BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+1:20180423T080000
DTEND;TZID=UTC+1:20180429T170000
DTSTAMP:20260829T185338
CREATED:20180420T110404Z
LAST-MODIFIED:20180620T123232Z
UID:6496-1524463200-1525014000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Europiane e Vaksinimit  23-29 Prill 2018
DESCRIPTION:23-29 Prill 2018 \nJava Europiane e Vaksinimit \n  \nTË MBROJTUR SË BASHKU \n  \nVaksinimi nuk është vetëm një e drejtë personale por edhe një përgjegjësi e përbashkët \nJava Europiane e Vaksinimit ofron mundёsinë qё\, nё prill të çdo viti nё vende tё ndryshme\, tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё shёndeti publik ka nga vaksinat. Qё në fillimet e saj nё vitin 2005\, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme me shtrirje tё gjerё nё rajon\, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje. \n  \nZbatimi i gjerё i programeve tё vaksinimit gjatё 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike tё sёmundshёrisё dhe vdekshmёrisё\, tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat. \n  \nRajoni Europian vazhdon të ketë një mbulesë vaksinale të lartë gjatë fëmijërisë. Megjithatë\, një numër jo i vogël fëmijësh nuk marrin mbrojtje vaksinale të nevojshme\, duke shërbyer kështu si transmetues të infeksioneve te personat e tjerë. \n  \nFakte: \n\nVaksinimi mbron nga sëmundje të tilla si: hepatiti\, fruthi\, difteria\, pneumonia\, shytat\, poliomieliti\, kolla e mirë\, rubeola\, tetanozi\, diarreja nga rotavirusi\, kanceri i qafës së mitrës etj.\, sëmundje të cilat nëse nuk parandalohen nga vaksinat mund të shkaktojnë paaftësi dhe të çojnë deri në vdekje.\nNë vitin 2016\, 1 në 15 fëmijë në rajon nuk u vaksinua me dozën e parë të vaksinës së fruthit dhe 1 në 21 fëmijë nuk morën asnjë dozë të vaksinës së Difteri-Tetanoz-Pertus. Këto hendeqe të krijuara kanë çuar në shpërthime të fruthit që mund të shmangeshin nga vaksinimi.\nMbulesa vaksinale botërore ka arritur në 86%\, pa pësuar ndyshime domethënëse gjatë viteve të fundit.\nVaksinimi mund të evitojë përafërsisht 2-3 milionë vdekje çdo vit. Nëse mbulesa vaksinale do të përmirësohej\, atëherë do të parandaloheshin edhe 1\,5 milionë vdekje të tjera.\nMegjithatë\, 19.5 milionë fëmijë në mbarë botën nuk po marrin vaksinimin e duhur.\n\nJava Europiane e Vaksinimit ofron njё mundёsi qё\, nё vende tё ndryshme nё prill të çdo \nviti\, tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё Shёndeti Publik ka nga vaksinat. Qё në \nfillimet e saj nё vitin 2005\, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e \nrёndёsishme me shtrirje tё gje \n  \nFokusi i fushatës për vitin 2018 \nTë gjithë mund të ndihmojnë për të pakësuar boshllëqet e krijuara në imunizim. Tema e fushatës së Javës Europiane të Vaksinimit është “Vaksinimi nuk është vetën një e drejtë personale por edhe një përgjegjësi e përbashkët”. Prandaj nën sloganin TË MBROJTUR SË BASHKU\, bëhet thirrje për vaksinim të çdo individi\, pa lënë askënd pas. \n  \nVaksinat të mbrojnë ty dhe këdo përreth teje \nVaksinat sigurojnë mbrojtje individuale nga shumë sëmundje të rrezikshme\, por përfitimi prej tyre nuk mbaron aty. Kur i gjithë komuniteti është i vaksinuar\, nuk mbetet asnjë person që mund të trasmetojë sëmundje ngjitëse te personat më të rrezikuar për të shfaqur ndërlikime serioze. Pra\, duke u vaksinuar të gjithë së bashku\, ne mund të mbrojmë personat më vulnerabël (të prekshëm)\, përfshirë foshnjat. Çdo person meriton të imunizohet dhe duhet të ndajë përgjegjësinë sociale për të mbrojtur ata që nuk mund të mbrojnë veten. \nDuke u vaksinuar ne jemi TË MBROJTUR SË BASHKU \n  \n  \n\n\n\n		\n				\n						\n			\n				\n			\n		\n							 \n			\n				\n						\n			\n				\n			\n		\n							 \n			\n				\n						\n			\n				\n			\n		\n							 \n			\n				\n						\n			\n				\n			\n		\n							 \n			\n				\n						\n			\n				\n			\n		\n							 \n			\n				\n						\n			\n				\n			\n		\n							 \n			\n	\n	\n\n		\n		[Show slideshow]\n		\n	\n	\n		\n			\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-europiane-e-vaksinimit-23-29-prill-2018/
LOCATION:Rr. Aleksander Moisiu\, nr. 80\, Tirane\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/poster-web1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180428T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180428T170000
DTSTAMP:20260829T185338
CREATED:20180411T110447Z
LAST-MODIFIED:20180411T110447Z
UID:6226-1524895200-1524927600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:28 Prill 2018 Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
DESCRIPTION:28 Prill 2018\n Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë \nDita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë organizohet çdo vit në 28 prill. Kjo ditë ka për qëllim ndërgjegjësimin për parandalimin e aksidenteve dhe sëmundjeve në punë\, dhe synon të përqendrojë vëmendjen në tendencat e reja në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë. Në shumë vende të botës\, institucionet shtetërore\, sindikatat\, organizatat e punëdhënësve dhe ofruesit e sigurisë dhe shëndetit organizojnë shumë aktivitete në këtë ditë. \nTema për Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2018 është:\n“Siguria në punë për gjendjen e mirë shëndetësore të punëtorëve të rinj” \nKëtë vit\, Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Dita Botërore kundër Punës së Fëmijëve po bashkohen në një fushatë të përbashkët për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve të rinj dhe për t’i dhënë fund punës së fëmijëve. \nFushata synon të përshpejtojë veprimin për arritjen e synimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm për mjedise të sigurta pune dhe për më shumë siguri për të gjithë punëtorët deri në vitin 2030\, si dhe\nt’i japë fund të gjitha formave të punës së fëmijëve deri në vitin 2025. Arritja e këtyre synimeve kërkon një qasje të harmonizuar dhe të integruar për eliminimin e punës së fëmijëve dhe promovimin e një kulture për parandalimin e lëndimeve dhe përmirësimin e shëndetit dhe sigurisë në punë. \nSot në botë janë 541 milionë punëtorë të rinj nga mosha 15-24 vjeç. Këtu përfshihen 37 milionë fëmijë në punë të rrezikshme\, të cilët përbëjnë më shumë se 15% të fuqisë punëtore në botë.\nAta vuajnë 40% më shumë se punëtorët e rritur deri në 25 vjeç nga plagë jofatale. \nShumë faktorë mund të ekspozojnë të rinjtë ndaj rreziqeve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këto mund të lidhen me stadin fizik dhe psikologjik të zhvillimit të tyre\, me mungesën e përvojës në punë dhe trajnimeve\, me njohjen e limituar të rreziqeve që lidhen me punën dhe paaftësinë për të kundërshtuar në mënyrë të argumentuar pranimin e punës dhe detyrave të rrezikshme. \nFushata e këtij viti thekson rëndësinë kritike të adresimit të këtyre sfidave dhe përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit për punëtorët e rinj\, jo vetëm për të promovuar punësim të denjë për të rinjtë\, por edhe për t’i lidhur këto përpjekje në luftën kundër punës së rrezikshme dhe të gjitha formave të tjera të punës së fëmijëve. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/28-prill-2018-dita-boterore-e-sigurise-dhe-shendetit-ne-pune/
LOCATION:Rr. Aleksander Moisiu\, nr. 80\, Tirane\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/04/posteri-per-web-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR