BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171203T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20171209T170000
DTSTAMP:20260829T220912
CREATED:20171202T125135Z
LAST-MODIFIED:20171202T125135Z
UID:5528-1512255600-1512835200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:3 Dhjetor 2017\,  Dita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe
DESCRIPTION:  \n  \n\n“Transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe reziliente për të gjithë” \n  \n\nDita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe \n\n3 Dhjetori përkujtohet çdo vit nga vendet e OKB-së si Dita e Personave me Aftësi Ndryshe (PAN). Kjo datë u caktua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në nder të PAN\, për të promovuar të drejtat e PAN në të gjitha sferat e shoqërisë\, si dhe zhvillimin e tyre duke rritur ndërgjegjësimin mbi situatën e PAN në aspekte të tilla si politike\, ekonomike\, sociale\, shëndetësore dhe kulturore. \nTema e sivjetme e Ditës Botërore për Aftësinë Ndryshe është: \n“Transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe reziliente për të gjithë” \nKonventa për të Drejtat e Personave me Aftësi Ndryshe\, e miratuar në vitin 2006\, është zhvilluar më tej në të drejtat dhe mirëqenien e PAN nëpërmjet implementimit të Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030\, si dhe kornizave ndërkombëtare të zhvillimit. \n  \n\nÇfarë është aftësia ndryshe?\n\nSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, personat me aftësi ndryshe janë individët që kanë dëmtime afatgjata fizike\, mendore\, intelektuale ose shqisore\, të cilat në ndërveprim me pengesa të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri\, në kushte të barabarta me të tjerët. \nKufizimi i aktivitetit është një vështirësi që haset nga një individ në kryerjen e një detyre apo veprimi. Kufizimet e pjesëmarrjes\, nënkuptojnë vështirësitë që një individ mund të ndeshë gjatë përfshirjes në situata të jetesës së përditshme. \nPaafësia nuk është vetëm një problem shëndetësor\, por është një fenomen kompleks që pasqyron ndërveprimin midis veçorive të trupit të një personi dhe karakteristikave të shoqërisë në mjediset ku jeton. Vështirësitë që hasin personat me aftësi ndryshe kërkojnë ndërhyrje për të hequr pengesat mjedisore dhe sociale. \n  \n\nTë dhëna epidemiologjike për personat me aftësi ndryshe në Shqipëri \n\nOrganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se në nivel botëror\, personat me aftësi ndryshe përbëjnë 15% të popullsisë. \n1 në 10 europianë ka ndonjë dëmtim fizik\, ndijor ose mendor. \nPersonat me aftësi ndryshe kanë të njëjtat nevoja shëndetësore si personat jo me aftësi ndryshe. Këta persona kanë të drejta të barabarata për kujdes shëndetësor ashtu si dhe pjesa tjetër e popullsisë. \nAta gëzojnë të drejtën për rimbursim të barnave dhe për kujdes shëndetësor. \nPersonat me aftësi ndryshe në Shqipëri \n\n6.2 % e popullësisë në moshë madhore në Shqipëri është me aftësi ndryshe.\nPersonat madhorë me aftësi ndryshe në moshë për punë kanë 2 herë më shumë gjasa të jenë jashtë fuqisë punëtore sesa personat jo me aftësi ndryshe.\n1-5 të rinj (15-24 vjeç) me kufizime në shikim janë në kërkim të punës\, por nuk mund të gjejnë një të tillë.\n\n  \n\nAspekte të kujdesit shëndetësor të personave me aftësi ndryshe \n\nMbi 1 miliard njerëz në të gjithë globin përjetojnë një formë të caktuar të aftësisë ndryshe Personat me aftësi ndryshe kanë të njëjtat nevoja për përkujdesje shëndetësore si dhe njerëzit e tjerë \nPor ata kanë: \n\n2 herë më shumë mundësi të gjejnë profesionistë dhe shërbime shëndetësore të papërshtatshme.\n3 herë më shumë mundësi t’u mohohet kujdesi shëndetësor.\n4 herë më shumë mundësi të trajtohen keq nga sistemi i kujdesit shëndetësor.\n\n  \nGjithashtu: \n\nGjysma e personave me aftësi ndryshe nuk kanë mundësi ekonomike të mbulojnë shpenzimet shëndetësore.\n50% e tyre vuajnë nga pasojat e shpenzimeve shëndetësore katastrofike.\nPagesat në dorë të shpenzimeve shëndetësore që nuk janë të mbuluara mund ta shpien një familje drejt varfërisë.\nRehabilitimi dhe përdorimi i aparaturave që ofrojnë asistencë u mundëson personave me aftësi ndryshe të jenë të pavarur.\n200 milionë njerëz kanë nevojë për syze ose pajisje të tjera optike dhe nuk kanë akses ndaj tyre.\n70 milionë njerëz kanë nevojë për karrige me rrota. Vetëm 5-15% kanë akses ndaj tyre.\n360 milionë njerëz në gjithë globin kanë probleme me dëgjimin\, nga format më të lehta në ato më të rënda.\nProdhimi i pajisjeve për dëgjimin mbulon vetëm:\n\n-10% të nevojave në rang global \n-3% të nevojave në vendet e zhvilluara. \n\nOfrimi i aksesit të shërbimeve shëndetësore ndaj personave me aftësi ndryshe është i mundur\, si dhe do të reduktonte pabarazinë e papranueshme të dhënies së shërbimeve shëndetësore.\n\nPrandaj duhet: \n\nHeqja e barrierave fizike në qendrat shëndetësore.\nOfrimi i shërbimeve shëndetësore të mundshme.\nTrajnimi i gjithë personelit shëndetësor mbi çështjet dhe nevojat e personave me aftësi ndryshe.\nInvestimi në shërbime specifike si rehabilitimi.\n\n  \n\nObjektivat Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Aftësia Ndryshe \n\n“Personat me Aftësi Ndryshe” ose “aftësia ndryshe” përmenden në mënyrë specifike në Axhendën e Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. \nPersonat në situata vulnerabël janë të përfshirë në mënyrë specifike në Axhendën e Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. \nObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që lidhen me aftësitë ndryshe janë:  \nObjektivi Nr. 4 – Garantimi i aksesit dhe edukimit të barabartë duke krijuar ambiente edukuese gjithëpërfshirëse\, si dhe duke siguruar asistencë për personat me aftësi ndryshe. \nObjektivi Nr. 8 – Promovimi i një zhvillimi ekonomik përfshirës\, punësimi i plotë dhe dhënia e mundësisë personave me aftësi ndryshe për të patur akses të plotë në tregun e punës. \nObjektivi Nr. 10 – Vënia e theksit në përfshirjen sociale\, ekonomike dhe politike e personave me aftësi ndryshe. \nObjektivi Nr. 11– Krijimi i qyteteve të aksesuesshme dhe me burime ujore\, ofrimi i një sistemi transporti publik të përballueshëm\, të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm\, si dhe mundësimi i aksesit universal ndaj burimeve të sigurta dhe hapësirave të gjelbërta. \nObjektivi Nr. 17 – Vënia e theksit në rëndësinë e mbledhjes së të dhënave dhe në monitorimin e OZHQ-së\, si dhe mbi të dhënat e disagregua. \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/3-dhjetor-2017-dita-boterore-e-personave-me-aftesi-ndryshe/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/12/poster.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR