BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;VALUE=DATE:20180728
DTEND;VALUE=DATE:20180729
DTSTAMP:20260829T155609
CREATED:20180727T222519Z
LAST-MODIFIED:20180727T222519Z
UID:6951-1532728800-1532815199@www.ishp.gov.al
SUMMARY:28 Korrik  Dita Botërore e Hepatitit
DESCRIPTION:28 Korrik \nDita Botërore e Hepatitit \n  \n“Hepatiti: Koha për t’u testuar\, koha për t’u trajtuar\, koha për t’u kuruar” \n  \nÇdo vit në 28 korrik\, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj organizojnë Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin viral dhe për pasojat që ai shkakton. \n  \nMesazhi i Ditës Botërore të Hepatitit për këtë vit është: \n“Hepatiti: Koha për t’u testuar\, koha për t’u trajtuar\, koha për t’u kuruar” \n  \nHepatiti viral është një grup sëmundjesh infektive të mëlçisë (të njohura si hepatiti A\, B\, C\, D dhe E)\, që prek qindra miliona njerëz në mbarë botën çdo vit\, duke shkaktuar sëmundje akute e kronike të mëlçisë\, deri dhe vdekje. \n  \nNë veçanti\, hepatiti viral B dhe C prek rreth 325 milionë njerëz në mbarë botën dhe janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë. \n  \nTë paktën 60% e rasteve të kancerit të mëlçisë janë për shkak të testimit dhe trajtimit të vonuar të hepatitit viral B e C. Shkalla e ulët e testimit dhe trajtimit është pengesa kryesore për eliminimin e hepatitit viral. \n  \nHepatiti B dhe C janë infeksione kronike që nuk mund të shfaqin simptoma për një periudhë të gjatë kohe. Në mbarë botën\, 300 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral dhe nuk e dinë këtë. Pa identifikuar të infektuarit e padiagnostikuar dhe të pamjekuar\, miliona njerëz do të vazhdojnë të vuajnë dhe miliona jetë do të humbasin. \n  \nKëto infeksione mund të parandalohen\, por shumica e njerëzve nuk e dinë se si. \n  \n10 GJËRAT QË DUHET TË DINI RRETH HEPATITIT VIRAL \n  \n\nHepatiti viral B dhe C janë sfida të mëdha shëndetësore\nHepatiti viral B dhe C janë shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë\nTestimi dhe trajtimi në kohë i hepatitit viral B dhe C mund të shpëtojë jetë\nHepatiti viral shkakton sëmundje me pasoja të rënda dhe u ngarkon familjeve një barrë të madhe ekonomike\nHepatiti viral është kthyer në një vrasës të madh për shkak të mungesës së vëmendjes globale\nGjatë 15 viteve të fundit është rritur numri i vdekjeve nga hepatiti viral\nNë të njëjtën kohë po rritet numri i njerëzve që infektohen rishtaz me hepatit viral\nHepatiti prek njerëzit më të rrezikuar\nHepatiti mund të parandalohet\, të diagnostikohet\, të trajtohet dhe madje të shërohet\nJu mund të ndihmoni në eliminimin e hepatitit\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/28-korrik-dita-boterore-e-hepatitit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/07/hepatiti.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR