BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180501T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180531T170000
DTSTAMP:20260829T174453
CREATED:20180416T081851Z
LAST-MODIFIED:20180416T081922Z
UID:6232-1525154400-1527778800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial
DESCRIPTION:Fushata e Majit\, Muajit të Matjes së Presionit Arterial\nMaji – Muaji i Matjes së Presionit Arterial” (MMM) është një fushatë globale ndërgjegjësimi e udhëhequr nga Shoqata Ndërkombëtare e Hipertensionit (ISH)\, e cila përfaqëson shkencëtarët\, klinicistët\, ofruesit e kujdesit shëndetësor nga e gjithë bota\, të cilët kanë interes të përbashkët në fushën e kërkimit për hipertensionin arterial. Kjo fushatë e nisur vitin e kaluar\, ka në qendër të vëmendjes rritjen e aksesit ndaj depistimit të presionit arterial si mënyra potencialisht më efektive për të ulur efektet e dëmshme të hipertensionit në shëndet.\nGjatë vitit të parë të kësaj fushate morën pjesë rreth 100 vende nga e gjithë bota (ndër to edhe Shqipëria)\, duke e bërë kështu programin depistues më të madh në botë të presionit të gjakut. Analiza e të dhënave nga ky program masiv depistues lejon mbledhjen e evidencave shkencore për të ndikuar politikat shëndetësore rreth depistimit të presionit të gjakut. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/fushata-e-majit-muajit-te-matjes-se-presionit-arterial/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/POSTERI-I-MUAJIT-TE-HIPERTENSIONIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180501T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180501T170000
DTSTAMP:20260829T174453
CREATED:20180424T122316Z
LAST-MODIFIED:20180424T124944Z
UID:6612-1525154400-1525186800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 Maj 2018\, Dita Botërore e Astmës
DESCRIPTION:1 Maj 2018 \n  \nDita Botërore e Astmës \n  \nDita Botërore e Astmës organizohet në mbarë botën për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth parandalimit të astmës. \nKjo ditë organizohet çdo vit nga GINA (Global Initiative for Asthma) të martën e parë të muajit maj.  \nDita Botërore e Astmës për herë të parë u organizua në vitin 1998 nga GINA në më shumë se 35 vende pas “Takimit Botëror të Astmës” zhvilluar në Barcelonë. \n  \nFaktet kryesore rreth astmës \n\nAstma është një nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme të rrugëve të frymëmarrjes\, gjatë të cilës ato pezmatohen dhe ngushtohen.\nRreth 235 milionë njerëz aktualisht vuajnë nga astma. Kjo është një nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijët.\nAstma është një problem i shëndetit publik jo vetëm për vendet me të ardhura të larta; ajo ndodh në të gjitha vendet\, pavarësisht nga niveli i zhvillimit. Shumica e vdekjeve të lidhura me astmën ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.\nSipas vlerësimeve të fundit të OBSH-së\, në vitin 2015 kishte 383.000 vdekje për shkak të astmës. Shumica e vdekjeve ndodhin tek të rriturit.\nFaktorët më të fuqishëm të rrezikut për zhvillimin e astmës janë substancat dhe grimcat e thithura nëpërmjet ajrit\, të cilat mund të shkaktojnë reaksione alergjike ose mund të acarrojnë rrugët e frymëmarrjes.\nMedikamentet mund të kontrollojnë astmën\, ndërsa shmangia e shkaktarëve të astmës mund të zvogëlojë ashpërsinë e saj.\nMenaxhimi i duhur i astmës u mundëson njerëzve të gëzojnë një cilësi të mirë jetese.\n\n___________________________________________________________________________ \nAstma është një nga sëmundjet kryesore jo të transmetueshme e karakterizuar nga kriza të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllima gjatë saj\, të cilat ndryshojnë në ashpërsi dhe frekuencë nga personi në person. Tek individët e prekur simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë ose në javë\, dhe për disa të tjerë ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik ose gjatë natës. Gjatë krizës së astmës\, tubat bronkial ënjten duke shkaktuar ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlimin e lëvizjes së ajrit brenda apo jashtë mushkërive. Simptomat e përsëritura të astmës shpesh shkaktojnë pagjumësi\, lodhje\, reduktim të aktivitetit jetësor të individëve\, sidomos në shkollë dhe në punë. Astma ka një shkallë relativisht të ulët të vdekshmërisë në krahasim me sëmundjet e tjera kronike. \nAstma është e nëndiagnostikuar dhe e nëntrajtuar. Ajo krijon barrë të konsiderueshme për individët dhe familjet. Organizata Botërore e Shëndetësisë pranon se astma është problem madhor për shëndetin publik. \nShkaqet \nShkaqet kryesore të astmës nuk janë kuptuar plotësisht. Faktorët më të fuqishëm të rrezikut për zhvillimin e astmës janë një kombinim i predispozicionit gjenetik me ekspozimin mjedisor ndaj substancave dhe grimcave që mund të thithen nëpërmjet ajrit\, të cilat mund të provokojnë reaksione alergjike ose mund të acarojnë rrugët e frymëmarrjes\, si: \n\nAlergjenet e brendshme si pluhurat në shtëpi\, (në shtretër\, qilima dhe mobiljet) apo parazitët e ndryshëm si furrtarja e zezë\nAlergjenet në natyrë (të tilla si poleni dhe myku)\nKafshët shtëpiake\nTymi i duhanit\nAlergjenet kimike në vendin e punës\nNdotja e ajrit etj.\n\n  \nShkaktarë të tjerë që provokojnë krizat e astmës mund të jenë ajri i ftohtë\, ngacmimet ekstreme emocionale si zemërimi ose frika\, dhe aktiviteti fizik. Edhe medikamente të caktuara mund të shkaktojnë astmë: aspirina dhe medikamente të tjera josteroide anti-inflamatore dhe beta-bllokuese (të cilat përdoren për të trajtuar presionin e lartë të gjakut\, zemrën dhe migrenën). \nUrbanizimi është shoqëruar me një rritje të astmës\, por natyra e saktë e kësaj lidhjeje është akoma e paqartë. \nMenaxhimi i astmës \nMegjithëse astma nuk mund të shërohet\, menaxhimi i duhur mund të kontrollojë sëmundjen duke u mundësuar njerëzve me astmë të gëzojnë një cilësi të mirë të jetese. Medikamentet me efekt afatshkurtër përdoren për lehtësimin e simptomave gjatë krizave të astmës. Medikamente të tilla si kortikosteroidët aerosole janë të nevojshme për të kontrolluar përparimin dhe përkeqësimin e astmës\, si dhe vdekjet e lidhura me të. \nNjerëzit me simptoma të vazhdueshme duhet të marrin medikamente afatgjata çdo ditë për të kontrolluar pezmatimin bazë dhe për të parandaluar simptomat dhe përkeqësimin. Qasja e papërshtatshme ndaj medikamenteve dhe shërbimeve shëndetësore është një nga arsyet kryesore për kontrollin e dobët të astmës në shumë vende. \nPor medikamentet nuk janë mënyra e vetme për të kontrolluar astmën. E rëndësishme është gjithashtu shmangia e shkaktarëve të astmës. Çdo pacient me astmë duhet të mësojë se cilët janë shkaktarët e mundshëm të krizave të astmës dhe t’i shmangë si një masë parandaluese. \nMegjithëse astma nuk vret në atë nivel sa sëmundjet pulmonare obstruktive kronike (SPOK) ose sëmundjet e tjera kronike\, neglizhimi apo dështimi i përdorimit të medikamenteve të përshtatshme ose neglizhimi i trajtimit mund të çojë në vdekje. \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë luan një rol të rëndësishëm në koordinimin e përpjekjeve ndërkombëtare kundër kësaj sëmundjeje. Qëllimi i strategjisë së saj është të mbështesë shtetet anëtare në përpjekjet e tyre për të reduktuar aftësinë e kufizuar dhe vdekjen e parakohshme që lidhen me astmën. \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë thekson se parandalimi parësor për të zvogëluar nivelin e ekspozimit ndaj faktorëve të zakonshëm të rrezikut\, veçanërisht tymit të duhanit\, infeksioneve të shpeshta të frymëmarrjes gjatë fëmijërisë dhe ndotjes së ajrit (ekspozimi i brendshëm\, i jashtëm\, dhe në vendin e punës) duhet të jenë objektiva të programeve të parandalimit të astmës. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-maj-2018-dita-boterore-e-astmes/
LOCATION:Rr. Aleksander Moisiu\, nr. 80\, Tirane\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/posteri-per-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR