BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171031T170000
DTSTAMP:20260829T205358
CREATED:20171004T074727Z
LAST-MODIFIED:20171018T075952Z
UID:5252-1506837600-1509465600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetor 2017\,  Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:\n \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \n  \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMoshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri. Gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit\n\nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \n  \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\n  \nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n  \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\n  \nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\n  \nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \n  \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \nKanceri i gjirit … Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetor-2017-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/KANCERI-I-GJIRIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171029T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171102T170000
DTSTAMP:20260829T205358
CREATED:20171023T103746Z
LAST-MODIFIED:20171023T103959Z
UID:5406-1509260400-1509638400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Goditjes në Tru\, 29 Tetor 2017
DESCRIPTION:                                                                                       \n  \n  \nDITA BOTËRORE E GODITJES NË TRU \n  \nÇdo vit në 29 tetor organizohet Dita Botërore e Goditjes në Tru. Kjo ditë shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të organizuar fushata sensibilizuese\, me qëllim uljen e barrës sëgoditjeve në trunë nivel global\,rajonal dhe lokal. \nNëpërmjet krijimit të një platforme globale\,në Ditën Botërore të Goditjes në Tru përforcohen zërat tanë individualë dhe rritet numri i njerëzve në zhvillimin e bisedave rreth trajtimit dhe mbështetjes për parandalimin e goditjeve në tru. \n  \nPSE DUHET PARANDALUAR GODITJA NË TRU? \n-90% e të gjitha goditjeve në tru janë të lidhura me 10 faktorët kryesorë të rrezikut. \n-1 në 6 njerëz është në rrezik për t’u prekur nga një goditje në tru gjatë jetës. \n-Të gjithë kemi arsye të forta për të parandaluar një goditje në tru. \n  \nFushata e këtij viti është e fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi goditjet në tru dhe parandalimin e rreziqeve\, prandaj u bëhet thirrje të gjithë individëve\, familjeve\, komuniteteve\,profesionistëve të shëndetit dhe qeverive për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet kryesore të goditjes në tru\, dhe për tëndërmarrë veprimet konkrete parandaluese. \n  \nÇFARË ESHTE GODITJA NË TRU APO INFARKTI I TRURIT?  \nGoditja në tru(ose infarkti i trurit) ndodh kur qarkullimi i gjakut në tru ndërpritet dhe për pasojë\, qelizat e trurit në zonën e prekur fillojnë të vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese\, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e tyre. Masa dhe vendndodhja e qelizave të dëmtuara përcaktojnë shkallën e infarktit. Miliona qeliza të trurit vdesin çdo minutë kur infarkti i trurit është i patrajtuar. \n  \nSI TA ULNI RREZIKUN E GODITJES NË TRU? \nA e dini se 90% e goditjeve janë të lidhura me 10 rreziqe të shmangshme? Nëse keni diabet\, probleme të zemrës ose histori familjare\, bisedoni me mjekun tuaj rreth rrezikut të goditjes në tru dhe trajtimeve parandaluese. Nё vijim po rendisim hapat që mund të ndjekë secili për të zvogëluar mundësitë dhe rrezikun e goditjes në tru. \n\nKontrolloni presionin e lartë të gjakut.\nBëhuni fizikisht aktivë dhe ushtrohuni rregullisht.\nMbani një dietë të shëndetshme të pasur me fruta dhe perime\, dhe me pak kripё\, për të patur një shëndet sa mё tё mirё dhe për tё mbajtur në normë presionin e gjakut.\nUlni kolesterolin tuaj\nRuani një peshë konstante.\nNdaloni pirjen e duhanit dhe shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit.\nSa më pak alkool tё konsumoni\, aq më mirë ёshtё pёr shёndetin tuaj.\nMësoni të dalloni shenjat e goditjes në tru.\nZvogëloni rrezikun nga diabeti\, bisedoni me mjekun tuaj.\nNjihuni me faktorët e rrezikut si presioni i lartë i gjakut\, diabeti dhe kolesteroli i lartë në gjak.\n\n  \nDieta e varfër në kripë \nRekomandohet që marrja e kripës të zvogëlohet në më pak se 5 gram në ditë për të zvogëluar rrezikun e goditjes në tru. \n1.Kripa rrit presionin e gjakut në organizmin tonë. \n2.Sa më i lartë presioni ynë i gjakut\, aq më shumë shtohen mundësitë e një goditjeje në tru. \n3.Të rriturit duhet të konsumojnë më pak se 5 gram kripë në ditë\, ndёrsa fëmijët edhe më pak. \n4.Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të mos konsumojnë shumë kripë\, pasi presioni i gjakut fillimisht nis të rritet qё në fëmijëri. \n5.Pjesa më e madhe e kripës së konsumuar gjendet në ushqimet që ne konsumojmë përditë si: buka\, djathi\, salcat e ndryshme\, mishi i pёrpunuar\, si dhe te kripa që përdorim në tavolinat tona. \n6.Ju duhet pak kohë sa të mësoheni me ushqimet me pak kripë\,por ju sigurojmё që ju do t’i pëlqeni ato aq shumë\, për të mos thënë më shumë sesa ushqimet e kripura. \n  \nFIBRILACIONI ARTERIAL DHE PATOLOGJITË E TJERA TË ZEMRËS \nFibrilacioni atrial (FA) është një patologji e zemrës e diagnostikuar më pak dhe jo e trajtuar plotësisht\, e cila përbën një rrezik madhor për goditjen në tru. FA bën që dy dhomat e sipërme të zemrës (atriumet) të shpeshtojnë rrahjet në vend që të rrahin normalisht\, duke bërë që gjaku të mos pompohet jashtё atriumeve plotësisht\, dhe më pas kjo situatë krijon premisat e formimit të mpiksjes sё gjakut. Koagulat (copëza të mpiksura gjaku) mund të qarkullojnë në tru dhe të shkaktojnë infarkt të truritme pasoja fatale për individin. Goditja në tru\, shkaktuar nga FA (fibrilacioni atrial)\, është në të shumtën e rasteve e parandalueshme me marrjen e barnave antikoagulantë. \nRekomandohet që personat të cilët kanë kaluar një atak zemre\, kanë qenë diagnostikuar me çrregullime në zemër apo kanë patur çrregullime të ritmit\, të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore te mjeku me qëllim parandalimin e një goditjeje të mundshme. \n  \nShpëtoni një jetë!Njihni shenjat e rrezikut!Veproni tani!  \n  \nNjihuni me shenjat e rrezikut të goditjes në tru. \nTesti i shpejtë është një mënyrë e mirë për gjithsecilin për të njohur shenjat dalluese tё goditjes në tru. Testi i shpejtë observon fytyrën\, krahët\, të folurёn\, si dhe kohën e veprimit: \n  \nFytyra- Ekzaminoni fytyrën. A dalloni deformim në pjesёn e gojёs? A duket pjesa e gojës si e varur? Gjatë buzëqeshjes dalloni rënie të njërës anë të fytyrës? \nKrahët – A i ngre dot individi të dy krahët? Kur dy krahët i ka të ngritura – A e ndjen njërën anë më të pafuqishme se tjetrёn? \nE folura- A është e folura e tyre e paqartë? Nuk flasin dot? Ngatёrrojnё apo hanë fjalët? \nKoha- Është kritike. Nëse ju dalloni njërën prej këtyre shenjave\, veproni shpejt. Thёrrisni sa më shpejt shërbimin e urgjencës ose shkoni te spitali më i afërt sa më shpejt. Veproni shpejt dhe kërkoni shërbimin e urgjencës mjekësore. Humbja e kohës do të thotë humbje e funksionit të trurit. \nMendo shpejt! Vepro shpejt! \nGoditja në tru është një emergjencë mjekësore \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-goditjes-ne-tru-29-tetor-2017/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/poster3.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR