BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171125T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171130T170000
DTSTAMP:20260829T203646
CREATED:20171121T111724Z
LAST-MODIFIED:20171121T111724Z
UID:5505-1511593200-1512057600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:25 Nëntor 2017\, Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave
DESCRIPTION:Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave \n  \nAsambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka caktuar 25 nëntorin si Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe ka ftuar qeveritë\, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizojnë aktivitete për të ngritur ndërgjegjësimin e publikut për këtë problem. \nËshtë tronditës fakti që një në tri gra ka përjetuar dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj – një pandemi e përmasave globale. \nDhuna nuk është e pashmangshme dhe mund të parandalohet. Por kjo nuk është aq e drejtpërdrejtë sa çrrënjosja e një virusi. Nuk ka vaksina\, medikamente apo shërim\, dhe nuk ka asnjë arsye të vetme përse ndodh. Prandaj\, strategjitë parandaluese duhet të jenë me ndërhyrje të shumta dhe të ndërmerren paralelisht\, në mënyrë që të kenë efekte afatgjata dhe të përhershme. \nShumë sektorë\, aktorë dhe palë të interesuara duhet të angazhohen. \nStudime të shumta kanë provuar se cilat ndërhyrje janë efikase për të parandaluar dhunën – nga mobilizimi i komunitetit për të ndryshuar normat shoqërore\, tek ndërhyrjet gjithëpërfshirëse në shkolla që synojnë stafin dhe nxënësit\, fuqizimi ekonomik së bashku me trajnimin për barazi gjinore. \nPse është vendosur kjo Ditë Ndërkombëtare? \n\nDhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.\nDhuna ndaj grave është pasojë e diskriminimit ndaj grave\, në ligj dhe në praktikë\, si dhe pabarazi e vazhdueshme midis burrave dhe grave.\nDhuna ndaj grave ndikon dhe pengon përparimin në shumë fusha\, duke përfshirë çrrënjosjen e varfërisë\, luftën kundër HIV dhe AIDS\, paqen dhe sigurinë.\nDhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është e pashmangshme. Parandalimi është i mundur dhe thelbësor.\n\n  \nKjo fushatë globale më pas është zgjeruar me 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore. \nE njohur dhe si “16 Ditët”\, kjo fushatë fillon në 25 nëntor\, Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe përfundon në 10 dhjetor\, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. \nÇdo vit fushata bën thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. \nDhuna ndaj grave \nDhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale ndaj grave \nFaktet kryesore: \n\nDhuna ndaj grave\, veçanërisht dhuna nga partneri intim dhe dhuna seksuale\, janë probleme të mëdha të shëndetit publik dhe shkelje të të drejtave të njeriut (të grave).\nVlerësimet globale të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregojnë se rreth 1 në 3 (35%) gra në mbarë botën kanë përjetuar dhunë fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim ose nga partneri jointim\, gjatë jetës së tyre.\nShumica e kësaj dhune është dhuna nga partneri intim. Në mbarë botën\, pothuajse një e treta (30%) e grave që kanë qenë në marrëdhënie kanë raportuar se kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës fizike dhe/ose seksuale nga partneri intim gjatë jetës së tyre.\nGlobalisht\, deri në 38% e vrasjeve të grave kryhen nga një partner intim mashkull.\nDhuna mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik\, mendor\, seksual dhe riprodhues të grave dhe mund të rrisë vulnerabilitetin ndaj HIV.\nFaktorët që lidhen me rritjen e rrezikut të kryerjes së dhunës përfshijnë arsimimin e ulët\, keqtrajtimin në fëmijëri ose ekspozimin ndaj dhunës në familje\, përdorimin e dëmshëm të alkoolit\, qëndrimet që pranojnë dhunën dhe pabarazinë gjinore.\nFaktorët që lidhen me rrezikun në rritje të përjetimit të dhunës nga partneri intim dhe dhunë seksuale përfshijnë arsimimin e ulët\, ekspozimin ndaj dhunës midis prindërve\, abuzimin gjatë fëmijërisë\, qëndrimet që pranojnë dhunën dhe pabarazinë gjinore.\nStudimet tregojnë se programet e bazuara në shkolla mund të jenë efektive në parandalimin e dhunës në një marrëdhënie mes të rinjve.\nNë vendet me të ardhura të ulëta\, strategjitë për të rritur fuqizimin ekonomik dhe social të gruas\, kombinuar me trajnimin për barazi gjinore dhe iniciativat e bazuara në komunitet që adresojnë pabarazinë gjinore dhe aftësitë në një marrëdhënie\, kanë treguar efektivitet në uljen e dhunës nga partneri intim.\n\n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/25-nentor-2017-dita-nderkombetare-per-eliminimin-e-dhunes-ndaj-grave/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/posteri-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR