BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20181001T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20181031T170000
DTSTAMP:20260829T132759
CREATED:20181003T093317Z
LAST-MODIFIED:20181003T094015Z
UID:7102-1538373600-1541001600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetori\, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:TETORI \nMUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT \n  \nTetori\, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit\, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. \n  \nKANCERI I GJIRIT \n  \nÇfarë është kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \n  \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMosha-rreziku rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri-femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit \n\n  \nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \n  \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \n  \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n  \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë.  \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\n \nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n  \nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n  \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n  \n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetori-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/thumbnail_Logo.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20181010
DTEND;VALUE=DATE:20181011
DTSTAMP:20260829T132759
CREATED:20181008T145621Z
LAST-MODIFIED:20181008T145903Z
UID:7223-1539122400-1539208799@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Shëndetit Mendor 10 Tetor 2018
DESCRIPTION:10 Tetor 2018 \nDita Botërore e Shëndetit Mendor \n“Shëndeti mendor i të rinjve në një botë në ndryshim” \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Në këtë ditë jepet mundësia për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor\, si dhe përpjekjet në mbështetje të shëndetit mendor. Në mbarë botën\, 10-20% e fëmijëve dhe adoleshentëve përjetojnë probleme të shëndetit mendor. Gjysma e problemeve të shëndetit mendor fillon në moshën 14-vjeçare. Nëse nuk trajtohen\, këto probleme ndikojnë në zhvillimin fizik dhe mendor\, në arritjet dhe mundësitë për të përmbushur të gjithë potencialin individual. \nSlogani i këtij viti “Shëndeti mendor për të rinjtë në një botë në ndryshim” synon: \n\nTë përforcojë advokacinë\, udhëheqjen efektive lidhur me aspekte të ndryshme të shëndetit mendor të fëmijëve\, adoleshentëve dhe të rinjve.\nTë përqendrojë vëmendjen te shërbimet efektive\, te diagnostikimet e hershme dhe te parandalimi lidhur me shëndetin mendor të fëmijëve\, adoleshentëve dhe të rinjve.\nTë implementojë strategji për promovimin e mirëqenies psikosociale\, për parandalimin e problemeve të shëndetit mendor dhe të drejtave të njeriut\, të fëmijëve\, adoleshentëve dhe të rinjve me probleme të shëndetit mendor.\n\nTë rinjtë shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës së tyre në internet duke u përballur me krime kibernetike\, bullizëm kibernetik dhe video-lojëra të dhunshme. Po ashtu po rriten shifrat e të rinjve që kryejnë vetëvrasje\, që abuzojnë me substanca apo që paragjykohen për shkak të orientimit të ndryshëm seksual. Mosha e re përbën moshën ku mund shfaqen probleme serioze të shëndetit mendor\, dhe në jo pak raste mungon informacioni lidhur me shëndetin mendor. \nPikërisht për këtë arsye\, slogani i vendosur këtë vit synon të theksojë nevojën e të rinjve për të folur dhe ndarë problemet e tyre\, në mënyrë që të jenë të shëndetshëm. \n  \nËshtë koha të mbështesim më shumë të rinjtë – e ardhmja është në dorën e tyre \nAdoleshenca dhe vitet e para të moshës së rritur janë një periudhë e jetës në të cilën ndodhin shumë ndryshime\, si për shembull ndryshimi i shkollës\, largimi nga familja\, fillimi i një shkolle të lartë apo i një pune të re. \nPër shumicën e të rinjve kjo periudhë është e mbushur me emocione. Por mund të jetë edhe një periudhë e mbushur me stres e pikëpyetje. Në disa raste\, nëse nuk kuptohen dhe menaxhohen\, këto ndjenja mund të shkaktojnë probleme të shëndetit mendor. \nPërdorimi i tepruar i teknologjisë dhe internetit\, përveçse mund të sjellë përfitime\, në të njëjtën kohë mund të shkaktojë probleme\, p.sh. lidhja me rrjete virtuale në çdo orë të ditës apo natës. \nGjithashtu\, ka shumë adoleshentë që jetojnë në zona emergjence humanitare që kanë konflikte\, fatkeqësi natyrore\, epidemi\, etj. \nTë rinjtë që jetojnë situata të tilla janë më vulnerabël ndaj problemeve të shëndetit mendor. \nGjysma e problemeve të shëndetit mendor fillojnë në moshën 14-vjeçare\nGjysma e problemeve të shëndetit mendor fillojnë në moshën 14-vjeçare\, por shumica e rasteve mbeten të padiagnostikuara dhe të patrajtuara. Tek adoleshentët depresioni renditet në vend të tretë. Vetëvrasja përbën shkakun e dytë të vdekjes në moshën 15-29 vjeç. Përdorimi problematik i alkoolit dhe i drogave të paligjshme tek adoleshentët\, në shumë vende përbën shkakun kryesor të sjelljeve të rrezikshme\, të tilla si seksi i pambrojtur apo drejtimi i pasigurt i mjeteve motorike. \nRritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor\nPër fat të mirë\, ka një rritje të ndërgjegjësimit lidhur me rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit mendor që në moshë të vogël\, me qëllim përgatitjen për sfidat e kohës së sotme. Ka plot të dhëna se promovimi dhe mbrojtja e shëndetit mendor të adoleshentëve sjell përfitime jo vetëm për shëndetin e adoleshentëve por edhe për shoqërinë në përgjithësi\, e cila duke patur të rinj të shëndetshëm ka mundësi më të mëdha për të kontribuar në punë\, në familje e komunitete.\nGjithsesi\, mund të bëhet ende shumë më tepër për kujdesin ndaj shëndetit mendor që në moshë të vogël\, në mënyrë që të parandalohen probleme të tilla tek adoleshentët dhe të rinjtë. \nParandalimi fillon me ndërgjegjësimin lidhur me kuptimin e shenjave dhe simptomave të para të problemeve të shëndetit mendor. Prindërit dhe mësuesit mund të ndihmojnë në krijimin e aftësive të fëmijëve dhe adoleshentëve për jetën\, për përballimin e sfidave të përditshme në shkollë apo familje. Mbështetja psikosociale mund të ofrohet në shkollë ose në komunitet. \nInvestimi për përfshirjen e programeve të informimit lidhur me shëndetin mendor dhe rritjen e ndërgjegjësimit për këto aspekte është shumë i rëndësishëm. Këto programe duhet të synojnë rritjen e ndërgjegjësimit tek adoleshentët dhe të rinjtë\, për mënyrat se si mund të kujdesen për shëndetin mendor\, se si të ndihmojnë bashkëmoshatarët\, prindërit e mësuesit\, dhe se si të ofrojnë mbështetjen e duhur për ata që kanë nevojë. \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-shendetit-mendor-10-tetor-2018/
LOCATION:Tirane
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/10-tetori-per-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR