BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171115T060000
DTEND;TZID=UTC+2:20171119T170000
DTSTAMP:20260829T212232
CREATED:20171115T060435Z
LAST-MODIFIED:20171115T060435Z
UID:5480-1510722000-1511107200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:15 Nëntor 2017\, Dita Botërore e SPOK
DESCRIPTION:\nDita botërore e SPOK (e njohur si Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike) që prej vitit 2002 organizohet çdo vit në të mërkurën e dytë ose të tretë të muajit nëntor. \nSëmundjet pulmonare obstruktive kronike janë një nga sëmundjet më të përhapura në botë. Sipas një vlerësimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)\, rreth 210 milion njerëz në botë vuajnë nga SPOK dhe në vitin 2030 kjo sëmundje do të bëhet shkaku i tretë i kryesor i vdekjes në mbarë botën. \nSPOK nuk është një sëmundje e vetme\, por një term i përdorur për të përshkruar sëmundjet kronike të mushkërive që shkaktojnë kufizime në rrjedhën e ajrit të mushkërive. Termat më të njohura si “bronkiti kronik” dhe “emfizema” nuk përdoren më\, por tani përfshihen në diagnozën e SPOK. Simptomat më të zakonshme të SPOK janë mungesa e frymëmarrjes\, ose “nevoja për ajër” prodhimi i tepruar i pështymës dhe kollë kronike. Megjithatë\, SPOK nuk është thjesht një “kollë e duhanpirësve”\, por një sëmundje e mushkërive kërcënuese për jetën\, që mund të çojë gradualisht deri në vdekje. \nFaktorët kryesorë të rrezikut për SPOK janë: \n\nDuhanpirja\nNdotja e ajrit të brendshëm (si lëndët djegëse të përdorura për gatim dhe ngrohje)\nNdoja e ajrit jashtë në natyrë\nPluhurat dhe kimikatet në punë (avujt\, tymrat\, irritues të ndryshëm) etj.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/15-nentor-2017-dita-boterore-e-spok/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/poster-3.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR