BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20180812
DTEND;VALUE=DATE:20180813
DTSTAMP:20260829T164717
CREATED:20180813T084649Z
LAST-MODIFIED:20180813T084649Z
UID:7015-1534024800-1534111199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:12 Gusht 2018  Dita Botërore e Rinisë
DESCRIPTION:  \n12 Gusht 2018 \nDita Botërore e Rinisë \n  \nDita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 Gusht të çdo viti. Ajo është caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120. Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Koncerte\, seminare\, ngjarje kulturore\, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen ne botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. \nTema për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë 2018 është: “Hapësira të Sigurta për  të Rinjtë” \nKëtë vit tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë është: \nHapësira të Sigurta për të Rinjtë \n  \nTë rinjtë kanë nevojë për hapësira të sigurta që të qëndrojnë së bashku\, të angazhohen në aktivitete që lidhen me nevojat dhe interesat e tyre\, të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes\, si dhe të shprehen lirshëm. Hapësirat e sigurta sigurojnë dinjitetin dhe sigurinë e të rinjve. Hapësirat e sigurta si: hapësirat qytetare u mundësojnë të rinjve të angazhohen në çështjet e qeverisjes; hapësirat publike u japin mundësi atyre të marrin pjesë në aktivitete sportive; hapësirat dixhitale i ndihmojnë ata të bashkëveprojnë virtualisht me të gjithë; dhe hapësirat fizike të planifikuara mirë mund t’i ndihmojnë në përshtatjen e nevojave të tyre\, sidomos atyre që janë më të prekur ndaj margjinalizimit apo dhunës. \nDuhet të sigurojmë që hapësirat e sigurta të jenë gjithëpërfshirëse\, ku të rinjve me prejardhje të ndryshme\, sidomos atyre jashtë komunitetit lokal\, t’u sigurohet respekt. \nPa ekzistencën e hapësirave të sigurta\, të rinjtë me përkatësi racore\, gjinore dhe fetare\, ose me prejardhje kulturore të ndryshme\, mund të ndihen të frikësuar për të kontribuar lirshëm në komunitet. Kur të rinjtë kanë hapësira të sigurta për t’u angazhuar\, ata mund të kontribuojnë në mënyrë efektive në zhvillim\, duke përfshirë paqen dhe kohezionin social. \nAxhenda 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm\, në veçanti pika 11\, thekson nevojën për sigurimin e hapësirës drejt një urbanizimi gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Për më tepër\, Axhenda e Re Urbane rithekson nevojën për hapësira publike për të rinjtë\, duke u mundësuar atyre të ndërveprojnë me familjen dhe të kenë dialog konstruktiv ndër breza. Përveç kësaj\, programi i kësaj axhende ka si përparësi kryesore “aktivitetet e kohës së lirë”\, thelbësore për zhvillimin psikologjik\, njohës dhe fizik të të rinjve. Gjithnjë e më shumë të rinjtë rriten në një botë ku ndikimi i teknologjisë është shumë i madh\, megjithatë ata përpiqen të përfshihen më shumë në çështjet politike\, qytetare dhe sociale. Prandaj disponueshmëria dhe qasja e hapësirave të sigurta bëhet edhe më e rëndësishme për ta bërë këtë një realitet. \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/12-gusht-2018-dita-boterore-e-rinise/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/web-poster.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR