BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20181001T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20181031T170000
DTSTAMP:20260829T132908
CREATED:20181003T093317Z
LAST-MODIFIED:20181003T094015Z
UID:7102-1538373600-1541001600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetori\, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:TETORI \nMUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT \n  \nTetori\, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit\, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. \n  \nKANCERI I GJIRIT \n  \nÇfarë është kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \n  \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMosha-rreziku rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri-femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit \n\n  \nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \n  \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \n  \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n  \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë.  \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\n \nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n  \nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n  \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n  \n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetori-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/thumbnail_Logo.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20181020
DTEND;VALUE=DATE:20181021
DTSTAMP:20260829T132908
CREATED:20181019T121157Z
LAST-MODIFIED:20181019T121157Z
UID:8168-1539986400-1540072799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:20 Tetor Dita Botërore e Osteoporozës
DESCRIPTION:20 Tetor \n  \nDita Botërore e Osteoporozës \n  \nDita Botërore e Osteoporozës është organizuar për herë të parë në 20 tetor të vitit 1996 nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës në Mbretërinë e Bashkuar\, me mbështetjen e Komisionit Europian. \nPrej vitit 1997\, Dita Botërore e Osteoporozës organizohet çdo vit në 20 tetor dhe udhëhiqet nga Federata Ndërkombëtare e Osteoporozës. \nDita Botërore e Osteoporozës është një fushatë sensibilizuese mbarëbotërore\, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin\, diagnozën e hershme dhe trajtimin e osteoporozës. \nQë nga fillimi i saj\, Dita Botërore e Osteoporozës ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes publike për shëndetin e kockave\, për parandalimin e osteoporozës dhe thyerjeve të kockave prej saj. Fushatat vjetore kanë qenë gjithashtu të suksesshme në rritjen e ndërgjegjësimit publik edhe për çështje të tjera specifike si: osteoporoza te meshkujt\, osteoporoza mbas menopauzës\, ushqimi për kocka të shëndetshme\, ndikimi i frakturave në cilësinë e jetës\, roli i aktivitetit fizik në shëndetin e kockave\, thyerjet vertebrore\, faktorët e rrezikut\, parandalimi i thyerjeve sekondare etj. \n  \nÇfarë është osteoporoza? \nOsteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale\, shpesh pa simptoma derisa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën\, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”. \nVlerësohet se mbi 200 milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga osteoporoza. Në mbarë botën\, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeç pësojnë një thyerje kocke prej osteoporozës. Osteoporoza shkakton më tepër se 8.9 milionë fraktura në vit. Çdo tri sekonda ndodh një frakturë nga osteoporoza. \n  \nKush mund të preket nga osteoporoza? \nOsteoporoza prek si femrat ashtu edhe meshkujt. Keqkuptimi më i zakonshëm është se osteoporoza prek vetëm femrat. Është e vërtetë se gratë në menopauzë janë më të rrezikuara për osteoporozë\, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës. Disa faktorë rreziku duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. Këta faktorë mund të jenë 1) të pandryshueshëm ose 2) të ndryshueshëm/të modifikueshëm \nFaktorë të pandryshueshëm janë:mosha\, gjinia (gratë\, sidomos mbas menopauzës\, janë më të rrezikuara)\, historia familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit me osteoporozë paraqesin rrezik për osteoporozë)\, menopauza\, hypogonadizmi te meshkujt\, përdorimi për një kohë të gjatë i disa ilaçeve (kortizonikë\, hormone të tiroides\, antiepileptikë\, citostatikë)\, artriti reumatoid si dhe disa sëmundje kronike (keqpërthithja\, sëmundjet e mëlçisë\, hyperthyroidismi\, etj.). \nMegjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen\, është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual apo të ndryshueshëm/të modifikueshëm\, të cilët mund të mbahen nën kontroll. Këta faktorë përfshijnë: konsumin e lartë të alkoolit\, pirjen e duhanit\, indeksin e ulët të masës trupore (nëse është < 19-20kg/m2\, kjo rrit rrezikun për fraktura)\, ushqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina\, marrjen e paktë/deficiti në vitaminë D\, aktivitetin e paktë fizik\, etj.   \n  \nCilat janë shenjat e osteoporozës? \nDuke qenë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme\, ajo nuk ka simptoma të dukshme që tregojnë se një person është duke zhvilluar osteoporozën. Për këtë arsye osteoporoza quhet “epidemi apo sëmundje e heshtur”. Megjithatë\, disa shenja si dhimbja e lehtë\, reduktimi i gjatësisë trupore me disa cm apo frakturat mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Një pjesë e mirë e rasteve janë fare pa shenja dhe osteoporoza konstatohet rastësisht mbas kryerjes së një testi të matjes së densitetit kockor. \n  \nSi diagnostikohet osteoporoza? \nPër vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së densitetit kockor \n(BMD-test). Të gjithë individët mbi 50 vjeç\, veçanërisht gratë në menopauzë dhe ata të cilët kanë një faktor rreziku\, duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor. \n  \nSi mund të parandalohet osteoporoza? \nPas moshës 20 vjeç\, hollimi i kockave është një proces natyral që nuk mund të ndalet plotësisht\, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re. \nMënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është fillimi i aktivitetit fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri\, dhe ruajtja e këtyre zakoneve dhe në moshë të rritur. \nKryerja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individuale\, por përgjithësisht shumica e njerëzve kanë nevojë për 30-40 minuta aktivitet fizik\, 3 deri 4 herë në javë. \n  \nSasia e kalciumit që duhet të marrim ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Kërkesat për kalcium janë të larta në vitet e adoleshencës. Me kalimin e moshës aftësia e trupit për të përthithur kalcium ulet. Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi e produktet e tij; perimet jeshile si brokoli\, lakra jeshile; disa fruta si portokalli\, kajsia\, fiqtë e thatë; peshku i konservuar\, sardelet; arrat\, bajamet; drithërat; lëngjet e frutave\, etj. \n  \nVitamina D është gjithashtu esencilale për përthithjen e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve\, i krahëve dhe fytyrës\, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut\, veza\, mëlçia\, drithërat\, etj. \n  \nNdjekja e një stili të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. \nMospirja e duhanit\, pirja e moderuar e alkoolit dhe mbajtja e peshës trupore brenda kufijve të normës\, janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi\, prandaj nuk duhet të merren në sasi të tepërta. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike dobësojnë kockat\, nuk duhet tepruar me to. \n  \nÇdo person duhet të jetë i vetëdijshëm për faktorët e rrezikut personal që mund të ndikojnë në shëndetin e kockave\, dhe të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik. \n  \nCilat janë trajtimet për osteoporozën? \nNë varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor\, mjeku mund të japë ilaçe dhe suplementë për të parandaluar humbjen e masës kockore. Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetesës mund të shmangë shumë nga frakturat. Trajtimi i osteoporozës është efektiv vetëm nëse merret sipas rekomandimeve të mjekut. \nTrajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata kohore\, prandaj për shumë njerëz nuk është i këndshëm. Por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta ndërprerë mjekimin. \nKrahas mjekimit\, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është e domosdoshme mbasi ndihmon për të siguruar efektivitetin maksimal të mjekimit me medikamente.  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/20-tetor-dita-boterore-e-osteoporozes/
LOCATION:Tirane
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/web-poster-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR