BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171115T060000
DTEND;TZID=UTC+2:20171119T170000
DTSTAMP:20260829T205421
CREATED:20171115T060435Z
LAST-MODIFIED:20171115T060435Z
UID:5480-1510722000-1511107200@www.ishp.gov.al
SUMMARY:15 Nëntor 2017\, Dita Botërore e SPOK
DESCRIPTION:\nDita botërore e SPOK (e njohur si Dita Botërore e Sëmundjeve Pulmonare Obstruktive Kronike) që prej vitit 2002 organizohet çdo vit në të mërkurën e dytë ose të tretë të muajit nëntor. \nSëmundjet pulmonare obstruktive kronike janë një nga sëmundjet më të përhapura në botë. Sipas një vlerësimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)\, rreth 210 milion njerëz në botë vuajnë nga SPOK dhe në vitin 2030 kjo sëmundje do të bëhet shkaku i tretë i kryesor i vdekjes në mbarë botën. \nSPOK nuk është një sëmundje e vetme\, por një term i përdorur për të përshkruar sëmundjet kronike të mushkërive që shkaktojnë kufizime në rrjedhën e ajrit të mushkërive. Termat më të njohura si “bronkiti kronik” dhe “emfizema” nuk përdoren më\, por tani përfshihen në diagnozën e SPOK. Simptomat më të zakonshme të SPOK janë mungesa e frymëmarrjes\, ose “nevoja për ajër” prodhimi i tepruar i pështymës dhe kollë kronike. Megjithatë\, SPOK nuk është thjesht një “kollë e duhanpirësve”\, por një sëmundje e mushkërive kërcënuese për jetën\, që mund të çojë gradualisht deri në vdekje. \nFaktorët kryesorë të rrezikut për SPOK janë: \n\nDuhanpirja\nNdotja e ajrit të brendshëm (si lëndët djegëse të përdorura për gatim dhe ngrohje)\nNdoja e ajrit jashtë në natyrë\nPluhurat dhe kimikatet në punë (avujt\, tymrat\, irritues të ndryshëm) etj.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/15-nentor-2017-dita-boterore-e-spok/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/poster-3.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171116T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171116T170000
DTSTAMP:20260829T205421
CREATED:20171116T121554Z
LAST-MODIFIED:20171116T121554Z
UID:5491-1510815600-1510848000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:17 Nëntor\, Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme
DESCRIPTION:LINDJA PARAKOHE \n  \nTi falim të ardhme  \n  \nDita botërore e lindjes parakohe është 17 nentor dhe ky është viti i nëntë i organizimit të saj. \nQëllimi është ndërgjegjësimi  në lidhje me lindjen parakohe\, faktorët e rrezikut dhe reduktimi i ndikimit të faktorëve të rrezikut \n  \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë e përcakton lindjen parakohe si lindjen e foshnjes në më pak se 37 javë të shtatzanisë ose 259 ditë tësaj  ku si dita e parë e shtatzanisë është përcaktuar  dita e parë e menstruacioneve të fundit. \nBazuar në ansamblin e faktorëve që përcaktojnë dhe shoqërojnë lindjen parakohe\, të  barrës ekonomike dhe të pasojave të  ndodhjes së lindjes parakohe për  individin\, familjen dhe shoqërine duhet të theksohet që  lindja parakohe është një ceshtje e shendetit publik. \nNë botë mendohet se nje në 10 foshnje lindin parakohe dhe ne Shqipëri mendohet që incidence e lindjes parakohe është më e ulët  4.5 % \nFoshnjet e lindura parakohe janë në një risk më të lartë në lidhje me vdekshmërinë foshnjore dhe sëmundshmërinë  apo probleme të zhvillimit gjatë fëmijërisë së hershme  dhe me vonë  në krahasim me femijët  e lindur.  Lindja e një fëmije parakohe sjell kosto emocionale dhe ekonomike për familjen dhe për shoqërinë shërbimet publike (si shëndetësore\, edukuese dhe shërbime të tjera) \nLindja parakohe është pasojë e një grup problemesh të cilat mbi vendosen me njëra tjetrën. \nShkaqet e lindjes parakohe përfshijnë faktorë sociale dhe psikologjik në nivel individual\, ekspozimet ambjentale\, gjendja shwndetwsore\, faktorë biologjikë dhe gjenetike.Shumë nga këta faktorë janë të kombinuar me njeri tjetrin sidomos në shtresat me nivel të ulët socioekonomik. \nNjohja e faktorëve të riskut për lindjen parakohe ndihmon në identifikimin e grave me rrezik të lartë për lindje parakohe  dhe përfshirjen e tyre në programe të ndjekjes së tyre me qëllimin e parandalimit të saj ose të ulja e rrezikut për lindjen parakohe të hershme. \nMegjithatë\, kjo mund të arrihet vetëm nqs ka një marrëdhënie të ngrohtë me besim reciprok midis pacientes –grua shtatzanë dhe mjekut apo personelit shendetesor që ofron një kujdes antenatal duke i ofruar kujdes mjekësor dhe psikologjik. \nPër faktin se në themel të lindjes parakohe qendron ana sociodemografike dhe ekonomike e gruas\, ndërhyrjet për  parandalimin e lindjes parakohe  duhet  përqasur si një ndërhyrje që i përkët jo vetëm sistemit shëndetësor  por si një një përqasje multidimensionale dhe multisektoriale për të arritur dhe qëllimin e një mëmësie të sigurt. \nKjo mund të arrihet me anë të krijimit të ekipeve multidisiplinare në trajtimin e gruas shtatzanë  ku përfshihen dhe psikologet apo nutricionistët. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/17-nentor-dita-boterore-e-lindjeve-te-parakohshme/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/posteri.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR