë në një marrëdhënie kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri i tyre intim. \nGlobalisht\, rreth 38% e të gjitha vrasjeve të grave janë kryer nga partneri intim. Përveç dhunës intime nga partnerët\, në nivel global 7% e grave raportojnë se janë sulmuar seksualisht nga dikush tjetër përveç një partneri\, edhe pse të dhënat për dhunë seksuale(jo nga partneri) janë më të kufizuara. Dhuna seksuale nga partneri intim kryhet më së shumti nga burrat kundër grave. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/25-nentor-dita-nderkombetare-per-eliminimin-e-dhunes-ndaj-grave/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/Dhuna-ndaj-grave-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR