BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180501T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180531T170000
DTSTAMP:20260829T174339
CREATED:20180416T081851Z
LAST-MODIFIED:20180416T081922Z
UID:6232-1525154400-1527778800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial
DESCRIPTION:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial\nMaji – Muaji i Matjes së Presionit Arterial” (MMM) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH)\, e cila përfaqëson shkencëtarët\, klinicistët\, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota\, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial. Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar\, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.\nGjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria)\, duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/fushata-e-majit-muajit-te-matjes-se-presionit-arterial/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/POSTERI-I-MUAJIT-TE-HIPERTENSIONIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180507T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180513T170000
DTSTAMP:20260829T174339
CREATED:20180509T134421Z
LAST-MODIFIED:20180509T134421Z
UID:6679-1525672800-1526223600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java e Sigurisë Rrugore 7-13 Maj 2018
DESCRIPTION:Java e Sigurisë Rrugore 7-13 Maj 2018 \n  \nJava e Sigurisë Rrugore përfshin qindra shkolla\, organizata dhe komunitete çdo vit. \nAjo synon të frymëzojë komunitetet për të ndërmarrë veprime në sigurinë rrugore dhe për të promovuar mesazhe të shpëtimit të jetës. \nAjo gjithashtu siguron një pikë kontakti për profesionistët që punojnë në sigurinë rrugore për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin në punën e tyre. \nTë gjitha grupet sociale përfshihen në aktivitetet e kësaj jave; nxënësit e shkollave\, klubet e të rinjve\, aktivistët e komunitetit\, punëdhënësit\, klubet sportive\, zjarrfikësit\, etj. \n  \nTematika e javës është: “PO rripit të Sigurimit-JO përdorimit të celularit” \nNjë nga faktorët më të rrezikshëm që shkakton dëmtime të rënda dhe fatale gjatë aksidenteve rrugore\, lidhet me mospërdorimin e rripit të Sigurimit. Grupmosha më e prirur për mospërdorimin e paisjeve mbrojtëse\, janë të rinjtë. \nSipas të dhënave rezulton që përdorimi i rripave të sigurimit tek automjetet dhe i kaskave mbrojtëse tek motoçikletat\, është ende në nivele të ulëta po t’a krahasojmë me vendet e tjera të Europës. Megjithse\, nga viti në vit\, kemi një rritje të përqindjes së përdoruesve të rripit të sigurimit dhe kaskave mbrojtëse\, përsëri jemi shumë larg parashikimit të vitit 2020 që kërkon deri në 80% të përdorueseve të kësaj mase sigurie. \nPërdorimi i mjeteve mbrojtëse gjatë udhëtimit\, ul rrezikun e përfshirjes në aksidente vdekjeprurëse. Veçanërisht kjo konstatohet në dy vitet e fundit 2016-2017\, ku vërehet që përqindja e viktimave që ka përdorur mjete mbrojtëse është shumë  më e ulët krahasuar me ata që nuk kanë përdorur këto mjete gjatë udhëtimit. \nMungesa e rripit të sigurimit kur qarkulloni me makinë\, përbën rrezik për jetën tuaj dhe është një model i keq për fëmijët. Të mos harrojmë se më shumë se gjysma e fëmijëve nuk tranportohen siç duhet gjatë udhëtimit me automjete. Tregoni kujdes në lëvizje\, vendosini fëmijët në sedilen e pasme me rrip sigurie dhe në poltronin e posaçëm. \nPërdorimi i telefonave celularë gjatë drejtimit të mjetit ndikon direkt në uljen e përqëndrimit të vëmendjes tuaj\, duke ulur aftësinë e manovrimit në trafikun rrugor. Ai ndikon në drejtimin e mjetit sipas shënjave në rrugë\, ndikon në kontrollin e shpejtësisë\, në kontrollin e distancës ndërmjet dy mjeteve etj. \nSipas studimeve të kryera nga ekspertët e huaj\, drejtuesit që përdorin telefonin celular gjatë drejtimit të mjetit\, janë katër herë më të rrezikuar të përfshihen në aksidente se sa ata që nuk  e përdorin telefonin celular. \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-e-sigurise-rrugore-7-13-maj-2018/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/WEB.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180508T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180508T170000
DTSTAMP:20260829T174339
CREATED:20180306T113257Z
LAST-MODIFIED:20190405T084043Z
UID:6112-1525759200-1525791600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik\, Shqipëri 2018
DESCRIPTION:Konferenca e Gjashtë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik\, Shqipëri\, 2018 \n  \n“Evidenca dhe praktikat e suksesshme të shërbimeve të shëndetit mendor”  \nNë vitin e saj të gjashtë\, Konferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik do të zhvillohet në datën 8 Maj 2018\, në Tiranë\, me temë: “Evidenca dhe praktikat e suksesshme të shërbimeve të shëndetit mendor”. \nKjo Konferencë Ndërkombëtare e Shëndetit Publik do të adresojë disa çështje kryesore\, të cilat kanë të bëjnë me shëndetin mendor në shoqëritë në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e tjera të Rajonit Europian. \nKonferenca do të zhvillohet tek: \nHotel “Tirana Internacional” \nSheshi “Skënderbej” 8\, Tiranë  \n  \nOrganizimi  \nKonferenca Ndërkombëtare e Shëndetit Publik organizohet nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. \n  \n  \n\n\n\nKomiteti Shkencor\nKomiteti Organizues \nSekretaria\n\n\nAlbana Fico \nGenc Burazeri \nAlbana Ahmeti \nEduard Kakarriqi \nAlban Ylli \nGentiana Qirjako \nSilva Bino \nEnver Roshi \nJolanda Hyska \nErvin Toci \nArben Gjata \nSuela Këlliçi \nXheladin Draçini \nAriel Çomo \nMira Rrakacolli \nJera Kruja \nArtur Xhumari \nEdmond Rapti \nTheodhor Karaj \nUlrich Laaser\, Germany \nHelmut Brand\, the Netherlands \nJuan Schoemaker\, USA \nTheodhore Tulchinsky\, Israel \nCharles Hardy\, USA \nGreg Evans\, USA \nPatricia Brownell\, USA \nJadranka Bozikov\, Croatia \nIzet Masic\, Bosnia-Herzegovina \nVesna Bjegovic\, Serbia \nDoncho Donev\, Maqedoni \nNaser Ramadani\, Kosovë \nShaban Mehmeti\, Maqedoni\nGentiana Qirjako \nJolanda Hyska \nRudina Çumashi \nJonida Haxhiu \nEntela Neziraj \n  \n  \n \nJonida Canaj \nFlorida Beluli \nAlba Rexha \nAnxhela Shehu \nKujtim Topuzi \nHerion Muja \n \n\n\n\n  \n  \n Klikoni per te pare: Programi i Konferencës  \n\n   \nPërshkrimi i sesioneve paralele      \nSESIONI PARALEL 1: Shëndeti mendor në disa kategori të përzgjedhura të popullatës.Ky sesion do të trajtojë çështjet specifike të shëndetit mendor dhe problemet që lidhen me kategori të caktuara të popullatës duke përfshirë fëmijët\, të rinjtë dhe adultët\, me një fokus të veçantë tek gratë dhe të moshuarit në vende të ndryshme të Rajonit Evropian.Programi kombëtar i kontrollit shëndetësor bazë për popullatën adulte 35-70 vjeç që po  aplikohet në Shqipëri do të diskutohet si një shembull i sigurimit të evidencave të rëndësishme mbi madhësinë e çrregullimeve të shëndetit mendor në nivel popullate. Për më tepër\, në këtë sesion do të prezantohen evidenca të rëndësishme mbi disa studime në të cilat janë përdorur instrumente të standardizuara dhe metodologji të ndryshme dhe që targetojnë kategori të ndryshme moshore\, të tilla si të rinjtë dhe të moshuarit.Gjithashtu\, në këtë sesion do të trajtohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me dhunën në familje\, dhunën ndërpersonale\, dhunën në komunitet dhe barrën e shëndetit mendor të lidhura me to.  \nSESIONI PARALEL 2: Shëndeti mendor dhe lidhja e tij me sëmundjet e tjeraGjatë trajtimit apo menaxhimit të disa sëmundjeve kronike të tilla si ato kardio-vaskulare\, sindromi metabolik dhe sidomos kanceri\, është normale që të përjetohen probleme të ndryshme të shëndetit mendor. Në mënyrë të ngjashme\, individët që jetojnë me HIV/AIDS ose sëmundje të tjera infektive si Hepatiti B dhe/ose C\, Tuberkulozi dhe sëmundje të tjera të transmetueshme\, përjetojnë një gamë të gjerë të çrregullimeve të shëndetit mendor. Në të vërtetë\, është demonstruar bindshëm se individët e prekur nga sëmundje të ndryshme (kronike apo akute) mund të përballen me kufizime të reja në kryerjen e aktiviteteve të zakonshme\, të cilat çojnë në nivele të larta ankthi dhe më pas në depresion. Në fakt\, në rrethana të tilla\, zakonisht është e vështirë të përshtatesh me një realitet të ri dhe të ballafaqohesh me ndryshimet në jetën e përditshme.Në të gjitha rastet\, shëndeti mendor dhe shëndeti fizik janë të lidhura ngushtësisht. Individët që jetojnë me kufizime fizike të shëndetit përjetojnë gati dy herë më shumë depresion dhe ankth krahasuar me  popullatën e përgjithshme. Nga ana tjetër\, individët që jetojnë me një sëmundje të rëndë mendore janë në rrezik më të madh për të përjetuar një gamë të gjerë të kufizimeve fizike.Ky sesion do të trajtojë gjithashtu edhe sfidat e shëndetit mendor që lidhen me fatkeqësitë dhe emergjencat\, të cilat\, qofshin natyrore apo të krijuara nga njeriu\, prekin jetën e popullatës së përgjithshme\, komuniteteve të rrezikuara\, nëpërmjet një zinxhiri sekuencash katastrofike që ndikojnë në zhvillimet sociale dhe ekonomike. Për të hartuar\, organizuar dhe zbatuar shërbime të trajtimit të krizës pas fatkeqësive\, duhet të krijohet një sistem i integruar\, ndërveprues dhe elastikmes strukturave të shëndetit mendor dhe agjencive dhe institucioneve të menaxhimit të emergjencave. Mbetet sfidë serioze identifikimi i nevojave tek grupet e individëve të prekur\, në bazë të së cilës shërbimet dhe nivelet e kujdesit shëndetësor duhet të ndërtohen dhe të përshtaten në përputhje me rrethanat. Në të gjitha rastet\, problemet e shëndetit mendor dhe sfidat e hasura gjatë krizave të shëndetit publik janë një shqetësim i veçantë dhe paraqesin një barrë të madhe për individët e prekur dhe të gjithë shoqërinë. \nSESIONI PARALEL 3: Shërbimet e shëndetit mendor në mjedise të ndryshmeTrajtimi dhe kujdesi për problemet e shëndetit mendor ofrohet në një shumëllojshmëri  mjedisesh  në varësi të vlerave\, kapaciteteve dhe burimeve të secilit shtet. Mjedisi dhe niveli apo lloji i kujdesit shëndetësor varet nga shumë faktorë\, duke përfshirë: natyrën dhe shkallën e sëmundjes\, shëndetin fizik të individit të prekur\, dhe llojin e trajtimit të dhënë  apo të sugjeruar.Tre llojet e mjediseve trajtuese për marrjen e kujdesit shëndetësor  tek individët me probleme të shëndetit mendor konsistojnë në shtrimin në spital të pacientit\, kujdesin rezidencial dhe  trajtimin jospitalor. Gjithashtu\, disa shërbime të kujdesit shëndetësor mendor  ofrohen  “online”  duke përdorur  teknologjinë moderne të komunikimit. Megjithatë\, që prej viteve  1960\, si rrjedhojë e një lëvizje sociale\, në Amerikën e Veriut  dhe Evropë u bë deinstitucionalizimi i pacientevë me probleme të shëndetit mendor. Në këtë sesion do të diskutohen edhe praktikat aktuale më të mira në rajonin Evropian lidhur me deinstitucionalzimin e shërbimeve të shëndetit mendor.Aktualisht\, stresi i lidhur me punën  dhe konsumimi mendor po bëhen  fenomen shumë i përhapur  në  popullatat e shumë vendeve  të rajonit Evropian.  Edhe mjedisi shkollor është i lidhur deri në një shkallë të caktuar me ankthin\, ndjenjën e të qenit i pa shpresë  dhe depresionin  mes të rinjve.  Nga kjo pikëpamje\, në këtë sesion do të trajtohen  edhe mjedise të tjera kyç për vlerësimin dhe më pas për adresimin e problemeve të shëndetit mendor siç janë shkollat dhe vendet e punës. \nSESIONI PARALEL 4: Shëndeti mendor dhe të drejtat e njeriutNë shumë vende\, mungesa e shërbimeve të shëndetit mendor të bazuara në komunitet nënkupton institucionet psikiatrike si kujdesin e vetëm në dispozicion për individët që vuajnë nga çrregullime mendore. Megjithatë\, trajtimi i çrregullimeve mendore në institucionet psikiatrike çon në shkelje të rënda  të të drejtave të njeriut duke përfshirë kushtet e jetesës dhe trajtimin çnjerëzor dhe degradues të individëve të prekur nga çrregullime të ndryshme mendore. Për më tepër\, OBSH ka argumentuar bindshëm edhe jashtë kontekstit të kujdesit shëndetësor\, se individët të cilët janë të  prekur nga çrregullimet mendore përjashtohen nga jeta në komunitet dhe ju  mohohen  të drejtat themelore siç janë strehimi\, ushqimi\, veshja dhe janë të diskriminuar në aspektin e mundësive të punësimit\, të së drejtës  për  arsim  dhe strehim për shkak të paaftësisë së tyre mendore.Në disa vende\,  individëve me probleme të shëndetit mendor u mohohet e drejta për të votuar\, apo edhe e drejta për t’u martuar dhe për të pasur fëmijë. Kjo situatë i çon  individët me çrregullime mendore të vuajnë nga varfëria e skajshme e cila nga ana tjetër ka një efekt mbi aftësinë e tyre për të patur akses në kujdesin e duhur\, të integrohen në shoqëri dhe të shërohen nga sëmundja e tyre. Prandaj\, qëllimi i këtij sesioni do të jetë promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njerëzve që jetojnë me çrregullime mendore.  \nInstruksione për abstraktet \nAbstraktet do të konsiderohen për prezantim oral\, ose poster. Prezantimet orale do të jenë 10 minuta\, dhe 5 minuta kohë për diskutim në sesione 120 minutëshe. Individët duhet të regjistrohen për pjesëmarrje në konferencë me anë të abstrakteve që do paraqiten.Abstraktet nuk janë të kufizuara vetëm mbi temën e konferencës: pranohen si prezantim poster edhe tema të tjera të lidhura me shëndetin publik dhe shërbimet e shëndetit publik.Të gjithë abstraktet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën: konferencashp@yahoo.com \n Afati i dorëzimit të abstrakteve: 5 Prill 2018. \nAplikantët do të  njoftohen për pranimin e abstrakteve të tyre nga data\, 15 Prill 2018.  \nUdhëzimet e Përgjithshme \n\nAbstrakti duhet të jetë maksimumi 250 fjalë. Mund të pranohen grafikët\, tabelat\, ose hartat\, por duhet të vendosen në fund të tekstit.\nAutorët duhet të para-përcaktojnë zgjedhjen e parë dhe të dytë të paraqitjes së abstraktëve: me gojë kundrejt prezantimeve me poster.\nTitulli i Abstraktit: duhet të jetë i shkurtër\, pa shkurtime dhe iniciale. Vendndodhja gjeografike dhe koha e studimit duhet përmendur kurdoherë e mundur/nevojshme.\nAutori që prezanton: emri i autorit që prezanton duhet të jetë shtypur i plotë (Emër dhe Mbiemër).\nPërfaqësia: nëse keni një ose më shumë përfaqësi institucionale\, listoni dhe ju lutem përdorni 1\, 2\, 3 për radhitjen e tyre.\n\nStruktura e Abstrakteve \nAutorët duhet të përdorin nën-titujt e mëposhtëm që të strukturojnë abstraktet e tyre: \n\nQëllimi: duhet të adresojë historikun dhe arsyetimin shkencor për këtë studim\, si edhe domethënien e temës nën studim për shëndetin publik. Autorët duhet të përshkruajnë rëndësinë e studimit\, pyetj (-a; -et) kërkimore dhe objektivat e studimit.\nMetodologjia: duhet të përshkruajë ndërtimin e studimit\, vendin (komunitetin\, klinikën\, spitalin)\, pjesëmarrësit në studim\, rezultatet e matjeve analitike dhe/ose teknikave ndërhyrëse.\nRezultatet: duhet të paraqesin gjetjet kryesore në të dhëna sasiore dhe cilësore\, të shoqëruara me intervalet e konfidencës ose nivelet e domethënies të testeve statistikore\, sipas përshtatshmërisë.\n\nGjetjet “negative” si edhe “pozitive” mund të jenë me interes të barazvlefshëm. Megjithatë\, autorët duhet të raportojnë vetëm ato rezultate në lidhje me konkluzionin. \n\nKonkluzioni: autorët duhet të raportojnë vetëm ato konkluzione që janë të mbështetura drejtpërdrejtë nga të dhënat. Autorët duhet të raportojnë veprimet që rekomandohen të ndërmerren në shëndet publik. Sa të jetë e mundur\, autorët duhet të theksojnë madhësinë e ndikimit të punës së tyre kërkimore në shëndet publik.\n\n  \nProcedurat e Vlerësimit \n\nTë gjitha abstraktet e dorëzuara do të rishikohen nga kolegët e Komitetit Shkencor sipas kritereve të mëposhtme: (i) risia dhe përkatësia me punën kërkimore; (ii) metodologjia; (iii) ndikimet për kërkimin dhe praktikën e shëndetit publik.\n\n Stili i tekstit Abstraktet duhet të shkruhen në Anglisht\, Times New Roman\, madhësia e shkronjave 12\, me hapësirë njëshe.Regjistrimi në konferencë Për regjistrim\, ju lutem kontaktoni sekretariatin në adresën: konferencashp@yahoo.com \n\n\n\n \n\n\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/konferenca-e-gjashte-nderkombetare-e-shendetit-publik-shqiperi-2018/
LOCATION:Rr. Aleksander Moisiu\, nr. 80\, Tirane\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/posteri-shqip-konferenca.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180508T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180508T170000
DTSTAMP:20260829T174339
CREATED:20180504T112909Z
LAST-MODIFIED:20180504T112909Z
UID:6667-1525759200-1525791600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:8 Maj 2018 Dita Ndërkombëtare e Talasemisë
DESCRIPTION:8 Maj 2018\nDita Ndërkombëtare e Talasemisë \nDita Ndërkombëtare e Talasemisë organizohet çdo vit në 8 maj nё vende tё ndryshme tё botёs\, dhe ka si synim tё rrisё ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi kёtё sёmundje. Në këtë ditë organizohen shumë aktivitete që synojnë të sensibilizojnë vendimmarrësit\, politikëbërësit\, personelin shëndetësor mbi talaseminë: “Si të parandalojmë\, të trajtojmë dhe të kurojmë talaseminë”\, në mënyrë që çdo individ me talasemi të ketë një jetë normale. \nTalasemia është një shqetësim ndërkombëtar. Rreth 7% e popullatës në mbarë botën është bartëse e një hemoglobinopatie\, dhe çdo vit lindin mesatarisht 300.000-500.000 fëmijë me hemoglobinopati. Studimet e deritanishme e kanë shndërruar talaseminë nga një sëmundje fatale të fëmijërisë në një sëmundje kronike\, por akoma jo të mirëmenaxhuar për të sigururar cilësi të jetës së tyre. \nNë 25 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë synohet të jepet një tablo e historisë së sëmundjes që nga koha e zbulimit të saj\, progresi i deritanishëm dhe nevoja pёr tё pёrmirёsuar akoma trajtimin e saj. \nTema e këtij viti:\n“Talasemia – e kaluara\, e tashmja dhe e ardhmja: tё paraqesim progresin dhe nevojat e pacientёve me talasemi” \nQё nga koha e përshkrimit të sëmundjes nga Cooley nё vitin 1925 e deri në vitin 1964\, viti i simpoziumit të parë\, progresi ishte i paktë pasi nuk kishte asnjë terapi përveç transfuzionit. Por midis viteve 1964 dhe 2015 përparimi ka qenë i madh në çdo fushё. Revolucioni i biologjisë molekulare në mjekësi ka sjellё shumё shpresё dhe kёta pacientё kanë përfituar përmirësime thelbësore në transfuzion dhe chelation. Megjithatё\, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar transfuzione tё rregullta\, terapi me medikamente kelante dhe kontrolle tё vazhdueshme pёr tё pakёsuar ndёrlikimet nga kjo sёmundje. \nTë gjithё sё bashku pёr talaseminё\nBёhu dhe ti njё hero – Dhuro gjak\, shpёto jetё! \nÇfarë ёshtё talasemia?\nTalasemia është një sëmundje gjaku e trashëguar që shkaktohet nga një defekt në prodhimin e hemoglobinës\, një pjesë e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut. Kur nuk ka hemoglobinë të mjaftueshme\, qelizat e kuqe të gjakut nuk funksionojnë siç duhet\, jetojnë për periudha më të shkurtra kohore dhe ka më pak qeliza të kuqe të shëndetshme në gjak.\nQelizat e kuqe të gjakut çojnë oksigjen në të gjitha qelizat e trupit\, të cilin ato e përdorin për të funksionuar normalisht. Në personat me talasemi\, qelizat e kuqe të gjakut nuk prodhohen në sasi dhe cilësi normale. Kur nuk ka sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut\, nuk ka edhe oksigjen të mjaftueshëm për të gjitha qelizat e tjera të trupit. Njerëzit me talasemi mund të kenë anemi të lehtë apo të rëndë e cila mund të dëmtojë organet.\nDefekte të ndryshme gjatë prodhimit të hemoglobinës shkaktojnë lloje të ndryshme talasemie. Talasemia mund të jetë në formë të lehtë\, të mesme apo të rëndë (talasemia minor ose talasemia major).\nDuke patur një tipar talasemie\, një person mund të mos ketë asnjë simptomë\, por mund t’ja kalojë atë tipar fëmijëve duke rritur rrezikun e tyre për të pasur talasemi. Një person i cili ka talasemi minor mund të mos ketë asnjë simptomë ose mund të ketë vetëm anemi të lehtë\, ndërsa një person me talasemi major mund të ketë simptoma të rënda dhe mund të ketë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku. \nSi mund ta di nëse kam talasemi?\nNjerëzit me forma të moderuara dhe të rënda të talasemisë zakonisht diagnostikohen që në fëmijëri\, pasi ata kanë simptoma të anemisë së rëndë qysh herët në jetë. Njerëzit me forma më pak të rënda të talasemisë mund të diagnostikohen vetëm nëse kanë shenja të anemisë\, ose nëse një mjek gjen anemi në një test rutinë të gjakut të bërë për një arsye tjetër.\nTalasemia është e trashëguar\, prandaj nëse keni të afërm që vuajnë nga kjo sëmundje\, bëni ekzaminimet e duhura. \nSi mund të parandalohet talasemia?\nDuke qenë se talasemia transmetohet nga prindërit tek fëmijët\, është shumë e vështirë për ta parandaluar. Megjithatë\, në qoftë se ju ose partneri juaj e di se anëtarët e familjes janë me talasemi\, ose nëse jetoni në vende ku talasemia është e zakonshme\, ju mund të flisni me një këshillues gjenetik për të përcaktuar se çfarë rreziku do të keni për t’ja transmetuar talaseminë fëmijëve tuaj. \nÇfarë shenjash ka talasemia?\nDuke qenë se trupi juaj ka më pak qeliza të kuqe gjaku kur keni talasemi\, shenja më e zakonshme që mund të keni është anemia. Sa më e rëndë të jetë talasemia\, aq më pak hemoglobinë ka trupi dhe aq më e rëndë mund të jetë anemia. Kur ju keni anemi mund të ndiheni të lodhur apo të dobët. \nJu mund të keni:\n• Marrje mendsh\n• Vështirësi në frymëmarje\n• Rrahje të shpeshta të zemrës\n• Dhimbje koke\n• Ngërçe muskulore\n• Vështirësi në përqendrim etj. \nNjë nga problemet e tjera te personat me talasemi është zmadhimi në masë të madhe i palcës së kockave\, duke i bërë ato më të holla dhe lehtësisht të thyeshme. Kjo vjen për arsye se palca e kockave përpiqet të prodhojë gjithnjë e më shumë qeliza të kuqe për të luftuar aneminë\, pra duke punuar më tepër se normalisht.\nNjë tjetër organ që preket është shpretka\, ku një prej funksioneve të saj është filtrimi i gjakut për të luftuar infeksionet. Kur keni talasemi\, shpretka do të punojë shumë për të prodhuar më shumë qeliza gjaku\, dhe për këtë shkak ajo nuk mund të përballojë punën për të filtruar gjakun dhe për të luftuar infeksionet. Për këtë arsye njerëzit me talasemi janë me imunitet të dobët\, që do të thotë se janë më të prekshëm nga infeksionet dhe ndonjëherë kanë nevojë për mbrojtje shtesë (si p.sh. vaksina të gripit dhe vaksina të tjera). \nSi trajtohet talasemia?\nTalasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me transfuzione gjaku dhe terapi. Lloji i trajtimit që merr një person me talasemi varet nga forma e talasemisë.\nNjë mënyrë për të trajtuar aneminë është furnizimi i trupit me qeliza të kuqe të gjakut përmes transfuzionit të gjakut.\nTransfuzioni i gjakut është i domosdoshëm për jetën e një talasemiku sepse: \n• U garanton indeve dhe organeve sasi të mjaftueshme oksigjeni.\n• Ndihmon palcën e kockave për të mos u sforcuar në prodhimin e rruazave të kuqe në mënyrë që kockat të rriten normalisht.\n• Parandalon ose pengon zmadhimin e shpretkës dhe sforcimin e organeve të tjera. \nNjerëzit me talasemi major zakonisht kanë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku; ata me talasemi të mesme mund të kenë nevojë për transfuzione gjaku atëherë kur kanë një infeksion apo një sëmundje; ndërsa njerëzit me talasemi minor zakonisht nuk kanë nevojë për transfuzion gjaku. Përveç transfuzioneve të herëpashershme që kanë nevojë\, këta individë gjithashtu marrin medikamente ferrokelante (që lidhin hekurin e tepërt dhe e nxjerrin jashtë organizmit). Sot shërimi i talasemisë po bëhet gjithnjë edhe më i mundur nëpërmjet aplikimit të teknikave mjekësore të sofistikuara. \nKanë ndonjë ndikim negativ transfuzionet e gjakut?\nNjerëzit të cilët marrin transfuzione gjaku të herëpashershme\, me kalimin e kohës janë në rrezik për mbingarkesë hekuri në organe të ndryshme\, kryesisht në zemër\, në mëlçi dhe në tru\, duke vështirësuar punën e tyre. Këto organe dëmtohen në mënyrë progresive duke shkaktuar sëmundje të zemrës\, diabet dhe cirrozë të mëlçisë\, duke rrezikuar në këtë mënyrë jetën e të sëmurëve. Sot ekzistojnë mënyra të ndryshme për të parandaluar apo eliminuar mbingarkesën e hekurit në organizëm. \nÇdo herë që një person merr transfuzion gjaku\, rritet rreziku që trupi i tij të reagojë ndaj këtij transfuzioni që shihet si i dëmshëm nga sistemi imunitar. Personat në këtë rast mund të marrin transfuzione gjaku\, por gjaku që ata marrin duhet të kontrollohet dhe të krahasohet me gjakun e tyre për t’u siguruar që nuk do të shkatërrohet nga sistemi i tyre imunitar. Kjo merr kohë dhe shpesh personat në këtë rast duhet të presin më gjatë.\nNjë tjetër shqetësim për njerëzit që marrin shumë transfuzione gjaku është siguria e gjakut. Disa infeksione\, si hepatiti\, mund të transmetohen përmes gjakut. Në shumë vende përfshirë edhe Shqipërinë\, siguria e furnizimit me gjak kontrollohet dhe monitorohet\, dhe rreziku i marrjes së një infeksioni nga transfuzioni i gjakut është shumë i ulët. \nSi të jetosh shëndetshëm kur je me talasemi?\nNjë mënyrë jetese e shëndetshme është e rëndësishme për të gjithë. Njerëzit që jetojnë me talasemi duhet të dinë se një mënyrë jetese e shëndetshme do të thotë “menaxhim i talasemisë”. \nMenaxhimi i talasemisë. Talasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me anë të transfuzioneve të gjakut dhe terapisë. Një person me talasemi duhet të marrë kujdes mjekësor rregullisht nga një hematolog (mjek specialist i cili trajton sëmundjet e gjakut) ose një specialist tjetër për të ndjekur dhe parandaluar ndërlikimet që shkakton kjo sëmundje. E rëndësishme për një person me talasemi është respektimi i skemës së trajtimit dhe transfuzionet e herëpashershme për parandalimin e anemive të rënda apo dëmtimeve të mundshme të organeve nga mbingarkesa e hekurit. \nZgjedhjet e shëndetshme për njerëzit që jetojnë me talasemi. Zgjedhje të tjera të shëndetshme që një person me talasemi duhet të marrë parasysh përfshijnë: zbatimin korrekt të skemës së vaksinimit\, konsumin e ushqimeve me vlera ushqyese\, aktivitetin fizik dhe zhvillimin e marrëdhënieve pozitive. \nVaksinat. Njerëzit me talasemi mund të marrin infeksione serioze\, veçanërisht në qoftë se ata kanë hequr shpretkën. Prandaj një person me talasemi duhet të jetë gjithmonë vigjilent kur ka temperaturë apo ndonjë shenjë tjetër infeksioni. Kur te një person me talasemi shfaqen shenjat e infeksionit\, ai duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore. Vaksinat mbrojnë personat me talasemi nga shumë infeksione. Fëmijët duhet të respektojnë skemën e vaksinimit rutinë. Mjekët mund të rekomandojnë vaksina të tjera shtesë për të rriturit me talasemi. \nUshqimi. Konsumi i ushqimeve me vlera ushqyese është i rëndësishëm për të gjithë për një mënyrë jetese të shëndetshme; një dietë e pasur me fruta dhe perime\, si dhe me yndyrna në përqindje të ulët është ideale për të fituar ushqyesit thelbësorë që i nevojiten organizmit. Për njerëzit që jetojnë me talasemi\, duke qenë se kanë tepricë hekuri në gjak\, ushqimet e pasura në hekur duhet të kufizohen. Hekuri mund të gjendet në mish\, në peshk dhe në disa perime. Produkte të tjera\, si drithëra dhe lëng portokalli\, mund të përmbajnë hekur shtesë. Personat me talasemi duhet të diskutojnë me mjekun e tyre nëse duhet ose jo të kufizojnë sasinë e hekurit në dietën e tyre. \nAktiviteti fizik. Aktiviteti fizik është pjesë e një jetese të shëndetshme. Edhe pse disa njerëz me talasemi nuk mund të marrin pjesë në aktivitet fizik me intensitet të lartë\, ata mund të marrin pjesë në aktivitete të moderuara fizike duke përfshirë ecjen me biçikletë\, vrapimin dhe ecjen në këmbë. Nëse një person me talasemi ka probleme me kyçet e këmbëve\, ai mund të merret me aktivitete të tjera të moderuara përfshirë joga\, not apo gjimnastikë. Nëse keni talasemi duhet të diskutoni me mjekun tuaj për nivelin e ushtrimit që duhet të kryeni. \nMarrëdhëniet shoqërore. Të kesh marrëdhënie të ngrohta dhe mbështetëse është pjesë e rëndësishme e jetës. Miqtë\, përfshirë bashkëpunëtorët\, shokët e klasës dhe anëtarët e familjes\, mund të ofrojnë mbështetje në menaxhimin e talasemisë dhe ballafaqimin me stresin e jetës së përditshme.\nPërveç kësaj\, në qoftë se keni talasemi\, jeni bartës të saj\, apo dini që dikush në familjen tuaj është me talasemi\, rekomandohet këshillimi gjenetik para çdo shtatzënie\, në mënyrë që ju dhe partneri juaj të informoheni për rrezikun e të paturit një fëmijë me talasemi. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/8-maj-2018-dita-nderkombetare-e-talasemise/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/05/posterper-web-final.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR