BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180101T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20180106T170000
DTSTAMP:20260829T213639
CREATED:20160101T090940Z
LAST-MODIFIED:20180110T091822Z
UID:3417-1514761200-1515254400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Gripi mund të jetë një problem serioz për ju dhe foshnjën tuaj\, Vaksinohuni !
DESCRIPTION:Gripi mund të kthehet në një problem serioz gjatë shtatzënisë \nGratë shtatzënë\, pas gripit janë në një rrezik më të lartë për komplikacione (sëmundje serioze deri shtrim në spital)\, në krahasim me popullatën tjetër të shëndoshë. \nKjo ndodh sepse gratë shtatzënë janë më të predispozuara për sëmundje të rënda për shkak të ndryshimeve të përkohshme në sistemin imun\, në zemër dhe mushkëri. \nGripi mund të jetë problem serioz edhe për foshnjat\, për shkak se sistemi imun i tyre është ende i pazhvilluar për të luftuar infeksionet. \nGjithashtu\, gripi gjatë shtatzënisë mund të çojë në lindje parakohe ose peshë të ulët në lindje. \nÇfarë është gripi \nGripi është një sëmundje infektive që përhapet me anë të kontaktit të ngushtë\, kollës dhe teshtimave. Shpërthimet epidemike zakonisht ndodhin në dimër dhe simptomat mund të nisin papritur e mund të zgjasin nga disa ditë deri në dy javë. Shenjat e gripit janë temperatura\, kolla\, dhimbja e trupit dhe e kokës. Në pjesën më të madhe të rasteve shërimi është i shpejtë\, por disa herë gripi mund të japë komplikacione serioze si pneumoni\,bronktit\, madje edhe vdekje. \nVaksinimi sezonal për gripin – zgjedhja më e mirë për nënën dhe fëmijën \nVaksina sezonale e gripit është e sigurt në të gjitha periudhat e shtatzënisë. Miliona doza të vaksinës sezonale të gripit janë përdorur në gratë shtatzëna në gjithë botën për shumë vite me rradhë\, dhe vaksina ka qenë e sigurt gjatë shtatzënisë. Sapo gruaja shtatzënë vaksinohet\, ajo kalon mbrojtjen e saj tek fëmija\, duke e mbrojtur atë për gjashtë muajt e parë të jetës. Kjo është e rëndësishme për shkak së fëmijët nën gjashtë muaj konsiderohen shumë të vegjël për t’u vaksinuar. \nEfektet anësore të vaksinës përfshijnë dhimbje dhe skuqje të vendit të vaksinimit Në disa raste mund të shfaqet dhimbje e trupit apo kokës\, ethe dhe të vjella. Këto efekte anësore janë të lehta dhe kalojnë më shpejt sesa vetë gripi. \nÇfarë duhet të bëni nëse keni shenja të gripit gjatë shtatzënisë \nVaksinimi kundër gripit ul rrezikun për sëmundje gjatë shtatzënisë dhe ndihmon mbrojtjen e foshnjës\, por për arsye se vaksina nuk jep mbrojtje 100 %\, është e rëndësishme të kontaktoni mjekun ose infermieren nëse ju shfaqen shenjat e ngjashme me gripin\, edhe kur jeni të sapovaksinuara. \n  \nVAKSINIMI është i SIGURTË \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/gripi-mund-te-jete-nje-problem-serioz-per-ju-dhe-foshnjen-tuaj-vaksinohuni/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/12/grate-shtatezena.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180101T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20180106T170000
DTSTAMP:20260829T213639
CREATED:20170101T091919Z
LAST-MODIFIED:20180110T091856Z
UID:3420-1514761200-1515254400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Gripi sezonal mund të bëhet serioz për shëndetin tuaj nëse jeni mbi 65 vjeç\, VAKSINOHU!
DESCRIPTION:-Nëse ju jeni mbi 65 vjeç. \nGripi\, për ju që jeni mbi 65 vjeç\, mund të rrezikojë seriozisht shëndetin. 80% deri 90% e të gjitha vdekjeve ndodhin tek njerëzit mbi 65 vjeç si pasojë e komplikacioneve nga gripi. Gjithashtu të moshuarit zënë numrin më të madh të pacientëvë me grip të cilët kanë nevojë për t’u shtruar në spital për shkak të gripit\, sesa individët e grup-moshave më të reja. Kjo ndodh\, pasi sistemi imunitar dobësohet me kalimin e moshës dhe bëhet më i cënueshëm nga infeksionet e ndryshme përfshi këtu edhe gripin. \nҪfarë është gripi ? \nGripi është një sëmundje infektive i cili përhapet nga njëri person tek tjetri kryesisht nëpërmjet teshtitjes\, kollitjes dhe kontaktit të afërt. Epidemia e gripit ndodh zakonisht në dimër. Kushdo individ i kujtdo moshe mund të infektohet me grip. \nCilat janë simptomat e gripit ? \nEthe dhe të dridhura\, kollë\, dhimbje muskulare\, dhimbje koke dhe këputje. \nSimptomat e gripit nisin menjëherë dhe mund të zgjasin nga pak ditë deri në dy javë. \nShumica e njerëzve shërohen shpejt\, por ndonjëherë gripi mund të shkaktojë komplikacione serioze\, duke përfshirë pneumoninë dhe bronshitin\, apo edhe vdekjen. \nGripi mund të përkeqësojë problemet shëndetësore ekzistuese\, siç janë sëmundjet e zemrës dhe të mushkërive. \n  \nCila është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga influenza ? \nVaksinimi çdo vit përpara sezonit të dimrit është mënyra më e mirë për të: \n  \n\nUlur rrezikun e infektimit nga gripi;\nUlur rrezikun e përkeqësimit të sëmundjes\, shtrimit në spital dhe vdekjes;\nNdihmon në parandalimin e përhapjes së gripit në familje\, miq dhe të tjerë;\n\n  \nA ka ndonjë rrezik vaksinimi nga gripi ? \nEfektet anësore të vaksinimit nga gripi janë zakonisht të vogla si: hidhërim i gojës\, skuqje në vendin e injeksionit. \nDisa individë shfaqin dhimbje koke\, dhimbje muskulare\, ethe\, këputje dhe të vjella. \nKëto efekte anësore janë të dobëta dhe kalojnë shpejt\, ndryshe nga ç’ka ndodh gjatë gripit. \n  \nVAKSINIMI është i SIGURTË \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/gripi-sezonal-mund-te-behet-serioz-per-shendetin-tuaj-nese-jeni-mbi-65-vjec-vaksinohu/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/12/te-moshuarit1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20180101T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20180106T170000
DTSTAMP:20260829T213639
CREATED:20170101T095349Z
LAST-MODIFIED:20180110T091932Z
UID:3429-1514790000-1515254400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Çfarё ёshtё gripi sezonal?
DESCRIPTION:Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs\, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnё papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё\, ethe\, kollё\, lodhje\,dhimbje fyti\, koke dhe muskulore. \nCilat gjendje shёndetёsore zhvillojnë grip të rëndë? \nDisa sёmundje kronike apo probleme shёndetёsore mund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi. \nKёto pёrfshijnё: \nObezitet ekstrem\, astmё\, sёmundje kronike tё mёlçisё\, sёmundje renale kronike\,probleme tё sistemit imunitar\, sёmundje pulmonare kronike\, sёmundje kardiake\, diabet\, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit. \nGripi sezonal mund tё jetё serioz nёse vuani nga njё prej sёmundjeve të sipёrpёrmёndura \nPёrgjithësisht gripi sezonal kalon lehtё pa kёrkuar ndonjё mjekim specifik. Megjithatё\, pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike\, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shёmbull\, nёse ju keni diabet\, sёmundje kardiake apo respiratore\, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj. \nPёrse kёto probleme shёndetёsore rrisin rrezikun pёr t’u sёmurë rёndё nga gripi? \nGripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare\, diabetin\, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital. \nGjithashtu\, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV\, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes si p.sh. pneumonia. \nCila ёshtё mёnyra mё e mirё pёr t’u mbrojtur nga gripi? \nVaksinimi i pёrvitshёm pёrpara fillimit tё sezonit tё gripit ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё: \n\nUlur rrezikun pёr t’u sёmurë nga gripi sezonal.\nUlur rrezikun pёr sёmundje serioze qё kёrkojnё hospitalizim.\n\n  \nNёse je shtatzënё dhe ke ndonjё problem shёndetёsor\, vaksinimi ёshtё veçanёrisht i rёndёsishёm pёr shёndetin tёnd dhe tё fёmijёs. \nA ёshtё e sigurt vaksina kundёr gripit sezonal? \nVaksinimi ёshtё i sigurt. Efektet anёsore tё vaksinёs janё tё lehta dhe pёrfshijnё skuqje dhe dhimbje tё lehtё nё vendin e injektimit. Disa persona mund tё shfaqin dhimbje koke\, temperaturё apo dhimbje muskulore\, të cilat janë efekte anёsore tё lehta dhe kalojnё shpejt. \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/cfar%d1%91-%d1%91sht%d1%91-gripi-sezonal/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/12/Posteri-per-te-semuret-kronike.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR