BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180501T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180531T170000
DTSTAMP:20260829T173621
CREATED:20180416T081851Z
LAST-MODIFIED:20180416T081922Z
UID:6232-1525154400-1527778800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial
DESCRIPTION:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial\nMaji – Muaji i Matjes së Presionit Arterial” (MMM) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH)\, e cila përfaqëson shkencëtarët\, klinicistët\, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota\, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial. Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar\, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.\nGjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria)\, duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/fushata-e-majit-muajit-te-matjes-se-presionit-arterial/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/POSTERI-I-MUAJIT-TE-HIPERTENSIONIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180531T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180531T170000
DTSTAMP:20260829T173621
CREATED:20180514T142013Z
LAST-MODIFIED:20180514T145510Z
UID:6782-1527746400-1527778800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:31 Maj  DITA BOTËRORE PA DUHAN
DESCRIPTION:31 Maj \nDITA BOTËRORE PA DUHAN \n  \n“Duhani dhe sëmundjet e zemrës” \n  \nÇdo vit në 31 maj\, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit\, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Kjo ditë është shpallur në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, të cilat synonin rritjen e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës mbi dëmet dhe rreziqet e duhanit\, si dhe inkurajimin e reduktimit të prodhimit dhe përdorimit të duhanit. \n  \nTema e Ditës Botërore pa Duhan për këtë vit është: \n“Duhani dhe sëmundjet e zemrës” \n  \nKjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi: \n\nNdikimin që ka duhani në shëndetin e zemrës.\nVeprimet dhe masat qëqeveritë dhe publiku duhet të ndërmarrin për të zvogëluar rreziqet që sjell përdorimi i duhanit për shëndetin e zemrës.\n\n  \nSi ndikon duhaninë shëndetin e zemrës  \nDita Botërore pa Duhan për vitin 2018 do të përqendrohet në ndikimin që duhani ka në shëndetin kardiovaskular. \nPërdorimi i duhanit është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës\, për goditjet në tru dhe për sëmundjet vaskulare periferike. \nPavarësisht dëmeve të njohura të duhanit në shëndetin e zemrës\, njohuritë e grupeve të caktuara të popullatësmbi duhanin\,si një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare\, janë të pakta. \n  \nFakte rreth duhanit\, rreth zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare \nSëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymittë tij kontribuojnë në rreth 12% të të gjitha vdekjeve nga sëmundjete zemrës. Përdorimi i duhanit është shkaku i dytë kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare\, pas presionit të lartë të gjakut. \nNë mbarë botën\, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit\, nga të cilat rreth 900 000 janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.Përafërsisht 80% ose më shumë se 1 miliardë duhanpirës në mbarë botën jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. \nMasat e OBSH-së janë në përputhje me Konventën Kuadër të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) dhe mund të përdoren nga qeveritë për të zvogëluar përdorimin e duhanit dhe për të mbrojtur njerëzit. \nKëto masa përfshijnë: \n\nMonitorimin e politikavetë përdorimit dhe të parandalimit të duhanit.\nMbrojtjen e njerëzve nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit duke krijuar vende publike\, vende pune dhe transport publik pa duhan.\nOfrimine ndihmës për të lënë duhanin nëpërmjet mbulimit të kostos\, mbështetjes në mbarë popullatën\, përfshirjes së këshillave të shkurtra nga ofruesit e shërbimit shëndetësor.\nParalajmërimet për rreziqet e duhanit duke përdorur paketime të thjeshta dhe të standardizuara\, paralajmërimet e mëdha grafike që demostrojnë sesi duhani dëmton shëndetin\,si dhe fushatat efektive antiduhan në media\, të cilat informojnë publikun për dëmet e përdorimit të duhanitdhe të ekspozimit ndaj tymit të duhanit.\nZbatimine ligjeve apo masavendaluesepër reklamimin\, promovimin dhe sponsorizimin e duhanit.\nNgritjen e taksave mbi produktet e duhanit për t’i bërë ato më pak të përballueshme.\n\n  \nDita Botërore paDuhan 2018 synon: \n\nTë theksojë lidhjene përdorimit të produkteve të duhanit me shëndetin e zemrës dhe me sëmundjete tjera kardiovaskulare.\nTë rrisë ndërgjegjësimine publikut mbi ndikimin që ka përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj tymit të tijnë shëndetin kardiovaskular.\nTë krijojë mundësi për publikun\, qeveritë dhe aktorët e tjerë që të angazhohen për të promovuar shëndetin e zemrës duke i mbrojtur njerëzit nga përdorimi i produkteve të duhanit.\nTë inkurajojë vendet të forcojnë zbatimin e masave të Konventës Kuadër të OBSH-sëpërKontrolline Duhanit.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/31-maj-dita-boterore-pa-duhan/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/POSTER2jpg.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR