BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180501T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180531T170000
DTSTAMP:20260829T174005
CREATED:20180416T081851Z
LAST-MODIFIED:20180416T081922Z
UID:6232-1525154400-1527778800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial
DESCRIPTION:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial\nMaji – Muaji i Matjes së Presionit Arterial” (MMM) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH)\, e cila përfaqëson shkencëtarët\, klinicistët\, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota\, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial. Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar\, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.\nGjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria)\, duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/fushata-e-majit-muajit-te-matjes-se-presionit-arterial/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/POSTERI-I-MUAJIT-TE-HIPERTENSIONIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180507T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180513T170000
DTSTAMP:20260829T174005
CREATED:20180509T134421Z
LAST-MODIFIED:20180509T134421Z
UID:6679-1525672800-1526223600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java e Sigurisë Rrugore 7-13 Maj 2018
DESCRIPTION:Java e Sigurisë Rrugore 7-13 Maj 2018 \n  \nJava e Sigurisë Rrugore përfshin qindra shkolla\, organizata dhe komunitete çdo vit. \nAjo synon të frymëzojë komunitetet për të ndërmarrë veprime në sigurinë rrugore dhe për të promovuar mesazhe të shpëtimit të jetës. \nAjo gjithashtu siguron një pikë kontakti për profesionistët që punojnë në sigurinë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin në punën e tyre. \nTë gjitha grupet sociale përfshihen në aktivitetet e kësaj jave; nxënësit e shkollave\, klubet e të rinjve\, aktivistët e komunitetit\, punëdhënësit\, klubet sportive\, zjarrfikësit\, etj. \n  \nTematika e javës është: “PO rripit të Sigurimit-JO përdorimit të celularit” \nNjë nga faktorët më të rrezikshëm që shkakton dëmtime të rënda dhe fatale gjatë aksidenteve rrugore\, lidhet me mospërdorimin e rripit të Sigurimit. Grupmosha më e prirur për mospërdorimin e paisjeve mbrojtëse\, janë të rinjtë. \nSipas të dhënave rezulton që përdorimi i rripave të sigurimit tek automjetet dhe i kaskave mbrojtëse tek motoçikletat\, është ende në nivele të ulëta po t’a krahasojmë me vendet e tjera të Europës. Megjithse\, nga viti në vit\, kemi një rritje të përqindjes së përdoruesve të rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse\, përsëri jemi shumë larg parashikimit të vitit 2020 që kërkon deri në 80% të përdorueseve të kësaj mase sigurie. \nPërdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë udhëtimit\, ul rrezikun e përfshirjes në aksidente vdekjeprurëse. Veçanërisht kjo konstatohet në dy vitet e fundit 2016-2017\, ku vërehet që përqindja e viktimave që ka përdorur mjete mbrojtëse është shumë  më e ulët krahasuar me ata që nuk kanë përdorur këto mjete gjatë udhëtimit. \nMungesa e rripit të sigurimit kur qarkulloni me makinë\, përbën rrezik për jetën tuaj dhe është një model i keq për fëmijët. Të mos harrojmë se më shumë se gjysma e fëmijëve nuk tranportohen siç duhet gjatë udhëtimit me automjete. Tregoni kujdes në lëvizje\, vendosini fëmijët në sedilen e pasme me rrip sigurie dhe në poltronin e posaçëm. \nPërdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të mjetit ndikon direkt në uljen e përqëndrimit të vëmendjes tuaj\, duke ulur aftësinë e manovrimit në trafikun rrugor. Ai ndikon në drejtimin e mjetit sipas shënjave në rrugë\, ndikon në kontrollin e shpejtësisë\, në kontrollin e distancës ndërmjet dy mjeteve etj. \nSipas studimeve të kryera nga ekspertët e huaj\, drejtuesit që përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të mjetit\, janë katër herë më të rrezikuar të përfshihen në aksidente se sa ata që nuk  e përdorin telefonin celular. \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-e-sigurise-rrugore-7-13-maj-2018/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/WEB.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR