BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171201T010000
DTEND;TZID=UTC+2:20171207T170000
DTSTAMP:20260829T203603
CREATED:20171121T110920Z
LAST-MODIFIED:20171121T110920Z
UID:5503-1512086400-1512662400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 DHJETOR 2017\, DITA BOTËRORE KUNDËR HIV DHE AIDS
DESCRIPTION:Të dhëna të përditësuara për HIV dhe AIDS\, 2017 \n  \nFakte kryesore \n  \n\nHIV vazhdon të mbetet një problem i madh i shëndetit publik në nivel global\, duke marrë më shumë se 35 milionë jetë njerëzish deri tani. Në vitin 2016\, në nivel global 1 milion njerëz vdiqën nga shkaqet e lidhura me HIV.\nNë fund të vitit 2016\, globalisht pati përafërsisht 36.7 milionë njerëz që jetonin me HIV\, ku 1.8 milionë prej tyre u infektuan vetëm në vitin 2016.\n54% e të rriturve dhe 43% e fëmijëve që jetojnë aktualisht me HIV marrin terapinë gjithëpërfshirëse antiretrovirale (ART).\nAfrika Sub-Sahariane është rajoni më i prekur me 25.6 milionë persona me HIV.\nInfeksioni HIV shpesh diagnostikohet nëpërmjet testeve të shpejta diagnostike\, që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave HIV. Shumica e këtyre testeve japin rezultate brenda ditës\, gjë që është thelbësore për vendosjen e diagnozës në të njëjtën ditë\, si dhe për trajtimin dhe kujdesin e hershëm.\nGrupet që janë në rrezik të lartë për t’u infektuar me HIV (popullata kyçe) përfshijnë: burrat që kanë marrëdhënie seksuale me burra\, ata që injektojnë droga\, të burgosurit dhe personat që jetojnë në mjedise të tjera të mbyllura\, punonjësit e seksit dhe klientët e tyre\, dhe transgjinorët. Popullatat kyçe shpesh kanë sjellje që rrisin vulnerabilitetin ndaj HIV dhe zvogëlojnë aksesin në programet e testimit dhe trajtimit.\nNë vitin 2015\, 44% e rasteve të reja ndodhën pikërisht në këto popullata e partnerët e tyre seksualë.\nPër infeksionin HIV nuk ka shërim. Megjithatë\, medikamentet efektive antiretrovirale (ARV) ndihmojnë për të kontrolluar virusin dhe për të parandaluar transmetimin\, në mënyrë që njerëzit me HIV si dhe ata në rrezik të madh për t’u infektuar\, të mund të gëzojnë jetë të shëndetshme dhe produktive.\nAktualisht vetëm 70% e personave me HIV e dinë statusin e tyre.\nDeri në fund të vitit 2016\, globalisht 19.5 milionë njerëz që jetojnë me HIV kanë marrë terapi antiretrovirale.\nNga viti 2000 deri në vitin 2015\, infeksionet e reja me HIV kanë rënë me 39%\, dhe numri i vdekjeve nga AIDS ka rënë me 1/3\, me rreth 13.1 milionë jetë të shpëtuara për shkak të marrjes së terapisë antiretrovirale në të njëjtën kohë me vendosjen e diagnozës.\n\n___________________________________________________________________________ \n  \nÇfarë është HIV \n  \nHIV (Virusi i Imunodeficiencës Njerëzore) është virusi i cili prek dhe dobëson sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet dhe nga disa lloje kanceri. Shkatërrimi dhe dëmtimi gradual i funksionit të qelizave të imunitetit i bën gradualisht individët e infektuar pacientë imunodeficient\, të ndjeshëm për një gamë të gjerë infeksionesh\, lloje kanceri dhe sëmundjesh të tjera që njerëzit me sisteme të shëndetshme të imunitetit mund të luftojnë. Funksioni imun i organizmit matet nëpërmjet numërimit të qelizave të quajtura CD4. \nFaza më e avancuar e infeksionit HIV është AIDS\, i cili mund të zgjasë nga 2 deri në 15 vjet për t’u zhvilluar\, në varësi të individit. AIDS është përcaktuar si zhvillimi i llojeve të ndryshme të  kancerit\, infeksioneve apo manifestimeve të tjera të rënda klinike. HIV nuk është sinonim i AIDS. Një person i infektuar me virusin HIV\, jo domosdoshmërisht është i sëmurë me AIDS; ai mund të jetë i infektuar me virusin HIV por mund të mos jetë i sëmurë me AIDS. \n  \nShenjat e AIDS \n  \nShenjat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit. Megjithëse njerëzit që jetojnë me HIV priren të jenë më infektues në muajt e parë\, shumë prej tyre nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre HIV pozitiv deri në fazat e mëvonshme. Javët e para pas infeksionit fillestar\, këta persona mund të mos kenë asnjë shenjë ose mund të shfaqin shenja të ngjashme me gripin si ethe\, dhimbje koke\, skuqje apo dhimbje të fytit. Me dobësimin progresiv të sistemit imunitar\, infeksioni përparon dhe një person mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit si: fryrje e nyjeve limfatike\, humbje e madhe në peshë\, ethe/temperaturë\, diarre e vazhdueshme\, kollë. Pa trajtim mund të shfaqen edhe shenja të tjera sipas llojit të infeksioneve të ndryshme oportuniste. \n  \nTransmetimi i HIV \n  \nTransmetimi i HIV mund të ndodhë nëpërmjet shkëmbimit të një shumëllojshmërie lëngjesh të infektuara të trupit të njeriut si gjaku\, qumështi i gjirit\, sperma dhe sekrecionet vaginale. \n  \nDisa nga sjelljet dhe kushtet që vënë individët në rrezik më të madh për t’u infektuar me HIV përfshijnë: \n\nMarrëdhëniet seksuale vaginale ose anale të pambrojtura.\nPasja e një infeksioni tjetër seksualisht të transmetueshëm si sifilizi\, herpesi\, klamidia\, gonorrea dhe vaginosa bakterore.\nShkëmbimi i mjeteve të kontaminuara si gjilpëra\, shiringa e pajisje të tjera gjatë injektimit të drogës.\nMarrja e injeksioneve apo transfuzioneve të gjakut të pasigurta\, transplanti i organeve\, si dhe procedurat mjekësore me instrumente të mprehta të kontaminuara.\nShpimet aksidentale me gjilpërë (përfshirë dëmtimet e stafit shëndetësor).\n\n  \nIndividët nuk mund të infektohen me HIV nëpërmjet kontaktit të zakonshëm të përditshëm si puthjet\, përqafimet\, takimi i duarve\, ose ndarja e objekteve personale\, ushqimit apo ujit\, etj. \n  \nDiagnoza e HIV dhe AIDS \n  \nËshtë e rëndësishme të theksohet se\, testet që përdoren pë vendosjen e diagnozës zbulojnë antitrupa të prodhuara nga sistemi imunitar i një individi për të luftuar patogjenët e huaj\, dhe jo zbulimin e drejtpërdrejtë të vetë HIV. Sot janë në dispozicion teste të ndryshme që zbulojnë praninë ose mungesën e antitrupave të HIV. Shumica e individëve i zhvillojnë këto antitrupa brenda 28 ditësh nga infektimi\, dhe për këtë arsye antitrupat mund të mos kapen menjëherë pas infeksionit. Kjo periudhë e hershme përfaqëson kohën e rrezikut më të madh për transmetimin e infeksionit\, megjithëse transmetimi i HIV mund të ndodhë gjatë gjithë fazave të infeksionit. Ritestimi i individëve që diagnostikohen me HIV është praktikë e mirë për të përjashtuar çdo gabim të mundshëm testimi apo raportimi. \n  \nShërbimet e testimit për HIV \n  \nTestimi për HIV duhet të jetë vullnetar\, ndërsa testimi i detyrueshëm nuk është i pranueshëm sepse dëmton praktikat e mira të shëndetit publik dhe shkel të drejtat e njeriut. \nDisa vende kanë futur apo janë duke e konsideruar vetëtestimin si një mundësi për të inkurajuar diagnozën e HIV. Vetëtestimi për HIV është procesi ku një person i cili dëshiron të dijë statusin e tij/të saj HIV merr një mostër\, kryen një test dhe interpreton rezultatet e testimit në mënyrë private. Vetëtestimi për HIV nuk jep një diagnozë definitive HIV pozitiv; vetëtestimi është një test i parë i cili kërkon analiza të mëtejshme nga stafi shëndetësor. \nPartnerët seksualë të personave të diagnostikuar me infeksion HIV kanë një probabilitet më të madh për të qenë HIV pozitiv. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon shërbime për të arritur këta partnerë. \nTë gjitha shërbimet e testimit të HIV duhet të ndjekin parimet e rekomanduara nga OBSH: miratim i informuar\, konfidencialitet\, këshillim\, rezultate të sakta të testimit dhe lidhje me kujdesin\, trajtimin dhe shërbimet e tjera. \n  \nParandalimi i HIV \n  \nIndividët mund të zvogëlojnë rrezikun e infektimit me HIV duke kufizuar ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut. Mënyrat kryesore për parandalimin e HIV\, të cilat shpesh përdoren në kombinim me njëra-tjetrën përfshijnë: përdorimin e prezervativit\, testimin dhe këshillimin për HIV dhe IST të tjera\, rrethprerjen mashkullore mjekësore vullnetare (syneti)\, përdorimin e terapisë antiretrovirale (ARV) për parandalim\, reduktimin e dëmit për përdoruesit e drogave intravenoze\, eliminimin e transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija. \n  \nTrajtimi i AIDS \n  \nSot infeksioni HIV mund të kontrollohet nëpërmjet përdorimit të terapisë antiretrovirale të kombinuar\, e cila përbëhet nga 3 ose më shumë barna antiretrovirale. Barnat antiretrovirale nuk kurojnë infeksionin HIV\, por kontrollojnë shumimin e virusit brenda trupit të një personi dhe i mundësojnë sistemit imunitar të individit të fuqizojë kapacitetin për të luftuar infeksionet. \nMjekimi me ARV zgjat jetën e të sëmurëve dhe rrit cilësinë e saj\, duke e shndërruar AIDS-in në një sëmundje kronike. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-dhjetor-2017-dita-boterore-kunder-hiv-dhe-aids/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/posteri-aids.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171203T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20171209T170000
DTSTAMP:20260829T203603
CREATED:20171202T125135Z
LAST-MODIFIED:20171202T125135Z
UID:5528-1512255600-1512835200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:3 Dhjetor 2017\,  Dita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe
DESCRIPTION:  \n  \n\n“Transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe reziliente për të gjithë” \n  \n\nDita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe \n\n3 Dhjetori përkujtohet çdo vit nga vendet e OKB-së si Dita e Personave me Aftësi Ndryshe (PAN). Kjo datë u caktua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në nder të PAN\, për të promovuar të drejtat e PAN në të gjitha sferat e shoqërisë\, si dhe zhvillimin e tyre duke rritur ndërgjegjësimin mbi situatën e PAN në aspekte të tilla si politike\, ekonomike\, sociale\, shëndetësore dhe kulturore. \nTema e sivjetme e Ditës Botërore për Aftësinë Ndryshe është: \n“Transformimi drejt një shoqërie të qëndrueshme dhe reziliente për të gjithë” \nKonventa për të Drejtat e Personave me Aftësi Ndryshe\, e miratuar në vitin 2006\, është zhvilluar më tej në të drejtat dhe mirëqenien e PAN nëpërmjet implementimit të Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030\, si dhe kornizave ndërkombëtare të zhvillimit. \n  \n\nÇfarë është aftësia ndryshe?\n\nSipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë\, personat me aftësi ndryshe janë individët që kanë dëmtime afatgjata fizike\, mendore\, intelektuale ose shqisore\, të cilat në ndërveprim me pengesa të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri\, në kushte të barabarta me të tjerët. \nKufizimi i aktivitetit është një vështirësi që haset nga një individ në kryerjen e një detyre apo veprimi. Kufizimet e pjesëmarrjes\, nënkuptojnë vështirësitë që një individ mund të ndeshë gjatë përfshirjes në situata të jetesës së përditshme. \nPaafësia nuk është vetëm një problem shëndetësor\, por është një fenomen kompleks që pasqyron ndërveprimin midis veçorive të trupit të një personi dhe karakteristikave të shoqërisë në mjediset ku jeton. Vështirësitë që hasin personat me aftësi ndryshe kërkojnë ndërhyrje për të hequr pengesat mjedisore dhe sociale. \n  \n\nTë dhëna epidemiologjike për personat me aftësi ndryshe në Shqipëri \n\nOrganizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se në nivel botëror\, personat me aftësi ndryshe përbëjnë 15% të popullsisë. \n1 në 10 europianë ka ndonjë dëmtim fizik\, ndijor ose mendor. \nPersonat me aftësi ndryshe kanë të njëjtat nevoja shëndetësore si personat jo me aftësi ndryshe. Këta persona kanë të drejta të barabarata për kujdes shëndetësor ashtu si dhe pjesa tjetër e popullsisë. \nAta gëzojnë të drejtën për rimbursim të barnave dhe për kujdes shëndetësor. \nPersonat me aftësi ndryshe në Shqipëri \n\n6.2 % e popullësisë në moshë madhore në Shqipëri është me aftësi ndryshe.\nPersonat madhorë me aftësi ndryshe në moshë për punë kanë 2 herë më shumë gjasa të jenë jashtë fuqisë punëtore sesa personat jo me aftësi ndryshe.\n1-5 të rinj (15-24 vjeç) me kufizime në shikim janë në kërkim të punës\, por nuk mund të gjejnë një të tillë.\n\n  \n\nAspekte të kujdesit shëndetësor të personave me aftësi ndryshe \n\nMbi 1 miliard njerëz në të gjithë globin përjetojnë një formë të caktuar të aftësisë ndryshe Personat me aftësi ndryshe kanë të njëjtat nevoja për përkujdesje shëndetësore si dhe njerëzit e tjerë \nPor ata kanë: \n\n2 herë më shumë mundësi të gjejnë profesionistë dhe shërbime shëndetësore të papërshtatshme.\n3 herë më shumë mundësi t’u mohohet kujdesi shëndetësor.\n4 herë më shumë mundësi të trajtohen keq nga sistemi i kujdesit shëndetësor.\n\n  \nGjithashtu: \n\nGjysma e personave me aftësi ndryshe nuk kanë mundësi ekonomike të mbulojnë shpenzimet shëndetësore.\n50% e tyre vuajnë nga pasojat e shpenzimeve shëndetësore katastrofike.\nPagesat në dorë të shpenzimeve shëndetësore që nuk janë të mbuluara mund ta shpien një familje drejt varfërisë.\nRehabilitimi dhe përdorimi i aparaturave që ofrojnë asistencë u mundëson personave me aftësi ndryshe të jenë të pavarur.\n200 milionë njerëz kanë nevojë për syze ose pajisje të tjera optike dhe nuk kanë akses ndaj tyre.\n70 milionë njerëz kanë nevojë për karrige me rrota. Vetëm 5-15% kanë akses ndaj tyre.\n360 milionë njerëz në gjithë globin kanë probleme me dëgjimin\, nga format më të lehta në ato më të rënda.\nProdhimi i pajisjeve për dëgjimin mbulon vetëm:\n\n-10% të nevojave në rang global \n-3% të nevojave në vendet e zhvilluara. \n\nOfrimi i aksesit të shërbimeve shëndetësore ndaj personave me aftësi ndryshe është i mundur\, si dhe do të reduktonte pabarazinë e papranueshme të dhënies së shërbimeve shëndetësore.\n\nPrandaj duhet: \n\nHeqja e barrierave fizike në qendrat shëndetësore.\nOfrimi i shërbimeve shëndetësore të mundshme.\nTrajnimi i gjithë personelit shëndetësor mbi çështjet dhe nevojat e personave me aftësi ndryshe.\nInvestimi në shërbime specifike si rehabilitimi.\n\n  \n\nObjektivat Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Aftësia Ndryshe \n\n“Personat me Aftësi Ndryshe” ose “aftësia ndryshe” përmenden në mënyrë specifike në Axhendën e Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. \nPersonat në situata vulnerabël janë të përfshirë në mënyrë specifike në Axhendën e Objektivave Globale të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030. \nObjektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që lidhen me aftësitë ndryshe janë:  \nObjektivi Nr. 4 – Garantimi i aksesit dhe edukimit të barabartë duke krijuar ambiente edukuese gjithëpërfshirëse\, si dhe duke siguruar asistencë për personat me aftësi ndryshe. \nObjektivi Nr. 8 – Promovimi i një zhvillimi ekonomik përfshirës\, punësimi i plotë dhe dhënia e mundësisë personave me aftësi ndryshe për të patur akses të plotë në tregun e punës. \nObjektivi Nr. 10 – Vënia e theksit në përfshirjen sociale\, ekonomike dhe politike e personave me aftësi ndryshe. \nObjektivi Nr. 11– Krijimi i qyteteve të aksesuesshme dhe me burime ujore\, ofrimi i një sistemi transporti publik të përballueshëm\, të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm\, si dhe mundësimi i aksesit universal ndaj burimeve të sigurta dhe hapësirave të gjelbërta. \nObjektivi Nr. 17 – Vënia e theksit në rëndësinë e mbledhjes së të dhënave dhe në monitorimin e OZHQ-së\, si dhe mbi të dhënat e disagregua. \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/3-dhjetor-2017-dita-boterore-e-personave-me-aftesi-ndryshe/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/12/poster.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR