BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171031T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20171004T074727Z
LAST-MODIFIED:20171018T075952Z
UID:5252-1506837600-1509465600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetor 2017\,  Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:\n \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \n  \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMoshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri. Gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit\n\nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \n  \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\n  \nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n  \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\n  \nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\n  \nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \n  \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \nKanceri i gjirit … Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetor-2017-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/KANCERI-I-GJIRIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171002T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171010T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20170929T082502Z
LAST-MODIFIED:20170929T083551Z
UID:5220-1506924000-1507647600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:2 Tetor 2017\,  Dita Botërore Kundër Dhunës
DESCRIPTION:  \n“Ka shumë arsye për të cilat do të vdisja. Nuk ka asnjë arsye të vetme për të cilën do të vrisja.” \nMahatma Gandhi\n \nDita Botërore Kundër Dhunës është përcaktuar 2 tetori\, që është edhe ditëlindja e Mahatma Gandhit\, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës. \nGandhi përdorte metoda civile dhe paqësore për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë\, ai nuk hoqi dorë nga format paqësore\, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu\, Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme\, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke reduktuar varfërinë. \nSipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007\, e cila vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës\, përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë riafirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes\, të tolerancës\, të të kuptuarit dhe të jo-dhunës. \n“Mungesa e dhunës çon në etikën më të lartë\, e cila përbën edhe qëllimin e të gjithë evolucionit. Përderisa të ndalohen së dëmtuari qeniet e tjera\, njerëzit janë thjesht egërsira.”  \nThomas Edison \nKjo botë ka parë shumë luftëra të përgjakshme\, të cilat kanë patur si rezultat humbje të shumë jetëve njerëzore dhe kanë shkaktuar shumë dhimbje. \n \n  \nKjo skulpturë titullohet “Kundër dhunës” nga skulptori i famshëm suedez Carl Fredrik Reuterswärd\, një dhuratë e Qeverisë së Luksemburgut për Kombet e Bashkuara. Ky revolver\, me grykën në këtë mënyrë\, simbolizon paqen dhe jo-dhunën. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/2-tetor-2017-dita-boterore-kunder-dhunes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/posteri-Dita-Nderkombetare-Kunder-Dhunes.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171010T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171015T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20171004T075443Z
LAST-MODIFIED:20171004T075443Z
UID:5254-1507615200-1508079600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:10 Tetori 2017\,  Dita Botërore e Shëndetit Mendor
DESCRIPTION:  \nDita Botërore e Shëndetit Mendor \nShëndeti mendor në punë \n  \n  \nNë jetë\, çdo individ i rritur një pjesë të madhe të kohës e kalon në punë. Eksperienca e secilit në punë përbën një faktor determinant në mirëqenien e përgjithshme. Punëdhënësit dhe menaxherët duhet t’u japin jetë iniciativave të cilat mbështesin shëndetin mendor në punë\, dhe të mbështesin punonjësit të cilët kanë probleme të shëndetit mendor\, duke i ndihmuar ata jo vetëm të përmirësojnë shëndetin e tyre\, por njëkohësisht të rritin produktivitetin në punë. \nNjë mjedis punë negativ\, nga ana tjetër\, mund të shkaktojë probleme fizike dhe psikologjike\, përdorim të dëmshëm të substancave dhe të alkoolit\, tërheqje dhe rënie të produktivitetit. \n  \nDepresioni dhe çrregullimet e ankthit janë problemet më të zakonshme të shëndetit mendor\, të cilat kanë impakt në mundësinë e secilit për të punuar\, dhe vlerësohet se ulin 5 herë produktivitetin në punë. Në rang global\, më shumë se 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni\, një shkak që i çon në paaftësi. Më shumë se 260 milionë jetojnë me çrregullime të ankthit. Shumë prej tyre jetojnë me të dyja problemet. Një studim i kohëve të fundit i OBSH-së\, vlerëson se depresioni dhe çrregullimet e ankthit i kushtojnë ekonomisë globale 1 trilion $ amerikanë çdo vit si humbje e prodhimtarisë. Në Europë vlerësohet se kosto vjetore e depresionit në raport me vendin e punës është 617 bilionë euro në vit\, të cilat llogaritin mungesat\, rënien e prodhimtarisë\, koston e kujdesit shëndetësor dhe koston e kujdesit shoqëror (në formën e përfitimeve për shkak të paaftësisë). \n  \nDita Botërore e Shëndetit Mendor organizohet çdo 10 tetor\, me objektiv të përgjithshëm rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me problemet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të një shëndeti mendor më të mirë. Slogani këtij viti është Shëndeti mendor në punë. \n  \nLidhja ndërmjet stresit në vendin e punës dhe problemeve në shëndetin mendor është e mirëstabilizuar. Nga studimet e ILO-së (Organizata Ndërkombëtare e Punës) rezulton se stresi i lidhur me punën ka një kosto të madhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtëpërdrejtë. \n  \nProceset kompetitive në nivel global i kanë transformuar organizatat e punës\, marrëdhëniet e punës dhe modelet e punësimit\, duke kontribuar në rritjen e stresit të lidhur me punën\, si dhe problemet e tjera të shëndetit mendor. \n  \nPunët që kërkojnë komunikim të vazhdueshëm dhe nivele të larta të konkurencës\, kanë bërë që vija ndarëse jetë-punë të jetë gjithmonë e më vështirë për t’u identifikuar. Shpesh herë\, në ditët e sotme është shumë e vështirë të arrihet një balancë e përshtatshme ndërmjet punës dhe jetës private. \n  \nNë shumë vende\, si pasojë e krizës ekonomike\, shumë sipërmarrës reduktojnë aktivitetin në mënyrë që t’i mbijetojnë konkurencës. Kjo përfshin shtim të ristrukturimit\, largim të punonjësve\, papunësi\, varfëri dhe përjashtim social. \n  \nKëto praktika në punë njihen edhe si “rreziqe psikosociale”. Në vendin e punës ato shkatojnë rritjen e konkurencës\, pritshmëri më të larta të përformancës\, punë më intensive\, orë më të gjatë dhe të parregullta në punë\, kërkesa më të larta të lidhura me punën\, pasiguri në punë dhe zvogëlim të mundësive të punësimit. Duke shtuar në disa raste frikën e humbjes së punës\, rënien e motivimit në staf\, rënien e kreativitetit dhe stabilitetit financiar\, të gjitha këto mund të rezultojnë me pasoja serioze për shëndetin mendor dhe mirëqenien e punonjësve. \n  \nËshtë vlerësuar se një në katër individë do të përballet me probleme të shëndetit mendor\, paragjykim e diskriminim\, të cilat janë barriera domethënëse të individit drejt zhvillimit të dinjitetit. Të respektosh dinjitetin e secilit do të thotë që çdo individ të konsiderohet si i tillë edhe në punë. Në shumë vende\, në fakt\, mungojnë vizione të qarta lidhur me shëndetin mendor në punë. Kështu që është momenti të nisë diskutimi lidhur me përkufizimin e praktikave më të mira në promovimin e shëndetit mendor në punë\, dhe krijimin e një bashkëpunimi për promovimin e shëndetit mendor dhe dinjitetit për të gjithë. \n  \nNga ana tjetër\, shumica e individëve me probleme të shëndetit mendor janë të papunë\, dhe pjesa më e madhe e tyre shprehin gadishmërinë për t’u punësuar. \n  \nMasat që mund të merren për uljen stresit në punë: \n  \nFokusi i vazhdueshëm. Vihet re se ka një rritje të sensibilizimit lidhur me çështje të tilla. Në shumë vende\, politikëbërësit dhe partnerët socialë janë përfshirë në ndërhyrje konkrete për trajtimin e rreziqeve psikosociale\, të cilat shkaktojnë edhe stresin në punë. Është e rëndësishme të ketë energji në fushatat për rritjen e ndërgjegjësimit dhe në përfshirjen e rrjeteve të profesionistëve në këto fushata. \n\nParandalimi. Mbrojtja e shëndetit mendor të punonjësve ka impakt më të madh nëse përqendrohet në strategjitë e parandalimit. Është shumë e rëndësishme të menaxhohen pasojat e stresit në punë duke kombinuar masat kolektive dhe individuale.\nPërfshirja. Mundësi më të mëdha për përfshirjen në vendimmarrje lidhet me një kënaqësi më të madhe dhe zhvillim të vetëvlerësimit. Në terma afatgjata\, sadopak autonomi në kryerjen e detyrave është shumë të dobishme për kënaqësinë në punë dhe rritjen e produktivitetit. Pjesëmarrja në vendimmarrje në punë moderon efektet e rreziqeve psikosociale.\nMenaxhimi. Një sistem menaxhimi i përshtatshëm do të siguronte përfshirjen e praktikave të promovimit të shëndetit mendor.\nKultura organizative. ILO vlerëson rëndësinë e mjedisit social në formimin e sjelljeve në punë dhe në vlerësimin e tyre; programet e burimeve njerëzore luajnë rol të rëndësishëm në vendosjen e marrëdhënieve të bazuara në besim\, vërtetësi dhe partneritet. Sot\, në shumë vende punonjësit po përballen me presion të shtuar për t’iu përgjigjur kërkesave të punës në kohët moderne.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/10-tetori-2017-dita-boterore-e-shendetit-mendor/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/Dita-Botërore-e-Shëndetit-Mendor.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR