BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180501T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180531T170000
DTSTAMP:20260829T174453
CREATED:20180416T081851Z
LAST-MODIFIED:20180416T081922Z
UID:6232-1525154400-1527778800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial
DESCRIPTION:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial\nMaji – Muaji i Matjes së Presionit Arterial” (MMM) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH)\, e cila përfaqëson shkencëtarët\, klinicistët\, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota\, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial. Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar\, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.\nGjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria)\, duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/fushata-e-majit-muajit-te-matjes-se-presionit-arterial/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/POSTERI-I-MUAJIT-TE-HIPERTENSIONIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180507T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180513T170000
DTSTAMP:20260829T174453
CREATED:20180509T134421Z
LAST-MODIFIED:20180509T134421Z
UID:6679-1525672800-1526223600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java e Sigurisë Rrugore 7-13 Maj 2018
DESCRIPTION:Java e Sigurisë Rrugore 7-13 Maj 2018 \n  \nJava e Sigurisë Rrugore përfshin qindra shkolla\, organizata dhe komunitete çdo vit. \nAjo synon të frymëzojë komunitetet për të ndërmarrë veprime në sigurinë rrugore dhe për të promovuar mesazhe të shpëtimit të jetës. \nAjo gjithashtu siguron një pikë kontakti për profesionistët që punojnë në sigurinë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin në punën e tyre. \nTë gjitha grupet sociale përfshihen në aktivitetet e kësaj jave; nxënësit e shkollave\, klubet e të rinjve\, aktivistët e komunitetit\, punëdhënësit\, klubet sportive\, zjarrfikësit\, etj. \n  \nTematika e javës është: “PO rripit të Sigurimit-JO përdorimit të celularit” \nNjë nga faktorët më të rrezikshëm që shkakton dëmtime të rënda dhe fatale gjatë aksidenteve rrugore\, lidhet me mospërdorimin e rripit të Sigurimit. Grupmosha më e prirur për mospërdorimin e paisjeve mbrojtëse\, janë të rinjtë. \nSipas të dhënave rezulton që përdorimi i rripave të sigurimit tek automjetet dhe i kaskave mbrojtëse tek motoçikletat\, është ende në nivele të ulëta po t’a krahasojmë me vendet e tjera të Europës. Megjithse\, nga viti në vit\, kemi një rritje të përqindjes së përdoruesve të rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse\, përsëri jemi shumë larg parashikimit të vitit 2020 që kërkon deri në 80% të përdorueseve të kësaj mase sigurie. \nPërdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë udhëtimit\, ul rrezikun e përfshirjes në aksidente vdekjeprurëse. Veçanërisht kjo konstatohet në dy vitet e fundit 2016-2017\, ku vërehet që përqindja e viktimave që ka përdorur mjete mbrojtëse është shumë  më e ulët krahasuar me ata që nuk kanë përdorur këto mjete gjatë udhëtimit. \nMungesa e rripit të sigurimit kur qarkulloni me makinë\, përbën rrezik për jetën tuaj dhe është një model i keq për fëmijët. Të mos harrojmë se më shumë se gjysma e fëmijëve nuk tranportohen siç duhet gjatë udhëtimit me automjete. Tregoni kujdes në lëvizje\, vendosini fëmijët në sedilen e pasme me rrip sigurie dhe në poltronin e posaçëm. \nPërdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të mjetit ndikon direkt në uljen e përqëndrimit të vëmendjes tuaj\, duke ulur aftësinë e manovrimit në trafikun rrugor. Ai ndikon në drejtimin e mjetit sipas shënjave në rrugë\, ndikon në kontrollin e shpejtësisë\, në kontrollin e distancës ndërmjet dy mjeteve etj. \nSipas studimeve të kryera nga ekspertët e huaj\, drejtuesit që përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të mjetit\, janë katër herë më të rrezikuar të përfshihen në aksidente se sa ata që nuk  e përdorin telefonin celular. \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-e-sigurise-rrugore-7-13-maj-2018/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/WEB.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180510T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180510T170000
DTSTAMP:20260829T174453
CREATED:20180504T100119Z
LAST-MODIFIED:20180504T100146Z
UID:6660-1525932000-1525964400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:10 Maj Dita Botёrore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik
DESCRIPTION:10 Maj\nDita Botёrore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik \n“Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin Tёnd” \nÇdo vit rreth datёs 10 maj\, vendet anёtare tё Organizatёs Botёrore tё Shёndetёsisё inkurajohen qё tё promovojnё aktivitetin fizik nё nivel kombёtar. Kjo ditё njihet si dita me moton “ Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin tёnd”.\nQёllimi i kësaj dite ёshtё rritja e vёmendjes dhe e njohurive të publikut nё lidhje me dobinё qё sjell aktiviteti fizik nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme.\nDita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji\, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit. \nKatёr objektivat kryesore tё aktiviteteve kombёtare\n• Rritja e vёmendjes sё publikut tё gjerё pёr rёndёsinё dhe pёrfitimet qё sjell nё shёndet aktiviteti fizik\, kryesisht nё parandalimin e sёmundjeve jo tё transmetueshme.\n• Promovimi i pёrfitimeve qё sjell aktiviteti fizik duke informuar pёr praktika mё tё mira.\n• Rritja e pjesёmarrjes sё popullatёs sё gjerё nё aktivitete fizike duke shfrytёzuar tё gjitha mundёsitё e mundshme (gjatё kohёs sё lirё\, transportit\, punёs etj.).\n• Promovimi i sjelljeve dhe i stilit të njё jete tё shёndetshme. \nFakte kryesore\n• Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën.\n• Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet jo të transmetueshme siç janë sëmundjet kardiovaskulare\, kanceri dhe diabeti.\n• Aktiviteti fizik kontribuon në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.\n• Globalisht\, 1 në 4 të rritur nuk është aktiv sa duhet.\n• Më shumë se 80% e adoleshentëve në botë nuk janë fizikisht aktivë sa duhet. \nShtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë dakord të zvogëlojnë aktivitetin fizik të pamjaftueshëm me 10% deri në vitin 2025. \nÇfarë kuptojmë me aktivitet fizik\n• Sipas OBSH-së\, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon shpenzime të energjisë\, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës\, lojës\, kryerjes së punëve shtëpiake\, udhëtimit dhe angazhimit në aktivitete krijuese.\n• Termi aktivitet fizik nuk duhet të ngatërrohet me stërvitjen\, e cila është një nënkategori e aktivitetit fizik. \nRekomandime të OBSH-së për aktivitetin fizik\nFëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 – 17 vjeç\n• Duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në intensiv në ditë.\n• Duhet të përfshihen në aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat\, të paktën 3 herë në javë. \nTë rriturit e moshës 18 – 64 vjeç\n• Duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës\, ose të bëjnë të paktën 75 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë gjithë javës\, ose një kombinim të të dyjave.\n• Aktivitetet për forcimin e muskujve duhet të bëhen duke përfshirë grupe të mëdha të muskujve në 2 ose më shumë ditë në javë. \nTë rriturit e moshës 65 vjeç e lart\n• Duhet të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës\, ose të paktën 75 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë gjithë javës\, ose një kombinim të të dyjave. \n• Për të patur më shumë përfitime në shëndet\, të moshuarit duhet të rrisin aktivitetin fizik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë. \n• Të moshuarit me lëvizshmëri të ulët duhet të kryejnë aktivitet fizik 3 ose më shumë ditë të javës për të rritur ekuilibrin dhe për të parandaluar rrëzimet. \nAktivitetet për forcimin e muskujve duhet të bëhen 2 ose më shumë ditë të javës duke përfshirë grupe të mëdha të muskujve. \nIntensiteti i formave të ndryshme të aktivitetit fizik ndryshon në varësi të njerëzve. Për të qenë i dobishëm për shëndetin\, të gjitha aktivitetet duhet të kryhen në periudha kohore të paktën prej10 minutash. \nPërfitimet e aktivitetit fizik dhe ndikimi në shëndetin tonë\nAktiviteti fizik i rregullt me intensitet të moderuar si ecje\, çiklizëm\, ose disa lloje sportesh\, ka përfitime të rëndësishme për shëndetin. Për të gjitha moshat\, përfitimet nga të qenit fizikisht aktiv janë më të mëdha se dëmet e mundshme. Pak aktivitet fizik është më mirë sesa aspak. Duke u bërë më aktiv gjatë gjithë ditës\, në mënyra relativisht të thjeshta\, njerëzit mund të arrijnë mjaft lehtë nivelet e rekomanduara të aktivitetit fizik. \nAktiviteti fizik i rregullt:\n• Përmirëson gjendjen e muskujve dhe frymëmarrjen\n• Përmirëson dhe forcon eshtrat\n• Zvogëlon rrezikun e hipertensionit\, të sëmundjeve koronare të zemrës\, diabetin\, disa lloje kanceri (duke përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë) dhe depresionin.\n• Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve \nAktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë globale. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/10-maj-dita-bot%d1%91rore-e-promovimit-t%d1%91-aktivitetit-fizik/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/2-2ak-fizik.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR