BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170929T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171008T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20170920T061700Z
LAST-MODIFIED:20170920T061700Z
UID:5182-1506664800-1507474800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:29 Shtator 2017\, Dita Botërore e Zemrës
DESCRIPTION:Çdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës. Ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare\, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. \nNë këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të kujdesemi për të. \n\nFuqizo jetën tënde! \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\, \ntë lejon të duash\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \n\nSëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore. Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose në tru prandaj\, për lehtësi\, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër\, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.   \n  \nFakte nga bota \nSëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë  \n\nVdekjet nga SKV-të në botë\, sot arrijnë në 17 milionë.\nVdekshmëria globale nga SKV-të është 31%.\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë më të prekura nga vdekshmëria prej SKV-ve.\nParashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga SKV-të të arrijë 23 milionë.\nOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur si objektiv për vitin 2025 reduktimin me 25% të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kronike\, në të cilat SKV-të zënë vendin më të madh.\nShumë SKV janë të parandalueshme duke adresuar faktorët e rrezikshëm të sjelljes.\nSKV-të dhe goditja në tru (stroke) shkaktojnë 1/3 e të gjitha vdekjeve të grave në mbarë botën.\n\nRritja e prevalencës së faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare \n\nNga viti 1980 – 2008\, numri i njerëzve me hipertension të pakontrolluar është rritur nga 600 milionë në 1 miliard.\nMbipesha te fëmijët në mbarë botën: 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore dhe 42 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç janë mbipeshë.\nDuhanpirja është një faktor rreziku për SKV-të që mund të shmangen totalisht. Aktualisht ka 1 miliard duhanpirës në mbarë botën\nDiabeti është rritur në shumë vende të Evropës me një rritje më shumë se 50% në 10 vitet e fundit.\nNë rang botëror\, në vitin 2010 kishim 23% të të rriturve të cilët nuk ishin aktiv.\n\nPse është e domosdoshme të ndërmarrim që tani ndërhyrje për sëmundjet kardiovaskulare? \n\nVdekjet e parakohshme po vazhdojnë të rriten\nPlakja e popullatës+ rritja e urbanizimit + parandalimi i papërshtatshëm = epidemi të sëmundjeve kardiovaskulare.\nRritja e pabarazisë\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë aktualisht më të prekurat\, me rreth 80% të vdekjeve nga SKV-të.\nEkonomia\n\nNë botë kostoja e SKV-ve është 863 miliardë $. \nEdhe në vendin tonë\, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të SKV-ve. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë të të gjitha vdekjeve\, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. \nNë Shqipëri\, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve\, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar\, RSHK 2014). Nëse do të shikonim rastet e vdekjeve\, shohim se dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje\, sëmundjet e arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare). \n  \n  \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\,  \n të lejon të duash\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \n  \nKjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesemi për të. Nëse nuk e bëni këtë\, ju e vendosni veten tuaj në rrezik për sëmunjdet kardiovaskualre (SKV) ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru (stroke). SKV-të janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. \n  \nÇdo vit SKV-të janë përgjegjëse për 17.5 milionë vdekje të parakohshme\, dhe deri në vitin 2030 pritet të rritet në 23 milionë. Pjesa më e madhe e SKV-ve mund të parandalohen duke bërë disa ndyshime të thjeshta në jetën e përditshme si ngrënia dhe pirja në mënyrë të shëndetshme\, kryerja e aktivitetit fizik dhe lënia e duhanit. \n  \nMbushni zemrën tuaj! \nLëvizni zemrën tuaj! \nDuajeni zemrën tuaj! \n  \nFuqizoni jetën tuaj \n  \nNjihni rrezikun tuaj \nKujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj\, ndaj sigurohuni që të njihni (gjendjen tuaj shëndetësore )të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun tuaj dhe kërkojini disa kontrolle të thjeshta. \n  \nMbushni zemrën tuaj \nUshqyerja dhe marrja e lëngjeve në mënyrë të shëndetshme i jep zemrës tuaj energjinë e nevojshme për të jetuar. \n\nMos u ushqeni me shumë ushqime të përpunuara dhe të parapërgatitura pasi ato kanë shumë sheqer dhe yndyrna.\nPakësoni pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave; në vend të tyre merrni ujë apo lëngje pa sheqer.\nPërpiquni të hani 5 porcione në ditë me fruta dhe zarzavate; ato mund të jenë të freskëta\, të ngrira\, të konservuara ose të thata.\nMerrni brenda udhëzimeve të rekomanduara sasinë e alkoolit që përdorni.\nPërgatisni vetë në shtëpi ushqimin për në shkollë apo në punë.\n\n  \nNjihni nivelin tuaj të sheqerit apo glukozës në gjak \nNiveli i lartë i sheqerit apo glukozës në gjak mund të jetë tregues i diabetit. SKV-të janë përgjegjëse për 60% të të gjitha vdekjeve te njerëzit me diabet\, ndaj nëse ajo nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet mund t’ju rrisë rrezikun për SKV dhe goditje në tru. \n  \nLëvizni zemrën tuaj \nKur qëndroni aktiv\, ju mund të reduktoni rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të ndiheni mirë. \n  \n\nPërpiquni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet të moderuar deri në intensiv 5 herë në javë.\nTë gjitha lëvizjet si loja\, ecja\, punët e shtëpisë dhe kërcimi kanë rëndësi.\nJu duhet të jeni më aktiv gjatë ditës si p.sh. duke marrë shkallët në vend të ashensorit\, të ecni apo të përdorni biçikletën në vend të makinës.\nUshtrimet bëjini me shokët dhe familjen\, pasi kjo është më argëtuese dhe ju do të ndiheni më të motivuar.\nPara se të vendosni për të filluar ushtrimet\, ju duhet të konsultoheni me personelin shëndetësor apo mjekun tuaj të familjes.\n\n  \nNjihni presionin tuaj të gjakut \n  \nPresioni i lartë i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ai është quajtur ndryshe “vrasës i heshtur” pasi zakonisht nuk ka shenja paralajmëruese apo simptoma\, dhe shumë njerëz nuk e dinë që e kanë presionin e gjakut të lartë. \n  \nDuajeni dhe fuqizoni jetën tuaj \n  \nLënia e duhanit është një ndër gjërat kryesore që ju mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj. \n  \n\nBrenda dy vjetëve pasi keni lënë duhanin\, rreziku për sëmundje koronare të zemrës reduktohet ndjeshëm.\nPas 15 vjetëve rreziku juaj për të patur SKV është i njëjtë me atë të një personi joduhanpirës.\nEkspozimi ndaj tymit të duhanit është një shkak për sëmundjet e zemrës te joduhanipirësit.\nLënia e duhanit do t’ju përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj por edhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.\nNëse ju keni probleme në lënien e duhanit\, kërkoni një këshillë profesionale sesi ta lini atë.\n\n  \nNjihni kolesterolin tuaj dhe IMT-në (BMI) \n  \nNiveli i lartë i kolesterolit në gjak është shkak i rreth 4 milionë vdekjeve çdo vit në botë. Prandaj ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes në mënyrë që të masni nivelin tuaj të kolestrolit në gjak\, peshën tuaj dhe Indeksin e Masës Trupore (IMT). Në këtë mënyrë mjeku juaj mund t’ju këshillojë për rrezikun që keni për SKV në mënyrë që ju të merrni masa apo veprime për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj. \n  \n  \n\nFuqizo jetën tënde! \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\, \ntë lejon të dashurosh\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/29-shtator-2017-dita-boterore-e-zemres/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/posteri.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171008T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20170926T131201Z
LAST-MODIFIED:20170926T131403Z
UID:5192-1506837600-1507474800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:1 Tetori Dita Botërore e të Moshuarve
DESCRIPTION:1 Tetori\nDita Botërore e të Moshuarve \nData 1 Tetor është vendosur si Dita Botërore e të Moshuarve. Moshimi ose plakja është një proces fiziologjik dhe natyror gjatë të cilit ndodhin një sërë ndryshimesh. Shumë të moshuar janë aktivë dhe plotësisht të pavarur deri në fund të jetës së tyre.\nMoshim nuk do të thotë paaftësi\, sëmundje apo dënim.\nÇdo vit\, tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Tematika e këtij viti është: \nPrek të ardhmen\, evidento talentet\, kontributet dhe pjesёmarrjen e të moshuarve në shoqëri! \nDita e këtij viti do të shërbejë për të mundësuar dhe përhapur kontributet e të moshuarve në familje\, komunitete dhe në gjithë shoqërinë. Nëse do të fokusohemi në një rrugë e cila do të mbështesë plotësisht dhe efektivisht pjesëmarrjen e të moshuarve\, kjo duhet të bëhet në përputhje me të drejtat bazë\, nevojat dhe preferencat e tyre.\nKëtë vit tematika do të nënvizojë lidhjen midis evidentimit të talenteve dhe kontribuimit të të moshuarve. \nFakte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë \n1. Moshimi është një fenomen global. Popullsia e tё moshuarve në botë\, 60vjeç e lart\, është duke u rritur me shpejtësi. Në vitin 2050\, rreth 80 % e njerëzve të moshuar do të jetojnë në vendet më pak të zhvilluara. Moshimi i popullsisë po ndodh paralelisht me urbanizimin e shpejtë; nga viti 2007 më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në qytete\, dhe në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në më shumë se 60%. \n2. Plakja e popullsisë është një triumf i shoqërisë moderne. Ajo pasqyron përmirësimin e shëndetit global\, por edhe ngre sfida të veçanta për shekullin e 21-të në të gjitha vendet së bashku\, si ato në zhvillim ashtu dhe ato të zhvilluara. Jetëgjatësia është duke u rritur edhe në vendet në zhvillim. \n3. Jetëgjatësia ka dallime të mëdha ndërmjet vendeve. Për shembull\, ndërsa Japonia ka jetëgjatësinë më të lartë të jetës në botë me 82.2 vjet\, në disa vende si Afrika kjo shifër është 40 vjet më e ulët. \n4. Brenda vendeve\, pabarazitë në shëndet janë gjithashtu të rëndësishme. Pra njerëzit e grupeve më të larta social-ekonomike mund të jetojnë deri në 20 vjet më gjatë se njerëzit e grupeve të ulëta social-ekonomike. \n5. Deri në vitin 2050\, afër 80%e të gjitha vdekjeve pritet të ndodhin në njerëzit mbi 60 vjeç. Shpenzimet shëndetësore rriten me moshën dhe janë të përqendruara në dy vitet e fundit të jetës\, pavarësisht se sa i vjetër është dikush. Është e rëndësishme t’u sigurohet këtyre viteve shtesë pёr shëndetin\, në mënyrë që shpenzimet e kujdesit shëndetësor të mund të menaxhohen. \n6. Shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme. Edhe në vendet e varfëra tashmë shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundje kronike jo të transmetueshme si: sëmundja e zemrës\, kanceri e diabeti. \n7. Investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë. Njerëzit e moshuar të shëndetshëm janë mbështetje për familjet e tyre\, komunitetet dhe ekonominë. Asnjëherë nuk është shumë vonë për të ndryshuar sjelljet e rrezikshme dhe për të promovuar shëndetin për shembull: rreziku i vdekjes së parakohshme ulet me 50 % nëse dikush heq dorë nga pirja e duhanit midis moshës 60 dhe 75vjeç. \n8. Nevoja e një kujdesi afatgjatë po shtohet. Në vendet e zhvilluara\, numri i të moshuarve të cilët nuk janë më në gjendje të kujdesen për veten pritet të katërfishohet në vitin 2050. Një numër i madh personash shumë të moshuar humbasin aftësinë për të jetuar të pavarur për shkak të paaftësisë për të lëvizur\, dobësisë apo problemeve të tjera fizike apo mendore lidhur me moshën. Shumë prej tyre kërkojnë kujdes afatgjatë\, ku mund të përfshijmë nevojën e një infermiereje në shtëpi\, ndihmën nga të afërmit apo shtrime të gjata në spitale. \n9. Kujdesi shëndetësor parësor efektiv\, në nivel komuniteti\, për të moshuarit është shumë i rëndësishëm për promovimin e shëndetit\, parandalimin e sëmundjeve dhe menaxhimin ë sëmundjeve kronike. \n10. Fatkeqësitë dhe emergjencat ndikojnë rëndë te njerëzit e moshuar. Për shembull\, përqindja më e lartë e vdekjeve të shkaktuara nga cunami në Indonezi në vitin 2004 ishte te njerëzit mbi 60 vjeç\, apo shumica e viktimave të valëve të nxehta në Evropë në vitin 2003 ishin njerëzit mbi 70 vjeç. \n11. Tek të moshuarit rritet rreziku i rrëzimeve dhe lëndimet janë shumë më serioze. Kjo çon në rritje të kostove shëndetësore\, njerëzore dhe ekonomike. \n12. Abuzimi me të moshuarit rritet me plakjen e popullsisë dhe dinamikën e ndryshimeve sociale. OBSH-ja vlerëson se 4-6 % e personave të moshuar në mbarë botën vuajnë nga një formë abuzimi si ai fizik\, psikologjik\, emocional\, financiar\, ose për shkak të lënies pas dore (neglizhimit). \nFakte nga vendi ynë \nNë vendin tonë\, në vitin 2009 popullsia e grup-moshave 60 vjeç e lart përbënte 12.9% të popullsisë\, përkundrejt 9% që ishte në vitin 2007 apo 3% në vitin 1990. Nga pikëpamja gjinore\, femrat përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë 60 vjeç e lart. \nDisa studime në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit tregojnë se më shumë se 2/3 e të moshuarve janë të sëmurë apo vuajnë nga një sëmundje kronike\, ndërkohë që 1/3 e tyre raportojnë se vuajnë nga më shumë se një sëmundje apo problem shëndetësor.\nVetëm 12% e të moshuarve raportojnë se nuk kanë patur nevojë për të përdorur shërbimet shëndetësore gjatë 5 viteve të fundit.\nNumri i të moshuarve që përdorin shërbimet shëndetësore parësore përbën pothuajse gjysmën e tyre dhe prirja është drejt rritjes. Gjithashtu\, të moshuarit konsumojnë pothuajse gjysmën e barnave mjekësore\, ose më shumë se trefishin\, krahasuar me të sëmurët e moshave të tjera. \nNga 530 mijë të moshuar të regjistruar te mjeku i familjes\, rreth 405 mijë përdorin shërbimet e financuara nga skema e sigurimeve shëndetësore. Rreth 160 mijë janë përfitues të rregullt të skemës dhe mesatarisht kapin vlerën e 252 milionë lekëve në muaj. \nPor jo gjithçka është në dorën e tyre. Të moshuarit ndeshen shpesh me barriera shoqërore që ndikojnë mjaft në jetën e tyre. Gjithmonë e më shumë të moshuarit jetojnë të vetmuar\, ndërkohë që gjendja ekonomike e tyre është më e rëndë se pjesa tjetër e shoqërisë. \nNë një situatë globale të një popullsie drejt plakjes\, të moshuarit do të luajnë një rol të rëndësishëm nëpërmjet punës vullnetare\, transmetimit të njohurive dhe eksperiencës\, duke ndihmuar familjet e tyre në mbajtjen e përgjegjësive\, si dhe duke shtuar pjesëmarrjen e tyre si fuqi punëtore e paguar. \nSot të moshuarit luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Në Afrikë\, apo edhe kudo tjetër\, miliona pacientë të rritur që janë të sëmurë me AIDS ndihmohen në shtëpitë e tyre nga prindërit. Pas vdekjes së tyre\, fëmijët e mbetur jetim (së fundmi 14 milionë nën moshën 15 vjeç vetëm në vendet afrikane) në më të shumtën e rasteve janë në përkujdesjen e gjyshërve të tyre. \nRoli i të moshuarve nuk është i rëndësishëm vetëm në vendet në zhvillim\, por edhe në vendet e zhvilluara. Në Spanjë për shembull\, kujdesi për personat në varësi dhe ata të sëmurë (të të gjitha moshave) kryhet kryesisht nga njerëz të moshuar (veçanërisht gra të moshuara). Numri mesatar i minutave të shpenzuara në ditë për një kujdes të tillë rritet me rritjen e moshës së kujdestarit; nëse kujdestari është i grup-moshës 65-74 vjeç ai shpenzon 201 minuta\, nëse është 75-84 vjeç shpenzon 318 minuta\, krahasuar me grup-moshën 30-49 vjeç që shpenzon vetëm 50 minuta.\nTë tilla kontribute drejt zhvillimit mund të sigurohen vetëm nëse të moshuarit gëzojnë nivele standardesh shëndetësore\, për të cilat duhet të hartohen strategji të veçanta. Në vijim të Planit të Veprimit të Madridit\, OBSH-ja ka shpallur në vitin 2002 dokumentin “Moshimi Aktiv”\, i cili ka në fokus perspektivat dhe përqasjet për një moshim aktiv gjatë gjithë ciklit jetësor. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/1-tetori-dita-boterore-e-te-moshuarve/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/posteri1.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171001T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171031T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20171004T074727Z
LAST-MODIFIED:20171018T075952Z
UID:5252-1506837600-1509465600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Tetor 2017\,  Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
DESCRIPTION:\n \nMuaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit \nÇfarë është kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit. Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike\, pra duke dhënë metastaza. Të dy sekset\, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit\, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.  \nDisa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore\, personale\, familjare\, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike. \n  \nSa i përhapur është kanceri i gjirit \n  \nBazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN)\, e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës\, kanceri i gjirit ka incidencën më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë. Pjesa më e madhe e vdekjeve nga kanceri i gjirit ndodh në vendet me të ardhura të ulëta e mesatare\, ku shumica e grave me kancer gjiri diagnostikohen në faza të vonshme. \nCilat gra janë të rrezikura për kancerin e gjirit \nKanceri i gjirit prek të gjitha gratë\, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç\, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. \nStudimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.  \n  \nDisa nga faktorët e rrezikut përfshijnë: \n\nMoshën – rreziku për kancerin e gjirit rritet me rritjen e moshës; por nga kanceri i gjirit preken edhe moshat e reja.\nNdryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.\nFillimin e hershëm të menstruacioneve – femrat që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç\, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur rrezikun për kancer gjiri. \nFillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve\, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e femrës ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore\, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.\nShtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.\nMungesën e aktivitetit fizik. \nTë qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës. \nIndi i gjirit i ngjeshur/i dendur \nHistoritë personale me kancer gjiri. Gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.\nHistoritë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën\, motrën\, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri. \nAlkoolpirjen dhe pirjen e duhanit\n\nNëse një grua ka faktorë rreziku për kancer gjiri\, ajo duhet të flasë me mjekun lidhur me mënyrat që mund të ulin rrezikun\, si dhe kontrollet që duhen bërë. \nCilat janë shenjat e kancerit në gji \n  \nNjerëz të ndryshëm kanë shenja të ndryshme të kancerit të gjirit. Por\, disa të tjerë nuk kanë shenja fare dhe mund ta konstatojnë kancerin e gjirit vetëm pas një mamografie rutinë. \n  \nDisa shenja që mund të jenë tregues të kancerit të gjirit janë:             \n\nNjë gjëndër apo një kokërr në gji ose nën sqetull. Shumë faktorë mund të shkaktojnë gjëndra në gjoks duke përfshirë edhe kancerin\, por jo çdo gjëndër në gji është kancer. \nTrashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.\n\n\nNdryshime të lëkurës së gjirit-skuqje\, plagë apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit.\n\n\nSkuqje\, çarje apo trashje e lëkurës përreth thithit të gjirit\, gropëzim i thithit të gjirit.\nRrjedhje nga gjiri përveç qumështit të gjirit\, duke përfshirë edhe gjakun.\nÇdo ndryshim në madhësinë apo formën e gjirit. \nDhimbje në gji.\nFryrje apo ënjtje e krahut nga njëra anë-disa herë kanceri i gjirit mund të përhapet edhe në gjëndrat limfatike nën krah dhe të shkaktojë fryrje apo ënjtje të tij. Prandaj\, gjëndrat limfatike të ënjtura duhen konsideruar një shenjë e mundshme e kancerit të gjirit.\nÇdo ndryshim tjetër i pazakontë në gji.\n\n  \nNdryshimet në gji jo detyrimisht do të thonë se një femër ka kancer gjiri. Megjithatë\, nëse një femër ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku të kontrollohet. \nSi zbulohet kanceri i gjirit \nEkzistojnë disa mënyra kontrolli për gjirin si: \n\nVetëkontrolli mujor i gjirit\nEkzaminimi klinik i gjirit nga një personel shëndetësor\nMamografia\nEko e gjirit\n\n  \n\n Vetëkontrolli mujor i gjirit\n\n  \nVetëkontrolli mujor i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim; me lëvizje rrotulluese me dorë kontrollohen me rradhë gjinjtë\, deri në pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullat. Vetëkontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet 1 herë në muaj që nga mosha 20 vjeç. Periudha më e përshtatshme është disa ditë mbas menstruacioneve. Mjaft raste të kancerit të gjirit janë zbuluar nga vetë gratë. Një femër duhet ta kthejë në zakon kontrollin mujor të gjirit. \n  \n\n Ekzaminimi klinik i gjirit \n\n  \nEkzaminim klinik i gjirit është një kontroll i gjirit i kryer nga një personel mjekësor i trajnuar\, i cili mund të kapë kancerin në stade të hershme. Ekzaminim klinik i gjinjve rekomandohet të bëhet 1 herë në vit ose së paku çdo 2 vjet. \n  \n\n Mamografia\n\n  \nMamografia kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme. Mamografia mund të kryhet në çdo kohë\, por do të ishte më e përshtatshme që të zgjidhej momenti kur gjinjtë nuk janë të fryrë apo të dhimbshëm si p.sh. 3-4 ditë mbas menstruacioneve. Nuk duhet ndonjë parapërgatitje e veçantë për të bërë mamografinë. Kur gratë shkojnë për mamografi\, është mirë të veshin bluza me fund ose pantallon\, në mënyrë që të lehtësojnë procedurat e ekzaminimit të gjirit. \nRezultati i mamografisë zakonisht merret mbas disa javësh. Për gratë që kanë kryer mamografi më parë\, këshillohet të kenë filmat e tyre me vete për t’i lejuar mjekut të bëjë krahasimin.  \n  \nNëse mamografia është normale\, duhet vazhduar bërja e saj sipas intervaleve kohore të rekomanduara. Kanceri i gjirit mund të shfaqet në çdo kohë\, madje edhe nga një mamografi tek tjetra\, prandaj mamografia duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm një herë. \n  \nNëse mamografia është e parregullt nuk do të thotë gjithmonë se ka kancer. Për këtë duhet të bëhen teste shtesë dhe kontrolli nga një specialist i gjirit apo një kirurg. Kjo nuk do të thotë që ju keni kancer ose keni nevojë për kirurgji. Bisedoni me mjekun për të mësuar se cila metodë kontrolli është më e drejtë për ju\, dhe kur duhet ta bëni atë. \n4. EKO e gjirit\nEKO rekomandohet për ato femra që kanё gji tё dendur\, kanë dёmtim qё nuk interpretohet qartё me anё tё mamografisё\, kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi\, si dhe ato që nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X (shtatzëna).\nRekomandime mbi moshën\, rrezikun dhe shpeshtësinë e depistimit për kancerin e gjirit\n  \n\nGratë që nuk kanë asnjë faktor rreziku\, kanë një rrezik mesatar për të zhvilluar kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\nNëse janë 20-40 vjeç \n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo tre vjet\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \nNëse janë 40-50 vjeç \n\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\nNëse janë 50-70 vjeç. \n\nMamografi çdo 2 vjet\nEkzaminim klinik te personeli mjekësor çdo vit\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGratë që kanë disa faktorë rreziku (si histori familjare apo personale\, probleme beninje të gjirit\, fillim të hershëm e mbarim të vonshëm të menstruacioneve\, moslindje ose lindje mbi moshën 30 vjeç\, obezitet\, ind gjiri të ngjeshur dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik) kanë një rrezik më të lartë se mesatarja për kancer gjiri. Atyre u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit te personeli mjekësor çdo vit\nKonsultë me specialistin e gjirit\nMamografi (dhe EKO nëse është e nevojshme) çdo vit nga mosha 40 vjeç\nVetëkontroll mujor i gjirit\n\n  \n\nGrave që kanë faktorë gjenetikë (janë bartëse të difektit BRCA1 apo BRCA 2)\, kancer gjiri te një familjar mashkull\, kancer gjiri dhe kancer vezoresh në të njëjtin person\, në dy ose më shumë familjarë të ngushtë u rekomandohet:\n\n\nEkzaminim klinik i gjirit çdo gjashtë muaj\nMamografi dhe/ose rezonancë magnetike çdo vit nga mosha 25 vjeç\nKonsultë me specialistin e gjirit dhe specialistin gjenetik\n\n  \nSi trajtohet kanceri i gjirit \n  \nKanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike\, kimioterapia\, terapia hormonale\, terapia me rrezatim. Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi.  \nFatmirësisht\, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme\, duke ofruar një mundësi të re për pacientët. \n  \nÇfarë është kujdesi paliativ \n  \nKujdes paliativ është trajtimi gjithëpërfshirës për personat të cilët vuajnë nga sëmundje që janë kërcënuese për jetën (si kanceri i gjirit në këtë rast). Kujdesi paliativ trajton vuajtjen fizike nga sëmundja\, si dhe çështjet që lidhen me të drejtën njerëzore për të patur një fund sa më cilësor të jetës në të gjitha aspektet si fizike\, sociale\, psikologjike e shpirtërore. Kujdesi paliativ nuk kufizohet vetëm në kujdesin ndaj të sëmurit por edhe në nevojat e familjarëve. \nNë Shqipëri ekzistojnë shërbime të kujdesit paliativ publik dhe jopublik që u shërbejnë të sëmurëve në shtëpi në faza të avancuara me kancer gjiri. Këto shërbime janë të pajisura me staf multidisiplinar të trajnuar për të ofruar shërbim cilësor. \nKanceri i gjirit … Ne mund ta zvogëlojmë rrezikun tonë\n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/tetor-2017-muaji-i-ndergjegjesimit-per-kancerin-e-gjirit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/10/KANCERI-I-GJIRIT.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20171002T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171010T170000
DTSTAMP:20260829T210542
CREATED:20170929T082502Z
LAST-MODIFIED:20170929T083551Z
UID:5220-1506924000-1507647600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:2 Tetor 2017\,  Dita Botërore Kundër Dhunës
DESCRIPTION:  \n“Ka shumë arsye për të cilat do të vdisja. Nuk ka asnjë arsye të vetme për të cilën do të vrisja.” \nMahatma Gandhi\n \nDita Botërore Kundër Dhunës është përcaktuar 2 tetori\, që është edhe ditëlindja e Mahatma Gandhit\, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së jo-dhunës. \nGandhi përdorte metoda civile dhe paqësore për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë\, ai nuk hoqi dorë nga format paqësore\, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu\, Gandhi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme\, duke respektuar të drejtat e grave dhe duke reduktuar varfërinë. \nSipas rezolutës A/RES/61/271 të 15 qershorit 2007\, e cila vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës\, përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë riafirmon rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes\, të tolerancës\, të të kuptuarit dhe të jo-dhunës. \n“Mungesa e dhunës çon në etikën më të lartë\, e cila përbën edhe qëllimin e të gjithë evolucionit. Përderisa të ndalohen së dëmtuari qeniet e tjera\, njerëzit janë thjesht egërsira.”  \nThomas Edison \nKjo botë ka parë shumë luftëra të përgjakshme\, të cilat kanë patur si rezultat humbje të shumë jetëve njerëzore dhe kanë shkaktuar shumë dhimbje. \n \n  \nKjo skulpturë titullohet “Kundër dhunës” nga skulptori i famshëm suedez Carl Fredrik Reuterswärd\, një dhuratë e Qeverisë së Luksemburgut për Kombet e Bashkuara. Ky revolver\, me grykën në këtë mënyrë\, simbolizon paqen dhe jo-dhunën. \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/2-tetor-2017-dita-boterore-kunder-dhunes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/posteri-Dita-Nderkombetare-Kunder-Dhunes.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR