BEGIN:VCALENDAR
VERSION:2.0
PRODID:-//Instituti i Shëndetit Publik - ECPv4.6.14.1//NONSGML v1.0//EN
CALSCALE:GREGORIAN
METHOD:PUBLISH
X-WR-CALNAME:Instituti i Shëndetit Publik
X-ORIGINAL-URL:https://www.ishp.gov.al
X-WR-CALDESC:Events for Instituti i Shëndetit Publik
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170506T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170514T170000
DTSTAMP:20260602T202641
CREATED:20170506T064647Z
LAST-MODIFIED:20170513T064747Z
UID:4766-1494050400-1494774000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:6Maj\, Dita Botërore e Melanomës
DESCRIPTION:KANCERI I LËKURËS “MELANOMA” \n  \n  \nMelanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat prej të cilave prodhohet melanina\, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Melanoma mund të formohet gjithashtu në sy dhe mjaft rrallë në organet e brendshme si p.sh.: zorrët. \nShkaku i melanomave nuk është i qartë\, por ekspozimi ndaj rrezeve ultra violet të diellit apo solarëve rrisin shumë riskun e zhvillimit të këtij lloj kanceri. Gjithashtu\, në faktorët riskues ka edhe një komponent gjenetik i cili luan jo më pak një rol të rëndësishëm. \nNjohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundëson zbulimin dhe trajtimin e tij përpara\, se sëmundja të përhapet. Melanoma mund të trajtohet suksesshëm\, nëse zbulohet në kohë. Melanomat mund të zhvillohen kudo në trup\, por më shpesh në zonat që kanë një përqindje të lartë ekspozimi në diell si: shpina\, këmbët\, krahët dhe fytyra. Mund të ndodh që ajo të zhvillohet në sipërfaqe më pak të ekspozuara ndaj diellit si: sholla e këmbës\, palma e duarve\, thonjtё\, në membranat mukoze të organeve kavitare si: goja\, rektumi\, vagina etj. Jo rrallë mund të kemi shfaqje të kësaj patologjie malinje edhe në sy\, e quajtur ndryshe melanoma okulare. Këto melanoma të fshehura janë më të zakonshme në individë më lëkurë të errët. \n  \nKUSH ËSHTË MË I RREZIKUAR  \n  \n-Lëkurat e bardha \nTë kesh më pak pigment melanine në lëkurë do të thotë të kesh më pak mbrojtje ndaj rrezeve UV. Nëse keni flokë biondë apo të kuq\, quka apo digjeni shpejt nën rrezet e diellit\, ju keni më tepër mundësi të zhvilloni melanoma. \n-Djegiet e diellit \nNjë apo më shumë episode të djegies së lëkurës nga rrezet e diellit në fëmijërinë tuaj mund të rrisin rrezikun e melanomës në moshën adulte \n-Ekspozim i tepruar ndaj rrezeve ultraviolet (UV) të diellit rrit riskun e zhvillimi të kancerit të lëkurës \n-Të paturit shumë nishane apo nishane të pazakontë në pjesë të ndryshme të trupit \nTë paturit më shumë se 50 nishane të zakonshëm në trup tregon një risk të lartë për të zhvilluar melanomë. Gjithashtu edhe ekzistenca e tipeve të pazakontë indikon për një tendencë ndaj mundësisë së zhvillimeve malinje në lëkurë. \n-Histori familjare të melanomës \nNëse një i afërm\, prind\, fëmijë apo vëlla ka patur melanomë\, individi ka një shans më të madh për ta zhvilluar atë gjithashtu. \n  \n-Sistem imunitar i dobësuar \nNë këtë kategori futen të gjithë pacientët me HIV/AIDS dhe ata që i janë nënshtruar një transplanti. \n  \nParandalimi dhe zbulimi i hershëm \n  \nMasa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është një mbrojtje efektive nga rrezet UV (ultravjollcë): \n\nTë shmanget me çdo kusht djegia nga dielli;\nMidis orës 11 dhe 15\, kur ngarkesa me rreze UV është më e madhe\, të rrihet nën hije;\nNën diell të mbahet kapele\, syzet e diellit dhe rroba të përshtatshme;\nTë përdoren kremra për mbrojtjen nga dielli me një faktor të lartë mbrojtës;\nFoshnjat deri në moshën një vjeçare të mos i ekspozohen kurrë drejtpërdrejt diellit;\nVeçanërisht ёshtё mirë të mbrohen fëmijët nga dielli;\n\n  \nFakte rreth kancerit të lëkurës \n  \n\nShkaktari parësor i kancerit të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV) në diell.\nEkspozimi në sasi të vogël ndaj rrezeve ultraviolet është i dobishëm për njerëzit dhe luan një rol të domosdoshëm në prodhimin e vitaminës D.\nÇdo vit diagnostikohen rreth 130 000 melanoma malinje në gjithë rruzullin.\nEkspozimi i shpeshtë dhe djegjet e shpeshta të lëkurës nga dielli në fëmijëri mund të shkaktojnë dëmtime të pakthyeshme të cilat më pas mund të bëhen shkak për shfaqjen e kancerit të lëkurës.\nNjerëzit me lëkurë të errët kanë shanse më të pakta për shfaqjen e kancerit të lëkurës\, por ata përsëri preken nga dëmtimet e shkaktuara nga ekspozimi në diell\, kryesisht tek sytë dhe sistemi imunitar.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/6maj-dita-boterore-e-melanomes/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/05/MELANOMA.jpg
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170508T000000
DTEND;TZID=UTC+2:20170514T120000
DTSTAMP:20260602T202641
CREATED:20170505T185600Z
LAST-MODIFIED:20170505T190039Z
UID:4594-1494194400-1494756000@www.ishp.gov.al
SUMMARY:Java Botërore për Sigurinë Rrugore
DESCRIPTION: \n \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/java-boterore-per-sigurine-rrugore/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
END:VEVENT
BEGIN:VEVENT
DTSTART;TZID=UTC+2:20170510T080000
DTEND;TZID=UTC+2:20170521T170000
DTSTAMP:20260602T202641
CREATED:20170509T065043Z
LAST-MODIFIED:20170513T065152Z
UID:4768-1494396000-1495378800@www.ishp.gov.al
SUMMARY:10 Maj\, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik
DESCRIPTION:Bёhuni aktivë gjatё gjithё jetёs \nZgjedhja e duhur: “Aktiviteti Fizik” \n  \nÇfarё ёshtё aktiviteti fizik \nAktiviteti fizik ёshtё çfarёdolloj lёvizje e cila vё nё pёrdorim muskujt\, duke pёrdorur mё tepёr energji sesa gjatё qёndrimit pa lёvizur. \nAktiviteti fizik pёrfshin sportet dhe ushtrimet\, apo seancat e fitnesit; aktivitetet e kohёs sё lirё si ecja nё natyrё\, ecja dhe kёrcimi; punё tё ndryshme nё shtёpi\, kopshtari\, ecje pёr nё shkollё\, punё\, apo dhe psonisje. \n\nAktiviteti fizik me intensitet tё moderuar\, si ecja e shpejtё\, kёrcimi dhe kopshtaria\, rrit rrahjet e zemrёs dhe bёn qё personi ndihet ngrohtë dhe me frymëmarrje të shpeshtuar.\nAktiviteti fizik me intensitet vigoroz\, si vrapimi\, dhёnia e shpejtё e biçikletёs apo noti si sport\, bёn qё personi qё e kryen atё tё djersitet dhe t’i mbahet fryma.\n\n  \nAktivitete si ecja\, vrapimi\, çiklizmi dhe noti\, janё forma tё aktivitetit fizik aerobik i cili forcon zemrёn dhe sistemin respirator. \nNjerёzit kanё nevojё tё bёjnё njё jetё aktive\, ku tё integrojnё aktivitetin fizik nё rutinёn e pёrditshme. \n  \nCilat janё pёrfitimet qё sjell pёrfshirja nё aktivitetin fizik \n  \n\nPёrfitimet shёndetёsore nё pёrgjithёsi:\n\n\nndihmon nё mbajtjen e njё peshe normale\npёrmirёson mirёqenien psikologjike\npёrmirёson shёndetin muskulo-skeletor\, si dhe parandalon osteoporozёn\n\n\nZvogёlimi i rrezikut nga:\n\n\nkolesteroli i lartё\npresioni i lartё i gjakut\ndiabeti i tipit 2\nsёmundjet e zemrёs dhe goditjet e trurit\ndisa lloje kanceri\, si kanceri i gjirit dhe ai i zorrёve\ndepresioni\n\nPёrfitimet nga aktiviteti fizik te fёmijёt \n\nNdihmon nё rritjen e shёndetshme dhe nё forcimin e kockave dhe muskujve.\nU jep mundёsi fёmijёve tё krijojnё miqёsi tё reja dhe të pёrfshihen nё lojëra.\nFёmijёt qё janё aktivё kanё mё shumё gjasa qё tё jenё aktivё gjatё gjithё jetёs.\n\n  \nPёrfitimet nga aktiviteti fizik tek tё moshuarit \n\nNdihmon në ruajtjen e forcёs dhe elasticitetit\, pёrmirёson ecjen dhe lёvizjet.\nZvogёlon rrezikun ndaj rrёzimeve dhe dёmtimeve.\nNdihmon nё parandalimin e problemeve tё shёndetit mendor si depresioni dhe demenca\, çrregullime tё zakonshme tё kёsaj moshё.\nBёn tё mundur krijimin e mundёsisё pёr t’u shoqёruar dhe pёr tё mos u izoluar .\n\n  \n  \nSa nevojё kemi pёr t’u marrё me aktivitet fizik qё tё jemi tё shёndetshёm \nFёmijёt dhe tё rinjtё (5-17 vjeç) duhet tё bёjnё tё paktёn 60 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё vigoroz çdo ditё. Aktivitetet qё forcojnё muskujt dhe kockat duhet tё pёrfshihen tё paktёn 3 herё nё javё. \nShmangni sa tё mundeni qёndrimin ulur pёr njё kohё tё gjatё\, video-lojërat\, televizorin apo kompjuterin. \nTё rriturit (18- 64 vjeç) duhet tё bёjnё tё paktёn: \n\n150 minuta aktivitet fizik tё moderuar nё vigoroz nё javё.\n75 minuta aktivitet fizik me intensitet vigoroz nё javё.\n\nAktivitetet e forcimit tё muskujve mund tё bёhen nё dy ose mё shumё ditё tё javёs. \nE njёjta praktikё ndiqet edhe pёr grup-moshat 18-64 vjeç. \nЁshtё mjaft e rёndёsishme pёr tё moshuarit tё qёndrojnё aktivë dhe tё bёjnё ushtrime qё forcojnë muskujt dhe qё pёrmirёsojnë lёvizshmёrinё. \nNjerёzit me probleme tё ndryshme shёndetёsore apo me paaftёsi mund tё ndjekin udhёzimet e lartpërmendura\, kur ёshtё e mundur. Megjithatё\, kёshillohet tё marrin edhe mendimin e profesionistёve tё fushёs\, pёr tё pёrcaktuar llojin dhe sasinё e aktivitetit fizik qё u pёrshtatet mё mirё. \nNjerёzit qё nuk kanё ushtruar aktivitet fizik\, duhet ta nisin me kohё tё shkurtuar dhe mё pas\, gradualisht tё rrisin kohёzgjatjen e pёrfshirjes nё aktivitetin fizik. \nKini parasysh se\, nёse nuk arrini nivelet e rekomanduara tё aktivitetit fizik\, ёshtё mё mirё tё kryeni pak aktivitet fizik sesa aspak. \n  \nKёshilla pёr gjithё familjen \n  \n\nShiheni aktivitetin fizik si njё mundёsi dhe jo si pengesё.\nBёhuni aktiv çdo ditё nё mёnyra tё ndryshme\, aq sa mundeni.\nShfrytёzoni çdo mundёsi tё vogёl pёr tё qenё aktivë\, p.sh. pёrdorni shkallёt nё vend tё ashensorit\, apo kryeni punё ku tё pёrfshiheni fizikisht.\nMos pёrdorni automjetin tuaj por ecni\, pёrdorni biçikletёn\, transportin publik\, dhe shkallёt nё vend tё ashensorit.\nZvogёloni kohёn e qёndrimit ulur pёr njё kohё tё gjatё\, si nё shtёpi ashtu edhe nё punё. Pёrdorni kohёn e pushimit tё drekёs pёr tё bёrё sadopak lёvizje\, nёse ёshtё e mundur.\nRegjistrohuni nё palestёr apo vraponi nё park.\nInkurajoni fёmijёt tuaj që tё merren me sport\, nё mёnyrё qё tё zvogёlojnё kohёn e qёndrimit ulur.\nBёhuni modeli pozitiv nё familje duke u angazhuar nё aktivitete sportive\, dhe limitoni kohёn e qёndrimit para ekranit.\nFikni televizorin ose kompjuterin dhe pёrfshihuni nё lojëra me fёmijёt tuaj.\nBёhuni krijues nё kohёn e lirё\, dhe pjesёmarrёs nё aktivitete fizike si familje.\nEcni dhe dilni me biçikletё me fёmijёt tuaj\, bёni zgjedhjen e shёndetshme.\n\n  \n  \n
URL:https://www.ishp.gov.al/event/10-maj-dita-boterore-e-promovimit-te-aktivitetit-fizik/
LOCATION:Adresa:\, Tirane\, Albania
ATTACH;FMTTYPE=image/jpeg:https://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2017/05/aktiviteti-fizik.jpg
END:VEVENT
END:VCALENDAR