BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170921T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170930T170000
DTSTAMP:20260829T210630
CREATED:20170918T065910Z
LAST-MODIFIED:20170919T070120Z
UID:5179-1505973600-1506783600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:21 Shtator 2017\, Dita Botërore e Alzaimerit
DESCRIPTION:Data 21 Shtator është vendosur si Dita Botërore e Alzaimerit\, duke u konsideruar si një ditë në të cilën të gjithë\, politikëbërësit\, ofruesit e shërbimeve\, familjarët që kanë individë të prekur dhe i gjithë opinioni publik\, përqendrojnë vëmendjen në rritjen e sensibilizimit lidhur me Alzaimerin. Kjo ditë synon të përqendrojë vëmendjen në aktivitetet e nevojshme mbështetëse për individët e prekur\, familjarët e tyre\, por edhe të parandalojë e të sensibilizojë komunitetin në përgjithësi\nSëmundja Alzaimer është forma më e zakonshme e demencës\, e gjendur në mbi 70 % të individëve me demencë.\nFakte dhe shifra \n\nSëmundja e Alzaimerit dëmton trurin\, duke rezultuar në dëmtim të kujtesës\, të të menduarit dhe të sjelljes.\nFaktori më i madh i rrezikut për Alzaimer është mosha e madhe\, ku tre në dhjetë individë mbi 85 vjeç diagnostikohen me demencë.\nNë raste sporadike\, Alzaimeri mund të prek individë në çfarëdo moshe.\nZakonisht shfaqet në moshën mbi 65 vjeç.\nNë rang global\, janë afërsisht 44 milionë individë me Alzaimer apo forma të tjera të demencës.\nVetëm 1 në 4 individë me Alzaimer është i diagnostikuar për këtë problem.\nAlzaimeri dhe demancat e tjera janë më të përhapura në Europë\, ndjekur nga Amerika e veriut.\nAlzaimeri është më pak i përhapur në Afrikën Sub-Sahariane.\nAlzaimeri dhe demencat e tjera janë shkaku kryesor për papaftësi në moshën e tretë.\nDy në tre individë me Alzaimer janë femra.\n30% e individëve me Alzaimer kanë gjithashtu sëmundje të zemrës dhe 29% kanë edhe diabet.\nMë shumë se 40% e familjarëve të individëve me Alzaimer raportojnë se stresi emocional që ata përjetojnë në rolin e tyre është shumë i lartë.\nIndividët me Alzaimer hospitalizohen tri herë më shpesh sesa moshatarët e tyre pa këtë problem.\nFamiljarët e individëve me Alzaimer raportojnë se\, që nga momenti që i afërmi i tyre diagnostikohet me Alzaimer\, ata duhet të kujdesen akoma më shumë për shëndetin e tyre në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë përkujdesje për individët me Alzaimer.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/21-shtator-2017-dita-boterore-e-alzaimerit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/Dita-Boterore-e-Alzaimerit-2017.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170926T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171001T170000
DTSTAMP:20260829T210630
CREATED:20170923T064139Z
LAST-MODIFIED:20170923T064139Z
UID:5184-1506405600-1506870000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:26 Shtator 2017\, Dita Botërore e Kontracepsionit
DESCRIPTION:KONTRACEPSIONI \nDITA BOTËRORE E KONTRACESIONIT \n26 SHTATOR 2017 \n  \nDita Botërore e Kontracepsionit është një fushatë globale\, e cila organizohet çdo vit më 26 shtator.Filluar nga viti 2007\, vizioni dhe misioni i kësaj fushate vjetore është të përmirësojë ndërgjegjësimin mbi kontracepsionin\, si dhe të mundësojë që çdokush të bëjë zgjedhje të informuara për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. \nMotoja e Ditës Botërore të Kontracepsionit “Kjo është jeta juaj\, është përgjegjësia juaj”\, inkurajon sidomos të rinjtë të përdorin kontracepsionin në planet e tyre për të ardhmen\, për parandalimin e shtatzënive të paplanifikuara dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme IST. \nFakte kryesore mbi Planifikimin Familjar/Kontracepsionin \n\n214 milionë gra të moshës riprodhuese në vendet në zhvillim do të donin të shmangnin shtatzëninë\, por ato nuk po përdorin asnjë metodë kontraceptive.\nNë të gjithë botën\, rreth 41% e shtatzënive çdo vitjanë tëpadëshiruara dhe më shumë se gjysma e tyre përfundojnë në abort.\nKëto ndodhin te femrat të cilat nuk përdorin asnjë metodë kontraceptive ose nga përdorimi jokorrekt i tyre\, shpesh për shkak të mungesës së njohurive mbi kontraceptivët.\nDisa metoda të planifikimit familjar si p.sh. kondomi\, ndihmojnë në parandalimin e transmetimit të HIV-it dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme.\nPlanifikimi familjar përforcon të drejtat e njeriut për të përcaktuar numrin e fëmijëve të tyre dhe hapësirën nga njëra lindje tek tjetra.\nDuke parandaluar shtatzëninë e padëshiruar\, planifikimi familjar/ kontracepsioni parandalon vdekjen e nënave dhe fëmijëve.\n\nPËRFITIMET E PLANIFIKIMIT FAMILJAR \nPromovimi i planifikimit familjar – dhe sigurimi i qasjes në metodat kontraceptive të preferuara për gratë dhe çiftet – është thelbësor për sigurimin e mirëqenies dhe pavarësinë e grave\, duke përkrahur shëndetin dhe zhvillimin e komuniteteve. \n ·         Parandalon rreziqet shëndetësore të lidhura me shtatzëninë te gratë Aftësia e një gruaje për të zgjedhur nëse dhe kur të jetë shtatzënë\, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e saj. Planifikimi familjar mundëson vonimin e shtatzënisë dhe pakëson rrezikun për probleme shëndetësore dhe vdekje prej shtatzënive në moshë të hershme. Ai parandalon shtatzënitë e padëshiruara\, edhe te gratë në moshë të madhe që përballen me rreziqe të larta që lidhen me shtatzëninë. Planifikimi familjar u mundëson grave që dëshirojnë\, të kufizojnë madhësinë e familjeve të tyre. Evidencat tregojnë se gratë që kanë më shumë se katër fëmijë janë në rrezik në rritje për vdekshmëri amtare. Duke reduktuar shkallën e shtatzënive të padëshiruara\, planifikimi familjar gjithashtu redukton nevojën për abort të pasigurt\, dhe rrjedhimisht redukton vdekjet prej këtyre aborteve. \n\nRedukton vdekshmërinë foshnjore\n\nfamiljar mund të parandalojë shtatzënitë dhe lindjet afër nga njëra-tjetra duke kontribuar kështu në nivele më të ulëta të vdekshmërisë foshnjore në botë. Foshnjat e lindura nga një shtatzëni e padëshiruar\, kanë norma të larta të vdekshmërisë foshnjore.  Foshnjat e nënave që vdesin si pasojë e lindjes gjithashtu kanë një rrezik më të madh për vdekje dhe shëndet jo të mirë. \n\nNdihmon në parandalimin e HIV/AIDS\n\nPlanifikimi familjar zvogëlon rrezikun e shtatzënive të padëshiruara te gratë që jetojnë me HIV\, duke rezultuar në foshnje më pak të infektuara\, si dhe në më pak jetimë (për shkak të vdekjes së nënave të tyre). Përveç kësaj\, prezervativët (si një metodë e planifikimit familjar) sigurojnë mbrojtje të dyfishtë si kundër shtatzënive të padëshiruara ashtu dhe kundër Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme\, përfshirë HIV. \n\nNdihmon në fuqizimin e njerëzve dhe rritjen e arsimimit\n\nPlanifikimi familjar përfaqëson një mundësi për gratë që të ndjekin arsimimin shtesë dhe pjesëmarrjen në jetën publike\, duke përfshirë punësimin. Përveç kësaj\, familja më e vogël u lejon prindërve të investojnë më shumë në secilin fëmijë. Çiftet me më pak fëmijë janë më në gjendje t’u sigurojnë atyre ushqim\, veshje\, strehim e shkollim. Fëmijët me më pak vëllezër e motra janë më të prirur për të vazhduar më gjatë shkollimin. \n\nRedukton shtatzënitë tek adoleshentet\n\nShumë vajza adoleshente që mbeten shtatzënë duhet të lënë shkollën. Kjo ka implikime afatgjata për ato si individë\, por edhe për familjet dhe komunitetet e tyre. Adoleshentet shtatzëna kanë më shumë gjasa të kenë lindje parakohe\, apo fëmijë me peshë të ulët në lindje. Bebet e lindura nga adoleshentet kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë foshnjore. \nËshtë e rëndësishme që planifikimi familjar të jetë gjerësisht i disponueshëm dhe lehtësisht i qasshëm nëpërmjet stafit të trajnuar shëndetësor\, për këdo që është seksualisht aktiv\, përfshirë adoleshentët. \nNë Shqipëri\, shërbimet e PFamiljar kanë filluar me liberalizimin e abortit në vitin 1991 dhe sot\, ato ofrohen në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: kujdesin shëndetësor parësor: qendrat shëndetësore dhe ambulanca në qytet e fshat; kujdesin shëndetësor dytësor: qendrat e planifikimit familjar në maternitetet e rretheve;  kujdesin shëndetësor tretësor: qendrat e gruas pranë Spitaleve Universitare Obstetrik-Gjinekologjik materniteti “Nëna Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë. Nga viti 1996\, kontraceptivët si pilula\, prezervativi\, injeksioni\, DIU-ja dhe lidhja e tubave\, ofrohen falas në të gjitha shërbimet shëndetësore publike. Lidhja e tubave\, dhe vendosja e DIU-së në mitër realizohet vetëm në maternitete nga mjekë specialistë obstetër-gjinekolog. \nPlanifikimi familjar i lejon njerëzit të arrijnë numrin e tyre të dëshiruar të fëmijëve\, dhe të përcaktojnë ndarjen midis shtatzënive. Kjo arrihet përmes përdorimit të metodave kontraceptive (dhe trajtimit të infertilitetit). \nMë poshtë informacion mbi disa nga metodat kryesore kontraceptive. \nMetoda kontraceptive  \nKontraceptiv oral (pilulat\, tabletat) janë ndër metodat e kontracepsionit të përdorura më gjerësisht nga femrat\, në të gjithë botën\, që nga viti 1960. Pilulat kontraceptive gjithashtu  zvogëlojnë rrezikun për kancerin e mitrës dhe vezoreve. Ato pihen nga goja për aq kohë sa femra dëshiron të mos ngelet shtatzënë. Nëse femra dëshiron të ngelet shtatzënë\, mjafton që të ndërpresë pirjen e tabletave\, dhe aftësia për të mbetur shtatzënë rikthehet menjëherë. Nëse femra ka diarre apo të vjella\, tabletat nuk thithen plotësisht dhe efekti i tyre zvogëlohet. Nëse harrohet të pihet një tabletë\, efekti i tyre zvogëlohet dhe rritet mundësia për një shtatzëni. Kontraceptivët oralë janë dy llojesh: pilula e kombinuar orale që përmban dy hormone (estrogjen e progesteron)\, dhe pilula vetëm me progesteron. Kjo e fundit mund të përdoret dhe nga gratë që janë duke ushqyer fëmijën me gji\, por është e rëndësishme që të merret në të njëjtën kohë çdo ditë. \nKontracepsioni injektabël/me injeksion në muskul aplikohet nga personeli shëndetësor 1 herë në 2 apo 3 muaj\, në varësi të llojit të kontraceptivit. Nëse shkohet për injeksionin pasardhës me 2 javë vonesë\, kjo nuk ka siguri. Injeksioni është metodë e sigurt\, e kthyeshme\, afatgjatë\, mund të përdoret nga femrat e çdo moshe dhe nuk kërkon përdorim ditor. \nKontracepsioni i urgjencës/pilula e urgjencës është menduar për përdorim emergjent (prandaj quhet dhe kontracepsioni i urgjencës) në situata pas një marrëdhënie seksuale kur nuk janë përdorur kontraceptivët. Kontracepsioni i urgjencës mund të përdoret në një numër situatash\, mbas një marrëdhënieje seksuale të pambrojtur që përfshijnë:kur nuk është përdorur asnjë kontraceptiv\, në raste përdhunimi apo seksi të detyruar pa përdorur një metodë kontraceptive\, kur ka një dështim të përdorimit të metodës ose përdorimi i pasaktë i saj (si çarje të prezervativit\, shkarje\, ose përdorimi i pasaktë i tij; harresa e 3 a më shumë pilulave të kombinuara kontraceptive rresht; marrja me më shumë se 3orë vonesë e pilulës vetëm me progestogen;  marrja me më shumë se 12 orë vonesë e pilulës me desogestrel (0\,75 mg); marrja me më shumë se 2 javë vonesë e injeksionit vetëm me progestogen – norethisterone enanthate (NET-EN); tërheqje dështuar (derdhje e spermës në vaginë ose organet genitale); llogaritje e gabuar e periudhës së fertilitetit). \nKontraceptivi i urgjencës duhet të merret brenda 5 ditëve pas një marrëdhënie të pambrojtur. Nëse një grua pa dashje merr pilula emergjente pasi është shtatzënë\, pilula nuk dëmton nënën apo fetusin. Një femër mund të furnizohet paraprakisht me kontraceptiv emergjence që ajo t’i ketë në dispozicion kur është e nevojshme\, dhe mund t’i marrë sa më shpejt që të jetë e mundur pas marrëdhënieve të pambrojtura. \nOBSH rekomandon si kontraceptiv urgjence edhe paisjen intrauterine/DIU bakri. Kur përdoret si një kontraceptiv emergjence\, duhet të futet brenda 5 ditëve nga një akt seksual i pambrojtur. Kjo metodë është veçanërisht e përshtatshme për një grua që do të donte të fillonte të përdorte një metodë kontraceptive shumë efektive\, me veprim të gjatë dhe të rikthyeshme. \nDispozitivi Intra Uterin-DIU (aparati\, spiralja\, tubi\, sterileja\, etj) është një tub i vogël fleksibël\, i cili vendoset në mitër nëpërmjet vaginës nga një mjek i specializuar. DIU-ja të mbron nga një shtatzëni e padëshiruar për një kohë të gjatë\, që në varësi të DIU-së shkon deri në 10-12 vjet. Ekzistojnë DIU prej bakri dhe hormonale. Nëse femra ndërron mendje dhe dëshiron të ngelet shtatzënë\, mjafton të shkojë te mjeku ta heqë dhe aftësia për të ngelur shtatzënë rikthehet menjëherë. Kjo metodë nuk ndikon në marrëdhënien seksuale. DIU-ja mund të vendoset në çdo kohë\, por do të ishte mirë menjëherë pas menstruacioneve\, pas lindjes ose pas abortit për t’u siguruar që nuk ka ndodhur një shtatzëni. Është mirë gjithashtu\, që përpara vendosjes së DIU-së të bëhet një analizë e sekrecioneve vaginale\, për t’u siguruar që nuk është prezent ndonjë infeksion. \nPrezervativi/kondomi është një metodë e thjeshtë për t’u përdorur. Prezervativi është e vetmja metodë kontraceptive që siguron mbrojtje të dyfishtë: të mbron njëkohësisht nga një shtatzëni e padëshiruar\, dhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Prezervativi është një metodë e thjeshtë për t’u përdorur\, e sigurt\, pa efekte anësore hormonale\, nuk ka nevojë për kujdesin e specialistit\, i lehtë për ta marrë apo blerë në çdo vend\, mund të përdoret nga çdo moshë dhe mund të mbahet lehtësisht me vete.\nMetoda kontraceptive të tjera janë: kondomët femërore\, metoda e ditëve standarde\, implantet\, metoda e amenorresë së laktacionit (e ushqyerjes me gji)\, tërheqja apo metoda tradicionale. \nNjë femër përpara se të fillojë përdorimin e një metode kontraceptive duhet konsultohet me personelin shendetësor. Ai ndihmon në zgjedhjen e metodës që do të përdoret\, si dhe do të japë informacion më të hollësishëm për metodën e zgjedhur. \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/26-shtator-2017-dita-boterore-e-kontracepsionit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/POSTERI-26-SHTATOR.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170929T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20171008T170000
DTSTAMP:20260829T210630
CREATED:20170920T061700Z
LAST-MODIFIED:20170920T061700Z
UID:5182-1506664800-1507474800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:29 Shtator 2017\, Dita Botërore e Zemrës
DESCRIPTION:Çdo vit në muajin shtator organizohet në nivel global Dita Botërore e Zemrës. Ky është një event i cili organizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të Zemrës me qëllim informimin e popullatës në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare\, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. \nNë këtë ditë ne dëshirojmë që çdo njeri të kuptojë se çfarë duhet të bëjë për të fuqizuar zemrën dhe jetën e vet. Zemra juaj është në qendër të shëndetit dhe është e lehtë të kujdesemi për të. \n\nFuqizo jetën tënde! \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\, \ntë lejon të duash\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \n\nSëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundjeje kryesore. Ka shumë lloje sëmundjesh që mund të japin goditje në zemër ose në tru prandaj\, për lehtësi\, këto sëmundje i ndajmë në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në zemër\, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut.   \n  \nFakte nga bota \nSëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë  \n\nVdekjet nga SKV-të në botë\, sot arrijnë në 17 milionë.\nVdekshmëria globale nga SKV-të është 31%.\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë më të prekura nga vdekshmëria prej SKV-ve.\nParashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga SKV-të të arrijë 23 milionë.\nOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur si objektiv për vitin 2025 reduktimin me 25% të vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga sëmundjet kronike\, në të cilat SKV-të zënë vendin më të madh.\nShumë SKV janë të parandalueshme duke adresuar faktorët e rrezikshëm të sjelljes.\nSKV-të dhe goditja në tru (stroke) shkaktojnë 1/3 e të gjitha vdekjeve të grave në mbarë botën.\n\nRritja e prevalencës së faktorëve të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare \n\nNga viti 1980 – 2008\, numri i njerëzve me hipertension të pakontrolluar është rritur nga 600 milionë në 1 miliard.\nMbipesha te fëmijët në mbarë botën: 1 në 10 fëmijë të moshës shkollore dhe 42 milionë fëmijë të moshës nën 5 vjeç janë mbipeshë.\nDuhanpirja është një faktor rreziku për SKV-të që mund të shmangen totalisht. Aktualisht ka 1 miliard duhanpirës në mbarë botën\nDiabeti është rritur në shumë vende të Evropës me një rritje më shumë se 50% në 10 vitet e fundit.\nNë rang botëror\, në vitin 2010 kishim 23% të të rriturve të cilët nuk ishin aktiv.\n\nPse është e domosdoshme të ndërmarrim që tani ndërhyrje për sëmundjet kardiovaskulare? \n\nVdekjet e parakohshme po vazhdojnë të rriten\nPlakja e popullatës+ rritja e urbanizimit + parandalimi i papërshtatshëm = epidemi të sëmundjeve kardiovaskulare.\nRritja e pabarazisë\nVendet me të ardhura të pakta dhe të mesme janë aktualisht më të prekurat\, me rreth 80% të vdekjeve nga SKV-të.\nEkonomia\n\nNë botë kostoja e SKV-ve është 863 miliardë $. \nEdhe në vendin tonë\, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të SKV-ve. Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri shkaktojnë mbi gjysmën e vdekjeve duke zënë vendin e parë të të gjitha vdekjeve\, ndaj mund të konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare. \nNë Shqipëri\, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve\, ku 55% kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare (Raporti Shëndetësor Kombëtar\, RSHK 2014). Nëse do të shikonim rastet e vdekjeve\, shohim se dy janë sëmundjet që shkaktojnë më shumë vdekje\, sëmundjet e arterieve koronare apo sëmundjet ishemike të zemrës dhe goditja në tru (sëmundjet cerebrovaskulare). \n  \n  \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\,  \n të lejon të duash\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \n  \nKjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesemi për të. Nëse nuk e bëni këtë\, ju e vendosni veten tuaj në rrezik për sëmunjdet kardiovaskualre (SKV) ku përfshihen sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru (stroke). SKV-të janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. \n  \nÇdo vit SKV-të janë përgjegjëse për 17.5 milionë vdekje të parakohshme\, dhe deri në vitin 2030 pritet të rritet në 23 milionë. Pjesa më e madhe e SKV-ve mund të parandalohen duke bërë disa ndyshime të thjeshta në jetën e përditshme si ngrënia dhe pirja në mënyrë të shëndetshme\, kryerja e aktivitetit fizik dhe lënia e duhanit. \n  \nMbushni zemrën tuaj! \nLëvizni zemrën tuaj! \nDuajeni zemrën tuaj! \n  \nFuqizoni jetën tuaj \n  \nNjihni rrezikun tuaj \nKujdesi për zemrën tuaj fillon duke kuptuar apo njohur në fillim rrezikun tuaj\, ndaj sigurohuni që të njihni (gjendjen tuaj shëndetësore )të gjithë parametrat tuaj shëndetësorë. Vizitoni mjekun tuaj dhe kërkojini disa kontrolle të thjeshta. \n  \nMbushni zemrën tuaj \nUshqyerja dhe marrja e lëngjeve në mënyrë të shëndetshme i jep zemrës tuaj energjinë e nevojshme për të jetuar. \n\nMos u ushqeni me shumë ushqime të përpunuara dhe të parapërgatitura pasi ato kanë shumë sheqer dhe yndyrna.\nPakësoni pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave; në vend të tyre merrni ujë apo lëngje pa sheqer.\nPërpiquni të hani 5 porcione në ditë me fruta dhe zarzavate; ato mund të jenë të freskëta\, të ngrira\, të konservuara ose të thata.\nMerrni brenda udhëzimeve të rekomanduara sasinë e alkoolit që përdorni.\nPërgatisni vetë në shtëpi ushqimin për në shkollë apo në punë.\n\n  \nNjihni nivelin tuaj të sheqerit apo glukozës në gjak \nNiveli i lartë i sheqerit apo glukozës në gjak mund të jetë tregues i diabetit. SKV-të janë përgjegjëse për 60% të të gjitha vdekjeve te njerëzit me diabet\, ndaj nëse ajo nuk diagnostikohet apo nuk trajtohet mund t’ju rrisë rrezikun për SKV dhe goditje në tru. \n  \nLëvizni zemrën tuaj \nKur qëndroni aktiv\, ju mund të reduktoni rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të ndiheni mirë. \n  \n\nPërpiquni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet të moderuar deri në intensiv 5 herë në javë.\nTë gjitha lëvizjet si loja\, ecja\, punët e shtëpisë dhe kërcimi kanë rëndësi.\nJu duhet të jeni më aktiv gjatë ditës si p.sh. duke marrë shkallët në vend të ashensorit\, të ecni apo të përdorni biçikletën në vend të makinës.\nUshtrimet bëjini me shokët dhe familjen\, pasi kjo është më argëtuese dhe ju do të ndiheni më të motivuar.\nPara se të vendosni për të filluar ushtrimet\, ju duhet të konsultoheni me personelin shëndetësor apo mjekun tuaj të familjes.\n\n  \nNjihni presionin tuaj të gjakut \n  \nPresioni i lartë i gjakut është faktori kryesor i rrezikut për sëmundjet e zemrës. Ai është quajtur ndryshe “vrasës i heshtur” pasi zakonisht nuk ka shenja paralajmëruese apo simptoma\, dhe shumë njerëz nuk e dinë që e kanë presionin e gjakut të lartë. \n  \nDuajeni dhe fuqizoni jetën tuaj \n  \nLënia e duhanit është një ndër gjërat kryesore që ju mund të bëni për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj. \n  \n\nBrenda dy vjetëve pasi keni lënë duhanin\, rreziku për sëmundje koronare të zemrës reduktohet ndjeshëm.\nPas 15 vjetëve rreziku juaj për të patur SKV është i njëjtë me atë të një personi joduhanpirës.\nEkspozimi ndaj tymit të duhanit është një shkak për sëmundjet e zemrës te joduhanipirësit.\nLënia e duhanit do t’ju përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj por edhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.\nNëse ju keni probleme në lënien e duhanit\, kërkoni një këshillë profesionale sesi ta lini atë.\n\n  \nNjihni kolesterolin tuaj dhe IMT-në (BMI) \n  \nNiveli i lartë i kolesterolit në gjak është shkak i rreth 4 milionë vdekjeve çdo vit në botë. Prandaj ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes në mënyrë që të masni nivelin tuaj të kolestrolit në gjak\, peshën tuaj dhe Indeksin e Masës Trupore (IMT). Në këtë mënyrë mjeku juaj mund t’ju këshillojë për rrezikun që keni për SKV në mënyrë që ju të merrni masa apo veprime për të përmirësuar shëndetin e zemrës tuaj. \n  \n  \n\nFuqizo jetën tënde! \nZemra jote fuqizon gjithë trupin\, \ntë lejon të dashurosh\, të qeshësh dhe të jetosh jetën plotësisht \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/29-shtator-2017-dita-boterore-e-zemres/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/posteri.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR