BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180322T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180322T170000
DTSTAMP:20260829T192648
CREATED:20180319T151001Z
LAST-MODIFIED:20180319T152724Z
UID:6153-1521702000-1521734400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:DITA BOTËRORE E UJIT  22 MARS
DESCRIPTION:DITA BOTËRORE E UJIT  \n22 MARS \n  \nDita Botërore e Ujit e cila organizohet çdo vit ne 22 Mars ka si qëllim të rrisë vëmendjen mbi rëndësinë që ka uji.Tema për këtë vit “Natyra për Ujin”\, eksploron Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë (ZBN) për sfidat me ujin me të cilat ne përballemi në shekullin e 21. Dëmtimi i mjedisit\, së bashku me ndryshimet klimaterike po nxitin krizat që lidhen me ujërat të cilat ne i shohim në mbarë botën. Përmbytjet\, thatësirat dhe ndotja e ujit janë bërë gjithnjë e më keq nga vegjetacioni i degraduar\, toka\, lumenjtë dhe liqenet. Kur ne i lëmë pas dore ekosistemet tona\, ne e bëjmë më të vështirë furnizimin e të gjithëve me ujin që u nevojitet për të mbijetuar. \nFushata për këtë ditë botëore është “Përgjigjia është tek natyra” dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me ZBN.Zgjidhjet e Bazuara në Natyrë kanë mundësinë për të zgjidhur shumë nga sfidat tona me ujin. Ne duhet të bëjmë shumë më shumë me infrastrukturën “e gjelbër” dhe aty ku është e mundur ta harmonizojmë atë me infrastrukturën “gri”. \nMesazhi kryesor është që ZBN\, të tilla si mbjellja e pemëve për të rigjallëruar pyjet\, lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura\, dhe rivendosja e ligatinave\, është një mënyrë e qëndrueshme dhe kosto efektive për të ndihmuar në ribalancimin e ciklit të ujit\, zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimaterike sidhe përmirësimin e shëndetit të njeriut dhe mënyrëssë jetesës. \nPërmes përdorimit të ZBN për të ndihmuar në përmbushjen e nevojave për ujë të një popullatë në rritje\, ne do të kontribuojmë në krijimin e një ekonomie në formë rrethi\, si dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojmë në mbrojtjen e mjedisit natyror dhe zvogëlimin e ndotjes – të dy këto qëllime kryesore në Objektivin 6 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm\, objektiv i cili angazhon botën për sigurimin e disponueshmërisë dhe menaxhimine qëndrueshmërisë së ujit dhe të kanalizimeve për të gjithë në vitin 2030. \nFakte kyçe \nNevoja për ujë. \n 2.1 miliardë njerëz kanë mungesë aksesi në shërbime të sigurta që menaxhojnë ujin e pijshëm.\n Në 2050 sipas një vlerësimi\, numri i popullsisë do të rritet në 2 miliardë njerëz dhe kërkesa botërore për ujë të pijshëm mund të rritet 30% më e lartë se sot.\n Buqësia përdor aktualisht 70% të sasisë globale të ujit për vaditje\, një shifër e lartë përpopullsinë e dendur. Industria merr 20% të totalit\, të dominuar nga energjia dheprodhimet. Pjesa e mbetur prej 10% shkon për përdorim shtëpiak dhe më pak se 1% përdoret për ujë të pijshëm. \nDisponueshmëria e ujit:\n Sot rreth 1.9 miliardë njerëz jetonë në zona me pak ujë. Deri në vitin 2050\, kjo shifër mund të rritet rreth 3 miliardë njerëz. \n\nCilësia e ujit:\n Sipas një vlerësimi rreth 1.8 miliardë njerëz përdorin një burim të ujit të pijshëm të pa përmirësuar si dhe pa mbrojtje ndaj ndotjeve prej ujërave të zeza.\n Globalisht\, mbi 80% e ujërave të zeza të krijuara nga shoqëria rrjedhin në mjedis pa u trajtuar. \n\nKlima dhe mjedisi\n Vlerësimet tregojnë se numri i njerëzve të rrezikuar nga përmbytjet\, është parashikuar të rritet nga 1.2 miliardë që është sot në rreth 1.6 miliardë në 2050\, që përbën gati 20% të popullsisë së botës.\n Sot\, rreth 1.8 miliard njerëz preken nga degradimi dhe shkretëtimi i tokës. Të paktën 65% e tokës së pyllëzuar është në një gjendje të degraduar.\n Rreth 64 – 71% e ligatinave natyrore kanë qenë humbur si rezultat i aktivitetit njerëzor që nga viti 1900.\n Erozioni i tokës buqësore merr me vete 25 në 40 miliard ton të sipërfaqes së punueshme çdo vit\, duke reduktuar ndjeshëm rendimentin e prodhimeve dhe aftësia e tokës për të rregulluar nivelin e ujit\, karbonit dhe të lëndëve ushqyese . Mbeturinat\, që përmbajnë sasi të mëdha të azotit dhe fosforit\, po ashtu janë një kontribues i madh për ndotjen e ujit. \nCilat janë zgjidhjet e bazuara në natyrë?\nRigjallërimi i pyjeve\, kullotave dhe lagunat natyrore\, rilidhja e lumenjve në zonat e përmbytura\, krijimi i mbrojtëseve përgjatë rrjedhës së ujit\, janë disa nga shembujt e zgjidhjeve të bazuara në natyrë (ZBN) të cilat ndihmojnë në menaxhimin e cilësisë dhe të disponueshmërisë së ujit.\nZBN nuk janë zgjidhja për të gjitha sfidat me të cilat ne përballemi në lidhje me ujin si pasojë e rritjes së popullsisë në botë\, por ato mund të ofrojnë mundësi të reja të cilat janë dhe kosto efektive për plotësimin e infrastrukturës së pamjaftueshme apo të dëmtuar (amortizuar). \nPër shembull: \n Disponueshmëria dhe furnizimi me ujë: Grumbullimi i ujit nëpërmjet rrugëve natyrore\, lagështisë së tokës/grumbullimi i ujërave nëntokësorë\, mund të jenë më të qëndrueshme dhe kosto efektive sesa ngritja e infrastrukturave të tilla si digat. \n Cilësia e ujit: ndotja nga bujqësia mund të reduktohet në mënyrë të dukshme nga ZBN si bujqësia mbrojtëse e cila ruan tokën nga erozioni ose mbrojtëset bregore\, shiritat e tokës përgjatë rrjedhës së ujit të cilat janë të mbjella me pemë dhe shkurre.\n Menaxhimi i rrezikut: Efektet që kanë sjellë ndryshimet klimaterike si përmbytjet ekstreme të shpeshta\, mund të zbuten me anë të disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë të tilla si krijimi i disa mbrojtëseve riparuese ose lidhja e lumenjve me zonat e përmbytura.\nAplikimi i disa zgjidhjeve të bazuara në natyrë krijon atë që njihet si “infrastruktura e gjelbër” sisteme natyrale ose gjysëm natyrale\, të cilat na japin përfitime të njëjta ose të ngjashme me ato që merren me mënyrën tradicionale të “infrastrukturës gri” që ndërtohet nga njeriu. \nZgjidhjet e bazuara në natyrë si dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ)\nZgjidhjet e bazuara në natyrë për menaxhimin e cilësisë dhe furnizimit me ujë\, mbështesin arritjen e të gjithë qëllimeve të Objektivit 6 të OZHQ: sigurimi i disponueshmërisë dhe menaxhimi i qëndrueshmërisë së ujit dhe të kanalizimeve për të gjithë.\nGjithashtu zgjidhjet e bazuara në natyrë mund të luajnë rol në të tjera OZHQ:\n Objektivi 1: Jo varfëri\, Objetivi 2: Zero uri\, Objektivi 3: Shëndet i mirë: Punë të reja shpesh janë krijuar nga ZBN dhe përmirësimi i shëndetit nga një cilësi më e mirë e ujit do të thotë produktivitet më i lartë.\n Objektivi 7: Energjia e pastër dhe e përballueshme\, Objektivi 9: Industria\, inovacioni dhe infrastruktura\, Objektivi 11: Qytete dhe komunitete të qëndrueshme\, Objektivi 12: Prodhim dhe konsumim i përgjegjshëm: ZBN kërkojnë pak ose aspak energji. Ato gjithashtu ndihmojnë në sigurimin e më shumë burimeve të qëndrueshme të ujit për ti\nshërbyer vendbanimeve në rritje.\n Objektivi 14: Jeta nën ujë\, Objektivi 15: Jeta në tokë: Ligatinat mund të reduktojnë\nndotjen nëprmjet filtrimit dhe të rrisin biodiversitetin përmes zgjerimit të habitateve\nnatyrore \n“NATYRA PËR UJIN \nPËRGJIGJIA ËSHTË TEK NATYRA” \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-ujit-22-mars/
LOCATION:Rr. Aleksander Moisiu\, nr. 80\, Tirane\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/poster-web.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR