BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20181001
DTEND;VALUE=DATE:20181002
DTSTAMP:20260829T133206
CREATED:20180928T083745Z
LAST-MODIFIED:20180928T083745Z
UID:7089-1538344800-1538431199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 Tetor  Dita Botërore e të Moshuarve
DESCRIPTION:1 Tetor \nDita Botërore e të Moshuarve \n  \nDita Botërore e të Moshuarve organizohet në 1 tetor. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Shumë të moshuar mbesin aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre. \nMoshim nuk do të thotë paaftësi\, sëmundje apo dënim. \nÇdo vit\, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus  është mesazhi: \n               Të gjithë së bashku të mbrojmë të drejtat e të moshuarve! \nKjo tematikë ka për qëllim: \n\nTë promovojë të drejtat e të moshuarve dhe të tregojë ndikimin që ato kanë në jetën e përditshme të të moshuarve.\nTë aktivizojë të moshuarit që të angazhohen në shoqëri për përmirësimin e të drejtave të njeriut\, në shumë fusha të jetës dhe jo vetëm në ato që prekin ata drejtpërdrejt.\nTë përfshijë dhe të mobilizojë sa më shumë individë në të gjithë botën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjitha fazat e jetës.\n\n  \nPër të moshuarit\, diskriminimi lidhur me moshën është një sfidë më vete. Kufizimet nga shërbimet sociale apo etiketimet në media paragjykojnë dhe përjashtojnë të moshuarit në komunitetet e tyre\, pikërisht në atë moment të jetës kur vlerësimi duhej të ishte maksimal. \n  \nDita Botërore e të Moshuarve kërkon të demostrojë se një përfshirje e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri\, barazi\, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë. \n  \nPlakja dhe shëndeti \nFaktet kryesore \n\nMes viteve 2015 dhe 2050\, përqindja e popullsisë së botës mbi 60 vjeç do të dyfishohet nga 12% në 22%.\nDeri në vitin 2020\, numri i njerëzve të moshës 60 vjeç e lart do të jetë më i madh se fëmijët më të vegjël se 5 vjeç.\nNë vitin 2050\, 80% e të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.\nRitmi i plakjes së popullsisë është shumë më i shpejtë se në të kaluarën.\nTë gjitha vendet përballen me sfida të mëdha për të siguruar që sistemet e tyre shëndetësore dhe sociale të jenë gati të shfrytëzojnë më shumë këtë ndryshim demografik.\n\n  \nNjerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Në vitin 2050\, në gjithë botën popullsia e moshës 60 vjeç e lart pritet të arrijë në 2 miliardë\, nga 900 milionë që ishte në vitin 2015. Sot janë 125 milionë njerëz të moshës 80 vjeç e lart. Deri në vitin 2050\, pritet që numri i të moshuarve të kapë shifrën 120 milionë vetëm në Kinë\, dhe 434 milionë në mbarë botën. Deri në vitin 2050\, 80% e të gjithë të moshuarve do të jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. \nRitmi i plakjes së popullsisë në botë po rritet në mënyrë dramatike. \nKy ndryshim në shpërndarjen e popullsisë së një vendi drejt moshave të vjetra\, i njohur si plakja e popullsisë\, filloi në vendet me të ardhura të larta (për shembull në Japoni 30% e popullsisë tashmë janë mbi 60 vjeç)\, ndërsa tani kjo situatë po përsëritet në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Nga mesi i shekullit\, shumë vende si p.sh. Kili\, Kina\, Republika Islamike e Iranit dhe Federata Ruse do të kenë përqindje të ngjashme të njerëzve të moshuar me Japoninë. \n  \nRritja e jetëgjatësisë sjell mundësi jo vetëm për njerëzit e moshuar dhe familjet e tyre\, por edhe për shoqëritë në tërësi. Megjithatë\, shtrirja e këtyre mundësive dhe kontributeve varet shumë nga gjendja shëndetësore e tyre. \n  \nPlakja  \nPlakja sjell zvogëlim gradual të kapacitetit fizik dhe mendor\, rrit rrezikun për sëmundje dhe përfundon me vdekjen. Por këto ndryshime jo domosdoshmërisht ndodhin njësoj te çdo individ. Kemi 70-vjeçarë të cilët gëzojnë shëndet të shkëlqyer\, dhe 70-vjeçarë të tjerë që janë të dobët dhe që kërkojnë ndihmë të konsiderueshme nga të tjerët. \nPërtej ndryshimeve biologjike\, plakja është e lidhur edhe me ndryshime të tjera që ndodhin gjatë jetës\, si dalja në pension\, ndryshimi i vendit apo shtëpisë ku banon\, apo vdekja e miqve dhe partnerëve. \n  \nProblemet shëndetësore të lidhura me plakjen \nProblemet e zakonshme shëndetësore përfshijnë humbjen e dëgjimit\, problemet e shikimit\, dhimbjen e mesit dhe të qafës dhe osteoartriti\, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike\, diabetin\, depresionin dhe demencën (ulja e aftësisë mendore për të kujtuar dhe menduar). Të moshuarit kanë më shumë gjasa të preken nga disa sëmundje njëkohësisht. \n  \nFaktorët që ndikojnë në plakjen e shëndetshme \nDisa nga ndryshimet që ndodhin në shëndetin e të moshuarve janë gjenetike\, por pjesa më e madhe i përket mjedisit fizik dhe social të çdo individi; këtu kemi parasysh shtëpitë\, lagjet dhe komunitetet e tyre\, si dhe karakteristikat e tyre personale\, siç janë gjinia\, përkatësia etnike apo statusi social-ekonomik. \nKëta faktorë ndikojnë në procesin e plakjes që në fazë të hershme. \nMjedisi ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin dhe ruajtjen e sjelljeve të shëndetshme. Praktikimi i sjelljeve të shëndetshme gjatë gjithë jetës\, veçanërisht dieta e ekuilibruar\, angazhimi në aktivitete të rregullta fizike dhe mospirja e duhanit\, të gjitha kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve jo të transmetueshme dhe përmirësimin e kapacitetit fizik dhe mendor. \nAktiviteti i rregullt fizik dhe ushqyerja e shëndetshme mund të ndihmojnë ruajtjen e funksionit njohës\, pavarësinë funksionale dhe mund të rikthejnë energjinë. \nMjediset mbështetëse u mundësojnë njerëzve të bëjnë atë që është e rëndësishme për ta\, pavarësisht zvogëlimit të kapacitetit funksional. Shtëpia\, transporti publik i sigurt dhe i arritshëm\, si dhe infrastuktura funksionale dhe e përshtatshme janë shembuj të mjediseve mbështetëse. \n  \nSfidat që hasim për gjetjen e ndërhyrjeve efikase ndaj fenomenit të plakjes së popullatës \nNdryshimet mes të moshuarve. \nMoshimi si proces nuk vjen njësoj. Kemi 80-vjeçarë që kanë kapacitete fizike dhe mendore të ngjashme 20-vjeçarë. Njerëz të tjerë përjetojnë ulje të konsiderueshme të aftësive fizike dhe mendore në mosha shumë të reja. Një përgjigje gjithëpërfshirëse e shëndetit publik duhet të trajtojë këtë gamë të gjerë të përvojave dhe nevojave të njerëzve të moshuar. \n  \nPabarazitë shëndetësore \nNdryshimet që shohim tek të moshuarit nuk janë rastësore. Një pjesë e madhe lind nga mjedisi fizik dhe social i njerëzve\, të cilat ndikojnë në sjelljet e tyre shëndetësore. Marrëdhënia që kemi me mjediset tona varet nga karakteristikat personale\, si familja ku lind\, gjinia dhe etnia\, që sjellin pabarazi në shëndet. Politika e shëndetit publik duhet të hartohet për të zvogëluar këto pabarazi. \n  \nStereotipet e vjetëruara për të moshuarit \nNjerëzit e moshuar shpesh supozohet të jenë të dobët ose të varur\, dhe një barrë për shoqërinë. Shëndeti publik dhe shoqëria në tërësi duhet të trajtojnë këto qëndrime me të moshuarit\, sepse ato sjellin diskriminimin e tyre dhe ndikojnë në mënyrën se si zhvillohen politikat. Politikat e shëndetit publik duhet të mundësojnë që njerëzit e moshuar të përjetojnë një plakje të shëndetshme. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-tetor-dita-boterore-e-te-moshuarve-2/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/09/web-dita-1-tetor.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20181001T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20181031T170000
DTSTAMP:20260829T133206
CREATED:20181003T093317Z
LAST-MODIFIED:20181003T094015Z
UID:7102-1538373600-1541001600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetori\, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:TETORI \nMUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT \n  \nTetori\, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit\, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën. \n  \nKANCERI I GJIRIT \n  \nÇfarë është kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \n  \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMosha-rreziku rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri-femrat që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit \n\n  \nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \n  \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \n  \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n  \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë.  \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\n \nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n  \nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n  \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n  \n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetori-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/thumbnail_Logo.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR