BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180605T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180605T170000
DTSTAMP:20260829T191605
CREATED:20180601T115449Z
LAST-MODIFIED:20180601T115449Z
UID:6813-1528178400-1528210800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:5 Qershor 2018 Dita Botërore e Mjedisit
DESCRIPTION:5 Qershor 2018\nDita Botërore e Mjedisit \nDita Botërore e Mjedisit është caktuar mbi 30 vjet më parë\, në 5 qershor 1972\, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ajo synon të rrisë vetëdijen e publikut rreth çështjeve të mjedisit\, të tërheqë vëmendjen e politikëbërësve ndaj këtyre çështjeve\, si dhe të nxisë veprimin individual në këtë drejtim.\nKjo ditë zakonisht përcjell një tematikë të caktuar. Në të kaluarën tema të kësaj dite kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin\, mbrojtja e shtresës së ozonit\, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm\, duke patur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit të njeriut.\nTema për Ditën Botërore të Mjedisit 2018 është “Ndotja Plastike”. \nFushata e OKB-së për mjedisin “det i pastër”\, e nisur vitin e kaluar\, kërkon nga qeveritë të promovojnë politika për të reduktuar përdorimin e plastikës\, me synim zvogëlimin e përdorimit të saj dhe ndërgjegjësimin e konsumatorëve për të mos hedhur materiale plastike kudo\, para se dëmi të bëhet i pakthyeshëm në detet tona. \nRritja e vazhdueshme e sasisë së mbeturinave të ngurta që prodhon njeriu dhe shkalla shumë e ngadaltë në të cilën degradohen këto mbetje\, çojnë në një rritje graduale të sasisë së mbeturinave të gjetura në det dhe përgjatë brigjeve të tij.\nAktivitetet njerëzore në tokë janë burimet më të mëdha të ndotjes detare. Këto përfshijnë hedhjen e mbeturinave përgjatë brigjeve\, mbetjet e ndryshme (plastike\, alumin) në plazhe\, difektet e ndryshme të anijeve etj.\nBurimet kryesore të ndotjes detare përfshijnë edhe pajisjet e hedhura të peshkimit\, aktivitetet e transportit detar dhe hedhjet e paligjshme dhe të ligjshme.\nE gjithë kjo ndotje shkakton humbje serioze ekonomike.\nVendet bregdetare po përballen me shpenzime të mëdha për pastrimin e plazhit dhe largimin e mbeturinave\, si dhe me probleme të shëndetit publik.\nNdotja e detit gjithashtu shkakton humbjen e biodiversitetit dhe pengon funksionet dhe shërbimet e ekosistemit.\nMjetet e peshkimit të hedhura mund të dëmtojnë florën dhe faunën detare.\nProgrami Global i Veprimit për Mjedisin i OKB-së për Mbrojtjen e Mjedisit Detar nga Aktivitetet e Tokës\, i cili është aktiv prej viti 1995\, synon të ofrojë udhëzime për autoritetet kombëtare dhe rajonale\, bazuar në aktivitete se si të parandalojnë\, të zvogëlojnë\, të kontrollojnë dhe të eliminojnë degradimin detar nga toka.\nOKB-ja gjithashtu punon nëpërmjet programit të saj të Deteve Rajonale për të forcuar mbrojtjen detare nga mbetjet plastike.\nOKB-ja bën thirrje botërore për veprim dhe mobilizim në Ditën Botërore të Mjedisit. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/5-qershor-2018-dita-boterore-e-mjedisit/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/POSTER-WEB-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR