BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170921T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170930T170000
DTSTAMP:20260829T212518
CREATED:20170918T065910Z
LAST-MODIFIED:20170919T070120Z
UID:5179-1505973600-1506783600@www.ishp.gov.al
SUMMARY:21 Shtator 2017\, Dita Botërore e Alzaimerit
DESCRIPTION:Data 21 Shtator është vendosur si Dita Botërore e Alzaimerit\, duke u konsideruar si një ditë në të cilën të gjithë\, politikëbërësit\, ofruesit e shërbimeve\, familjarët që kanë individë të prekur dhe i gjithë opinioni publik\, përqendrojnë vëmendjen në rritjen e sensibilizimit lidhur me Alzaimerin. Kjo ditë synon të përqendrojë vëmendjen në aktivitetet e nevojshme mbështetëse për individët e prekur\, familjarët e tyre\, por edhe të parandalojë e të sensibilizojë komunitetin në përgjithësi\nSëmundja Alzaimer është forma më e zakonshme e demencës\, e gjendur në mbi 70 % të individëve me demencë.\nFakte dhe shifra \n\nSëmundja e Alzaimerit dëmton trurin\, duke rezultuar në dëmtim të kujtesës\, të të menduarit dhe të sjelljes.\nFaktori më i madh i rrezikut për Alzaimer është mosha e madhe\, ku tre në dhjetë individë mbi 85 vjeç diagnostikohen me demencë.\nNë raste sporadike\, Alzaimeri mund të prek individë në çfarëdo moshe.\nZakonisht shfaqet në moshën mbi 65 vjeç.\nNë rang global\, janë afërsisht 44 milionë individë me Alzaimer apo forma të tjera të demencës.\nVetëm 1 në 4 individë me Alzaimer është i diagnostikuar për këtë problem.\nAlzaimeri dhe demancat e tjera janë më të përhapura në Europë\, ndjekur nga Amerika e veriut.\nAlzaimeri është më pak i përhapur në Afrikën Sub-Sahariane.\nAlzaimeri dhe demencat e tjera janë shkaku kryesor për papaftësi në moshën e tretë.\nDy në tre individë me Alzaimer janë femra.\n30% e individëve me Alzaimer kanë gjithashtu sëmundje të zemrës dhe 29% kanë edhe diabet.\nMë shumë se 40% e familjarëve të individëve me Alzaimer raportojnë se stresi emocional që ata përjetojnë në rolin e tyre është shumë i lartë.\nIndividët me Alzaimer hospitalizohen tri herë më shpesh sesa moshatarët e tyre pa këtë problem.\nFamiljarët e individëve me Alzaimer raportojnë se\, që nga momenti që i afërmi i tyre diagnostikohet me Alzaimer\, ata duhet të kujdesen akoma më shumë për shëndetin e tyre në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë përkujdesje për individët me Alzaimer.\n\n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/21-shtator-2017-dita-boterore-e-alzaimerit/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/Dita-Boterore-e-Alzaimerit-2017.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR