BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171031T170000
DTSTAMP:20260829T211747
CREATED:20171004T074727Z
LAST-MODIFIED:20171018T075952Z
UID:5252-1506837600-1509465600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetor 2017\,  Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:\n \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \n  \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMoshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri. Gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit\n\nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \n  \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\n  \nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n  \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\n  \nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\n  \nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \n  \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \nKanceri i gjirit … Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetor-2017-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/KANCERI-I-GJIRIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171018T010000
DTEND;TZID=UTC+2:20171022T170000
DTSTAMP:20260829T211747
CREATED:20171017T091012Z
LAST-MODIFIED:20171017T091516Z
UID:5383-1508281200-1508684400@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Dita Botërore e Menopauzës\, 18 Tetor 2017
DESCRIPTION:  \n18 Tetor  \nDita Botërore e Menopauzës \n  \nMesazhi: \nNdryshimet fillojnë të ndodhin përpara menopauzës \nMegjithëse menopauza është një fazë e natyrshme në jetën e një femre\, është e rëndësishme të kontrolloheni te mjeku për të përjashtuar çdo problem tjetër shëndetësor. \n  \n  \nÇfarë është MENOPAUZA? \n  \nMenopauza është periudha në jetën e një femre kur menstruacionet (periodat\, zakonet) ndalojnë\, si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Me rënien e nivelit të hormoneve\, menstruacionet fillojnë të bëhen të parregullta\, derisa ato ndalojnë fare. \nNjë femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse ka kaluar një vit (12 muaj) të njëpasnjëshëm nga menstrucionet e fundit. \nÇfarë shenjash ka menopauza? \n  \nDisa femra nuk kanë fare shenja ose kanë shqetësime të vogla\, por disa të tjera kanë shqetësime madje edhe të rënda deri në paaftësi. Shenjat mund të vërehen për disa muaj dhe vite para menopauzës dhe mund të vazhdojnë edhe disa vjet pas saj. Por jo gjithmonë është e mundur të tregohet nëse këto shqetësime janë të lidhura me moshimin apo me menopauzën\, ose me të dyja. Disa nga shqetësimet e femrave në këtë periudhë janë: \n  \nMenstruacione/Perioda të çrregullta – një femër mund të ketë menstruacione të çrregullta për disa muaj apo vite para se ato të ndalojnë përfundimisht. Menstruacionet mund të vijnë më shpesh ose më rrallë\, të zgjasin ditë më shumë ose më pak\, dhe të jenë në sasi më të paktë ose më të shumtë. Shenjat paramenstruale si tensionim\, dhimbje e gjinjve\, fryrje barku\, dhimbje koke etj.\, janë më të theksuara dhe ikin me ardhjen e menstruacioneve. Disa femra mund të përjetojnë gjakderdhje të rënda dhe të zgjatura. \nUlje e aftësisë për të lindur – gjatë menopauzës megjithëse femra mund të ketë menstruacione\, aftësia e tyre për të ngelur shtatzënë pakësohet. Por\, edhe nëse një femër nuk ka menstruacione për disa muaj\, mundësia për të ngelur shtatzënë ekziston akoma. \n  \nAfshe të nxehta – përshkruhen si një ndjenjë e papritur dhe e pakëndshme nxehtësie sidomos në fytyrë dhe qafë\, por edhe në të gjithë trupin. Afshet e nxehta vijnë në mënyrë të menjëhershme dhe zakonisht zgjasin disa sekonda apo disa minuta. Disa femra mund t’i kenë ato për një vit apo më tepër\, por disa të tjera mund të mos i kenë kurrë. Djersitje mjaft e shtuar dhe të ngjethura të ftohta mund të ndjekin afshet e nxehta. Këto zgjasin për vite dhe zakonisht përmirësohen me kalimin e kohës\, duke u bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda. \n  \nÇrregullime të gjumit – femrat në menopauzë kanë probleme me gjumin\, mund të bëjnë gjumë sipërfaqësor\, mund të zgjohen natën papritur të djersitura dhe të kenë të dridhura. Mungesa afatgjatë e gjumit nuk lejon që femra të çlodhet plotësisht\, prandaj ajo ndihet tepër e lodhur dhe me humor të prishur. \n  \nProbleme vaginale dhe urinare – për shkak se niveli i hormoneve bie\, lubrifikimi i vaginës ulet dhe muret e saj thahen\, hollohen dhe bëhen më pak elastike. Këto ndryshime e bëjnë marrëdhënien seksuale të dhimbshme dhe të pakëndshme\, si dhe çojnë në infeksione të vaginës ose të fshikëzës urinare e uretrës. Disa femra kanë vështirësi për të mbajtur urinën\, sidomos kur ato teshtijnë\, kolliten apo qeshin. \n  \nNdryshime të humorit dhe nervozizëm – shenjat e menopauzës si problemet e gjumit\, afshet e nxehta\, djersitja natën dhe lodhja\, mund të ndikojnë në humorin dhe gjendjen emocionale të femrës. Disa femra kanë luhatje humori\, nervozizëm\, ndjenja të qari\, ankthi dhe dëshpërimi. Megjithatë\, jo të gjitha femrat mund t’i përjetojnë këto. \n  \nNdryshime në jetën seksuale – gjatë menopauzës\, femrat mund të përjetojnë ndryshime në jetën e tyre seksuale. Ndryshimet emocionale mund ta bëjnë femrën të ndihet më pak aktive\, ose më pak të interesuar në marrëdhënien seksuale. Nga ana tjetër\, djersitja natën mund të prishë gjumin dhe ta bëjë femrën shumë të lodhur për seks. \n  \nOsteoporozë – në menopauzë rreziku për osteoporozë rritet. Kjo mund të çojë në thyerje të kockave dhe humbje të gjatësisë trupore. \n  \nSëmundje kardiovaskulare-para menopauzës\, femrat kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarktit sesa burrat. Pas menopauzës\, shkalla e sëmundjeve të zemrës te femrat rritet\, dhe pas moshës 65 vjeç bëhet e barabartë me atë të meshkujve. \n  \nShtim në peshë dhe ndryshime në pamje – humbja e masës muskulore dhe shtimi në peshë\, është e zakonshme te femrat në vitet e menopauzës. Shumë femra kanë një shtim në peshë që mund të jetë 5 kg ose më tepër\, e cila bën të ndryshojë pamja e tyre fizike.  Ndryshime të tjera – disa femra mund të kenë probleme me përqendrimin apo me kujtesën. Ekspertët nuk e dinë nëse këto ndryshime janë rezultat i nivelit të ulët të estrogjenit në menopauzë\, apo janë rezultat i moshimit. \n  \nMegjithëse menopauza është unike për secilën grua\, ndryshimet dhe shqetësimet e mësipërme që ndodhin gjatë menopauzës duhet të njihen dhe të vlerësohen nga të gjitha gratë. \n  \nSi kuptohet që një femër është në menopauzë? \nZakonisht\, menopauza konfirmohet kur një femër nuk ka pasur menstruacione për 12 muaj me radhë. Për shumicën e femrave\, përcaktimi i menopauzës bëhet bazuar në përshkrimin që një femër i bën shenjave dhe përfundimit të menstruacioneve të saj. Por në disa raste\, këto shenja nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar nëse një femër ka arritur në menopauzë\, prandaj një test gjaku që mat nivelet e hormoneve mund të rekomandohet për ta konfirmuar. \nÇfarë analizash/kontrollesh duhet të bëhen gjatë menopauzës? \nGjatë menopauzës\, mjekët rekomandojnë një matje të densitetit kockor për osteoporozë. Është i rëndësishëm gjithashtu edhe kujdesi për shëndetin gjinekologjik. Shumica e femrave kanë nevojë për një Pap test çdo tre vjet\, disa edhe më shpesh. Femrat duhet të pyesin mjekun se sa shpesh duhet të bëjnë mamografinë e gjirit. Përveç këtyre\, mjeku mund t’u kërkojë të bëjnë edhe ekzaminime të tjera gjinekologjike. Femrat gjithashtu mund të kenë nevojë të kontrollohen për disa probleme të veçanta si mosmbajta e urinës\, tensioni i gjakut\, etj. Shumë sëmundje kronike kanë tendencë të shfaqen në këtë periudhë\, prandaj mjeku mund t’u rekomandojë edhe teste të tjera nëse është e nevojshme. \n\nSi parandalohet menopauza?\n  \nMenopauza është një proces natyral dhe nuk mund të parandalohet. Një femër nuk mund të shmangë menopauzën. Çdo femër do ta përjetojë atë. Megjithatë\, ka mënyra që mund të minimizojnë ose edhe të parandalojnë efektet e pakëndshme anësore gjatë viteve të menopauzës.  Si trajtohet menopauza?   \nStudimet tregojnë se ndryshimet në stilin e jetesës dhe disa medikamente mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e menopauzës\, si dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së një femre. \nPër shumë femra ndryshimi i stilit të jetesës mund të jetë mjaft ndihmues\, dhe ato mund të mos kenë nevojë për trajtim mjekësor nëse shenjat nuk i shqetësojnë.  \n  \na)      Ndryshimet në stilin e jetesës Ndryshimet në stilin e jetesës përfshijnë: Kufizimin apo ndalimin e pirjes së duhanit\, kufizimin e pirjes së kafesë\, përdorimin e veshjeve praktike\, kryerjen rregullisht të aktivitetit fizik\, marrjen e mjaftueshme të vitaminës D\, konsumin e kalciumit\, praktikimin e një higjiene të mirë gjumi\, lehtësimin nga stresi i përditshëm\, etj. \n  \n\nTrajtimi me medikamente\n\n  \nMegjithëse për disa femra ndryshimi i stilit të jetesës lehtëson shenjat\, për disa të tjera kjo nuk mjafton. Nëse shenjat e menopauzës vazhdojnë të bëhen shqetësuese\, atëherë duhet kërkuar ndihmë mjekësore. \n  \nTrajtimi i menopauzës është në varësi të shenjave dhe përfshin: Terapinë zëvendësuese hormonale\, trajtimin e afsheve të nxehta\, trajtimin e depresionit\, osteoporozës\, anemisë\, tharjes së vaginës\, etj.  \n Trajtimi i shqetësimeve të mësipërme dhe i çdo problemi tjetër shëndetësor\, si dhe zakonet e shëndetshme të jetesës\, ndihmojnë që femra ta kalojë sa më mirë këtë periudhë të jetës. \nMegjithëse menopauza është një fazë e natyrshme në jetën e një femre\, është e rëndësishme që çdo femër të kontrollohet te mjeku. \n  \n18 Tetor  \nDita Botërore e Menopauzës \n  \nMesazhi: \nNdryshimet fillojnë të ndodhin përpara menopauzës \nMegjithëse menopauza është një fazë e natyrshme në jetën e një femre\, është e rëndësishme të kontrolloheni te mjeku për të përjashtuar çdo problem tjetër shëndetësor. \n  \n  \nÇfarë është MENOPAUZA? \n  \nMenopauza është periudha në jetën e një femre kur menstruacionet (periodat\, zakonet) ndalojnë\, si rezultat i pakësimit gradual të prodhimit të hormoneve femërore nga vezoret. Me rënien e nivelit të hormoneve\, menstruacionet fillojnë të bëhen të parregullta\, derisa ato ndalojnë fare. \nNjë femër mund të jetë mjaft e sigurt se është në menopauzë nëse ka kaluar një vit (12 muaj) të njëpasnjëshëm nga menstrucionet e fundit. \nÇfarë shenjash ka menopauza? \n  \nDisa femra nuk kanë fare shenja ose kanë shqetësime të vogla\, por disa të tjera kanë shqetësime madje edhe të rënda deri në paaftësi. Shenjat mund të vërehen për disa muaj dhe vite para menopauzës dhe mund të vazhdojnë edhe disa vjet pas saj. Por jo gjithmonë është e mundur të tregohet nëse këto shqetësime janë të lidhura me moshimin apo me menopauzën\, ose me të dyja. Disa nga shqetësimet e femrave në këtë periudhë janë: \n  \nMenstruacione/Perioda të çrregullta – një femër mund të ketë menstruacione të çrregullta për disa muaj apo vite para se ato të ndalojnë përfundimisht. Menstruacionet mund të vijnë më shpesh ose më rrallë\, të zgjasin ditë më shumë ose më pak\, dhe të jenë në sasi më të paktë ose më të shumtë. Shenjat paramenstruale si tensionim\, dhimbje e gjinjve\, fryrje barku\, dhimbje koke etj.\, janë më të theksuara dhe ikin me ardhjen e menstruacioneve. Disa femra mund të përjetojnë gjakderdhje të rënda dhe të zgjatura. \nUlje e aftësisë për të lindur – gjatë menopauzës megjithëse femra mund të ketë menstruacione\, aftësia e tyre për të ngelur shtatzënë pakësohet. Por\, edhe nëse një femër nuk ka menstruacione për disa muaj\, mundësia për të ngelur shtatzënë ekziston akoma. \n  \nAfshe të nxehta – përshkruhen si një ndjenjë e papritur dhe e pakëndshme nxehtësie sidomos në fytyrë dhe qafë\, por edhe në të gjithë trupin. Afshet e nxehta vijnë në mënyrë të menjëhershme dhe zakonisht zgjasin disa sekonda apo disa minuta. Disa femra mund t’i kenë ato për një vit apo më tepër\, por disa të tjera mund të mos i kenë kurrë. Djersitje mjaft e shtuar dhe të ngjethura të ftohta mund të ndjekin afshet e nxehta. Këto zgjasin për vite dhe zakonisht përmirësohen me kalimin e kohës\, duke u bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda. \n  \nÇrregullime të gjumit – femrat në menopauzë kanë probleme me gjumin\, mund të bëjnë gjumë sipërfaqësor\, mund të zgjohen natën papritur të djersitura dhe të kenë të dridhura. Mungesa afatgjatë e gjumit nuk lejon që femra të çlodhet plotësisht\, prandaj ajo ndihet tepër e lodhur dhe me humor të prishur. \n  \nProbleme vaginale dhe urinare – për shkak se niveli i hormoneve bie\, lubrifikimi i vaginës ulet dhe muret e saj thahen\, hollohen dhe bëhen më pak elastike. Këto ndryshime e bëjnë marrëdhënien seksuale të dhimbshme dhe të pakëndshme\, si dhe çojnë në infeksione të vaginës ose të fshikëzës urinare e uretrës. Disa femra kanë vështirësi për të mbajtur urinën\, sidomos kur ato teshtijnë\, kolliten apo qeshin. \n  \nNdryshime të humorit dhe nervozizëm – shenjat e menopauzës si problemet e gjumit\, afshet e nxehta\, djersitja natën dhe lodhja\, mund të ndikojnë në humorin dhe gjendjen emocionale të femrës. Disa femra kanë luhatje humori\, nervozizëm\, ndjenja të qari\, ankthi dhe dëshpërimi. Megjithatë\, jo të gjitha femrat mund t’i përjetojnë këto. \n  \nNdryshime në jetën seksuale – gjatë menopauzës\, femrat mund të përjetojnë ndryshime në jetën e tyre seksuale. Ndryshimet emocionale mund ta bëjnë femrën të ndihet më pak aktive\, ose më pak të interesuar në marrëdhënien seksuale. Nga ana tjetër\, djersitja natën mund të prishë gjumin dhe ta bëjë femrën shumë të lodhur për seks. \n  \nOsteoporozë – në menopauzë rreziku për osteoporozë rritet. Kjo mund të çojë në thyerje të kockave dhe humbje të gjatësisë trupore. \n  \nSëmundje kardiovaskulare-para menopauzës\, femrat kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe infarktit sesa burrat. Pas menopauzës\, shkalla e sëmundjeve të zemrës te femrat rritet\, dhe pas moshës 65 vjeç bëhet e barabartë me atë të meshkujve. \n  \nShtim në peshë dhe ndryshime në pamje – humbja e masës muskulore dhe shtimi në peshë\, është e zakonshme te femrat në vitet e menopauzës. Shumë femra kanë një shtim në peshë që mund të jetë 5 kg ose më tepër\, e cila bën të ndryshojë pamja e tyre fizike.  Ndryshime të tjera – disa femra mund të kenë probleme me përqendrimin apo me kujtesën. Ekspertët nuk e dinë nëse këto ndryshime janë rezultat i nivelit të ulët të estrogjenit në menopauzë\, apo janë rezultat i moshimit. \n  \nMegjithëse menopauza është unike për secilën grua\, ndryshimet dhe shqetësimet e mësipërme që ndodhin gjatë menopauzës duhet të njihen dhe të vlerësohen nga të gjitha gratë. \n  \nSi kuptohet që një femër është në menopauzë? \nZakonisht\, menopauza konfirmohet kur një femër nuk ka pasur menstruacione për 12 muaj me radhë. Për shumicën e femrave\, përcaktimi i menopauzës bëhet bazuar në përshkrimin që një femër i bën shenjave dhe përfundimit të menstruacioneve të saj. Por në disa raste\, këto shenja nuk janë të mjaftueshme për të përcaktuar nëse një femër ka arritur në menopauzë\, prandaj një test gjaku që mat nivelet e hormoneve mund të rekomandohet për ta konfirmuar. \nÇfarë analizash/kontrollesh duhet të bëhen gjatë menopauzës? \nGjatë menopauzës\, mjekët rekomandojnë një matje të densitetit kockor për osteoporozë. Është i rëndësishëm gjithashtu edhe kujdesi për shëndetin gjinekologjik. Shumica e femrave kanë nevojë për një Pap test çdo tre vjet\, disa edhe më shpesh. Femrat duhet të pyesin mjekun se sa shpesh duhet të bëjnë mamografinë e gjirit. Përveç këtyre\, mjeku mund t’u kërkojë të bëjnë edhe ekzaminime të tjera gjinekologjike. Femrat gjithashtu mund të kenë nevojë të kontrollohen për disa probleme të veçanta si mosmbajta e urinës\, tensioni i gjakut\, etj. Shumë sëmundje kronike kanë tendencë të shfaqen në këtë periudhë\, prandaj mjeku mund t’u rekomandojë edhe teste të tjera nëse është e nevojshme. \n\nSi parandalohet menopauza?\n  \nMenopauza është një proces natyral dhe nuk mund të parandalohet. Një femër nuk mund të shmangë menopauzën. Çdo femër do ta përjetojë atë. Megjithatë\, ka mënyra që mund të minimizojnë ose edhe të parandalojnë efektet e pakëndshme anësore gjatë viteve të menopauzës.  Si trajtohet menopauza?   \nStudimet tregojnë se ndryshimet në stilin e jetesës dhe disa medikamente mund të ndihmojnë për të lehtësuar simptomat e menopauzës\, si dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së një femre. \nPër shumë femra ndryshimi i stilit të jetesës mund të jetë mjaft ndihmues\, dhe ato mund të mos kenë nevojë për trajtim mjekësor nëse shenjat nuk i shqetësojnë.  \n  \na)      Ndryshimet në stilin e jetesës Ndryshimet në stilin e jetesës përfshijnë: Kufizimin apo ndalimin e pirjes së duhanit\, kufizimin e pirjes së kafesë\, përdorimin e veshjeve praktike\, kryerjen rregullisht të aktivitetit fizik\, marrjen e mjaftueshme të vitaminës D\, konsumin e kalciumit\, praktikimin e një higjiene të mirë gjumi\, lehtësimin nga stresi i përditshëm\, etj. \n  \n\nTrajtimi me medikamente\n\n  \nMegjithëse për disa femra ndryshimi i stilit të jetesës lehtëson shenjat\, për disa të tjera kjo nuk mjafton. Nëse shenjat e menopauzës vazhdojnë të bëhen shqetësuese\, atëherë duhet kërkuar ndihmë mjekësore. \n  \nTrajtimi i menopauzës është në varësi të shenjave dhe përfshin: Terapinë zëvendësuese hormonale\, trajtimin e afsheve të nxehta\, trajtimin e depresionit\, osteoporozës\, anemisë\, tharjes së vaginës\, etj.  \n Trajtimi i shqetësimeve të mësipërme dhe i çdo problemi tjetër shëndetësor\, si dhe zakonet e shëndetshme të jetesës\, ndihmojnë që femra ta kalojë sa më mirë këtë periudhë të jetës. \nMegjithëse menopauza është një fazë e natyrshme në jetën e një femre\, është e rëndësishme që çdo femër të kontrollohet te mjeku. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/18-tetordita-boterore-e-menopauzes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/posteri-1.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR