BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171113T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171113T170000
DTSTAMP:20260829T205421
CREATED:20171113T093120Z
LAST-MODIFIED:20171113T093120Z
UID:5442-1510556400-1510588800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:13-19 Nëntor 2017 Java Botërore e Ndërgjegjësimit për antibiotikët
DESCRIPTION:Antibiotikët  \nPërdorini ato vetëm nën rekomandimin e mjekut! \nShumë sëmundje shkaktohen nga bakteret ose viruset. Antibiotikët janë medikamente të rëndësishme që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakterore si në njerëz dhe në kafshë dhe jo në infeksionet virale\, por jo gjithmonë ato janë zgjidhje. Antibiotikët po humbasin efektivitetin e tyre\, që do të thotë më shumë vdekje dhe më shumë komplikacione për njerëzit\, pasi ne nuk po i përdorim ato siç duhet. Nëse bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikëve\, shumë mjekime të thjeshta do të bëhen përsëri të rrezikshme për shëndetin tonë. \nViruset shkaktojnë sëmundje të zakonshme të cilat NUK mund të mjekohen me antibiotikë si: gjendje gripale\, kollë\, rrjedhje hundësh\, dhimbje fyti\, bronkite dhe disa infeksione të sinuseve apo të veshit. \nMarrja e antibiotikëve në rastin e sëmundjeve virale: \n\nNUK DO T’JU SHËROJË nga sëmundja që keni\nNUK DO T’JU NDIHMOJË që të ndiheni më mirë\nNUK DO T’I MBROJË të tjerët nga sëmundja juaj\n\nMOS HARRONI!  \nMarrja e antibiotikëve sjell rreziqe të mundshme për shëndetin. Antibiotikët duhet të përdoren vetëm kur mjeku i rekomandon ato si të nevojshme për sëmundjen. \n Përdorimi i antibiotikëve mund: \n\nTë vrasë bakteret e mira që ndodhen në trupin e njeriut\, gjë që mund të çojë në komplikacione të tilla si diarre.\nTë shkaktojë reaksione alergjike serioze të cilat mund të kërkojnë shtrim në spital.\nTë rezultojë në zhvillimin e infeksioneve rezistente ndaj antibiotikut. Bakteret rezistente janë të vështirë për t’u eliminuar. Ato mund të qëndrojnë në trupin e njeriut dhe mund të shkaktojnë sëmundje të rënda. Mjekimi për një infeksion rezistent mund të kërkojë një trajtim me antibiotikë më të fuqishëm (antibiotikë të gjeneratës së 2-të ose 3-të)\, ndoshta dhe shtrim në spital. Bisedoni me mjekun për mënyrën më të mirë të kujdesit për shëndetin tuaj gjatë kohës së sëmundjes.\n\nFakte të thjeshta rreth përdorimit të antibiotikëve \n\nAntibiotikët janë medikamente të cilat shpëtojnë jetë\n\nPërdorimi i antibiotikëve në mënyrën e duhur është mënyra më e mirë për të ruajtur efektivitetin e tyre për sëmundjet bakterore. \n\nAntibiotikët trajtojnë vetëm infeksionet bakterore\n\nNëse keni një infeksion viral si p.sh. një të ftohur\, ju duhet të bisedoni me mjekun për   mënyrën sesi të lehtësoni simptomat e sëmundjes. Këshillat mund të përfshijnë lëngje të ngrohta\, pushim. \n\nDisa infeksione të veshit nuk kërkojnë përdorimin e antibiotikëve\n\nMjeku do të përcaktojë llojin e infeksionit të veshit që keni dhe nëse është i nevojshëm përdorimi i antibiotikëve. Mjeku mund të presë disa ditë përpara se të japë antibiotikun\, pasi ju mund të ndiheni apo bëheni më mirë edhe pa filluar antibiotikun. \n\nPjesa më e madhe e rasteve me dhimbje fyti nuk kërkojnë trajtim me antibiotikë\n\nVetëm 1 në 5 fëmijë të cilët janë vizituar nga mjeku për dhimbje fyti kanë infeksion të fytit të shkaktuar nga streptokoku\, i cili duhet trajtuar me antibiotikë. Mjeku mund ta konfirmojë këtë infeksion vetëm me kryerjen e testit me material nga fyti. \n\nMukusi me ngjyrë jeshile nuk është shenjë që duhet të fillojmë një antibiotik\n\nMeqenëse sistemi imunitar i trupit lufton infeksionin\, mukusi mund të ndryshojë ngjyrë. Kjo është një dukuri normale dhe ju nuk keni nevojë të merrni antibiotikë. \n\nEkzistojnë rreziqe të mundshme kur marrim antibiotikët që na përshkruan mjeku\n\nPërdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë komplikacione\, duke filluar nga një irritim i stomakut deri në reaksione alergjike serioze. Mjeku juaj duhet të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet përpara se të përshkruajë një antibiotik. \nKryeni disa veprime të thjeshta: \n\nMos kërkoni antibiotikë por trajtojini simptomat e gjendjes gripale dhe të kollës sipas këshillave të mjekut.\nMerrini antibiotikët siç përshkruhen nga mjeku.\nMos i ruani antibiotikët për t’i përdorur në të ardhmen.\nMos i ndani antibiotikët me të tjerët.\n\n  \nMos harroni! \nE rëndësishme është që antibiotikët të përdoren në mënyrën\, llojin dhe dozën e duhur\, si dhe në kohën dhe për periudhën e duhur. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/13-19-nentor-2017-java-boterore-e-ndergjegjesimit-per-antibiotiket/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/posteri-per-web.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171113T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171113T170000
DTSTAMP:20260829T205421
CREATED:20171113T101153Z
LAST-MODIFIED:20171113T101153Z
UID:5452-1510556400-1510588800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:14 Nëntor Dita Bita Botërore e Diabetit
DESCRIPTION:Dita Botërore e Diabetit 2017 \n  \nTema e Ditës Botërore të Diabetit për këtë vit është: \n  \nFemra dhe diabeti – e drejta jonë për një të ardhme të shëndeshme \n  \nFushata ka si qëllim të promovojë rëndësinë që ka akcesi i përballueshëm dhe i barabartë për të gjitha femrat të cilat janë të rrezikuara ose janë me diabet\, për medikamentet kryesore dhe për një informim dhe edukim të vetëmenaxhimit të diabetit\, në mënyrë që femrat të arrijnë rezultate optimale të diabetit\, si dhe të forcojnë kapacitetet e tyre për të parandaluar diabetin tip 2. \n  \nMesazhe kyçe \n  \n\nTë gjitha femrave të cilat vuajnë nga diabeti u nevojitet një qasje e përballueshme dhe e barabartë e kujdesit shëndetësor\, e edukimit dhe informimit\, në mënyrë që të menaxhojnë sa më mirë diabetin e tyre\, si dhe të përmirësojnë rezultatet e tyre shëndetësore. \n\n  \nFakte mbështetëse \n\nAktualisht ka mbi 199 milionë gra që jetojnë me diabet. Ky total parashikohet të rritet në 313 milionë deri në vitin 2040.\n2 në çdo 5 gra me diabet janë të moshës riprodhuese\, numri i të cilave është mbi 60 milionë gra në mbarë botën.\nDiabeti është shkaktari i nëntë i vdekjes te grate në nivel global (botëror) duke shkaktuar 2.1milionë vdekje çdo vit.\nFemrat të cilat janë me diabet tip 2 janë 10 herë më të rrezikuara për të pasur sëmundje koronare të zemrës\, krahasuar me femrat të cilat nuk janë me diabet.\nFemrat të cilat janë me diabet tip 1 kanë një rrezik në rritje për abort të hershëm ose për të patur fëmijë me keqformime.\n\n  \nÇfarë duhet bërë \n\nSistemet shëndetësore duhet t’u kushtojnë vëmendjen e duhur nevojave dhe përparësive  specifike të grave.\nTë gjitha gratë me diabet duhet të kenë akces për medikamentet dhe teknologjinë e duhur të diabetit\, informimin dhe edukimin për vetëmenaxhim të diabetit për të arritur rezultate optimale të diabetit.\nTë gjitha gratë me diabet duhet të kenë akces në shërbimet e planifikimit familjar për të ulur rrezikun gjatë shtatzënisë.\nTë gjitha gratë dhe vajzat duhet të kenë akces për aktivitet fizik për të përmirësuar rezultatet e tyre shëndetësore.\n\n  \n\nPër gratë shtatzëna kërkohet përmirësim i akcesit për kujdes shëndetësor dhe depistim\, si dhe edukim i tyre për të arritur rezultate të mira shëndetësore si për veten ashtu dhe për fëmijën.\n\n  \nFakte mbështetëse \n  \n\n1 në 7 shtatzëni shoqërohet me diabet gestational (diabeti që zhvillohet gjatë shtatzënisë).\nFederata botërore e diabetit ka vlerësuar se në 20.9 milionë ose në 16.2% të lindjeve të gjalla në vitin 2015\, gratë kishin patur një formë të hiperglicemisë në shtatzëni. Përafërsisht\, gjysma e grave të cilat kanë pasur një histori të diabetit gestional\, zhvillojnë diabet të tipit 2 brenda 5-10 viteve që nga lindja.\nGjysma e të gjitha rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzënisë ndodhin te gratë e moshës nën 30 vjeç.\nPjesa më e madhe e rasteve me hiperglicemi gjatë shtatzënisë ishte në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta\, ku akcesi për kujdesin amtar është i limituar.\n\n  \nÇfarë duhet bërë \n  \n\nStrategjitë për parandalimin e diabetit tip 2 duhet të fokusohen në ushqyerjen dhe shëndetin e nënës\, si dhe sjellje të tjera shëndetësore përpara dhe gjatë shtatzënisë. Po ashtu edhe në ushqyerjen e foshnjave dhe në fëmijërinë e hershme.\nVizitat e kujdesit antenatal gjatë shtatzënisë duhet të përmirësohen nëpërmjet promocionit shëndetësor te gratë e reja\, zbulimit të hershëm të diabetit\, dhe diabetit gestacional në veçanti.\nDepistimi për diabet dhe për diabet gestational duhet të përfshihet në shërbimet dhe ndërhyrjet e tjera ekzistuese për shëndetin e nënës\, në nivel të kujdesit shëndetësor parësor\, për të siguruar një zbulim sa më të hershëm të diabetit\, për një kujdes më të mirë për gratë\, si dhe për të ulur vdekshmërinë e nënave.\nPunonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të trajnohen për identifikimin\, trajtimin\, menaxhimin dhe ndjekjen e diabetit gjatë shtatzënisë.\n\n  \n\nGratë dhe vajzat janë aktoret kryesore në adoptimin apo përshtatjen e një stili jete të shëndetshëm për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e brezave të ardhshëm. \n\n  \n  \n  \nFakte mbështetëse \n  \n\nPërafërshisht\, deri 70% e rasteve me diabet tip 2 mund të parandalohen nëpërmjet adoptimit të një stili jete të shëndetshëm.\n70% e vdekjeve të parakoshme tek adultët janë si pasojë e sjelljeve jo të shëndetshme të filluara gjatë adoleshencës. \nGratë në rolin e nënave kanë një ndikim të rëndësishëm në statusin shëndetësor të fëmijëve për një periudhë të gjatë kohe.\nKërkimet kanë treguar se kur nënat kanë kontroll mbi burimet financiare për familjen\, ato i shpenzojnë për ushqimin në familje\, për ushqimin\, shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve. \nGratë janë përgjegjëse për mënyrën e ushqyerjes dhe zakonet e stilit të jetës së familjes\, prandaj ato kanë mundësinë të nxisin apo drejtojnë familjen drejt zakoneve të një stili jete të shëndetshëm.\n\n  \nÇfarë duhet bërë \n  \n\nGratë dhe vajzat duhet të fuqizohen me njohuri të thjeshta dhe të kuptueshme\, të nevojshme për të forcuar kapacitetin e tyre për të parandaluar diabetin tip 2 në familjet e tyre\, si dhe për të mbrojtur më mirë shëndetin e tyre.\nPromovimi i aktivitetit fizik në vajzat adoleshente\, veçanërishit në vendet në zhvillim\, duhet të jetë një prioritet për parandalimin e diabetit.\n\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/14-nentor-dita-bita-boterore-e-diabetit/
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/11/poster-diabeti-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR