BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171031T170000
DTSTAMP:20260829T211053
CREATED:20171004T074727Z
LAST-MODIFIED:20171018T075952Z
UID:5252-1506837600-1509465600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetor 2017\,  Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:\n \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \n  \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMoshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri. Gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit\n\nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \n  \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\n  \nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n  \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\n  \nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\n  \nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \n  \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \nKanceri i gjirit … Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetor-2017-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/KANCERI-I-GJIRIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171020T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171025T170000
DTSTAMP:20260829T211053
CREATED:20171017T092128Z
LAST-MODIFIED:20171017T092128Z
UID:5385-1508479200-1508943600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Osteoporozës\, 20 Tetor 2017
DESCRIPTION:20 Tetor 2017 \nDita Botërore e Osteoporozës \n  \nKujdesuni për shëndetin e kockave tuaja! \nMos lejoni që osteoporoza t’ju mposhtë! \nNë mbarë botën\, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 burra mbi 50 vjeç pësojnë thyerje kockash nga osteoporoza. \n  \nÇfarë është osteoporoza? \n  \nOsteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale\, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë. Në shumë raste është ajo që evidenton osteoporozën\, prandaj dhe është quajtur “epidemi e heshtur”. \n  \nDisa fakte botërore mbi osteoporozën \n  \n\nVlerësohet se mbi 200 milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga osteoporoza.\nOsteoporoza është përgjegjëse për shumicën e frakturave në njerëzit mbi 50 vjeç.\nNë mbarë botën\, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeç do të pësojnë një thyerje kocke për shkak të osteoporozës.\nTe femrat mbi 45 vjeç\, llogariten më shumë ditë qëndrimi në spital nga osteoporoza sesa nga sëmundje të tjera si infarkti\, diabeti\, kanceri i gjirit etj. Te meshkujt rreziku i thyerjeve nga osteoporoza është 27% më i lartë se rreziku nga kanceri i prostatës.\nOsteoporoza shkakton më tepër se 8.9 milionë fraktura në vit. Çdo tri sekonda ndodh një frakturë nga osteoporoza.\n50% e njerëzve që kanë patur një thyerje kocke të mëparshme nga osteoporoza do të kenë një thyerje tjetër të kockave\nThyerjet e kockave të legenit shkaktojnë sëmundshmëri të madhe me një nivel vdekshmërie 20-24% në vitin e parë pas frakturës.\nThyerja e kockave të legenit mund të shkaktojë humbjen e funksionit dhe aftësisë për të vepruar vetë: 40% janë të paaftë të ecin në mënyrë të pavarur; 60% kërkojnë ndihmë një vit më vonë mbas frakturës; 33% bëhen totalisht të varur nga të tjerët pas një viti\nVetëm në Bashkimin Evropian kostoja e frakturave të tilla është mbi 37 bilionë euro çdo vit\, dhe pritet të rritet me 25% në vitin 2025.\nShumica e pacientëve me thyerje për shkak të osteoporozës nuk vlerësohen dhe as trajtohen nga sistemi i kujdesit shëndetësor. 80% e njerëzve që kanë patur së paku një thyerje nga osteoporoza kanë qenë të padiagnostikuar apo të patrajtuar për osteoporozë. Vetëm 40% e personave që trajtohen për një kohë të gjatë me kortizonikë dhe që janë në rrezik të lartë për thyerje nga osteoporoza\, janë testuar apo janë trajtuar për osteoporozën.\nUrbanizimi dhe plakja e popullsisë po çojnë në rritje të shpejtë të barrës së sëmundshmërisë prej osteoporozës.\nDeri në vitin 2050 është parashikuar që incidenca e thyerjeve të kockave të legenit nga osteoporoza në të gjithë botën të rritet me 310% te meshkuj dhe 240% te femrat.\n\n  \nKush mund të preket nga osteoporoza? \n  \nOsteoporoza prek femrat dhe meshkujt. Shpesh osteoporoza mendohet si sëmundje e femrave\, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës. Frakturat janë më të pakta te meshkujt\, por kur ato ndodhin kanë një nivel më të lartë paaftësie e vdekshmërie sesa te femrat. Shumica e tyre madje as janë identifikuar apo trajtuar për këtë sëmundje “të heshtur”\, edhe pasi ata kanë pasur një frakturë/thyerje. \n  \nDisa faktorë duket se shtojnë rrezikun për osteoporozë. \n  \nFaktorë rreziku të pandryshueshëm \n  \n\nMosha- humbja e indit kockor në përgjithësi fillon pas moshës 40-50 vjeç\, atëherë kur organizmi ynë nuk është në gjendje të zëvendësojë indin kockor me të njëjtin ritëm me të cilin e humbet atë. Kështu me rritjen e moshës rreziku për osteoporozë rritet.\nGjinia-gratë në mënyrë të veçantë\, sidomos mbas menopauzës\, janë më të rrezikuara për osteoporozë. Ndryshimet hormonale të cilat ndodhin në menopauzë janë një nga arsyet pse femrat janë në rrezik më të lartë për osteoporozë sesa meshkujt.\nHistori familjare (familjarë të afërt sidomos prindërit) me osteoporozë ose thyerje që rezultojnë pas një goditjeje apo rënieje fare të vogla tregojnë rrezik për osteoporozë.\nNjë frakturë e mëparshme fare pa shkak rrit rrezikun për një frakturë tjetër gati 2 herë.\nMenopauza-gratë në menopauzë duhet të jenë më vigjilente për shëndetin e kockave të tyre.\nHypogonadizmi te meshkujt-ashtu si deficiti i hormoneve estrogen te femrat në menopauzë\, deficiti i androgeneve te meshkujt rrit rrezikun për osteoporozë.\nPërdorimi për një kohë të gjatë i disa medikamenteve si: kortizonikë\, hormone të tiroides\, atiepileptikë\, citostatikë\, etj.\nArtriti reumatoid dhe disa sëmundje kronike si malabsorbimi\, sëmundje kronike të mëlçisë\, hyperthyroidismi\, etj.\n\n  \nMegjithëse faktorët e mësipërm nuk mund të ndryshohen\, njerëzit duhet të jenë në dijeni të tyre në mënyrë që të marrin masa për të reduktuar humbjen e masës kockore sa më shpejt të jetë e mundur. Për parandalimin dhe menaxhimin e osteoporozës është e rëndësishme që njerëzit të njohin faktorët e rrezikut individual. \n  \nFaktorë rreziku të modifikueshëm \n  \nDisa prej faktorëve rrezikues për osteoporozën mund të mbahen nën kontroll\, pra janë të modifikueshëm. Këta faktorë përfshijnë: \n  \n\nKonsumin e lartë të alkoolit– njerëzit që pinë më shumë se 2 njësi në ditë alkool rrisin deri 40% rrezikun për frakturë nga osteoporoza.\nPirjen e duhanit-studimet tregojnë se ata që pinë duhan janë më të rrezikuar se ata që nuk pinë.\nIndeksin e ulët të masës trupore – nëse < 19-20kg/m2\, kjo është e lidhur me humbjen e masës kockore dhe rritjen e rrezikut për fraktura.\nUshqyerjen e varfër me kalcium dhe proteina\, e cila rrit rrezikun për osteoporozë.\nMarrjen e paktë/deficiti në vitaminë D – vitamina D është esenciale sepse ndihmon në përthithjen e kalciumit në gjak.\nAktivitetin e paktë fizik– njerëzit që bëjnë jetë sedentare kanë më tepër mundësi për fraktura. P.sh. femrat të cilat rrinë ulur për më tepër se 9 orë në ditë kanë 50% më tepër mundësi për fraktura të legenit sesa ato që rrinë ulur më pak se 6 orë.\n\n  \nCilat janë shenjat e osteoporozës? \n  \nDuke qenë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme\, ajo nuk ka simptoma të dukshme që tregojnë se një person është duke zhvilluar osteoporozën. Për këtë arsye osteoporoza quhet “epidemi apo sëmundje e heshtur”. Megjithatë\, disa shenja si dhimbja e lehtë\, reduktimi i gjatësisë trupore me disa cm apo frakturat mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Shpesh shenja e parë e osteoporozës është fraktura/thyerja e kockës. \nNjë pjesë e mirë e rasteve janë fare pa shenja dhe osteoporoza konstatohet rastësisht mbas kryerjes së një testi të matjes së dendësitetit kockor. \n  \nSi diagnostikohet osteoporoza? \n  \nPër vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së dendësitetit kockor (BMD test). Një numër testesh të ndryshme për matjen e densitetit kockor janë në dispozicion\, ndër të cilat DXA\, një rrezatim me doza të ulëta me rreze X. Të gjithë individët mbi 50 vjeç\, veçanërisht gratë në menopauzë\, dhe ata të cilët kanë një faktor rreziku duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor. \nOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar vlerat referencë që rrjedhin nga matjet e densitetit kockor: Kur BMD testi i një personi është – 2.5 ose më i ulët\, atëherë vendoset diagnoza osteoporozë. \n  \n5 . Si mund të parandalohet osteoporoza? \n  \nPas moshës 20 vjeç\, hollimi i kockave është një proces natyral i cili nuk mund të ndalet plotësisht\, prandaj ndërgjegjësimi për osteoporozën duhet të fillojë që në moshë të re. \nMënyra më e mirë për të parandaluar dobësimin e kockave është fillimi i aktivitetit fizik dhe ushqyerja e shëndetshme që në fëmijëri\, dhe ruajtja e këtyre zakoneve dhe në moshë të rritur. \nKryerja e ushtrimeve të rregullta fizike luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e masës kockore. Ushtrimet janë individuale\, por përgjithësisht shumica e njerëzve kanë nevojë për 30-40 minuta aktivitet fizik\, 3 deri 4 herë në javë. \nMarrja e kalciumit në sasi të mjaftueshme-sasia e kalciumit që duhet të konsumojmë ndryshon në stade të ndryshme të jetës. Kërkesat për kalcium janë të larta në vitet e adoleshencës. Me kalimin e moshës aftësia e trupit për të absorbuar kalcium ulet. Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi e produktet e tij\, perimet jeshile si brokoli\, lakra jeshile\, disa fruta si portokalli\, kajsia\, fiqtë e thatë\, peshku i konservuar\, sardelet\, arrat\, bajamet\, drithërat\, lëngjet e frutave\, etj. \nVitamina D është gjithashtu esencilale për absorbimin e kalciumit. Ekspozimi për 15 minuta në ditë në diell i duarve\, krahëve dhe fytyrës\, është zakonisht i mjaftueshëm për prodhimin e vitaminës D për shumicën e njerëzve. Vitamina D mund të sigurohet edhe nga ushqimet dhe suplementët. Ushqime të pasura me vitaminë D janë vaji i peshkut\, veza\, mëlçia\, drithërat\, etj. \nNdjekja e një stili të shëndetshëm jetese është pjesë e kujdesit për kocka të shëndetshme. Mënjanimi i duhanpirjes\, pirja e moderuar e alkoolit dhe mbajtja e peshës trupore brenda kufijve të normës\, janë disa faktorë të rëndësishëm. Kafeina dhe kripa mund të rrisin humbjen e kalciumit nga trupi\, prandaj nuk duhet të merren në sasi të tepërta. Alkooli duhet gjithashtu të merret në sasi të moderuar. Megjithëse nuk ka të dhëna bindëse që tregojnë se pijet e gazuara joalkoolike (p.sh. pijet cola) dobësojnë kockat\, nuk duhet tepruar me to. \nNdërgjegjësimi për faktorët e rrezikut. Çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për çdo faktor rreziku personal që mund të ndikojë në shëndetin e kockave\, dhe të konsultohet me mjekun nëse është në rrezik. \n  \nCilat janë trajtimet për osteoporozën ? \n  \nNë varësi nga rezultatet e testit të densitetit kockor\, mjeku mund të japë medikamente dhe suplementë për të parandaluar humbjen e masës kockore. Një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetesës mund të shmangë shumë nga frakturat. \nTrajtimi i osteoporozës është efektiv vetëm nëse merret ashtu siç rekomandohet nga mjeku. \nTrajtimi i osteoporozës zgjat për periudha të gjata kohore\, prandaj për shumë njerëz nuk është i këndshëm. Por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta ndërprerë mjekimin. \nKrahas mjekimit\, marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D është e domosdoshme mbasi ndihmon për të siguruar efektivitetin maksimal të mjekimit me medikamente. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/dita-boterore-e-osteoporozes-20-tetor-2017/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/poster2.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR